KF Vllaznia

KF Vllaznia Shkodër
Emri i plotëKlubi i Futbollit Vllaznia
Pseudonimi(et)Kuq e Blutë
Djepi i Futbollit Shqiptar
Themeluar16 shkurt 1919; 105 vite më parë (1919-02-16)
si Shoqëria Sportive Vllaznia
StadiumiStadiumi Loro Boriçi,
Shkodër, Shqipëri
Kapaciteti16,022[1]
PresidentiAlban Xhaferi
TrajneriQatip Osmani
LigaKategoria Superiore
2023–244të
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Klubi i futbollit Vllaznia Shkodër është një klub futbollistik shqiptar me seli në qytetin e Shkodrës. Stadiumi ku ata luajnë ndeshjet si vendas quhet Stadiumi Loro Boriçi, i quajtur kështu në nder të ish lojtarit të klubit Loro Boriçi. Vllaznia konkuron në Kategorinë Superiore.

Historia

Topi i rrumbullakët është filluar të duket në kryeqendren e Veriut të Shqipërisë në fillim të shekullit të kaluar ndërsa futbolli në Shkodër si datë të fillimit të të luajturit, ka vitin 1908. Në atë vit një prift maltez, At Gut Ruter solli topin e parë të vërtetë të futbollit dhe ky moment konsiderohet si ai i nisjes së futbollit në Shqipëri.

Në vitin 1913 do të organizohej në Shkodër një ndeshje futbolli. Ajo ka hyrë në histori edhe si ndeshja e parë miqësore ndërkombëtare e futbollit në mes skuadrës vendase “Indipendenca” dhe një formacioni austro- hungarez që përbëhej nga pjestarë të ushtrive të këtyre vendeve që atë kohë kishin pushtuar qytetin. Për herë të parë ky takim zhvillohet sipas rregullores së kohës për 90 minuta, të ndarë me nga dy pjesë nga 45’. Skuadra “Indipendenca” përbëhej nga 11 lojtarë, kapiteni I të cilëve ishte Palok Nika. Këtij takimi iu ba një jehonë e madhe edhe në shtypin e huaj teksa u pasqyrua në gazeta të ndryshme të Europës. Futbolli do të vazhdohej të luhej në këtë mënyrë deri në vitin 1919 kur do krijohej shoqënia “Vllaznia”, e para edhe kjo në Shqipëri duke i shtuar qytetit të Shkodrës një tjetër krenari.

KS Vllaznia është klubi shqiptar i futbollit nga Shkodra, themeluar më 16 shkurt 1919. Cilësohet si "Djepi i Futbollit Shqiptar" për faktin se eshte ekipi më i vjetër në Shqipëri. Më 1929 klubi ndryshon emrin dhe quhet Bashkimi Shkodran dhe në 1930 debuton në ligën kombëtareShqipërisë. Klubi rimerr emrin e vjetër më 1935. Emri i klubit do të ndryshojë edhe dy herë të tjera. Në 1950 klubi u quajt Shkodra ndërsa në 1951 mori emrin Puna Shkodër. Ndërsa që nga viti 1958 e deri më sot në skenën e futbollit është i njohur nën emrin me të cilin u themelua, KS Vllaznia.

Kampionati i vitit 1940

Përgjatë periudhës 1939-1942, FSHF organizoi tre kampionate, 1939, 1940 dhe 1942.[2][3][4][5][6][7][8] Në bazë të gjithë informacioneve të detajuara nëpër vite me rradhë nga historianë shqiptarë dhe të huaj, ish-lojtarë dhe veteranë që i kanë jetuar këto evenimente, ka një evidencë të qartë që provon ekzistencën e këtyre kampionateve në atë kohë, sikurse dhe tre trofe të dhëna nga vetë zyrtarë të FSHFsë. Të mos harrojmë që Kampionati i 10të Kombëtar, ka pasur një pjesëmarrje mbarëkombëtare - e para dhe e vetmja deri më sot që ka përfshirë skuadra nga të dy vendet, Shqipërinë dhe Kosovën. Vllaznia kanë fituar një nga këto kampionate, Kampionatin e 9të Kombëtar, 1940 ndërsa KF Tirana kanë fituar Kampionatin e 8të Kombëtar, 1939 & Kampionatin e 10të Kombëtar, 1942. Këto evenimente e ndryshojnë numrin e trofeve të kampionateve të fituara nga këto dy skuadra, në përkatësisht 10 dhe 26 kampionate deri më sot.

