Tirana, në të folmen tiranase: Tirona, është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë. Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veriperëndim të Elbasanit, në një luginë të rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri.[5]
Më 1614, valiu i Shkodrës,[6]Sylejman pashë Bargjini nga Mulleti e ngriti në rangun e kasabasë,[7] por haset e përmendur që më 1418 në një dokument të Venedikut, duke qenë pjesë e viseve të banuara vazhdimisht që nga Epoka e Hekurit. Në kushtet e Luftës Ballkanike, paria e Tiranës shpalli pavarësinë 26 nëntor1912 dhe u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese. Ishte vendi qendror i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Sot qyteti po përjeton një periudhë të zhvillimit progresiv ekonomik, social dhe urban, me ndërtimin dhe rregullimin monumentale e parqeve, ndërtesave, duke përfshirë edhe rindërtimin e objekteve fetare të shkatërruara gjatë pushtimit turk dhe regjimit komunist.
Qyteti i Tiranës është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale, akademike, sociale dhe kulturore e vendit.[8] Tirana ndodhet vetëm 17 km larg aeroportit "Nënë Tereza", i vetmi aeroport ndërkombëtar në Shqipëri i njohur dhe me emrin Rinas. Ky aeroport është hyja më e rëndësishme lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës.[5] Tirana shtrihet në koordinatat 41.33° veri dhe 19.82° lindje.
Gjeografia
Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartësia e fushës së Tiranës është nga 20 m deri në 120 m, kurse dy malet më të larta rrëz të cilëve shtrihet janë Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.
Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik në perëndim. Nga jugu dhe perëndimi rrethohet nga kodra relativisht të ulta, kurse nga ana veriperëndimore Tirana shtrihet mbi një zonë të rrafshët.
Në periferinë veriore kalon lumi i Tiranës. Disa kilometra më tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit. Para reformës administrative të 2014, sipërfaqja e qytetit të Tiranës ishte rreth 31 km², ndërsa sipërfaqja e gjithë rrethit ishte 1288 km² dhe përfshinte katër qendra: Tiranën, Vorën, Krrabën dhe Kamzën si dhe 150 fshatra. Pas reformës administrative bashkia e Tiranës u zgjerua në 1,110.03 km² ndërkohë që rrethet si njesi administrative u shkrinë. Tirana gjithashtu është pjesë e qarkut të Tiranës që ka një sipërfaqe prej 1,652 km² dhe përfshin pesë bashki : Tiranën, Kamzën, Vorën, Kavajën dhe Rrogozhinën.
Qendrën e Tiranës e përshkon përroi i Lanës i cili në grykëderdhje bashkohet me lumin Ishëm.
Në Tiranë mbizotëron një klimë nëntropikale-mesdhetare me rreshje dimërore dhe me temperatura mesatare vjetore në korrik + 24° Celsius dhe në janar +7° Celsius. Në vit bie 1 189 mm shi.
Regjistrimi i tokave të qytetit u bë nën pushtimin osman, në vitet 1431–1432. Më 1614 Sylejman Pasha, e ngriti në rangun e kasabasë duke ndërtuar një xhami, një hamam dhe një imaret. Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit.
Si kryeqytet i përkohshëm Tirana u shpall më 8 shkurt1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor1925. Në vitin 1990 Tirana numëronte vetëm 244.200 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjitha anët e tjera të vendit përdrejt kryeqytetit, të cilët shpresojnë të gjejnë aty punë dhe jetë me të mirë, e ka çuar popullsinë e Tiranës në mbi 1.000.000 banorë. Tirana, siç quhet dhe nga vendasit Zemra e Shqipërisë, është qyteti që lulëzon dhe zhvillohet më shpejt, ai është tepër ritmik dhe ofron mundësi të shumëllojshme aktiviteti jo vetëm për banorët vendas, por edhe atyre të huaj.
Kryeqyteti
Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtutetuese.
Në Historinë e Popullit Shqiptar, "Periudha e Pavarësisë" (28 nëntor1912 – 7 prill1939), në faqen 249 përmendet shpallja e Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese dhe miratimi i statutit apo kushtetutës republikane, në të cilat Tirana shpallet përfundimisht kryeqytet i Shqipërisë.
