Spitali Ushtarak në Tiranë

41°20′35″N 19°47′43″E / 41.34292°N 19.79519°E / 41.34292; 19.79519

Spitali i Përgjithshëm Ushtarak (sot Spitali Ushtarak Qendror Universitar), një ndër përkujdesjet e para të Mbretërisë Shqiptare, u themelua dhe nisi rrugëtimin e tij prestigjioz në nivel kombëtar më 26 shtator 1929.

Historia

Vlera e përgjithshme e investimit fillestar në 1929 arrinte shifrën 548 894 88 franga ari, një shumë e madhe për kohën. Themelimi i këtij spitali lidhet ngushtë me emrin e madh të mjekësisë shqiptare, nënkolonel dr. Jani Basho, drejtori i parë i tij në vitet 1929–1935, njëherësh themelues i spitaleve qendrore të Shqipërisë: Spitalit Civil, sot spitali nr.1, dhe atij Ushtarak, sot spitali nr.2 (Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”). Jani Basho do t’i sillte nga zemra e Europës, pikërisht nga Vjena, projektet e këtyre spitaleve – vepra të arkitektit vjenez Kohler. Atje ai kishte kryer edhe studimet në fushën e mjekësisë, ku qe lauruar me medalje të artë si fitues i vendit të parë në Fakultetin e Mjekësisë te Universitetit te Vjenës dhe i cilësuar “Unicus Medicus Doktor” (mjek i veçantë). Spitali i Përgjithshëm Ushtarak ishte mjaft i bukur dhe modern për kohën, funksionoi si i tillë deri më 1957, në harmoni dhe afër me Spitalin e Përgjithshëm Civil. Në vitin 1957 Spitali Ushtarak u transferua dhe u vendos aty ku është aktualisht, në Laprakë.

Referime

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!