Kështjella e Epërme ose Kalaja e Vashave (serbokroatisht: Bistrički Višegrad, turqisht: Kiz Kalesi) është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "trashëgimi arkeologjike", i miratuar me numër 1583/48.
Historiku
Kështjella e Epërme ose Kalaja e Vashave (e njohur në burimet sllave edhe si Vishegradi) gjendet në Kompleksin e Lumbardhit, e vendosur në një lartësi prej 12m dhe me një sipërfaqe prej 75 m² në formë katrori.[2] Përbëhet prej 4 kullave, 3 nga të cilat janë të njëjta e më të vogla, kurse ajo e hyrjes është më e madhe dhe dykatëshe. Këtu është zbuluar edhe Kisha e Shënkollit. Kështjella është shumë më e hershme se Manastiri i Kryeengjujve dhe ka lidhje kronologjike me Kalanë e Prizrenit. Është përdorur edhe në kohën osmane, si stacion i batalioneve të ushtrisë. Sipas legjendave këtu janë vendosur vajzat që kanë qenë në shërbim të ushtrisë osmane, dhe për këtë edhe quhet “Kalaja e Vashës” (turqisht: Kiz Kalesi), prandaj në literaturë mund ta gjejmë edhe me emrin Kiz Kalesi.[3]
^"Kulturë". Sharri Region. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2019. Marrë më 17 maj 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)