Në Tiranë, përkundrazi kundërshtimi i Esat Pashë Toptanit, hëpërhë ishte eleminuar, për sa kohë ai ishte kundërshtar i qeverisë së Durrësit. Veç kësaj Tirana ndonëse kishte një popullsi të barabartë me atë të Elbasanit, kishte kushte më të mira për organet qeveritare. Këtu kishte më tepër ndërtesa të mëdha, më tepër lokale publike, më tepër rrugë të gjera, më tepër hotele. Duke marrë parasysh këto faktorë, qeveria e Lushnjës mori vendim më 9 shkurt1920, që ta vendoste kryeqytetin e Shqipërisë përkohësisht në Tiranë, duke e lënë të hapur çështjen e vendosjes përfundimtare të kryeqytetit kur të mblidhej e para asamble kushtetuese. Me miratimin e të gjithë pjesëtarëve të Kongresit të Lushnjës, anëtarët e Këshillit të Lartë, së bashku me pjesëtarët e qeverisë dhe të Këshillit Kombëtar, hynë më 11 shkurt 1920 në Tiranë, fill pasi repartet e ushtrisë italiane ishin larguar nga qyteti dhe vendosur në Durrës. Banorët e Tiranës e pritën me entuziasëm hyrjen e organeve të larta shtetërore, në kryeqytetin e përkohshëm të Shqipërisë, të cilin asambleja kushtetuese e vitit 1925 e shpalli përfundimisht kryeqytet të saj. Sidoqoftë jeta e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë fillon më 11 shkurt1920.[9]
Etimologjia
Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë:
Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujërat nga malet përreth.
Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të malit të Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit të parë para lindjes së Krishtit, e cila mendohet të këtë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop (shek.VI), e quan kështjella e Tirkanit.
Tirana vjen nga Greqishtja e Vjetër Tyros (Τύρος) që do të thotë bulmet. Në fushën e Tiranës, bëhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.
Tirana ose Tirônë, siç quhet në dialektin e vendit, e ka origjinën nga mënyra se si thirreshin banorët e këtij vendi. Duke qenë se popullsia e vendosur në këtë territor vinte kryesisht nga malet e zonës përreth atëherë nga vendasit ato quheshin "Të rônë" (të rënë). Edhe sot, në gjuhën e përditshme, për familjet që vijnë nga zonat malore përdoret shprehja "kanë rënë (psh) në Durrës" (apo diku tjetër).[10]
Për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.
Arkeologjia
Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut "Partizani" në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambjenti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut "Partizani" zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhënë për transformimin në bazilikë paleokristiane të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve ’70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin "Mozaiku i Tiranës".[11]
Që nga tetori i vitit 2000 deri më 23 maj2011kryetar i bashkisë se Tiranës ishte piktori dhe lojtari i dikurshëm i basketbollit, si dhe për një kohë të shkurtër ministër i kulturës, rinisë dhe sportit, Edi Rama. Në tetor të vitit 2003 ai u rizgjodh sërish pas zgjedhjeve komunale. Paraardhësit e tij të viteve '90 ishin kryebashkiakët Sali Kelmendi (1992–1996) dhe Albert Brojka (1996–2000) të Partisë Demokratike (PD). Më 23 maj 2011 kryetari i ri i bashkisë u shpall Lulzim Basha një i diplomuar në një nga universitetet më të njohur të Europës i cili fitoi zgjedhjet e 8 majit 2011 ndaj ish kryetarit të Bashkisë, Edi Rama.
Këshilli Bashkiak zgjidhet për një periudhë 4-vjeçare. Mandati i këshilltarit është i vlefshëm nga koha që këshilltarët bëjnë betimin dhe e nënshkruajnë atë, deri në konstituimin e këshillit pasardhës. Mandati i këshilltarit pushon para afatit 4-vjeçar në rastet që parashikon neni 27, pika 4 (gërmat a, b, c, c, d, dh, e, ë) e ligjit 8652, dt.31.07.2000, Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore. Këshilltari që mbaron mandatin para kohe në përputhje me ligjin, lëshon një deklaratë me shkrim ku shpjegon arsyet përkatëse.[12]
