Azerbajxhani

Republika e Azerbajxhanit
Azərbaycan Respublikası (Azerisht)
Himni: Azərbaycan marşı
"Marshi i Azerbajxhanit"
Kryeqyteti
dhe qyteti më i madh
Baku
40°23′43″N 49°52′56″E / 40.39528°N 49.88222°E / 40.39528; 49.88222
Gjuhët zyrtareAzerisht[1]
Gjuhët pakiceShih listën e plotët
Grupet etnike
(2019[2])
Besimi
Shih feja në Azerbajxhan
NofkaAzerët
Qeveria
Lloji i qeverisjesRepublikë gjysmë-presidenciale unitare[3]
Ilham Aliyev
Mehriban Aliyeva
Ali Asadov
Sahiba Gafarova
KuvendiAsambleja Kombëtare
Formimi
28 maj 1918
28 prill 1920
• Pavarësia nga Bashkimi Sovjetik
  • 18 tetor 1991 (shpallur pavarësinë)
  • 25 dhjetor 1991 (përfunduar)
• Kushtetuta u miratua
12 nëntor 1995
Sipërfaqja
• Gjithsej
86,600 km2 (33,400 sq mi) (112th)
• Ujë (%)
1.6
Popullsia
• Përllogaritje 2022
10,353,296[4] (90-të)
• Dendësia
117/km2 (303.0/sq mi) (99-të)
Ekonomia
PBB (PFB)Përllogaritje 2023 
• Gjithsej
Increase$189.8 billion[5] (79-të)
• Për kokë banori
Increase$18,310[5] (87-të)
PBB (zyrtare)Përllogaritje 2023 
• Gjithsej
Increase $71.2 billion[5] (82-të)
• Për kokë banori
Increase $6,872[5] (88-të)
MonedhaManat (₼) (AZN)
Të dhëna të tjera
Gini (2008)Negative increase 33.7[6]
i mesëm
IZHNJ (2021)Decrease 0.745[7]
i lartë · 91-të
Zona kohoreUTC+4 (AZT)
Formati i datësdd.mm.yyyy (CE)
Ana e drejtimit të makinësright
Prefiksi telefonik+994
Kodi i internetit TLD.az

Azerbajxhani (Azerisht: Azərbaycan) zyrtarisht Republika e Azerbajxhanit (azerisht: Azərbaycan Respublikası) është një vend transkontinental i vendosur në kufirin e Evropës Lindore dhe Azisë Perëndimore. Është pjesë e rajonit të Kaukazit Jugor dhe kufizohet nga Deti Kaspik në lindje, Rusia (Republika e Dagestanit) në veri, Gjeorgjia në veriperëndim, Armenia dhe Turqia në perëndim dhe Irani në jug. Baku është kryeqyteti dhe qyteti më i madh.

Republika Demokratike e Azerbajxhanit shpalli pavarësinë e saj nga Republika Federale Demokratike Transkaukaziane në vitin 1918 dhe u bë shteti i parë laik demokratik me shumicë muslimane. Në vitin 1920, vendi u përfshi në Bashkimin Sovjetik si RSS Azerbajxhan.[8][9] Republika moderne e Azerbajxhanit shpalli pavarësinë e saj më 30 gusht 1991,[10][11] pak para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në të njëjtin vit. Në shtator 1991, shumica etnike armene e rajonit të Nagorno-Karabakh formuan republikën e vetëshpallur të Arcahut.[12] Rajoni dhe shtatë rrethe përreth njihen ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, në pritje të një zgjidhjeje për statusin e Nagorno-Karabakut përmes negociatave të lehtësuara nga OSBE-ja, megjithëse ai u bë de facto i pavarur me përfundimin e Luftës së Parë të Nagorno-Karabakut në vitin 1994.[13][14][15][16] Pas Luftës së Dytë të Nagorno-Karabakut në vitin 2020, shtatë distriktet dhe pjesët e Nagorno-Karabakh u kthyen nën kontrollin e Azerbajxhanit.[17]

Historia


Kjo pjesë e rruzullit ka qenë gjatë historisë gjithnjë e njohur për prodhime industriale. Që në kohërat e moçme kur nga këtu bizantinët importonin naftën dhe vajigurë për armën e re “Zjarri grek”. Pasurit e vajgurit dhe të naftës më të njohurat janë në rrethinën e Absheronit (regjion).

