Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (shk. TKOB ose TKOBAP) në Tiranë është një teatër kombëtar në varësi të Ministrisë e Kulturës së Shqipërisë. Teatri është promovuar me shfaqjen e parë "Rusallka" në Tiranë në vitin 1953. Artistë të njohur i kanë dhënë publikut shqiptar ndër vite një kulturë të lartë muzikore.[1] Teatri është i vendosur në Pallatin e Kulturës në Sheshin Skënderbej të Tiranës.
TKOBAP përbëhet nga Orkestra simfonike, Kori, Trupa e baletit, Trupa e solistëve lirikë dhe Ansambli popullor.[2]
{{cite web}}