Universiteti "Haxhi Zeka" është një institucion publik i arsimit të lartë i cili ndodhet në qytetin e Pejës.
Fillet e arsimit të lartë në Pejë datojnë që nga viti 1960 atëherë kur me vendimin e Këshillit Ekzekutiv të KSAK ishte themeluar Shkolla e Lartë Ekonomike – Komerciale në Pejë. Fillimisht shkolla kishte vetëm Seksionin e Afarizmit Komercial në Ndërmarrje dhe një numër të vogël mësimdhënësish. Në vitin e parë të studimeve 1960/61 ishin të regjistruar 120 studentë.
Nga Shkolla e Lartë Ekonomike dolën disa mijëra ekonomistë nga Kosova dhe nga trojet tjera etnike shqipatare (Maqedonia, Mali i Zi, Serbia etj.). Ky numër i ekonomistëve më së miri shpreh kontributin e shkollës që e dha për ekonominë e Kosovës dhe për të gjitha trojet shqiptare. Zhvillimi historik i këtij institucioni mund të periodizohet kështu:
Në vitin akademik 2001/2002, Shkolla e Lartë Ekonomike u reformua sipas modelit të Deklaratës së Bolonjës dhe po në këtë vit Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore sipas kësaj deklarate për nivelin bachelor. Kjo shkollë u riemërua në Shkolla e Biznesit dhe pastaj në Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit. Gjatë organizimit të FSHAB-së me emrin Shkolla e Biznesit, studimet zhvilloheshin në tri departamente: Administrim biznesi, Informatikë e aplikuar në biznes dhe Menaxhment në turizëm dhe hotelieri. Në vitin 2002 organizohen studime në gjuhën boshnjake në departamentin Administrim biznesi. Nga viti 2004 FSHAB emërtohet me këtë emër që e mban edhe sot dmth Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Biznes.
Në mbështetje të nenit 145 (pika 2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës duke marrë parasysh nenet 4, 21, 22 të ligjit nr. 03/L – 189 për administratë shtetërore të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare Nr. 82, 21 tetor 2010) si dhe duke u bazuar ne nenin 8 paragrafi 1.4 dhe shtojcën e Rregullores nr 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së Kryeministrit dhe ministrive (22.03.2011), neni 9, paragrafi 1 dhe 10 dhe paragrafit 1 te ligjit mbi Arsimin e Lartë (Gazeta Zyrtare nr. 14.9, shtator 2011) ka nxjerrë vendim për themelimin e Universitetit Publik “Haxhi Zeka” në Pejë si institucion arsimor dhe i kërkimit e shkencës, i cili jep diploma e grada shkencore deri në nivelin e doktoraturës.[2]
Universiteti "Haxhi Zeka" në Pejë është i organizuar në këto fakultete:
42°39′03″N 20°17′32″E / 42.650946°N 20.292193°E / 42.650946; 20.292193
i Biznesit · Juridik · Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis · i Agrobiznesit · i Arteve ·