Gjatë mbretërisë së Sasanidëve persian, ky regjion shërbente jo vetëm për eksportim të vajit por edhe si vend i kulturës ku ishin disa të ditur të një lloj religjioni të quajtur zoroastrik. Edhe sot në pjesë të ndryshme të Azerbajxhanit (posaçërisht në vend me vaj dhe naftë) mund të hasen gërmadhat e tempujve të zoroastikëve.

Rezervat e naftës në Absheron pas islamizimit ishin një lloj legjende që popullatës i kishte sjellur begati në të mirat materiale dhe nga predikuesit u shpallen si pasuri të organizatave jo shtetërore (vakf).

Eksploatimi i rezervave të qymyrgurit është i lidhur ngushtë me periodën ruse në Azerbajxhan. Gjatë kësaj kohe udhëheqja e kolonializmi rusë i ofronte në arkadë tkat në pjesën veriore të këtij regjioni me qëllim që të tërhiqte investitorët privat dhe të bënte më atraktive eksploatimin e të pasurive natyrore të këtij regjioni. Me këtë politik arrihej edhe furnizimi i industrisë ruse në Moskë me lëndë të parë industriale si: prodhime të naftës, vajgurit, pastaj me kerozin, mazut dhe produkte tjera kimike.

Në viti 1893 eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë ishin ShBA-ja me 51% ndërsa Rusia merrte pjesë me 46%. Nga rezervat e lumit Baku në vitin 1898 Rusia në një konkurrencë të ashpër ja arrin që të zë amerikanët dhe ti kaloj ata kështu edhe të përfitoj për veti tregun e Evropës.

Pas ardhjes së sovjetëve në fuqi në vitin 1920 dhe reformës për heqjen e pronës private në fushat e Azerbajxhanit filluan investimet në "stilin e madh" për krijimin e një industrie të mirëfilltë të derivateve të naftës. Kjo shkaktoj një rritje të lartë të produktivitetit, frytet e së cilës më së shumti i merrte Moska e cila vendoste mbi eksploatimin e pasurive natyrore dhe qeveria e Azerbajxhanit vetëm mund të kënaqej me atë që i jepej.

Në vitin 1941 Azerbajxhani nxjerr rreth 175 milion barela naftë, që përbënte 75% të prodhimit të përgjithshëm të Bashkimit Sovjetik. Kjo edhe e shpjegon më së miri qëllimin e Adolf Hitlerit dhe gjeneralëve të tij për të pushtuar këtë pjesë gjatë luftës së dytë botërore.

Me gjetjen e rezervave gjigante në regjione tjera të Bashkimit Sovjetik, e posaçërisht në Siberinë perëndimore fillon të bije rëndësia e burimeve të naftës në Azerbajxhan. Mirëpo kualiteti i naftës së nxjerr nga këto burime në Azerbajxhan e rritë rendësin e këtyre burimeve pas futjes masive në qarkullim të aeroplanëve e sidomos për objekte fluturues ushtarake dhe raketa. Po kështu nga Azerbajxhani vinin edhe ekspertet e eksploatimit të naftës pasi që aty ishin hapur edhe shkollat për këtë qëllim dhe për prodhimet tjera kimike.

Kjo edhe shkaktoi kaosin pas përleshjeve ushtarake në regjionin e Karabah-ut. Kështu që në vitin e parë të pavarësisë (shpallur më 18 tetor 1991) nxjerrja e naftë bije për 8-9 milion tonë.