Për zëvendësimin e tij komisioni i mandateve i paraqet Këshillit Bashkiak kandidatin e rradhës të listës shumëemërore të subjektit elektoral të cilit ai i përkiste duke ndjekur këtë rradhe pune:
Verifikon vlefshmërinë e mandatit
Harton procesverbalin dhe e lexon atë përpara këshillit
Organizon betimin e këshilltarit dhe nënshkrimin e tekstit prej tij
Në periudhën nga data e shpalljes së zgjedhjeve të rradhës deri në konstituimin e këshillit të ri, Këshilli Bashkiak ushtron funksione të kufizuara dhe merr vendime vetëm për raste të situatave emergjente.[12]
Komisionet
Këshilli Bashkiak i Tiranës përbëhet nga 55 këshilltarë. Ai ka 14 komisione të cilat janë:
Komisioni i Financave (7 anëtarë)
Komisioni Juridik (5 anëtarë)
Komisioni i Ekonomisë dhe Çështjeve Sociale (5 anëtarë)
Komisioni i Arsimit (5 anëtarë)
Komisioni i Shëndetësisë, Veterinarisë, Mbrojtjes së Mjedisit (5 anëtarë)
Komisioni i Shërbimeve Publike (5 anëtarë)
Komisioni i Rregullimit të Territorit (5 anëtarë)
Komisioni i Jashtëm (5 anëtarë)
Komisioni i Mandatave (5 anëtarë)
Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes civile (5 anëtarë)
Komisioni i Strehimit (5 anëtarë)
Komisioni i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (5 anëtarë)
Komisioni i Kontrollit Financiar (5 anëtarë)
Komisioni i Vlerësimit të Figurave të Shquara të Qytetit (7 anëtarë)
Gjatë periudhës janar-qershor 2010, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar 14 Vendime.[12][13]
Tiranës u përmend për herë të parë midis viteve 1372 dhe 1418 në dokumentet veneciane. Gjatë asaj kohe, ajo njihej si një fshat i vogël që përbëhej nga 60 zona të banuara, me rreth 1000 shtëpi dhe 7300 banorë. Marin Barleti (një historian dhe prift shqiptar nga Shkodra), Tiranë e Madhe dhe e Vogël. Në vitin 1583, qyteti kishte 110 zona të banuara me 2900 shtëpi dhe 20,000 banorë. Kur Sylejman Pasha themeloi qytetin në vitin 1614, ndërtimet e para në zonë ishin një xhami, një furrë dhe një hamam. Dy shekuj më vonë, kontrolli i qytetit u fitua nga familja fisnike Familja Toptani e Krujës dhe kishte vetëm 4000 banorë. Është vërejtur se dy lagjet më të vjetra ishin Mujos dhe Pazari, midis Sheshit Skënderbej dhe Rrugës së Elbasanit, në të dyja anët e lumit Lana. Në vitin 1820 popullsia e Tiranës ishte rreth 12.000 banorë. Pas Rënies se komunizmit në Shqipëri në vitin 1990, qyteti kishte rreth 250.000 banorë dhe që atëherë një fluks i madh nga pjesët e tjera të vendit e ka rritur popullsinë në 557,422 sipas censit të 2011, ndërkohë që rritja vazhdon dhe aktualisht.
Sipas Censit të 2011, përbërja fetare e bashkisë së Tiranës ishte 55.7% myslimane, 6.4% ortodokse, 5.4% katolike dhe 3.4% bektashi. Pjesa tjetër prej 29.1%, ishin kryesisht jofetarë (ateistë, agnostikë etj.) apo të padeklaruar.[21]
Kisha Katolike Romake përfaqësohet në Tiranë nga Kryepeshkopata e Tiranës dhe Durrësit, me Katedralen e Shën Palit, selinë e tanishme të prelatit. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shërbehet nga Kryepeshkopi i Tiranës në Katedralen e Ringjalljes.
Indeksi Fischer i Çmimit, i cili matet nga Banka e Shqipërisë, tregon që gjatë vitit 2020-2021, çmimet e banesave në Tiranë janë rritur me 12,3%. [22][23] Indeksi i Çmimit për Tiranën u rrit me 46,7% ndaj periudhës bazë (2013).[24]
Sipas Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve deri në Mars të vitit 2007 në Tiranë janë 64 subjekte të liçensuara për ushtrim veprimtarie turistike si agjenci turistike udhëtimi dhe 18 njësi akomoduese turistike të liçensuara. Tabela e mëposhtme jep të dhëna mbi klasifikimin e njësive akomoduese turistike të licencuara.
Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justinianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë. Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve.[26]
Barleti përmend Prezën si qyteza e Parthinëve. Fakti që e përmend Barleti tregon se ajo duhet të jetë ndërtuar para rrethimeve të Krujës dhe ndërtimi i saj duhet të jetë në fillim të shek. XV nga Topiasit të cilët ishin zotëruesit e kësaj zone.
