Afganistani, zyrtarisht Emirati Islamik i Afganistanit, është një shtet pa dalje në det i vendosur në kryqëzimin e Azisë Qendrore dhe Azisë Jugore. E referuar si Zemra e Azisë,[15] kufizohet me Pakistanin në lindje dhe jug,[a]Iranin në perëndim, Turkmenistanin në veriperëndim, Uzbekistanin në veri, Taxhikistanin në verilindje dhe Kinën në verilindje. dhe lindje. Duke zënë 652,864 kilometra katrorë tokë, vendi është kryesisht malor me fusha në veri dhe jugperëndim, të cilat ndahen nga vargmalet malore Hindu Kush. Kabuli është qyteti më i madh i vendit dhe shërben si kryeqyteti i tij. Sipas rishikimit të Popullsisë Botërore, që nga viti 2023, popullsia e Afganistanit është 43 milionë.[4]
Ahmad Shah Durrani bashkoi fiset Pashtun dhe themeloi Afganistanin më 1747. Vendi shërbeu si një amortizator mes Perandorive Ruse dhe Britanike derisa fitoi pavarësinë nga kontrolli joreal britanik më 1919. Një përjetim i shkurtër i demokracisë mbaroi me grushtin e shtetit të vitit 1973 dhe me një kundër-grusht komunist më 1978. Bashkimi Sovjetik u përpoq ta pushtonte më 1979 për të mbështetur regjimin në shkatërrim afgan komunist, duke u hedhur në një luftë të gjatë dhe shkatërruese. BRSS u tërhoq më 1989 pas një presioni të papërkulshëm prej rebelëve anti-komunistë muxhahedinë që mbështeteshin ndërkombëtarisht. Një seri luftërash civile që erdhën më pas bënë që Kabuli më në fund të binte në duart e talebanëve (një lëvizje e vijës së ashpër e mbështetur nga Pakistani që u krijua për t'i dhënë fund luftës civile dhe anarkisë në vend) më 1996. Pas sulmeve terroriste të 11 shtator 2001 në Nju Jork Siti dhe Uashington D.C., një aleancë ushtarake e SHBA me Aleancën Veriore rrëzoi regjimin taleban për shak të strehimit të Osama Bin Ladenit. Konferenca e Bonit e OKB-së, në 2001 krijoi dhe vendosi një program për rindërtimin politik që përfshinte adaptimin e një kushtetute të re, zgjedhjet presidenciale të vitit 2004 dhe zgjedhjet e Asamblesë Kombëtare të vitit 2005. Në dhjetor 2004, Hamid Karzai u bë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Afganistan dhe Asambleja Kombëtare u inaugurua dhjetorin e ardhshmëm. Karzai u rizgjodh për një mandat të dytë në nëntor 2009. Pavarësisht nga përforcimi i një qeverie të qëndrueshme qendrore, talebanët e rigjallëruar dhe paqëndrueshmëria e vazhdueshme në zonat rurale - sidomos në jug dhe lindje - mbeten sfida serioze për Qeverinë Afgane.
Afganistani gjendet në Azinë Jugore dhe Qendrore. Rajoni me qendër në Afganistan konsiderohet si "udhëkryqi i Azisë"[23] dhe vendi ka pasur pseudonimin Zemra e Azisë.[24]
Ka një sipërfaqe gjithsej prej 652,230 km katror, pak më i vogël se Teksasi, duke e bërë vendin e 41-të më të madh në botë. Afganistani nuk ka vijë bregdetare, pasi është pa dalje në det. Afganistani ndan kufirin e tij më të gjatë tokësor (Linjën Durand) me Pakistanin në lindje dhe jug, i ndjekur nga kufijtë me Taxhikistanin në verilindje, Iranin në perëndim, Turkmenistanin në veriperëndim, Uzbekistanin në veri dhe Kinën në verilindje të largët; India njeh një kufi me Afganistanin përmes Kashmirit të administruar nga Pakistani.[25]
Pika më e ulët është Amu Darya, 258 m, ndërsa pika më e lartë Noshak 7,485m.
Zotëron shumë burime natyrore. Ndër to shquhen: gazi natyror, nafta, qymyri, bakri, kromi talku, squfuri, plumbi, zinku, hekuri xeheror, kripa dhe gurët gjysmë të çmueshëm.