Politika

Praktikisht, qeveria e Azerbajxhanit funksionon si një regjim autoritar; megjithëse organizon rregullisht zgjedhje, ato janë dëmtuar nga mashtrimi zgjedhor dhe praktika të tjera të padrejta zgjedhore. Azerbajxhani është qeverisur nga familja politike Aliyev dhe Partia e Azerbajxhanit të Ri (Yeni Azərbaycan Partiyası, YAP) e krijuar nga Heydar Aliyev vazhdimisht që nga viti 1993.[18] Është kategorizuar si "jo i lirë" nga Freedom House,[19] që e renditi atë 9/100 mbi Vlerësimin Global të Lirisë në 2022, duke e quajtur atë një "regjim autoritar të konsoliduar".[20]

Formimi strukturor i sistemit politik të Azerbajxhanit u përfundua me miratimin e kushtetutës së re më 12 nëntor 1995. Sipas nenit 23 të Kushtetutës, simbolet shtetërore të Republikës së Azerbajxhanit janë flamuri, stema dhe himni kombëtar. Pushteti shtetëror në Azerbajxhan është i kufizuar vetëm me ligj për çështje të brendshme, por çështjet ndërkombëtare janë të kufizuara edhe nga dispozitat e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kushtetuta e Azerbajxhanit thotë se ajo është një republikë presidenciale me tre degë të pushtetit - Ekzekutiv, Legjislativ dhe Gjyqësor. Pushteti legjislativ mbahet nga Asambleja Kombëtare njëdhomëshe dhe Asambleja e Lartë Kombëtare në Republikën Autonome të Nahçivanit. Parlamenti i Azerbajxhanit, i quajtur Milli Mejlis, përbëhet nga 125 deputetë të zgjedhur në bazë të votave të shumicës, me një mandat prej pesë vjetësh për çdo anëtar të zgjedhur. Zgjedhjet mbahen çdo pesë vjet, të dielën e parë të nëntorit. Parlamenti nuk është përgjegjës për formimin e qeverisë, por Kushtetuta kërkon miratimin e Kabinetit të Ministrave nga Milli Majlis.[21] Partia e Azerbajxhanit të Ri, dhe të pavarurit besnikë ndaj qeverisë në pushtet, aktualisht mbajnë pothuajse të gjitha 125 vendet e Parlamentit.

Pushteti ekzekutiv mbahet nga Presidenti, i cili zgjidhet për një mandat shtatëvjeçar me zgjedhje të drejtpërdrejta, dhe Kryeministri. Presidenti është i autorizuar të formojë kabinetin, një organ kolektiv ekzekutiv që i përgjigjet Presidentit dhe Asamblesë Kombëtare.[3] Kabineti i Azerbajxhanit përbëhet kryesisht nga kryeministri, zëvendësit e tij dhe ministrat. Qeveria e 8-të e Azerbajxhanit është administrata në formimin e saj të tanishme. Presidenti nuk ka të drejtë të shpërndajë Asamblenë Kombëtare, por ka të drejtën e vetos ndaj vendimeve të saj. Për të anashkaluar veton presidenciale, parlamenti duhet të ketë një shumicë prej 95 votash. Pushteti gjyqësor i është dhënë Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Ekonomike. Presidenti emëron gjyqtarët në këto gjykata.

Sistemi i qeverisjes së Azerbajxhanit nominalisht mund të quhet me dy nivele. Niveli më i lartë i qeverisë është Pushteti Ekzekutiv i kryesuar nga Presidenti. Presidenti emëron Kabinetin e Ministrave dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë. Autoriteti Ekzekutiv Vendor është thjesht një vazhdimësi e Pushtetit Ekzekutiv. Dispozita përcakton statusin ligjor të administratës shtetërore lokale në Azerbajxhan mbi Autoritetin Ekzekutiv Lokal (Yerli Icra Hakimiyati), miratuar më 16 qershor 1999. Në qershor 2012, Presidenti miratoi rregulloren e re, e cila u jepte autoriteteve ekzekutive lokale kompetenca, duke forcuar dominimin e tyre pozicioni në çështjet lokale të Azerbajxhanit[22] Këshilli i Sigurimit është organi konsultativ nën presidentin dhe ai e organizon atë sipas Kushtetutës. Ai u krijua më 10 prill 1997. Departamenti administrativ nuk është pjesë e zyrës së presidentit, por menaxhon aktivitetet financiare, teknike dhe monetare si të presidentit ashtu edhe të zyrës së tij.[23]