Pas vitesh heshtje, më në fund FSHF vendosi të emërojë një komision të përbërë nga 5 anëtarë, i cili duhej të siguronte prova dhe evidenca të mjaftueshme për këtë qëllim. Pasi një sasi e konsiderueshme provash u siguruan nga ky komision, Federata caktoi Asamblenë e Përgjithshme që u mbajt në shkurt, 2013, për shqyrtimin e njohjes zyrtare të këtyre 3 kampionateve.[9] Në mbledhjen e saj Asambleja, edhe pse pranon se këto 3 kampionate janë luajtur korrektësisht dhe drejtësisht në fushën e lojës, sipas tyre nuk mund të quhen legjitime dhe nuk mund të njihen sepse nuk janë organizuar nga Federata por nën Regjimin Fashist.[10]

Vetëm pas krijimit të shoqnisë “Vllaznia”, do të fillojnë të organizohen edhe takime me skuadra të qyteteve të tjera. Takimet mes Vllaznisë dhe SK Tiranës kthehen në një traditë madje shkodranët nuk mbesin me kaq sepse organizojnë ndeshje të shumta miqësore edhe me ekipe të Malit të Zi. Rrjedhojë e këtij zhvillimi të futbollit, doli si domosdoshmëri edhe krijimi i Federatës Sportive Shqiptare më 6 qershor 1930, që njihet ndryshe edhe si data e themelimit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Me krijimin e kësaj federate, do nisnin menjëherë kampionatet kombëtare, po atë vit.

