I ashtuquajturi Revolucioni i Këngëve, duke filluar nga 1987, kërkonte çlirim nga sundimi sovjetik dhe denonte mënyrën e paligjshme të marrjes së pushtetit nga regjimi komunist.[17] Perfundoi me Deklaratën e Restaurimit të Pavarësisë të Republikës së Letonisë më 4 maj 1990, dhe duke restauruar de facto pavarësinë më 21 gusht 1991. Letonia eshte nje shtet sovran demokratik, republike parlamentare dhe nje vend shume i zhvilluar sipas Indeksit te zhvillimit njerëzor.[18] Kryeqyteti i saj Riga sherbeu si kryeqyteti europian i kultures me 2014. Letonishtja eshte gjuha zyrtare. Letonia eshte nje shtet unitar i ndare ne 119 njesi administrative, nga te cilat 110 jane bashki dhe 9 jane qytete.[19]Letonezët dhe Livonianët jane banorët autoktonë të Letonise.[15] Letonishtja dhe lituanishtja janë të vetmet gjuhë të mbijetuara nga gjuhët baltike.
Pavaresisht sundimit te huaj prej shekullit te 13-te deri ne te 20-in, kombi letonez e ka ruajtur identitetin neper breza nepermjet gjuhes dhe tradites muzikore. Megjithate, si pasoje e sundimit rus (1710-1918) dhe me vone te pushtimit sovjetik, Letonia ka ne perberje nje numer ta madh rusesh etnik (26.9%),[20] disa prej te cileve (14.1% e banoreve te Letonise) nuk kane marre shtetesine, duke i lene pa shtetesi fare. Deri ne Luften e Dytë Botërore, Letonia kishte nje numer te konsiderueshem minoritetesh gjermane dhe hebreje. Letonia eshte historikisht kryesisht ProtestanteLuteraniste, pervec fese Latgale ne juglindje, e cila ka qene historikisht kryesisht Katolike Romane.[21] Popullata ruse eshte kryesisht e krishtere Ortodokse.
Emri Latvija rrjedh nga emri i Latgalëve të lashtë, një nga katër fiset indo-europiane baltike (bashkë me Kuronët, Selonët dhe Semigalianët), të cilët formuan bërthamën etnike të letonezëve modern bashkë me Livonianet Finikë.
Rreth vitit 3000 pr.K. paraardhesit proto-baltike te letonezve u vendosen ne bregun lindor te Detit Baltik. Baltet vendosen rruge tregtare me Romen dhe Bizantin, duke tregtuar qelibarin vendas per metale te cmuara. Ne vitin 900 p.K. kater fise te vecueshme baltike banonin ne Letoni: Kuronet, Latgalet, Selonet dhe Semigalianet (ne letonisht: kurši, latgaļi, sēļi dhe zemgaļi) si dhe fisi fin i Livoneve (lībieši) te cilet flisnin nje gjuhe Fine. Ne shekullin e 12-te ne territorin e Letonise kishte 14 toka me sunduesit e tyre: Vanema, Ventava, Bandava, Piemare, Duvzare, Ceklis, Megava, Pilsāts, Upmale, Sēlija, Koknese, Jersika, Tālava dhe Adzele.
Periudha Mesjetare
Edhe pse popullsia vendase kishte kontakte me boten e jashtme prej shekujsh, ata u bene me te integruar ne sistemin socio-politik te europes ne shekullin e 12-te. Misionaret e pare, te derguar nga Papa, lundruan ne lumin Daugava ne fund te shekullit te 12-te, duke kerkuar konvertime. Popullsia vendase sidoqofte, nuk u konvertua ne Krishtërim aq lehte sa c'kishte shpresuar Papa. Kryqezatore gjermane u derguan, ose sic ka me shume gjasa, shkuan vete ashtu sic njiheshin qe benin. Shen Meinhard i Segeberg arriti ne Ikšķile me 1184, duke udhetuar me tregtare ne Livoni, ne nje mision Katolik per te konvertuar popullaten nga besimet e tyre pagane. Papa Celesti III kishte therritur nje kryqezate kunder paganeve ne Europen Veriore me 1193. Kur menyra paqesore e konvertimit deshtoi, Meinhard planifikoi qe t'i konvertonte paganet me force.
Ne fillim te shekullit te 13-te, gjermanet sundonin pjese te medha te Letonise se sotme. Bashke me Estonine jugore, keto zona te pushtuara formuan shtetin kryqetar qe u njoh si Terra Mariana apo Livonia. Me 1282, Riga, dhe me vone qytetet e Cēsis, Limbaži, Koknese dhe Valmiera u bene pjese e Liges Hansatike. Riga u be nje pike e rendesishme e tregtise lindje-perendim dhe krijoi lidhje te forta kulturore me europen perendimore.
Reformacioni dhe sundimi Polako-Lituanez
Pas luftes Livoneze (1558-1583), Livonia (Letonia) ra nen sundimin polako-lituanez. Pjesa jugore e Estonise dhe pjesa veriore e Letonise iu dhane Dukatit te Madh te Lituanise dhe formuan Dukatin e Livonise (Ducatus Livoniae Ultradunensis). Gotthard Kettler, Mjeshtri i fundit i Urdhrit te Livonise, formoi Dukatin e Kurlandit dhe Semigalise. Edhe pse dukati ishte vasal i Polonise, ruajti nje grade te konsiderueshme autonomie dhe perjetoi nje epoke te arte ne shekullin e 16-te.
Ne shekullin e 17-te dhe fillim-shekullin e 18-te, Komonuellthi Polako-Lituanez, Suedia, Rusia luftonin per supremaci ne Baltikun lindor. Pas luftes Polako-Suedeze, Livonia veriore (duke perfshire Vidzemen) u vendos nen sundimin suedez. Riga u be kryeqyteti i Livonise suedeze dhe qyteti me i madh ne Perandorine Suedeze. Luftimet vazhduan here pas here midis Suedise dhe Polonise deri ne Paktin e Altmarkut ne 1629. Ne Letoni, periudha suedeze pergjithesisht mbahet mend si pozitive; bujk-roberia u lehtesua, nje rrjet shkollash u vendos per fshataresine, dhe fuqia e baroneve lokal u ul.
Disa ndryshime te rendesishme kulturore ndodhen gjate kesaj periudhe. Nen sundim suedez dhe me se shumti gjerman, Letonia perendimore u kthye ne Luteraniste si shumice. Fiset e lashta te Kuroneve, Semigalianeve, Seloneve, Liveve dhe Latgaleve veriore u asimiluan per te formuar popullsine letoneze, qe fliste nje gjuhe te njesuar, ate letoneze. Pergjate shekujve, megjithate, nje shtet letonez nuk ishte formuar, pra kufijte dhe se kush duhej te bente pjese ne ate shtet ishte e papercaktuar. Nderkohe, mjaft e izoluar nga pjesa tjeter e Letonise, Latgalet e jugut u kthyen ne Katolike nen influencen polake/jezuite. Dialekti vendas mbeti i dalluar edhe pse huazoi shume fjale Polake dhe Ruse.
