Lumi i Erzenit është një lumë në Shqipërinë e Mesme, i gjatë 108 km, dhe me prurje rreth 102 l/sek. Pellgu i lumit Erzen është 760 km2
Përshkrimi
Erzeni buron nga Mali me Gropa, në një lartësi ~ 1200 m mbi nivelin e detit, 25 km në lindje të Tiranë, pranë Shëngjergjit dhe derdhet në Gjirin e Lalëzit, në veri të Durrësit.
Albanologu dhe eksploratori Hahn kur kaloi në këtë zonë i mbështetur nga si i tregoi Imam Elmaz Efendiu i Shëngjergjit kumton që Erzeni ka dy burime, prej të cilave burimi jugr ndodhej në fshatin e Shëngjergjit, ndërsa burimi verior në Shëmëri. Të dy burimet njësoheshin në Shëngjin.[1]
Në zonën e sipërme të rrjedhës së tij, Erzeni ka gërryer një shtrat të ngushtë në shkëmb, dhe më pas deri në afërsi të Tiranës ka një shtrat me zhavorr, që i le vendin një shtrati më të ngushtë e më baltor pasi i afrohet Durrësit.