Me sa kuptohet, braktiset në kohën e Gjon Kastriotit dhe vetë i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bënë disa riparime, ndërmjet të tjerave u ndërtua edhe një xhami.[27]
Tirana është qendra më e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur janë industria e lehtë dhe ushqimore si dhe industria ndërtimore, por edhe industria e ndërtimit të makinerive apo ajo e tekstileve dhe e përpunimit të qelqit. Si në të gjithë vendin ashtu edhe kryeqyteti i Shqipërisë ndodhet në një periudhë tranzicioni. Pas rrëzimit të diktaturës komuniste shumë vepra të dikurshme industriale kanë dalë pjesërisht jashtë përdorimit dhe nuk funksionojnë rregullisht. Por ndërkohë po merren masa të shpejta për rimëkëmbjen dhe vënjen sa më të shpejtë në punë të veprave ekzistuese dhe të reja. Shumica e popullsisë janë sot të punësuar në sektorin e tregtisë dhe atë të ndërtimit, në sektorin e shërbimeve publike, atë turistik dhe si punonjës të shtetit.
Tirana ndodhet rreth 40 km larg portit më të rëndësishëm të vendit, që ndodhet në Durrës. Qysh prej vitit 2000 dy qytetet lidhen me autostradë. Nga Tirana udhëtojnë përditë autobuzë për në qytetet më të rëndësishme të vendit. Autobusë të rinj, sipas të gjitha standardeve evropiane dhe me të gjitha kushtet e një shërbimi cilësor urban. Ashtu siç është premtuar, Bashkia e Tiranës fillon ndërhyrjen në mjetet e transportit publik si pjesë e paketës së masave të përmirësimit të shërbimit, hartuar në kuadër të strategjisë së transportit, në të cilën u konsiderua parësore përmirësimi i kushteve të komoditetit dhe të lëvizjes në shërbimin e Transportit Publik. E konsideruar si një revolucion i madh në standartet e transportit të Tiranës, ky rinovim do të shtrihet në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, me vënien në funksionim të autobusëve të niveleve më të larta bashkëkohore.
Në Rinas gjendet Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza", i cili është rreth 25 km larg nga Tirana. Linjat ajrore lidhin Tiranën direkt me metropolet e Evropës Perëndimore, Evropën Lindore dhe prej andej me mbarë botën. Qarkullimi rrugor vitet e fundit ka pasur nje rritje të jashtëzakonshme. Autobuzët, makina të shumta private dhe automjete të rënda transporti qarkullojnë në mbarë vendin. Perveç kësaj është planifikuar dhe ndërtimi i një linje hekurudhore, mbi të cilën do të qarkullojë treni ekspres nga Tirana për në aeroport dhe anasjelltas.
Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Ethem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelës dhe u përfundua më 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stërnipi i Sylejman Pashës. Për të punuan mjeshtërit më të mirë të Shqipërisë.
Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et’hem Beu rreth vitit 1821–1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një Sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 m. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.
Ura e Tabakëve (përballë Parlamentit) daton në shekullin XVIII.
Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.
Mali i Dajtit, në lindje të Tiranës është 1612 m i lartë.
Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.
Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe u përzunë nga Turqia.
Rruga e Durrësit është hapur me 1922 dhe quhej «Nëna Mbretëreshë». Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtepi e kopshte.
Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Aty, më 1 shtator1928Ahmet Zogu shpalli monarkinë.
Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët të njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.
Bulevardi «Dëshmorët e Kombit» është ndërtuar në vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi Skënderbej deri tek Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.
Monumenti i Skënderbeut i ngritur më 1968, është vepër e Odhise Paskalit në bashkëpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paço. Ai u vendos me rastin e 500 vjetorit te vdekjes së heroit kombëtar
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu Enver Hoxha u përurua më 1988. «Piramida» u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.
Ne shek. XVII, Tirana kishte reth 4000 banorë. Në vitin 1920 – 17.000 banorë. 1938 – 25.000 banorë.1945 – 40.000 banorë. 1990 – 250.000 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt Metropolit, e ka çuar popullsinë e Tiranës mbi 700.000 banorë.
^"Kryetari i Tiranës". Bashkia Tiranë. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2020. Marrë më 23 shtator 2020. {{cite web}}: Mospërputhje stampash kohore te |archive-date= / |archive-url=; sugjerohet 24 shtator 2020 (Ndihmë!)
^Day, Alan John (2002). East, Roger (red.). A political and economic dictionary of Eastern Europe (në anglisht). Routledge. fq. 567. ISBN9781857430639.
^Kiel, Machiel (2012) [1990]. Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912). Përkthyer nga Holta Vrioni. Stamboll: IRCICA. fq. 378. ISBN9789290632429.
^Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme;
asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Dokument Tirana1
^"Archived copy"(PDF). Arkivuar nga origjinali(PDF) më 2011-06-11. Marrë më 2011-05-23. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
^"Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2017. Marrë më 1 qershor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
^"Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2015. Marrë më 5 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)