Letonia në Perandorinë Ruse (1795-1917)
Kapitullimi i Estonise dhe Livonise ne vitin 1710 dhe Traktati i Nystadit, qe i dhane fund Luftes se Madhe Veriore ne 1721 i dha Vidzemen rusise. Zona e Latgales mbeti pjese e Komonuellthit Polako-Lituanez deri me 1772, kur u be pjese e Rusise. Dukati i Kurlandit dhe Semigalise u be province autonome ruse ne 1795, duke bere qe e gjithe Letonia e sotme te ishte pjese e Perandorise Ruse. Qe te tre provincat e Baltikut ruajten ligjet vendase, gjermanishten si gjuhe zyrtare dhe parlamentin e tyre, Landtagun.
Gjate Luftes se Madhe Veriore (1700-1721), deri ne 40% te letonezve vdiqen nga uria dhe semundjet. Gjysma e banoreve te Riges vdiqen prej murtajes ne 1710-1711.
Emancipimi i bujk-roberve ndodhi ne Kurlande me 1817 dhe ne Vidzeme me 1819. Ne praktike, ama, ky emancipim ishte avantazhues per pronaret e tokave dhe fisniket, duke qene se i shpronesonte fshataret nga toka e tyre pa kompensim.
Gjate shekullit te 19-te, struktura shoqerore ndryshoi rrenjesisht. Nje klase fermeresh te pavarur u formua pasi reformat lejuan fshataret te ri-blinin tokat e tyre, edhe pse perseri shume fshatare pa toke mbeten. Gjithashtu u zhvillua nje proletariat urban ne rritje dhe nje borgjezi letoneze gjithnje e me influenciale. Levizja e Letonezve te Rinj (letonisht: Jaunlatvieši) shtroi themelet per nacionalizmin qe nga mesi i shekullit, ku shume nga drejtuesit e te cilit kerkonin mbeshtetjen e Sllavofileve kundrejt rendit shoqeror qe dominohej nga gjermanet. Rritja e perdorimit te gjuhes letoneze ne literature dhe shoqeri u njoh si Zgjimi i Pare Kombetar. Rusifikimi filloi ne Latgale pasi polaket drejtuan Kryengritjen e Janarit me 1863: kjo u shpernda ne pjesen tjeter te Letonise nga vitet 1880. Letonezet e Rinj u eklipsuan gjeresisht nga Rryma e Re, nje levizje e gjere politike dhe shoqerore majtiste, ne vitet 1890. Pakenaqesia popullore shpertheu ne Revolucionin Rus te 1905, i cili mori karakter nacionalist ne provincat Baltike.
Gjate ketyre dy shekujve Letonia perjetoi nje bum ekonomik dhe te ndertimit - portet u zgjeruan (Riga u be porti me i madh ne Perandorine Ruse), u ndertuan hekurudha; fabrika te reja, banka, dhe nje Universitet u krijuan; shume ndertesa banimi, publike (teatre dhe muzeume) u ndertuan. Disa nga bulevardet e Riges dhe disa lagje jashte Qytetit te Vjeter datojne nga kjo periudhe.
Deklarimi i pavarësisë
Lufta e Pare Boterore e shkaterroi territorin e asaj qe u be shteti i Letonise, dhe pjese te tjera perendimore te Perandorise Ruse. Kerkesat per vetevendosje ishin fillimisht te kufizuara ne autonomi, derisa nje vakum u krijua nga Revolucioni Rus i 1917, ndjekur nga Traktati i Brest-Litovsk midis Gjermanise dhe Rusise ne mars 1918, dhe me pas armepushimi i Aleateve me Gjermanine me 11 nentor 1918. Me 18 nentor 1918 ne Riga, Keshilli i Popullit te Letonise shpalli pavaresine e vendit, me Kārlis Ulmanis qe u be kreu i qeverise se perkohshme. Perfaqesuesi gjeneral i Gjermanise August Winnig formalisht dorezoi pushtetin politik te qeveria e perkohshme letoneze me 26 nentor.
Lufta e pavaresise qe ndoqi ishte pjese e nje periudhe pergjithesisht kaotike te luftrave civile dhe per kufij ne Europen Lindore. Ne pranveren e 1919, kishte tre qeveri: qeveria e perkohshme e Kārlis Ulmanis, qe mbeshtetej nga Keshilli i Popullit te Letonise; Qeveria Sovjetike Letoneze e drejtuar nga Pēteris Stučka, e mbeshtetur nga Ushtria e Kuqe; dhe qeveria e perkohshme e drejtuar nga Andrievs Niedra e mbeshtetur nga Baltische Landeswehr (Ushtria Territoriale Baltike) si dhe njesiti Divizioni i Hekurit i Freikorpave gjermane.
Forcat estoneze dhe letoneze i mposhten gjermanet ne Betejen e Wenden ne qershor 1919, dhe nje sulm madhor nga nje force kryesisht gjermane-Ushtria Vullnetare Ruse e Perendimit-nen Pavel Bermondt-Avalov u perballua me sukses ne nentor. Letonia lindore u spastrua nga forcat e Ushtrise se Kuqe nga trupat letoneze dhe polake ne fillim te vitit 1920.
Nje asamble kushtetuese e zgjedhur lirisht u mblodh me 1 maj 1920, dhe miratoi nje kushtetute liberale (Satversme) ne shkurt 1922. Kushtetuta u pezullua pjeserisht nga Kārlis Ulmanis pas grushtit te tij te shtetit ne 1934 por u ri-konfirmua ne 1990. Kjo kushtetute eshte akoma ne fuqi ne Letoni sot (me disa ndryshime). Me pjesen me te madhe te bazes industriale te Letonise te evakuuar ne brendesi te Rusise ne 1915, reforma radikale agrare ishte pikepyetja kryesore politike ne shtetin e ri. Ne 1897, 61.2% e popullsise rurale nuk kishte toke; ne 1936 kjo perqindje ishte ulur ne 18%.
Ne vitin 1923, madhesia e tokave te kultivuara tejkaloi nivelin e para-luftes. Inovacioni dhe produktiviteti ne rritje cuan ne rritje shume te shpejte te ekonomise, por ajo vuajti pasojat e Depresionit te Madh. Letonia shfaqi shenja te permiresimit ekonomik, dhe elektorati kishte levizur ne menyre te qendrueshme drejt qendres gjate periudhes parlamentare. Ne 15 maj 1934 Ulmanis organizoi nje grusht shteti paqesor, duke formuar nje regjim diktatorial nacionalist qe zgjati deri ne vitin 1940. Pas 1934, Ulmanis formoi korporata qeveritare per te blere firma private me qellim "letonizimin" e ekonomise.