Njësitë territoriale

Harta e njësive administrative në Azerbaijan

Azerbajxhani është i ndarë administrativisht në 14 rajone ekonomike; 66 rajone (rayonlar, njëjës rayon), dhe 11 qytete (şəhərlər, njëjës şəhər) nën autoritetin e drejtpërdrejtë të republikës.[24] Për më tepër, Azerbajxhani përfshin Republikën Autonome (muxtar respublika) të Nahçivanit.[25] Presidenti i Azerbajxhanit emëron guvernatorët e këtyre njësive, ndërsa qeveria e Nahçivanit zgjidhet dhe miratohet nga parlamenti i Republikës Autonome të Nahçivanit.

Gjeografia


Ekonomia

Azerbajxhani është shtet industrial-agrar. Të ardhurat e përgjithshme kombëtare nga sektori dytësor i realizon me 39%. Për një profil të këtillë ekonomik pa dyshim ka qenë vendimtare baza e mirë energjetike. Përveç naftës dhe gazit natyror në strukturën e lëndëve djegëse rëndësi ka hidroenergjia. Baza energjetike në vitin 1997 ishte 17 miliardë KWh. Degët industriale më të rëndësishme janë e pajisjeve për përfitimin e naftës, e elektroindustrisë, e metalurgjisë së zezë dhe e përfitimit të aluminit. Vend të posaçëm ka industria kimike me përpunimin e naftës. Traditë më të gjatë dhe përhapje më të madhe ka industria e tekstili dhe ajo ushqimore. Industria e tekstilit përpunon pambukun dhe leshin. Industria ushqimore merret me përpunimin e drithërave, të verës, të konservimit të peshkut dhe të pemëve. Qendrat më të rëndësishme industriale janë: Baku, Ganja, Lenkoran etj.

Bujqësia është veprimtari e rëndësishme ekonomike. Në saje të strukturës relativisht të mirë të arave (22%), temperaturës së lartë, ujitjes së tokave Azerbajxhani prodhon shumë kultura bujqësore, grurë 830 000 t. Elb 220 000 t. Patate 220 000t, rrush 285 000 t,. Pambuk 165 000 tonë etj.

Blegtoria është degë përcjellëse e bujqësisë. Fondi prej 1,8 milion krerë gjedhe, 300 000 buallica, 5 milion krerë dele, 114. 000 krerë dhi, është relativisht bazë e mirë ekonomike.

Azerbajxhani eksporton makina, prodhime të industrisë tekstile, naftë, gaz natyror, metale., kurse importon prodhime industriale.

Demografia

Azerbajxhani në vitin 1967 ka pasur 4,8 milion banorë e pas 31vjetësh, përkatësisht në vitin 2011 shënoi 9,1 milion banorë[26]. Për këtë periudhë shënon rritje për 3 milion banorë. Në shtim të tillë Azrbajxhani ka pasur në saje të regjimit ekspansiv të popullsisë. Në vitin 1997 shkalla e lindshmërisë ishte 22,9 promila, e vdekshmërisë 9,3 promila ndërsa shtimi natyrorë ishte 13,6 promila. Me këtë dinamikë Azerbajxhani diferencohet prej shumë shteteve të këtij regjioni. Në strukturën nacionale Azerbajxhani deri diku është shtet homogjen. Pjesën më të madhe të popullsisë e bëjnë azeriturqit me 93%, pas të cilëve vijnë rusët me 1,3%, gjorgjianët 0,2% etj.[27]

Feja

Xhamia Bibi-Heybat

Azerbajxhani konsiderohet vendi më laik me shumicë myslimane. Rreth 97% e popullsisë janë myslimanë.[28] Rreth 55–65% e muslimanëve vlerësohet të jenë shiitë, ndërsa 35–45% e muslimanëve janë sunitë.[29] Besimet e tjera praktikohen nga grupe të ndryshme etnike të vendit. Sipas nenit 48 të Kushtetutës së tij, Azerbajxhani është një shtet laik dhe garanton lirinë fetare.