Përdorimi i tokës:
tokë e lërueshme: 12.13%
të korra të përhershme: 0.21%
të tjera: 87.66%
Tokë e ujitur:
27,200 km katror
Burimet totale ujore të ripërtëritshme:
65 km kubikë
Shpërndarja e ujit të pastër (shtëpiake/industriale/bujqësore):
gjithsej: 23.26 km kubikë për vit (2%/0%/98%)
për banor: 779 m kubik për vit
Klima
Klima e Afganistanit është kryesisht e thatë, pasi që pjesa më e madhe e vendit ndodhet në një rripë të thatësisë që shtrihet në Azinë qendrore. Karakteristikë e kësaj klime kontinentale është ndryshimi i madh i temperaturave në mes të natës dhe ditës si dhe të stinëve të vitit. Erërat perëndimore në dimër sjellin reshje mesatare të shiut ndërsa në verë sjellin thatësira po thuajse në tërë vendin përpos në verilindje të Mosunit (int. Monsun) ku ka edhe reshje shiu.
Klima e pjesës jugore e vendit është nxehtë ku kultivohet palma Date ( lat. Phoenix dactylifera). Po ashtu Afganistani pas Birmanisë (int. Myanmar) është prodhuesi më i madh i Opiumit në botë.
Pas rënies efektive të Republikës Islamike të Afganistanit gjatë sulmeve të talebanëve të vitit 2021, talebanët e shpallën vendin një Emirat Islamik. Një qeveri e re e përkohshme u shpall më 7 shtator. Që nga 8 shtatori 2021, asnjë vend tjetër nuk e kishte njohur zyrtarisht Emiratin Islamik të Afganistanit si qeverinë de jure të Afganistanit.[26] Sipas indekseve të Demokracisë V-Dem, Afganistani në vitin 2023 ishte vendi i tretë më pak demokratik zgjedhor në Azi.[27]
Një instrument tradicional i qeverisjes në Afganistan është loya jirga (asambleja e madhe), një takim konsultativ pashtunë që u organizua kryesisht për zgjedhjen e një kreu të ri të shtetit, miratimin e një kushtetute të re ose për të zgjidhur çështje kombëtare ose rajonale si lufta.[28] Loya jirgat janë mbajtur të paktën që nga viti 1747, me atë më të fundit që ka ndodhur në gusht 2020.[29][30]
Afganistani është i ndarë administrativisht në 34 provinca (wilayat).[31], ku çdo krahinë ka kryeqytetin e saj dhe një administratë provinciale. Vendi është i ndarë më tej në distrikte 400 distrikte provinciale, secila prej të cilave zakonisht mbulon një qytet ose disa fshatra. Çdo distrikt përfaqësohet nga një guvernator.
Guvernatorët provincial emërohet nga Kryeministri i Afganistanit dhe guvernatorët e distrikteve zgjidhen nga guvernatorët e provincave. Guvernatorët e provincave janë përfaqësues të qeverisë qendrore në Kabul dhe janë përgjegjës për të gjitha çështjet administrative dhe formale brenda provincave të tyre. Ka edhe këshilla krahinash që zgjidhen me zgjedhje të drejtpërdrejta dhe të përgjithshme për katër vjet.[302] Funksionet e këshillave krahinore janë të marrin pjesë në planifikimin e zhvillimit të krahinës dhe të marrin pjesë në monitorimin dhe vlerësimin e institucioneve të tjera të qeverisjes provinciale.
Sipas nenit 140 të kushtetutës dhe dekretit presidencial për ligjin zgjedhor, kryetarët e bashkive të qyteteve duhet të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të drejtpërdrejta për një mandat katërvjeçar. Megjithatë, në praktikë, kryetarët e bashkive emërohen nga qeveria.
Më poshtë është një listë e të gjitha 34 provincat në renditje alfabetike:
Pas disa dhjetëvjeçarëve të luftës, ekonomia e këtij vendi zhvillohet po thuaj se në nivel të fshatrave. Si do që të merret partnerët kryesorë të Afganistanit janë Pakistani dhe Irani. Mbjellja e opiumit edhe pas rrëzimit të regjimit të Talibanëve ende vazhdon dhe është produkti më i eksportuar i Afganistanit në botë perëndimore.