Letonia gjatë Luftës së Dytë Botërore
Heret ne mengjesin e 24 gushtit 1939, Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania naziste nenshkruan nje pakt 10 vjecar qe premtonte mos-sulmimin ndaj njera-tjetres, pakt ky i njohur ndryshe si Pakti Molotov-Ribbentrop. Pakti permbante nje protokoll sekret te zbuluar vetem pas luftes, sipas se cilit shtetet e europes veriore dhe asaj lindore do te ndaheshin ne sfera influence gjermane dhe sovjetike. Ne veri, Letonia, Finlanda dhe Estonia ishin caktuar ne sferen sovjetike. Nje jave me vone, ne 1 shtator 1939 Gjermania dhe nje jave me vone ne 17 shtator, Bashkimi Sovjetik, pushtuan Polonine.
Pas permbylljes se paktit Molotov-Ribbentrop, shumica e gjermaneve baltike u larguan nga Letonia me marreveshje te qeverive te Ulmanis dhe asaj gjermane nen programin Heim ins Reich (politike e jashtme e ndjekur nga Hitleri me qellim zhvendosjen e gjermaneve etnik brenda territoreve te kontrolluara nga Gjermania Naziste). Ne total 50,000 gjermane baltik u larguan deri ne afatin qe ishte dhjetori i vitit 1939, 1,600 qendruan per te mbyllur bizneset ose pune qe mund te kishin mbetur dhe 13,000 zgjodhen te qendronin ne Letoni. Shume nga ata qe mbeten u larguan per ne Gjermani ne veren e 1940, kur u ra dakord per nje skeme te dyte zhvendosjeje. Ata qe u aprovuan sipas kritereve racore u vendosen kryesisht ne Poloni, ata perfituan toke dhe biznese ne kembim te parave qe kishin perftuar nga shitja e aseteve te meparshme.
Me 5 tetor 1939, Letonia u detyrua te pranonte nje pakt "ndihme te ndersjelle" me Bashkimin Sovjetik, duke i dhene atyre te drejte per te stacionuar 25,000 deri ne 30,000 trupa ne territorin letonez. Administratoret shteteror u zevendesuan me ato sovjetike. Zgjedhje u mbajten me vetem nje kandidat qe ishte pro-sovjetik per shume pozicione te ndryshme. Asambleja popullore qe rrjedhoi nga keto zgjedhje menjehere kerkoi futjen e Letonise ne Bashkimin Sovjetik, gje e cila u pranua. Me pas ne Letoni u vendos nje qeveri kukull nen drejtimin e Augusts Kirhenšteins. Bashkimi Sovjetik e perfshiu Letonine me 5 gusht 1940 si Republika Socialiste e Letonise.
Sovjetiket i trajtuan ashper armiqte - para Operacionit Barbarossa, ne me pak se nje vit te pakten 34,250 letoneze u vrane ose u debuan. Shumica u debuan ne Siberi ku vdekjet arrinin deri ne 40%, me oficeret e ushtrise letoneze qe vriteshin ne vend.
Me 22 qershor 1941 trupat gjermane sulmuan ato sovjetike si pjese e Operacionit Barbarossa. Disa kryengritje spontane te letonezeve kunder Ushtrise se Kuqe ndihmuan gjermanet. Me 29 qershor ata arriten ne Riga dhe me trupat sovjetike te vrara, zena rob ose ne terheqje, ne fillim te korrikut Letonia ishte nen kontrollin e forcave gjermane. Pushtimi u ndoq menjehere nga trupat SS te cilet do te vepronin ne perputhje me ate qe quhej Generalplan Ost (Masterplani per lindjen, ishte plani i qeverise naziste per spastrimin etnik dhe kolonizimin ne shkalle te gjere te europes qendrore dhe lindore) i cili kerkonte qe popullsia e Letonise te pergjysmohej.
Nen pushtimin gjerman, Letonia administrohej si pjese e Reichskommissariat Ostland (organizim politiko-territorial). Njesite paramilitaresh dhe policesh me kohe te pjesshme u formuan dhe moren pjese ne Holokaust dhe krime te tjera. 30,000 hebrenj u qelluan ne Letoni gjate vjeshtes se 1941. 30,000 hebrenj te tjere nga geto e Riges u vrane ne pyllin Rumbula ne nentor dhe dhjetor 1941 per te ulur mbipopullimin ne geto dhe per te bere me shume vend per hebrenjte qe silleshin nga Gjermania dhe perendimi. Kishte nje nderprerje te luftimeve, pervec veprimtarive partizane, deri pas rrethimit te Leningradit qe perfundoi me janar 1944 kur trupat sovjetike perparuan, duke u futur ne Letoni ne korrik dhe duke marre Rigen me 13 tetor 1944.
Me shume se 200,000 qytetare letoneze u vrane gjate Luftes se Dyte Boterore, duke perfshire rreth 75,000 cifute letoneze te vrare gjate pushtimit nazist. Ushtaret letoneze luftuan ne emer te te dy aneve gjate luftes por me se shumti me anen gjermane me 140,000 burra ne Legjionin Letonez te Waffen-SS, Divizioni 308 Letonez i pushkeve u formua nga Ushtria e Kuqe ne 1944. Me raste, sidomos ne 1944, trupat letoneze te te dy kraheve luftuan kunder njeri-tjetrit.
Periudha sovjetike (1940-41, 1944-1991)
Ne 1944, kur perparimi ushtarak sovjetik arriti ne Letoni, luftime te ashpra u kryen midis trupave gjermane dhe sovjetike, qe perfunduan me humbjen e gjermaneve. Pergjate luftes te dyja forcat pushtuese rekrutuan letoneze ne ushtrite e tyre, duke shtuar humbjet e burimeve njerezore. Ne 1944, nje pjese e territorit letonez u vendos perseri nen kontrollin sovjetik. Sovjetiket menjehere filluan te ri-vendosnin sistemin e tyre. Pas dorezimit te gjermaneve, u be e qarte qe forcat sovjetike do te qendronin, dhe partizanet nacionale letoneze, te bashkuar dhe nga disa qe bashkepunuan me gjermanet, filluan te luftonin kunder pushtuesit te ri. Diku midis 120,000 dhe 300,000 letonezeve iu larguan frikes se Ushtrise se Kuqe duke u arratisur ne Gjermani ose Suedi. Shumica e burimeve numerojne 200,000 deri ne 250,000 refugjate te largoheshin nga Letonia, ndoshta me 80,000 deri ne 100,000 prej tyre te ri-kapur prej sovjetikeve ose te rikthyer nga Perendimi. Sovjetiket e ri-pushtuan vendin ne 1944-45 dhe deportime te metejshme zune vend teksa vendi u kolektivizua dhe sovjetizua.
