Universiteti i Prizrenit është universiteti i dytë publik në Kosovë, me seli në Prizren dhe i cilësuar si universitet ndërkombëtar që pranon studentë perveç nga Kosova edhe nga vendet e rajonit.
Universiteti “Ukshin Hoti” me seli në Prizren, është themeluar me vendimin nr. 01/87 të Qeverisë së Republikës së Kosovës më datën 09.10.2009 si universiteti i dytë publik në Republikën e Kosovës i cili filloi me gjeneratën e parë të studentëve më 01.10.2010.
Kuvendi të Republikës së Kosovës më 30.05.2013 miratoi Statutin e Universitetit “Ukshin Hoti” me seli në Prizren.
Universiteti “Ukshin Hoti” me gjashtë njësitë akademike që ka aktualisht ofron studime në ciklin Baçelor dhe Master ndërsa në bazë të statutit i njëjti mund të organizoj edhe studime doktorale. Përveç Studimeve në gjuhën mësimore shqipe Universiteti ofron studime edhe në gjuhën mësimore turke dhe boshnjake.
Universiteti trashëgon përvojën e ish Shkollës së Lartë Pedagogjike, që funksionon nga tetori i vitit 1961, më vonë si Fakultet i Edukimit dega në Prizren, tani Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren.
Qyteti i Prizrenit, seli e këtij universiteti, me ligjin nr. 06L/-012 neni 4 pika 2 është shpalluar Kryeqyteti historik i Republikës së Kosovës, i cili njihet normalisht përveç për historikun e tij të pasur po ashtu edhe për multi etnicitet dhe trashëgimi e kulturë jo vetën në Republikën e Kosovës por edhe me gjerë.
Qyteti i Prizrenit po ashtu është qyteti i dytë më i madh pas Prishtinës, i cili në bazë të statistikave është qyteti më i vizituar në vend, shtrihet në pjesën jugore të Republikës së Kosovës, duke qenë qyteti më i afërt me Republikën e Shqipërisë për shtetasit e të cilit ky qytet por edhe universiteti “Ukshin Hoti” janë mjaft joshës dhe atraktiv.
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren (UPZ) ka nisur punën në vitin 2010 pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelim. Selia e Universiteti është në Prizren, njëri nga qytetet më të lashta të Kosovës. UPZ-ja është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1.700, ndërsa në vitin 2023 numri i studentëve është rreth 3000 studentë aktiv. Universiteti është i akredituar që nga viti 2010. Momentalisht Universiteti ofron studime në ciklin Baçelor dhe Master.[1]
Misioni dhe Vizioni
Misioni
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, është institucion akademik e konkurrues i orientuar në ofrimin e edukimit cilësor duke zhvilluar kërkime shkencore dhe duke kontribuar në inovacion, në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe komunitetit ku vepron në nivel lokal, kombëtar dhe më gjerë.
Vizioni
Universiteti ndërton vizionin duke u mbështetur në parimin e vlerave edukativo-kërkimore, përparësive krahasuese të diversitetit etnik, gjuhësor dhe kulturor, me qëllim të krijimit të një qendre të ekselencës akademike e cila do t’i shërbejë studentëve, hulumtuesve dhe shoqërisë në fushat e TI, agrobiznesit dhe mjedisit, menaxhmentit dhe administrimit të biznesit, drejtësisë, gjuhësisë dhe edukimit.
Fakultetet dhe Programet e ofruara
Nr.
Fakulteti / Programet e studimit
Niveli
ECTS
I. Fakulteti Ekonomik
1.
Administrim Biznesi
BSc.
180
2.
Biznes Ndërkombëtar
BSc.
180
3.
Administrim Biznesi
MSc.
120
II. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
4.
Teknologji Informacioni dhe Telekomunikimi
BSc.
180
5.
Teknologji Informacioni dhe Telekomunikimi (Boshnjake)
BSc.
180
6.
Teknologji Informacioni dhe Telekomunikimi (Turke)
Doktoraturës - Ph.D. (Planifikohen të organizohen në të ardhmen)
Kampusi universitar
Universiteti i Prizrenit është i angazhuar për të mbështetur të gjithë studentët e tij. Zyra e shërbimeve studentore mbikëqyr shumë prej ngjarjeve si janë: shërbimet, programet dhe iniciativat që zhvillohen në Universitetin e Prizrenit.[2]