Afganistani është shtet me popullsi shumë kombësie dhe me pakica kombëtare. Historikisht populli i Pashtunëve ka qenë shpesh kombësi shtet formuese. Në vitin 2004 Afganistani kishte diku rreth 28,5 milionë banorë. Ndarja e përkatësisë etnike të popullsisë së Afganistanit është e vështirë, kështu ndarja sipas gjuhës, religjionit apo sipas veçorive të grafike të vizatuara në trupat e banorëve të disa popujve si të mongolëve (Hazara) mund të bëhet vetëm duke pasur parasysh që këto ndërthurën në mes veti. Të dhënat e më poshtme japin vetëm një parafytyrim për llogaritje të përafërt të strukturës së popullsisë
Pashtunët (Pashtun), - Afganët etnikë, janë themeluesit dhe paguesit e vendit. Përbëjnë 40% të popullsisë së Afganistanit
Në përbërjen e këtij populli hynë disa fise nomade, ndër të cilët më të dalluarit janë Kuçi (ang. Kuchi) me rreth 5 milion pjesëtarë. Ky fis është i mbrojtur dhe pajisur me privilegje në bazë të artikullit 14 të kushtetutës së Afganistanit të cilat i japin edhe drejtën në qeverisjen e shtetit. Edhe pse ky fis merret si pjesë e Pashtunëve nuk janë Pashtun.
Tagjikët (ang. Tajik) – janë banorët persë të regjionit. Përbëjnë 30% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit
Ndër grupet më të njohur të Tagjikëve janë Kiszibashët (ang. Qizilbash). Ky grup përbëhet nga pasardhësit e ushtarëve turko-persë nga koha e sundimit të Safirëve (ang. Safavids ) .
Hazarët (ang. Hazara) – janë pasardhësit e ushtrisë së Xhingis Kanit (ang. Genghs Khan) , flasin gjuhën perse dhe përbëjnë 20% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit.
Uzbekët (ang. Uzbek) – një ndër popujt e shumtë turk të Azisë qendrore dhe përbëjnë 5% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit
Po ashtu ka shumë grupe të popujve të ndryshëm si Amiakët, Nuristanët dhe Baloshët (ang.Baloch)
Popullsinë e Afganistanit e përbëjnë shumica fshatare me rreth 78%.
Lloj-llojshmëria e popullsisë vetvetiu që ka sjellë një kulturë të begatshme. Mirëpo luftërat e shumta kanë shkaktuar që për një kultur të mirëfilltë për gjithë Afganet të mos ketë kultur.
Ndërkaq, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë të pranishme në Afganistan, si pjesë e operacionit "Liri e Përhershme" (Enduring Freedom), në kuadrin e misionit ISAF të Koalicionit Ndërkombëtar kundër terrorizmit që nga gushti2002. Kontigjenti i 8të përbëhej nga një togë me 22 vetë nga Batalioni i Operacioneve Speciale dhe është ngarkuar me detyra patrullimi në rajonin e Kabulit. Me datë 16 gusht u dërgua kontigjenti i 9-të në Afganistan. Ky kontigjent përbëhet nga 22 vetë: 3 oficerë, 12 nënoficerë dhe 7 ushtarë profesionistë të Batalionit të 3-të të Këmbësorisë. Ai ishte në përbërje të Kontigjentit Turk. Ky është kontigjenti i tretë në Afganistan nga rradhët e Batalionit të 3-të të Këmbësorisë i dislotkuar në Poshnjë të Beratit.
Në Dhjetor të vitit 2016, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, dërguan në Afganistan misionin e parë paqeruajtës RSM-1 Resolut Support Mission, pranë Komandës së Trajnimit Këshillimit dhe Ndihmës. Kontigjenti i drejtuar nga Kapiten Leonard Gjuta, përbëhej nga 40 ushtarak të batalionit të dytë të këmbsorisë. Detyra e tyre ishte ruajtja dhe siguria e bazës Force Protection.
Shënime
^Qeveria e Indisë e konsideron Afganistanin si një vend kufitar, pasi e konsideron të gjithë Kashmirin si pjesë të Indisë. Megjithatë, kjo është e diskutueshme dhe rajoni në kufi me Afganistanin administrohet nga Pakistani si Gilgit-Baltistan.[16]
^Griffin, Luke (14 janar 2002). "The Pre-Islamic Period". Afghanistan Country Study (në anglisht). Illinois Institute of Technology. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2001. Marrë më 14 tetor 2010.