Me 25 mars 1949 43,000 banore rural ("kulakë") dhe patriote letoneze ("nacionalistë") u deportuan ne Siberi gjate nje operacioni te gjere te quajtur Operacioni Priboi qe u zhvillua ne tre shtete baltike, i cili ishte planifikuar me kujdes dhe aprovuar ne Moske qe me 29 janar 1949. Ky operacion dha efektin e deshiruar duke ulur veprimtarine partizane anti-sovjetike. Midis 136,000 dhe 190,000 letoneze, ne varesi te burimeve, u burgosen ose u deportuan ne kampe perqendrimi sovjetike (gulagë) gjate viteve te pas-luftes, nga 1945 deri ne 1952. Disa arriten t'i shmangeshin arrestimit dhe iu bashkuan partizaneve.
Ne periudhen e pas-luftes, Letonia u detyrua te adoptonte metodat sovjetike te bujqesise. Zonat rurale u kolektivizuan. Nje program i gjere per te imponuar dygjuhesine ne Letoni, duke kufizuar perdorimin e letonishtes ne perdorime zyrtare dhe duke inkurajuar perdorimin e rusishtes ne vend te saj, filloi. Te gjitha shkolllat e minoriteteve (cifute, polake, bjelloruse, estoneze, lituaneze) u mbyllen duke lene vetem dy gjuhe neper shkolla: letonishten dhe rusishten. Nje fluks punetoresh, personeli ushtarak, administratoresh dhe vartesve te tyre filluan te mberrijne ne Letoni nga Rusia dhe republika te tjera sovjetike. Ne 1959 rreth 400,000 persona kishin ardhur nga republikat e tjera sovjetike dhe popullsia vendase kishte rene ne 62%.
Meqe Letonia kishte ruajtur nje infrastrukture te mire dhe specialiste te arsimuar, Moska vendosi qe te bazonte disa prej prodhimtarive te tyre me te perparuara ne Letoni. Industri te reja u krijuan, duke perfshire nje fabrike makinerish (autobusesh) ne Jelgava, fabrika elektro-teknike ne Riga, fabrika kimike ne Daugavpils, Valmiera dhe Olaine-- dhe disa impiante perpunimi ushqimore dhe te naftes. Letonia prodhoi trena,anije, minibuse, motocikleta, telefone, radio, motorre elektrik dhe me djegie te brendshme, tekstile, mobilie, veshje, canta dhe valixhe, kepuce, instrumente muzikore, ora dhe nje liste te gjate me produkte te tjera. Letonia kishte industrine e saj te filmit dhe fabriken e prodhimit te disqeve muzikore. Megjithate, nuk kishte mjaftueshem njerez per te punuar ne fabrikat e reja. Per te ruajtur dhe zgjeruar prodhimin industrial, punetore te afte po migronin nga i gjithe Bashkimi Sovjetik, duke ulur proporcionin e letonezeve etnik ne vend. Popullsia e Letonise arriti pikun ne vitin 1990 ne 2.7 milion njerez.
Ne fund te 2018, Arkiva Kombëtare e Letonisë publikoi një indeks alfabetik të 10,000 personave te rekrutuar si agjente ose informatore nga KGB-ja sovjetike. 'Publikimi qe pasoi dy dekada debati publik dhe miratimin e nje ligji te vecante, zbuloi emrat, pseudonimet, vendlindjet dhe te dhena te tjera per agjentet aktive ose te dale ne pension te KGB-se ne vitin 1991, viti kur Letonia fitoi pavaresine nga Bashkimi Sovjetik'.
Restaurimi i pavarësisë në 1991
Në gjysmën e dytë të viteve 1980, lideri sovjetik Mikail Gorbaçov filloi të prezantojë reforma të reja politike dhe ekonomike në Bashkimin Sovjetik që u quajtën glasnost dhe perestroika. Në verën e 1987 demonstratat e para të mëdha u mbajtën në Riga para Monumentit të Lirisë--një simbol i pavarësisë. Në verën e 1988, një lëvizje kombëtare që po rritej në Frontin Popullor të Letonisë (organizatë politike që çoi vendin drejt pavarësisë) u kundërshtua nga Interfronti (organizatë politike pro-sovjetike). RSS Letoneze, bashkë me republika të tjera baltike, iu lejua autonomi më e gjerë, dhe në 1988 flamuri letonez i para-luftës u valëvit sërish, duke zëvendesuar flamurin sovjetik letonez si flamur zyrtar në 1990.
I ashtuquajturi Sovietiku Suprem i BRSS (trupë legjislative) miratoi një rezolutë për pushtimin e vendeve baltike, në të cilën deklaroi pushtimin si "jo në përputhje me ligjin" dhe "jo në përputhje me vullnetin e popullit sovjetik". Kandidatët e Frontit Popullor të Letonisë fituan një mazhorancë prej 2/3 në Këshillin Suprem gjatë zgjedhjeve demokratike të marsit 1990. Më 4 maj 1990 Këshilli Suprem miratoi Deklaratën e Restaurimit të Pavarësisë së Republikës së Letonisë dhe RSS Letoneze u riemërua si Republika e Letonisë.
Megjithatë, pushteti qëndror në Moskë vazhdoi ta konsideronte Letoninë si republikë sovjetike në 1990 dhe 1991. Në janar 1991, forcat politike dhe ushtarake sovjetike u përpoqën së koti për të rrëzuar qeverinë letoneze. Ata vendosën një Komitet të Shpëtimit Kombëtar për të uzurpuar funksionet qeveritare. Gjatë periudhës së tranzicionit, Moska ruajti shumë autoritete të shtetit qendror sovjetik në Letoni.
Pavarësisht kësaj, 73% e banorëve te Letonisë konfirmuan mbështetjen e tyre të fortë për pavarësinë pas një referendumi konsultativ. Fronti Popullor i Letonisë premtoi dhënien e qytetarisë letoneze për të gjithë banorët e përhershëm të vendit, duke tërhequr shumë rusë etnik që të votonin për pavarësinë. Megjithatë, qytetaria universale për të gjithë banorët nuk u miratua. Në vend të kësaj, qytetaria iu dha personave që kishin qenë qytetarë të Letonisë në ditën e humbjes së pavarësisë në 1940 dhe pasardhësve të tyre. Si pasojë, shumica e banorëve etnik jo-letonezë nuk përfituan qytetarinë letoneze duke qenë se as ata dhe as prindërit e tyre nuk kishin qenë ndonjëherë qytetarë të Letonisë, duke u bërë kështu pa qytetari fare ose qytetarë të ish republikave të tjera sovjetike. Në 2011, më shumë se gjysma e atyre pa asnjë qytetari kishin bërë teste natyralizimi dhe kishin përftuar qytetarinë letoneze. Akoma sot, ka 290,660 persona pa asnjë qytetari, që përbëjnë 14.1% të popullsisë. Ata nuk kanë asnjë qytetari dhe nuk mund të votojnë në Letoni.