  • Në vitet 30’, Vllaznia do të merrte pjesë rregullisht në kampionatet kombëtare të futbollit, që nisin të organizohen në vend. Madje është ndër protagonistet kryesore në të shtatë kampionatet që zhvillohen teksa në shumë prej tyre renditet nënkampione. Në 7 kampionatet që janë zhvilluar para luftës, kanë spikatur emra të tillë futbollistësh si Muhamet Halili, Qazim Dervishi, Hil Staka, Paç Koliqi, Pjetër Gjoka, Kin Bushati, Myzafer Pipa, Ali Paçrami, Rexhep Krasniqì, Ibrahim Dizdari, Asim Golemi, Reshit Rusi, Feti Dizdari, Zef Hila etj.
  • Në vitet ’40, sërish skuadra shkodrane do të shfaqej pretendente dhe madje do ta niste mbarë. Që në kampionatin e parë të Pasluftës, më 1945, ajo do shpallej kampione e vendit, sukses që do ta përsëriste edhe një vit më vonë. Emrat e atyre viteve janë të gjithë të bujshëm. Duke nisur nga Loro Boriçi, për të vazhduar me Dodë Tahirin, Muhamet Dibrën, Prek Gjeloshin, Beqir Osmanin, Muc Koxhjen, Ernest Halepjanin, Xhelal Jukën, Pal Mirashin, Zyhdi Barbullushin, Bimo Fakjen, Xhevdet Shaqirin, Met Vasinë, Latif Alibalin, Adem Smajlin, Pal Mirashin, Isuf çobën, Shaban Abdinë, Mustafa Nehanin etj.
  • Në Vitet ’50 nuk do kishte trofe per rrjedhoje eshte gje jo e mirë që sportistë të tillë si Shefki Boshnjaku, Kol Gjoni, Qemal Cungu, Shuajp Keraj, Zyhdi Bakalli, Ali Tepelija, Lutfi Laçja, Ali Kullolli, Beqir Cungu, Buto Smaja, Daut Shkreli, Qamil Medja, Fejzi Rrjolli, Alush Bakalli, Esat Bushati, Zija Halluni, Shuajp Preza e ndonjë tjetër, e nisën dhe e mbyllën karrierën e tyre pa fituar një trofe.
  • Në vitin 1965 gjërat fillojnë të lëvizin. Një brez I talentuar lojtarësh që po I vinte Shkodrës do t’I jepte asaj Kupën e Shqipërisë. Protagonistë të këtij suksesi ishin Paulin Ndoja, Frederik Çapaliku, Sadetin Zmijani, Ramazan Rragami, Nikoll Gjergji, Kol Gjoni, Esat Rakiqi, Hajrullah Lekaj, Osman Djepaxhia, Menduh Dedja, Selami Dani, Sabah Bizi, Halil Puka, Lekë Koçobashi, Mehdi Milla, Jonuz Teli, Zija Dani, Bep Çefa, Zyhdi Basha, Xhevdet Basha, Esat Egerçi, Ramadan Komi e Pjetër Dushaj të drejtuar nga trajneri tiranas Skënder Jareci.
  • Në vitet ’70 do të kemi mbase periudhën më të ndritshme të futbollit shkodran. Ka qenë një dekadë e mbushur me suksese dhe trofe. Si asnjëherë tjetër. Në vitin 1972 Vllaznia do fitonte kupë e kampionat njëherazi, gjë që nuk e kishte bërë asnjëherë më parë asnjë skuadër tjetër shqiptare. Për të vazhduar me kampionatin sërish më 1973 dhe 1978 dhe pastaj kupën më 1979. Plot 5 trofe për Shkodrën dhe futbollin shkodran. Meritë kjo e padiskutueshme e një brezi të talentuar me emra të tillë si Ramazan Rragami, Sabah Bizi, Medin Zhega, Paulin Ndoja, Lekë Koçobashi, Hajrullah Lekaj, Esat Rakiqi, Halil Puka, Rauf Çanga, Millan Vaso, Ismet Hoxha, Suad Durraj, Seit Çanga, Çesk Ndoja, Zyhdi Basha, Viktor Plumbini të cilët më vonë do pasoheshin nga të tjerë si Lutfi Basha, Ahmet Meta, Fatmir Axhani, Fatmir Lugji, Genc Boshnjaku, Astrit Hafizi, Luan Vukatana, Ferid Borshi, Ardian Arra, Selman Gruda etj. Mbi të gjitha meritën më të madhe në këtë periudhë suksesesh e ka ideatori I këtyre trofeve. Ai është trajneri Xhevdet Shaqiri, njeriu që duke e drejtuar këtë skuadër në pankinë, ka fituar më shumë se çdokush tjetër.
  • Në vitet ’80, do vazhdojnë sukseset. Do ketë sërish trofe, teksa merren dy kupa në vitet 1981 dhe 1987 si dhe titullin kampion më 1983. Të tjerë sportistë e trajnerë kanë dalë në skenë në këtë dhjetëvjeçar. Janë edhe Gjergji Kushe, Hysen Dedja, Bep Pali, Fatbardh Jera, Nikolin Thana, Fatmir Paçrami, Roland Luçi, Ferid Rragami, Hysen Zmijani, Ardian Bushati, Fasli Fakja, Viktor Briza, Kujtim Shaba, Arvid Hoxha, Isak Pashaj, Ilir Kepaj, Agron Lika, Lulëzim Bërshemi, Arjan Laçja, Astrit Semaj, Fejzi Shkenza. Trajnerë në këto suksese janë Ramazan Rragami, Medin Zhega, Esat Rakiqi e Astrit Hafizi.
  • Në vitet ’90, Vllaznia do ta nisë mbarë. Merr titullin në vitin 1992 dhe protagonistë janë edhe emra të rinj kampionësh si Avenir Dani, Çlirim Basha, Zamir Shpuza, Astrit Premçi, Alban Noga, Azis e Bujar Gruda, Ramiz Bisha, Edmir Bilali, Ilir Keçi, Gjergj Fishta, Altin Halili, Dritan Nako, Vladimir Gjuzi etj.

Vllazninë është kampione edhe në vitin 1998 e më pas edhe në vitin 2001. Kuptohet me kontributin e madh të futbollistëve të tillë si Armir Grima, Vioresin Sinani, Edi Martini, Astrit Premçi, Alban Noga, Suad Lici, Luan Zmijani, Ilir Ymeri, Altin Xhahysa, Armando Cungu, Luan Jahja, Gjergj Shllaku, Shpetim Gruda, Alban Volumi, Ilir Dibra, Safet Osja, Edi Kraja, Ermal Dervishi, Brikeno Bizi, Kreshnik Osmani, Pjerin Martini, Arion Mustafa, Gaspër Ndoja, Oltion Osmani, Millosh Kërstaiç, Amarildo Belisha, Elvis Plori, Dorian Bylykbashi, Klodian Duro, Saimir Patushi, Albert Kaçi, Asim Gjokoviç e Elvin Beqiri. Trajnerët e këtyre dy sukseseve do ishin Hysen Dedja dhe malazezi Dervish Haxhiosmanoviç. Pa lënë aspak mënjanë edhe dy superkupat e fituara në vitet 1998 dhe 2001.

