Në vitet e tij të rinisë, Josa e përshtati veten e tij si mbrojtës dhe mesfushor sulmues. Gjatë Kampionatit Evropian nën-18 të vitit 1982 që u zhvillua në Finalndë, Josa arriti të shënojë gol në humbjen 1–3 kundër Holandës, gjë që e skualifikoi Hollandën, në një ndeshje ku Marco van Basten ishte i pranishëm.[3]
Gjatë 1984 Kampionatit Evropian U–21, goli i tij bëri që Shqipëria të barazonte kundër Gjermanisë Perëndimore, gjë që ishte një faktor përcaktues në kualifikimin e Shqipërisë në çerek–finale, duke eleminuar Gjermaninë Perëndimore, Turqinë dhe Austrinë [3]. Pas kësaj ndeshje Josa u nderua me titullin "Mjeshtër i Sportit".[4]
Me kombëtaren e të rriturve gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 1986, ai shënoi golin me kombëtaren që rezultoi të ishte goli i fitores i Shqipërisë në ndeshjen kundër Belgjikës.[3]
Golat me kombëtaren
Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren shqiptare.
Në gusht 2012, ai u vendos si trajneri i ri i Skënderbeut dhe që nga ajo kohë ka fituar dy herë kampionatin respektisht në sezonet 2012–13 dhe 2013–14. Ai gjithashtu ka fituar dy herë edhe Superkupën e Shqipërisë respektivisht në vitet 2013 dhe 2014.
Jeta personale
Josa është djali i mjekut te shquar,Shyqyri Josa,i cili u nda nga jeta para pak kohesh.