Republika e Letonisë deklaroi fundin e periudhës tranzitore dhe restauroi pavarësinë e plotë më 21 gusht 1991, pas grushtit të shtetit të dështuar nga sovjetikët.
Saeima, parlamenti letonez, u zgjodh përsëri në 1993. Rusia i dha fund pranisë së saj ushtarake duke tërhequr trupat në 1994 dhe 1998 kur mbylli stacionin e radarëve Skrunda-1. Objektivat madhorë të Letonisë në vitet 1990 ishin anëtarësimi në NATO dhe BE, të cilat u arritën në 2004. Samiti i NATO në 2006 u mbajt në Riga.
Ligjet e gjuhës dhe qytetarisë janë kundërshtuar nga shumë rusofonë. Qytetaria nuk iu dha automatikisht ish qytetarëve sovjetikë që u vendosën gjatë pushtimit sovjetik, apo fëmijëve të tyre. Fëmijët e jo-letonezëve pas rivendosjes së pavarësisë e kanë të garantuar qytetarinë letoneze. Rreth 72% e qytetarëve letonezë janë letonezë, ndërsa 20% janë rusë; më pak se 1% e atyre pa asnjë qytetari janë letonezë ndërsa 71% janë rusë. Qeveria denacionalizoi pronën private të konfiskuar nga sovjetikët, duke e kthyer apo kompensuar pronarët, dhe privatizoi shumicën e industrive shtetërore, duke risjellë në qarkullim monedhën e para-luftës. Edhe pse përjetoi një tranzicion të vështirë drejt ekonomisë liberale dhe riorientimi drejt europës perëndimore, Letonia është një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Bashkimin Europian. Në 2014, Riga ishte kryeqyteti europian i kulturës, euro u bë monedhë kombëtare dhe një letonez u bë zv. President i Komisionit Europian. Ngjarje të mëdha europiane janë festuar në Riga, si Eurovizioni 2003 dhe Çmimet Europiane të Filmit 2014. Më 1 korrik 2016, Letonia u bë anëtare e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Parlamenti 100-vendësh letonez, Saeima, zgjidhet një herë në 4 vjet nëpërmjet votës popullore. Presidenti zgjidhet nga Saeima nëpërmjet zgjedhjeve të tjera, të cilat po ashtu mbahen një herë në 4 vite. Presidenti vendos në detyrë një kryeministër, i cili, bashkë me kabinetin e tij, formojnë degën ekzekutive të qeverisë, e cila duhet të fitojë një votëbesim nga Saeima. Ky sistem ekzistonte dhe para Luftës së Dytë Botërore.[25]
Letonia është një shtet unitar, i ndarë aktualisht në 43 njësi të qeverisjes vendore që përbëhen nga 36 bashki (letonisht: novadi) dhe 7 qytete shtetërore (letonisht: valstspilsētas) me këshillin e tyre të qytetit dhe administratën: Daugavpils, Jelgava, Jūrmala, Liepāja, Rēzekne, Riga, dhe Ventspils. Ekzistojnë katër rajone historike dhe kulturore në Letoni - Courland, Latgale, Vidzeme, Zemgale, të cilat njihen në Kushtetutën e Letonisë. Selonia, një pjesë e Zemgale, ndonjëherë konsiderohet një rajon i veçantë kulturor, por nuk është pjesë e ndonjë ndarjeje formale. Kufijtë e rajoneve historike dhe kulturore zakonisht nuk janë të përcaktuara qartë dhe në disa burime mund të ndryshojnë. Në ndarjet formale, rajoni i Rigës, i cili përfshin kryeqytetin dhe pjesë të rajoneve të tjera që kanë një marrëdhënie të fortë me kryeqytetin, përfshihet gjithashtu shpesh në ndarjet rajonale; p.sh., ekzistojnë pesë rajone planifikuese të Letonisë (letonisht: plānošanas reģioni), të cilat u krijuan në vitin 2009 për të promovuar zhvillimin e ekuilibruar të të gjitha rajoneve. Nën këtë ndarje, rajoni i Rigës përfshin pjesë të mëdha të asaj që tradicionalisht konsiderohet Vidzeme, Courland dhe Zemgale. Rajonet statistikore të Letonisë, të krijuara në përputhje me Nomenklaturën e BE-së të Njësive Territoriale për Statistikat, e kopjojnë këtë ndarje, por e ndan rajonin e Rigës në dy pjesë me kryeqytetin vetëm si një rajon më vete. Qyteti më i madh në Letoni është Riga, qyteti i dytë më i madh është Daugavpils dhe qyteti i tretë më i madh është Liepaja.
Marrëdhëniet e jashtme
Letonia është anëtare e OKB, Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, NATO, Organizata per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), OSBE, FMN dhe OBT. Gjithashtu është anëtare e Këshillit të Vendeve Baltike dhe Bankës Nordike të Investimeve. Ishte anëtare e Ligës së Kombeve (1921-1946). Letonia është pjesë e zonës Schengen dhe iu bashkua Eurozonës më 1 janar 2014.
Letonia ka vendosur lidhje diplomatike me 158 vende. Ka 44 misione diplomatike dhe ka 34 ambasada dhe 9 perfaqësi të përhershme jashtë vendit. Në kryeqytetin Riga, gjenden 37 ambasada të huaja dhe 11 organizata ndërkombëtare. Letonia mban një institucion të BE-së, Trupi i Rregullatorëve Europianë për Komunikimin Elektronik (BEREC).
Prioritetet e politikës së jashtme letoneze përfshijnë bashkëpunimin e vendeve përgjatë Detit Baltik, integrimin europian, përfshirje aktive në organizata ndërkombëtare, kontributi në strukturat europiane dhe transatlantike të mbrojtjes dhe sigurisë, pjesëmarrje në operacione civile dhe ushtarake paqeruajtëse, dhe bashkëpunim për zhvillim, sidomos fuqizimi i stabilitetit dhe demokracisë në vendet e partneritetit lindor të BE-së.
Që prej fillimit të viteve 1990, Letonia është aktivizuar në bashkëpunimin trepalësh me fqinjët e saj Lituaninë dhe Estoninë, dhe bashkëpunim baltiko-nordik me vendet nordike. Këshilli Baltik është forumi i përbashkët i Asamblesë Baltike ndërparlamentare dhe Këshillit Baltik të Ministrave ndërqeveritar. Tetëshja nordike-baltike është bashkëpunimi i qeverive të Danimarkës, Estonisë, Finlandës, Suedisë, Norvegjisë, Islandës, Letonisë, dhe Lituanisë. Gjashtëshja nordike-baltike, që përbëhet nga vende nordike-baltike që janë anëtare të BE, shërben për takime në lidhje me problematika të lidhura me BE-në. Bashkëpunimi ndërparlamentar i Asamblesë Baltike dhe Këshillit Nordik u nënshkrua në 1992 dhe që nga 2006 mbahen takime vjetore dhe po ashtu takime të rregullta në nivele të tjera. Bashkëpunimi i përbashkët nordik-baltik përfshin programin arsimor NordPlus si dhe programe të tjera në fusha të ndryshme. Këshilli i Ministrave Nordik ka një zyrë në Riga.