  • Ndërkohë Vllaznia nën drejtimin e presidentit Valter Fushaj, do t’I dhuronte pas plot 21 vjetësh Shkodrës Kupën e Shqipërisë. Ndodhi pikërisht në sezonin 2007-08, teksa kuqeblutë triumfuan ndaj Tiranës në finalen e Elbasanit. Trajner është sërish Haxhiosmanoviç ndërkohë që në fushë përveç emrave të njohur si Grima, Sinani, Lici, Osja, Kotrri, do ishin edhe emrat e tjerë të rinj si ato të Admir Telit, Sasha Delain, Albert Kaçi, Xhevahir Sukaj, Gilman Lika, Edmond Doçi, Ilir Nallbani, Marenglen Kapaj, Erion Hoti, Nevian Cani .Në sukseset e viteve të fundit, natyrisht që nuk mund të lihet pa u përmendur edhe kalimi tre vite rradhazi i një turi në Kupat e Europës nga ekipi i Vllaznisë, gjë që se ka bërë asnjë ekip tjetër shqiptar.
  • Kjo është një histori e shkurtër e skuadrës kuqeblu në 94 vite të formimit të saj por sigurisht që brezi aktual dhe ata që do vijnë më pas, do ta pasurojnë edhe më tepër muzeun e trofeve të futbollit shkodran. 9 titujt kampion, 6 kupat e Shqiperise dhe 2 Superkupat, me shume siguri kane per t'u pasuar edhe nga shume te tjera.

Vitet e fundit

Në maj 2018, pavarësisht fitores me goleadë 5–1 kundër SkënderbeutKorçë, Vllaznia nga kategoria për herë të parë pas 60 vitesh,[11] kjo edhe për shkak të fitores së KamzësStadiumin Selman Stërmasi ndaj Partizanit.[12] Megjithatë, ekipi, i përbërë shumica me lojtarë vendas, reagoi shpejtë, dhe në prill 2019 siguroi matematikisht fitimin e Grupit A në Kategorinë e Parë çka solli edhe rikthimin në elitë pas vetëm një sezoni.[13]

Sukseset

KF Vllaznia janë 9 Herë Kampionë të Shqipërisë në futboll, kanë fituar 7 Herë Kupën e Republikës. KF Vllaznia kanë këtë pjesëmarrje në kupat Europiane: 3 herë kanë marrë pjesë në Kupën e KampionëveEvropës, 3 herë në Kupën UEFA , 2 herë në Kupën Intertoto, 2 herë në Kupën e Kupave dhe tri herë në Kupën Ballkanike.

Sukseset kombëtare

Kampionati Kombëtar

KF Vllaznia janë 9 Herë kampionë të Ligës Superiore në vitet:


Përbërja e ekipit kampion
Viti Lojtarët
1945 Tahiri, Gjeloshi, Osmani, Dibra, Koxhja, B.Fakja, Smajli, Halepiani, Juka, Vasija, Z.Barbullushi, Abdija, Alibali, Nehani, Boriçi, E.Boletini, Shaqiri.
Trajner: I. Dizdari. |-
1946 Tahiri, Gjeloshi, Osmani Dibra, Helepiani, Koxhja, Alibali, Smajli, Mirushi, Ademi, Barbullushi, Boriçi, Fakja, Shaqiri, E.Boletini.
Trajner: I. Dizdari.
1972 Z. Ndoja, Z.Basha, Duraj, Lekaj, M.Dedja, Rragami, Bizi, R.Çanga, Rakiqi, Hoxha, Ç. Ndoja, Zhega, Plumbini, Puka, Koçobashi, Dani.
Trajner: Xh. Shaqiri.
1974 Sukaj, Meta, Z.Busha, R. Ragami, Lekaj, Dedja, Duraj, Bizi, Ç. Ndoja, Hoxha, Zhega, Puka, S. Çanga, R.Çanga, Mani, L.Basha, Koçobashi.
Trajner: Xh. Shaqiri.
1978 Boshnjaku, Sukaj, L.Basha, Bizi, S. Çanga, E. Hafizi, Duraj, Vaso, Gurori, F. Ragami, Vukatana, A. Hafizi, Arra, S. Gruda, Borshi, Paçrami, Zhega, Axhani.
Trajner: Xh. Shaqiri
1983 Kushe, Boshnjaku, Sukaj, Zmijani, Shaba, S. Çanga, Pali, H. Dedja, F. Ragami, Jera, A. Hafizi, Vukatana, Fakja, S. Gruda, Paçrami, Borshi, Driza, Bushati, Golemi, Pashaj.
Trajner: R. Ragami
1992 Dani, Nako, H. Dedja, Pashaj, Shpuza, Noga, Ç. Basha, Premçi, Bushati, A. Gruda, B. Gruda, Billa, Ymeri, Tepelia, Bisha, Hoxha, Lika, Martini, Keçi, Filipi.
Trajner: A. Hafizi
1998 Grima, Mustafa, P. Martini, A. Noga. I. Dibra, L. Zmijani, I. Ymeri, S. Lici, S. Osja, K. Osmani, Gj. Shllaku, A. Xhahysa, A. Premçi, A. Cungu, E. Kraja, S. Gruda, F. Volumi, L. Jahja, V. Sinani, E. Muçiçi.
Trajner: H. Dedja
2001 Kërstaiç, Osja, Beqiri, D.Osmani, Zmijani, Gjokoviç, Camaj, Duro, Patushi, Belisha, Bylykbashi, Sinani, Lici, Martini, Kotrri, Kaçi, Jahja, Doçi, Ndoja,Teli, K.Osmani, Plori, Mustafa, S.Marash, Hasani,
Trajner: D.Haxhiosmanoviç

Kupa e Shqipërisë

KF Vllaznia janë 7 Herë fitues të Kupës së Shqipërisë në vitet: 1965, 1972, 1979, 1981, 1987 , 2008 dhe 2020-2021

Superkupa e Shqipërisë

KS Vllaznia janë 2 Herë fitues të Superkupës në vitet: 1998, 2001.

Referime

  1. ^ "World Stadiums – Stadiums in Albania" (në anglisht). World Stadiums. Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2017. Marrë më 30 korrik 2010.
  2. ^ "RSSSF". Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2023. Marrë më 23 dhjetor 2012.
  3. ^ http://en.wikipedia.org/wiki/KF_Tirana#1930s_and_World_War_2
  4. ^ "Giovanni Armillotta: "Drejt njohjes së tre Kampionate Kombëtare të Luftës: 1939, 1940 dhe 1942"". Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2018. Marrë më 23 dhjetor 2012.
  5. ^ KF Tirana Info
  6. ^ "Fanatics' House • Shiko temën - Kampionatet e kohës së Luftës II Botërore". Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2013. Marrë më 23 dhjetor 2012.
  7. ^ "FutbolliShqiptar.net - Lajme: Tirana kerkon dy titujt e Luftes". Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2012. Marrë më 23 dhjetor 2012.
  8. ^ "Letër drejtuar Z.Mero Baze". Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2012. Marrë më 23 dhjetor 2012.
  9. ^ "Do të njihen Kampionatet e Luftës". Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2012. Marrë më 23 dhjetor 2012.
  10. ^ "AFA's General Assembly: Kampionatet e Luftës nuk njihen nga Asambleja". Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2014. Marrë më 23 maj 2013.
  11. ^ "Goleada më e hidhur në histori, Vllaznia bie nga kategoria!". Top-Channel.tv. 23 maj 2018. Marrë më 15 prill 2019.
  12. ^ "Vllaznia bie nga Superiorja, mbijeton Kamza, Partizani pa Evropë (Video)". Konica.al. 23 maj 2018. Marrë më 21 qershor 2018.[lidhje e vdekur]
  13. ^ ""Djepi i futbollit" rikthehet në elitë, Vllaznia hipotekon Superligën". BalkanWeb.com. 14 prill 2019. Marrë më 15 prill 2019.

Lidhje të jashtme

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!