Kategoria Superiore 2015-2016 është sezoni i 77të Zyrtar, ose i 80të i Kategorisë Superiore të futbollit në Shqipëri. (përfshirë dhe 3 kampionatet ende të pa njohura zyrtarisht të kohës së Luftës)[1]. Sezoni filloi në gusht, 2015 dhe mbaroi në 18 Maj, 2016. Kategoria Superiore këtë sezon ka 10 skuadra pjesëmarrëse të cilat luajnë në katër faza.
KS Skënderbeu fituan titullin e 7të në përfundim të sezonit. Me vendim të Komisionit të Etikës, klubit KF Skënderbeu iu hoq titulli kampion pas akuzave nga UEFA për trukim ndeshjesh. [2] Gjithsesi, pas vendimit më të fundit të UEFA-s, titulli i hequr iu rikthye.
Ashtu si dy sezonet e fundit, sezoni 2015-2016 i Kategorisë Superiore është me 10 skuadra ndërsa luhet në katër faza, me sistem dyfish vajtje-ardhje (36 ndeshje në total).
Dy skuadrat që në përfundim të sezonit renditen në vendet 9 dhe 10 zbresin direkt nga Kategoria Superiore. Nuk ka ndeshje play-off.
Tetë skuadra nga sezoni i kaluar i Superligës dhe dy të adhura nga Kategoria e Parë: Tërbuni dhe Bylis; luftojnë për tri trofetë e mundshëm: kampionatin, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, si dhe për katër vendet që të çojnë në kompeticionet evropiane, ekipi kampion në Ligën e Kampioneve dhe tre në Ligën e Evropës (vendet 2-3 dhe fituesi i Kupës së Shqipërisë).
Në këtë edicion marrin pjesë gjashtë ekipe, që të paktën e kanë fituar një herë titullin kampion: Tirana (24), Partizani (15), Vllaznia (9), Skënderbeu (6), Flamurtari (1) dhe Teuta (1).
Në Kategorinë Superiore 2015-2016 luhet në katër faza, me sistem dyfish vajtje-ardhje (36 ndeshje). Faza e parë dhe e dytë shfaqen bashkë më poshtë.
Redaktuar më 2 Nëntor 2015
Redaktuar më 21 Shtator 2014
{{cite web}}
|language=
1911 · 1930 · 1931 · 1932 · 1933 · 1934 · 1935 · 1936 · 1937 · 1939 · 1940 · 1942 · 1945 · 1946 · 1947 · 1948 · 1949 · 1950 · 1951 · 1952 · 1953 · 1954 · 1955 · 1956 · 1957 · 1958 · 1959 · 1960 · 1961 · 1962–63 · 1963–64 · 1964–65 · 1965–66 · 1966–67 · 1968 · 1969–70 · 1970–71 · 1971–72 · 1972–73 · 1973–74 · 1974–75 · 1975–76 · 1976–77 · 1977–78 · 1978–79 · 1979–80 · 1980–81 · 1981–82 · 1982–83 · 1983–84 · 1984–85 · 1985–86 · 1986–87 · 1987–88 · 1988–89 · 1989–90 · 1990–91 · 1991–92 · 1992–93 · 1993–94 · 1994–95 · 1995–96 · 1996–97 · 1997–98
1998–99 · 1999–00 · 2000–01 · 2001–02 · 2002–03 · 2003–04 · 2004–05 · 2005–06 · 2006–07 · 2007–08 · 2008–09 · 2009–10 · 2010–11 · 2011–12 · 2012–13 · 2013–14 · 2014–15 · 2015–16 · 2016–17 · 2017–18 · 2018–19 · 2019–20 · 2020–21 · 2021–22 · 2022–23 · 2023–24 · 2024–25