Letonia merr pjesë në Dimensionin Verior dhe Programin e Zonës së Detit Baltik, që janë iniciativa të Bashkimit Europian për të inkurajuar bashkëpunimin ndërkufitar në zonën e Detit Baltik dhe Europës Veriore. Sekretariati i Partneritetit të Dimensionit Verior për Kulturën do të vendoset në Riga. Në 2013 në Riga u mbajt Forumi vjetor i të Ardhmes Nordike, një takim informal dy-ditor i kryeministrave të vendeve baltiko-nordike dhe të Mbreterisë së Bashkuar. I ashtuquajturi Bashkëpunimi i Përmirësuar në Europën Veriore ose e-Pine shërben për bashkëpunimin e Departamentit Amerikan të Shtetit me vendet baltiko-nordike.
Letonia mbajti samitin e NATO të 2006 dhe që atëherë Konferenca vjetore e Rigas është bërë një forum i rëndësishëm i politikës së jashtme dhe të sigurisë në Europën Veriore. Letonia mbajti presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian në gjysmën e parë të 2015.
Të drejtat e njeriut
Sipas raporteve të Freedom House (shtëpia e lirisë) dhe DASH, të drejtat e njeriut janë përgjithësisht të respektuara nga qeveria: Letonia është vlerësuar mbi mesataren midis vendeve sovrane të botës për demokracinë, lirinë e shtypit, privatësinë dhe zhvillimin njerëzor.
Vendi ka një komunitet të madh etnik rus, të cilit iu garantuan të drejta bazë prej kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të ratifikuara nga qeveria letoneze.
Afërsisht 223,000 njerëz pa asnjë qytetari -- duke përfshirë dhe ata pa shtetësi -- kanë të drejta të kufizuara politike -- vetëm qytetarët janë të lejuar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare ose bashkiake, edhe pse nuk ka kufizime në lidhje me anëtarësimin në parti politike apo organizata të tjera politike. Në 2011, Komisioneri i lartë i OSBE për Minoritetet Kombëtare inkurajoi Letoninë për të lejuar ata pa asnjë qytetari për të votuar në zgjedhjet lokale. Ka patur raporte të abuzimit të policisë me të arrestuarit, kushteve të këqija në burgje dhe mbipopullimit, korrupsionit në drejtësi, diskriminimit ndaj femrave, incidente të dhunshme ndaj minoriteteve etnike dhe dhunë shoqërore e incidente të diskriminimit të qeverisë ndaj homoseksualëve.
Ushtria
Forcat e Armatosura Kombëtare të Letonisë përbëhen nga Forcat Tokësore, Forcat Detare, Forcat Ajrore, Garda Kombëtare, Njësia e Detyrave Speciale, Policia Ushtarake, Batalioni i Stafit të FAKL, Komanda e Trajnimit dhe Doktrinës dhe Komanda e Logjistikës. Koncepti i mbrojtjes së Letonisë bazohet në modelin suedezo-finlandez të një force të reagimit të shpejtë të përbërë nga një bazë mobilizimi dhe një grup i vogël profesionistësh. Prej 1 janarit 2007, ushtria letoneze u kthye në një ushtri të plotë profesioniste.
Letonia merr pjesë në operacionet ndërkombëtare paqeruajtëse dhe të sigurisë. Forcat e armatosura letoneze kanë kontribuar në operacionet ushtarake të BE dhe NATO në Bosnje dhe Hercegovinë (1996-2009), Shqipëri (1999), Kosovë (2000-2009), Maqedoni (2003), Irak (2005-2006), Afganistan (prej 2003), Somali (prej 2011) dhe Mali (prej 2013). Gjithashtu, Letonia mori pjesë në operacionin e drejtuar prej SHBA në Irak (2003-2008) dhe misione të OSBE në Gjeorgji, Kosovë dhe Maqedoni. Forcat e armatosura letoneze kontribuan në një grup beteje (battlegroup) të drejtuar nga britanikët në 2013 dhe në grupin e betejës nordik në 2015, nën siglën e Politikës së Përbashkët të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Bashkimit Europian. Letonia ka rolin e vendit drejtues në Rrjetin e Distributimit Verior për transportimin e mallrave jo-vdekjeprurës të ISAF nëpërmjet ajrit apo hekurudhës në Afganistan. Që prej 1996 më shumë se 3,600 personel ushtarak kanë marrë pjesë në operacione ushtarake ndërkombëtare, nga të cilët 7 kanë humbur jetën. Letonia është një nga kontribueset më të mëdha të operacioneve ndërkombëtare ushtarake për frymë.
Ekspertët civilë letonezë kanë kontribuar në misione civile të BE: mision i asistimit në kufi në Moldavi dhe Ukrainë (2005-2009), mision i ruajtjes së rendit në Irak (2006 dhe 2007) dhe Kosovë (prej 2008), mision policie në Afganistan (prej 2007) dhe mision monitorimi në Gjeorgji (prej 2008).
Prej marsit 2004, avionët e NATO ruajnë hapësirën ajrore baltike prej aeroportit të Šiauliai në Lituani. Letonia merr pjesë në disa qendra të ekselencës së NATO: bashkëpunimi civil-ushtarak në Hollandë, mbrojtja bashkëpunuese kibernetike në Estoni dhe siguria e energjisë në Lituani. Ka plane për vendosjen e qendrës së ekselencës për komunikimet strategjike të NATO në Riga.
Letonia bashkëpunon me Lituaninë dhe Estoninë në disa iniciativa tripalëshe mbrojtëse:
Batalioni Baltik (BALTBAT) -- batalion këmbësorie për pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare për paqen me qendër pranë Rigas, Letoni
Skuadroni Detar Baltik (BALTRON) -- forcë detare me aftësi kundër minave e vendosur pranë Talin, Estoni
Rrjeti i Survejimit Ajror Baltik (BALTNET) -- sistem survejimi ajror i vendosur pranë Kaunas, Lituani
Institucione të përbashkëta shkollimi ushtarak: Kolegji Baltik i Mbrojtjes në Tartu, Estoni; Qendra Stërvitore e Zhytjeve në Liepāja, Letoni dhe Qendra Baltike Stërvitore e Komunikimit Detar në Talin, Estoni.
