Ishte i biri i Molla Mehmet beut të Petrelës, pinjoll i një familjeje me rëndësi në Tiranë me rrethina,[1] martuar me të bijën e Ahmet pashë Tiranës që kishte paraardhës Sylejman pashë Bargjinin.[2] I ati ishte kajmekam i Tiranës dhe bashkëpunëtor me Kara Mahmud Pashën e Bushatllinjve; pasi u vra më 1808, Tirana iu dha për t'u qeverisur rivalëve Toptanas dhe Et'hem beu u detyrua të largohej nga kasabaja. U vendos në Karaagaç, ku shërbeu si postmbajtës i dergjahutbektashi të Mustafa Fatih Babës.[3]
Pas vdekjes së Kapllan pashë Toptanit më 1818, valiu i Shkodrës, Mustafa “Sherifi” pashë Shkodrani, e emëroi Et’hem beun myteselim (kajmekam) të Tiranës. Si qeveritar i kasabasë, në vitin 1822 ndërtoi Kullën e Sahatit pranë xhamisë që mban emrin e tij në Tiranë. Më tej, më 1830 e përfundoi punimet dekorative të kësaj xhamie të themeluar nga i ati i tij (1793).[3]
^Kiel, Machiel (2012) [1990]. Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912). Përkthyer nga Holta Vrioni. Stamboll: IRCICA. fq. 403. ISBN9789290632429.
^ abKrasniqi, Nehat (2017) [2013]. Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale prej shekullit XVIII deri në fillimet e Rilindjes Kombëtare. Prishtinë: Instituti Albanologjik. fq. 413–414. ISBN9789951240550.
Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!