Kultura

Kultura e Azerbajxhanit është zhvilluar si rezultat i shumë ndikimeve; kjo është arsyeja pse azerbajxhanasit janë, në shumë mënyra, bi-kulturorë. Sot, traditat kombëtare janë ruajtur mirë në vend, pavarësisht ndikimeve perëndimore, duke përfshirë kulturën e globalizuar të konsumit. Disa nga elementët kryesorë të kulturës së Azerbajxhanit janë: muzika, letërsia, vallet dhe arti popullor, kuzhina, arkitektura, kinematografia dhe Novruz Bayram. Kjo e fundit rrjedh nga festimi tradicional i Vitit të Ri në fenë e lashtë iraniane të Zoroastrianizmit. Nevruzi është festë familjare.[30]

Profili i popullsisë së Azerbajxhanit përbëhet, siç u tha më sipër, nga azerbajxhanë, si dhe nga kombësitë ose grupet e tjera etnike, që jetojnë në mënyrë kompakte në zona të ndryshme të vendit. Veshjet kombëtare dhe tradicionale të Azerbajxhanit janë Chokha dhe Papakhi.

Shih edhe

Shënime

  1. ^ a b c d e f g h i j k Qyteti nën autoritetin e drejtpërdrejtë të republikës.

Referime

  1. ^ "The Constitution of the Republic of Azerbaijan" (PDF). President of the Republic of Azerbaijan. The Official Website of the President of the Republic of Azerbaijan. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 2022-10-09. Marrë më 31 gusht 2020. I. The official language of the Republic of Azerbaijan is Azerbaijani Language. The Republic of Azerbaijan guarantees the development of Azerbaijani Language. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "National (ethnic) composition of population". State Statistics Committee. 2019. Marrë më 16 shtator 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b LaPorte, Jody (2016). "Semi-presidentialism in Azerbaijan". përmbledhur nga Elgie, Robert; Moestrup, Sophia (red.). Semi-Presidentialism in the Caucasus and Central Asia (në anglisht). London: Palgrave Macmillan (publikuar 15 maj 2016). fq. 91–117. doi:10.1057/978-1-137-38781-3_4. ISBN 978-1-137-38780-6. LCCN 2016939393. OCLC 6039791976. LaPorte examines the dynamics of semi-presidentialism in Azerbaijan. Azerbaijan's regime is a curious hybrid, in which semi-presidential institutions operate in the larger context of authoritarianism. The author compares formal Constitutional provisions with the practice of politics in the country, suggesting that formal and informal sources of authority come together to enhance the effective powers of the presidency. In addition to the considerable formal powers laid out in the Constitution, Azerbaijan's president also benefits from the support of the ruling party and informal family and patronage networks. LaPorte concludes by discussing the theoretical implications of this symbiosis between formal and informal institutions in Azerbaijan's semi-presidential regime.
  4. ^ Azerbaijan The World Factbook (2023 ed.). Central Intelligence Agency. Retrieved 24 September 2022.
  5. ^ a b c d "World Economic Outlook Database, October 2022". IMF.org (në anglisht). International Monetary Fund. tetor 2022. Marrë më 1 shkurt 2023.
  6. ^ "Gini Index coefficient" (në anglisht). CIA World Factbook. Marrë më 16 korrik 2021.
  7. ^ "Human Development Report 2021/2022" (PDF) (në anglisht). United Nations Development Programme. 8 shtator 2022. Marrë më 8 shtator 2022.
  8. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Swietochowski Borderland
  9. ^ Pipes, Richard (1997). The Formation of the Soviet Union: Communism and Nationalism 1917–1923 (në anglisht) (bot. 2nd). Cambridge, Massachusetts: Harvard University Press. fq. 218–220, 229. ISBN 978-0-674-30951-7.