Bashkëpunimet e ardhshme do të përfshijnë shfrytëzimin e përbashkët të infrastrukturës kombëtare për qëllime stërvitore (BALTTRAIN) dhe formimin kolektiv të kontigjenteve me madhësi të një batalioni për përdorim në Forcën e Reagimit të Shpejtë të NATO. Në janar 2011 vendet baltike u ftuan për tu anëtarësuar në NORDEFCO, kuadri i mbrojtjes i vendeve nordike. Në nentor 2012, të tre vendet u pajtuan për krijimin e një stafi ushtarak të përbashkët në 2013.
Sipërfaqja e përgjithshme e Letonisë është 64,589 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 57 00 V, 25 00 L dhe 63,589 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,000 km 2 ujë.
Vija bregdetare e Letonisë është 531 km e gjatë. Vija e kufirit tokësorë është 1,150 km e gjatë.
Klima e Letonisë është klimë bregdetare-oqeanike me dimër të lagësht e temperatura mesatarë për këtë stinë.
Pjesa më e madhe e relievit është terren i rrafshët e i ulët. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Baltik ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 312 metrave në vendin e quajtur Gaizinkalëns (letonishtja:Gaiziņkalns).
Në disa qytete, duke përfshirë Daugavpils dhe Rēzekne, letonezët etnikë përbëjnë një pakicë të popullsisë së përgjithshme. Përkundër një përqindjeje në rritje të vazhdueshme të letonezëve etnikë për më shumë se një dekadë, letonezët etnikë ende përbëjnë pak më pak se gjysmën e popullsisë së kryeqytetit të Letonisë - Riga.
Përqindja e letonezëve etnikë ra nga 77% (1,467,035) në 1935 në 52% (1,387,757) në 1989.[27] Në kontekstin e një popullsie të përgjithshme në rënie, kishte më pak letonezë në 2011 sesa në 1989, por pjesa e tyre e popullsisë ishte më e madhe - 1,285,136 (62.1% e popullsisë).
Shumica e popullsisë së Letonisë janë letonezë, të cilët janë një popull etnik baltik. Vendi ka gjithashtu një pakicë të konsiderueshme ruse, si dhe një popullsi më të vogël të ukrainasve, bjellorusëve dhe popujve të tjerë sllavë. Këto grupe etnike janë të gjithë pasardhës të popujve që u vendosën në Letoni gjatë shekujve të sundimit rus dhe sovjetik.
Diversiteti etnik i Letonisë është rezultat i një sërë faktorësh, duke përfshirë një histori të gjatë të sundimit të huaj, vendndodhjen e saj në rrugën tregtare të Detit Baltik dhe afërsinë e saj me vendet e tjera sllave. Perandoria Ruse pushtoi Letoninë në shekullin e 18-të dhe sundoi vendin për më shumë se 200 vjet. Gjatë kësaj kohe, autoritetet ruse inkurajuan vendosjen e kolonistëve rusë në Letoni. Pas rënies së Perandorisë Ruse në 1918, Letonia u bë një vend i pavarur. Megjithatë, vendi u pushtua nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1940 dhe mbeti nën sundimin sovjetik deri në vitin 1991. Sovjetikët dëbuan disa grupe dhe rivendosën të tjerët në Letoni, veçanërisht rusët. Pas vitit 1991, shumë nga të dëbuarit u kthyen në Letoni.[28]
Si rezultat i përkeqësimit të marrëdhënieve me Rusinë, Letonia ka vendosur se nuk dëshiron shtetas rusë në Letoni, të cilët nuk do të integrohen. Në fund të vitit 2023 pritet që rreth 5-6,000 rusë të kthehen në Rusi pasi ata kanë bërë pak përpjekje për të mësuar gjuhën letoneze, për t'u integruar me Letoninë ose për të aplikuar për t'u bërë shtetas letonez.[29]
^"History" (në anglisht). Embassy of Finland, Riga. 9 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2011. Marrë më 2 shtator 2010. Latvia declared independence on 21 August 1991...The decision to restore diplomatic relations took effect on 29 August 1991
^"Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2013. Marrë më 14 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
^ ab"Latvia in Brief". Latvian Institute. 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2018. Marrë më 5 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
^"Latvia". World Bank. Marrë më 15 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
^"EU and euro". Bank of Latvia. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2013. Marrë më 16 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Malaikat KecilSutradara Richyana Produser Arri Wahyudi Edimar Ingrid Rhemanty Ditulis olehIndra Gunawan[1]RichyanaPemeranDwi SasonoTika Bravani Rachel PatriciaDhelon F AlbersCok Simbara Nella Regar Dina MarianaMudji MassaidTahta PerlawananHabil GideonSion GideonRista AmorIngrid RhemantyRizqa MahardikaPenata musikWiwiek SudarnoPerusahaanproduksiAtlantis PicturesTanggal rilis2015Negara IndonesiaBahasa Indonesia Malaikat Kecil adalah film drama Indonesia yang dirilis pada 8 Ok...
2006 studio album by Dub TrioNew HeavyStudio album by Dub TrioReleasedMay 23, 2006 (2006-05-23)StudioStudio G, Brooklyn, New York, U.S.GenreDubpunk rockLength40:12LabelROIRProducerDub TrioJoel HamiltonDub Trio chronology Exploring the Dangers Of(2004) New Heavy(2006) Cool Out and Coexist(2007) Singles from New Heavy Not AloneReleased: 2006 New Heavy is the second studio album by Dub Trio. It was released on ROIR on May 23, 2006. Not Alone features Mike Patton on vocals....
Mrs. FiskeMrs. Fiske: Love Finds the Way.Foto karya Zaida Ben-Yusuf (1896)LahirMarie Augusta Davey(1865-12-19)19 Desember 1865New Orleans, LouisianaMeninggal15 Februari 1932(1932-02-15) (umur 66)Hollis, Long Island, New YorkNama lainMinnie Maddern FiskePekerjaanAktris, pengarang dramaSuami/istriLeGrand White (m. 1882 - 25 Juni 1888) Harrison Grey Fiske (m. 19 Maret 1890 - 1932; kematiannya) Minnie Maddern Fiske (19 Desember 1865 – 15 Februari 1932), yang lahir dengan...
يفتقر محتوى هذه المقالة إلى الاستشهاد بمصادر. فضلاً، ساهم في تطوير هذه المقالة من خلال إضافة مصادر موثوق بها. أي معلومات غير موثقة يمكن التشكيك بها وإزالتها. (مايو 2023) هذه المقالة يتيمة إذ تصل إليها مقالات أخرى قليلة جدًا. فضلًا، ساعد بإضافة وصلة إليها في مقالات متعلقة بها. (�...