  10. ^ "Азербайджан. Восстановлена государственная независимость". Ельцин Центр (në rusisht). Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2021. Marrë më 2021-09-24.
  11. ^ King, David C. (2006). Azerbaijan (në anglisht). Marshall Cavendish. fq. 27. ISBN 978-0-7614-2011-8.
  12. ^ Zürcher, Christoph (2007). The Post-Soviet Wars: Rebellion, Ethnic Conflict, and Nationhood in the Caucasus ([Online-Ausg.]. ed.) (në anglisht). New York: New York University Press. fq. 168. ISBN 978-0-8147-9709-9.
  13. ^ Резолюция СБ ООН № 822 от 30 April 1993 года (në rusisht). United Nations. Arkivuar nga origjinali më 3 maj 2011. Marrë më 4 janar 2011.
  14. ^ Резолюция СБ ООН № 853 от 29 июля 1993 года (në rusisht). United Nations. Marrë më 4 janar 2011.
  15. ^ Резолюция СБ ООН № 874 14 октября 1993 года (në rusisht). United Nations. Arkivuar nga origjinali më 3 maj 2011. Marrë më 4 janar 2011.
  16. ^ Резолюция СБ ООН № 884 от 12 ноября 1993 года (në rusisht). United Nations. Arkivuar nga origjinali më 3 maj 2011. Marrë më 4 janar 2011.
  17. ^ Kramer, Andrew E. (10 nëntor 2020). "Facing Military Debacle, Armenia Accepts a Deal in Nagorno-Karabakh War". The New York Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2020-11-10.
  18. ^ McCallion, Chris (22 shtator 2022). "A small war in Central Asia is a big problem for Joe Biden's narrative about taking on Russia and China". Insider.com (në anglisht). Marrë më 22 shtator 2022.
  19. ^ "Freedom House: Azerbaijan" (në anglisht). Marrë më 7 shkurt 2023.
  20. ^ "Azerbaijan: Freedom in the World 2022 Country Report". Freedom House (në anglisht). Marrë më 2022-06-12.
  21. ^ (Constitution of Azerbaijan Republic, Articles 104–107)
  22. ^ "Azərbaycan Prezidentinin Rəsmi internet səhifəsi". president.az (në azerbajxhanisht).
  23. ^ "Təhlükəsizlik Şurası". president.az (në azerbajxhanisht). Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2021. Marrë më 24 nëntor 2020.
  24. ^ "The State Statistical Committee of the Republic of Azerbaijan, Administrative and territorial units of Azerbaijan Republic" (në anglisht). Azstat.org. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2011. Marrë më 22 maj 2011.
  25. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura cia
  26. ^ "The International Population Day, The demographic situation in Azerbaijan, The State Statistical Committee of the Republic of Azerbaijan, 11 July 2011". Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2013. Marrë më 1 shkurt 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Censuses of Republic of Azerbaijan 1979, 1989, 1999, 2009, The State Statistical Committee of the Republic of Azerbaijan". Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2012. Marrë më 1 shkurt 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Islam and Secularism: the Azerbaijani experience and its reflection in France" (në anglisht). PR Web. Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2020. Marrë më 2013-08-16.
  29. ^ "2021 Report on International Religious Freedom: Azerbaijan". U.S Department of State (në anglisht). 2 qershor 2022. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2022. According to 2011 SCWRA data (the most recent available), 96 percent of the population is Muslim, of which approximately 65 percent is Shia and 35 percent Sunni.
  30. ^ Waters, Zena. "What exactly is Novruz Bayram" (në anglisht). Azerbaijan Today. Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2011. Marrë më 22 mars 2009.

Lidhje të jashtme

 Commons: Azerbajxhani – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!