Обґрунтування добропорядного використання для статті «Блискучий (фільм)» [?] Опис Постер до фільму «Блискучий» (фр. Le Brio, Франція, 2017) Джерело http://www.unifrance.org/film/43338/le-brio#&gid=2&pid=1 Автор Студія-виробник та/або дистриб'ютор Час створення 2017 Мета використання Ілюстрація
Open-source software developer Jordan HubbardHubbard in 2010Born (1963-04-08) April 8, 1963 (age 60)HonoluluOccupation(s)Sr Director, NVIDIAKnown forFreeBSD, NextBSD, FreeNAS Corral Jordan K. Hubbard (born April 8, 1963) is an open source software developer, authoring software such as the Ardent Window Manager and various other open source tools and libraries before co-founding the FreeBSD project[1] with Nate Williams and Rodney W. Grimes in 1993,[2] for which he co...
Walsall F.C. 2014–15 football seasonWalsall F.C.2014–15 seasonChairmanJeff BonserManagerDean SmithLeague One14thFA CupFirst round(knocked out by Shrewsbury Town)League CupSecond round(knocked out by Crystal Palace)League TrophyRunners-upTop goalscorerLeague: Tom Bradshaw (17)All: Tom Bradshaw (20) Home colours Away colours ← 2013–142015–16 → The 2014–15 campaign was an historic season for Walsall, with the club making its first ever appearance at Wembley in the...
Justin Meredith AndrewsDirector of the Centers for Disease Control and PreventionIn office1952–1953PresidentHarry TrumanPreceded byRaymond A. VonderlehrSucceeded byTheodore J. Bauer2nd Director of the National Institute of Allergy and Infectious DiseasesIn office1957–1964PresidentDwight D. EisenhowerJohn F. KennedyLyndon B. JohnsonPreceded byVictor H. HaasSucceeded byDorland J. Davis Personal detailsBornJustin Meredith AndrewsAugust 28, 1902Providence, Rhode Island, U.S.DiedJune 29, 1967(...
Ciclismo nosJogos Olímpicos de Verão de 2012 Estrada Estrada masc fem Contra o relógio masc fem Pista Velocidade masc fem Velocidade por equipes masc fem Perseguição por equipes masc fem Keirin masc fem Omnium masc fem Mountain Bike Cross-country masc fem BMX BMX masc fem Pódio da prova de perseguição por equipes masculino. A prova de perseguição por equipes masculino do ciclismo nos Jogos Olímpicos de Verão de 2012 foi realizada nos dias 2 e 3 de agosto no Velódromo de Londres.[...
For other uses, see Landsting (disambiguation). You can help expand this article with text translated from the corresponding article in Danish. (June 2023) Click [show] for important translation instructions. Machine translation, like DeepL or Google Translate, is a useful starting point for translations, but translators must revise errors as necessary and confirm that the translation is accurate, rather than simply copy-pasting machine-translated text into the English Wikipedia. Do not ...
This article needs additional citations for verification. Please help improve this article by adding citations to reliable sources. Unsourced material may be challenged and removed.Find sources: Ziddi 1948 film – news · newspapers · books · scholar · JSTOR (January 2023) (Learn how and when to remove this template message) 1948 Indian filmZiddiDirected byShaheed LatifWritten byIsmat ChughtaiProduced byBombay TalkiesStarringDev Anand Kamini Kaushal...
2012 single by Lu AndradeMind and HeartSingle by Lu AndradeReleasedSeptember 24, 2012 (2012-09-24)GenreIndie popLength4:10LabelIndependentSongwriter(s) Lu Andrade Bruna Caram Producer(s)Renato PatriarcaLu Andrade singles chronology Mind and Heart (2012) Amanheceu (2014) Music videoMind and Heart on YouTube Mind and Heart is a song by Brazilian singer Lu Andrade. The track was released as the first official single from his solo career.[1][2][3][4&...
Sint-Andrieskerk De Sint-Andrieskerk is de parochiekerk van Balen-Dorp. Geschiedenis Vermoedelijk stond op deze plaats een 13e-eeuwse kapel, maar archiefmateriaal hieromtrent is niet voorhanden. De huidige kerk in Brabantse gotiek werd gebouwd tussen 1444 en 1508. Pas in 1526 was de bouw voltooid, maar in 1578 en 1684 werd de kerk beschadigd door brand, om in 1686 te worden hersteld. In 1717 werden nieuwe gewelven aangebracht. Midden 18e eeuw werd een schooltje tegen de kerk aan gebouwd dat l...
American singer-songwriter Al DexterBackground informationBirth nameClarence Albert PoindexterBorn(1905-05-04)May 4, 1905Jacksonville, Texas, U.S.DiedJanuary 28, 1984(1984-01-28) (aged 78)Lewisville, Texas, U.S.GenresCountryOccupation(s)Singer-songwriterInstrument(s)GuitarYears active1936–1968Website Archived Al Dexter Website Musical artist Clarence Albert Poindexter (May 4, 1905 – January 28, 1984),[1] known as Al Dexter, was an American country musician and songwriter. He ...
One of the 39 Parliamentary Constituencies in Tamil Nadu, in India. CuddaloreLok Sabha constituencyCuddalore constituency, post-2008 delimitationConstituency detailsCountryIndiaRegionSouth IndiaStateTamil NaduAssembly constituenciesTittakudi Vriddhachalam Neyveli Panruti Cuddalore KurinjipadiEstablished1952Total electors986,030[1]ReservationNoneMember of Parliament17th Lok SabhaIncumbent T. R. V. S. Ramesh PartyDMKElected year2019 Cuddalore is a Lok Sabha (Parliament of India) constit...
Ten artykuł dotyczy 40 Dywizji Piechoty czasu W. Zobacz też: 40 Dywizja Piechoty - inne dywizje piechoty z numerem 40. 40 Dywizja Piechoty Historia Państwo Polska Organizacja Rodzaj sił zbrojnych wojska lądowe Rodzaj wojsk piechota Podległość 4 Korpus Armijny 40 Dywizja Piechoty (40 DP) – związek taktyczny piechoty Wojska Polskiego przewidziany do sformowania w planie mobilizacyjnym „PM-53”. 40 Dywizja Piechoty nie istniała w czasie pokoju. Była związkiem taktycznym pr...
2022 New Japan Pro-Wrestling professional wrestling event Rumble on 44th StreetPromotional poster featuring various wrestlersPromotionNew Japan Pro-WrestlingDateOctober 28, 2022CityNew York City, New YorkVenuePalladium Times SquareAttendance982[1]Event chronology ← PreviousDeclaration of Power Next →Battle Autumn '22 Rumble on 44th Street was a professional wrestling event produced by New Japan Pro-Wrestling (NJPW).[2] It took place on October 28, 2022, in New Yo...
Battle of the American Civil War Battle of SalinevillePart of American Civil WarDateJuly 26, 1863 (1863-07-26)LocationColumbiana County, Ohio[1]Result Union victory; End of Morgan's raidBelligerents United States (Union) Confederate States (Confederacy)Commanders and leaders James M. Shackelford John Hunt Morgan Units involved Mixed elements of West Virginia, Kentucky, Illinois, Tennessee, Michigan and Ohio cavalry, artillery and mounted infantry UnknownStrength 2,...