Historia e Bangladeshit

Hartë e Bangladeshit

Historia e Bangladeshit si një komb i qytetëruar shkon më shumë se katër mijëvjeçarë më parë në Epokën Kalkolitike. Historia e hershme e vendit është karakterizuar nga një alternim mbretërish hindu dhe budiste dhe perandori që luftuan për kontrollin e rajonit të Bengalit.

Islami arriti gjatë shekullit të VIII të e.s. dhe u bë gradualisht mbizotëruese që nga fillimi i shekulli XIII me pushtimet e prira nga Bakhtijar Khalxhi ashtu dhe aktiviteteve të misionarëve suni në rajon si Shah Xhalali. Më vonë, drejtuesit myslimanë filluan predikimin e islamit duke ndërtuar xhami. Nga shekulli XIV e në vijim, u sundua nga Sulltanati i Bengalit, i themeluar nga Fakhrudin Mubarak Shahu, që formuloi një monedhë individuale me emrin e tij të gdhendur. Ai pushtoi Çitagongun për herë të parë dhe e bashkoi me Sulltanatin e Bengalit. Ai ndërtoi një rrugë nga Çandpuri në Çitagong për herë të parë.[1] Sulltanati i Bengalit u zgjerua nga mbreti Shamsudin Iljas Shahu, duke filluar një periudhë begatie ekonomike të vendit dhe mbizotërimin ushtarak të mbretërive rajonale, që evropianët e përmendin si vendi më i pasur për të bërë tregti.[2] Në vijim, rajoni u nënshtrua nga Perandoria Mogule, sipas historianit Bayly, me gjasa provinca e saj më e pasur.[3]

Duke pasuar rënien e Perandorisë Mogule në fillim të viteve 1700, Bengali u bë një shtet gjysmë i pavarur nën navabët e Bengalit, të drejtuar në fund nga Siraxh ud-Daulah. Më vonë u pushtua nga Kompania Britanike e Indisë Lindore në Betejën e Plasejit në 1757. Bengali kontribuoi drejtpërdrejtë në Revolucionin Industrial në Britani, por gjë që çoi në çindustrializimin e tij.[4][5][6][7] Më vonë u krijua Presidenca e Bengalit Kolonial.

Kufijtë e Bangladeshit modern u krijuan me ndarjen e Bengalit mes Indisë dhe Pakistanit gjatë Ndarjes së Indisë në gusht 1947, kur rajoni u bë Pakistani Lindor si pjesë e shtetit të sapoformuar të Pakistanit duke pasuar fundin e Sundimit Britanik në rajon.[8] Shpallja e Pavarësisë së Bangladeshit në mars 1971 çoi në Luftën nëntë mujore të Çlirimit të Bangladeshit, që kulminoi me kthimin e Pakistanit Lindor si Republika Popullore e Bangladeshit, që u shpall nga Sheikh Muxhibur Rahman.

Periudha e Lashtë

Bengali Prehistorik

Rrënojat e Vari-Bateshvarit në Narsingdi besohet se janë nga Eneoliti (Periudha e bakrit). Duke sugjeruar një kulturë të lulëzuar në Bengalin e lashtë

"The Oxford History of India" pohon kategorikisht se nuk ka informacion përfundimtar rreth Bengalit para shekullit të III p.e.s.. Besohet se kishte lëvizje të indo-arianët, dravidianët dhe mongoloidët, duke përfshirë një popull të quajtur Vanga, në Bengal. Një pikëpamje pohon se njerëzit hynë në Bengal nga Kina 60 000 vjet më parë. Një tjetër pikëpamje pohon se një kulturë e veçantë rajonale u shfaq 100 000 vjet më parë. Ka pak të dhëna për një prani prehistorike njerëzore në rajon. Të dhënat rreth pranisë njerëzore gjatë periudhave të neolitit dhe eneolitit janë të pakta. Kjo mund të ndodh për shkak të zhvendosjeve të rrjedhave të lumenjve.[9] Klima dhe gjeografia e Bengalit nuk është e përshtatshme për mbetjet arkeologjike fizike. Për shkak të mungesës së gurëve njerëzit e hershëm në Bengal me gjasa përdorën materiale si druri dhe bambuja që nuk mund të mbijetonin në atë mjedis. Arkeologët e Azisë së Jugut janë prirur të përqëndrohen në pjesët e tjera të nënkontinentit. Arkeologët e interesuar për Bengalin janë përqëndruar në historinë më të afërt.[10]

Zbulimet arkeologjike janë përqëndruar pothuajse tërësisht te kodrat përreth deltës së Bengalit. Punishte druri fosil që krijonin presa, dalta dhe sëpata janë zbuluar në Lalmai, Sitakund dhe Çaklapunxhi. Këto janë lidhur me gjetje të ngjashme në Burma dhe Bengalin Perëndimor. Gurë të mëdhenj, që mendohet të jenë prehistorikë, janë ndërtuar në Bangladeshin veri-lindor që janë të ngjashëm me ato në kodrat e afërta të Indisë. Bengali Perëndimor ka dëshminë më të hershme të shoqërive të ngulitura bujqësore.[11]

Suksesi bujqësor i hapi udhë në shekullin e V p.e.s. një kulture të stacionuar dhe shfaqjes së qyteteve, tregtisë ndër-detare dhe politive të para. Arkeologët kanë zbuluar një port në Vari-Bateshvar, që tregtonte me Romën e Lashtë dhe Azinë Juglindore. Ata kanë zbuluar monedha, qeramikë, artifakte hekuri, rrugë me tulla dhe një fortesë në Vari-Bateshvar. Gjetjet sugjerojnë se zona ishte një qendër e rëndësishme administrative, që kishte punishte të shkrirjes së hekurit dhe rruaza të çmuara guri. Siti tregon përdorimin e gjerë të baltës. Balta dhe tullat përdoreshin për të ndërtuar mure.[12] Pllakat më të famshme prej terrakote, të bëra prej balte, janë nga Çandraketurgahu dhe paraqesin hyjni dhe skena natyrore dhe të jetës së përditshme. Monedhat e hershme të zbuluara në Var-Bateshvar dhe Çandraketugarh (Bengali Perëndimor, Indi) paraqesin varka.[13]

Gërmimet arkeologjike në Bangladesh treguan dëshmi të Kulturës së Qeramikës së të Zezë të Lustruar të Veriut të Nënkontinentit Indian (rr. 700–200 p.e.s.), që ishte një kulturë e Epokës së Hekurit e zhvilluar duke filluar rreth vitit 700 p.e.s. dhe kulminuar rr. viteve 500-300 p.e.s., duke përkuar me shfaqjen e 16 shteteve të mëdhenj ose mahaxhanapadave në Indinë Veriore dhe ngritjen në vijim të Perandorisë Maurjane.

Një mbishkrim i lashtë nga siti i Mahasthangarhut

Qytete të begata u shfaqën nga viti 300 p.e.s. si Tamralipti (Tamluku i tanishëm në Bengalin Perëndimor), Mahasthani dhe Mainamati. Në vend të bregut së detit, qytetet kryesore u përhapën buzë lumenjve. Mahasthani përmban copat më të hershme të shkrimit në Bangladesh, një mbishkrim guri. Ai tregon se siti ishte një qytet i rëndësishëm në Perandorinë Maurjane. Mahasthani besohet se ka qenë një qendër provinciale. Mbishkrimi, në gjuhën prakriti, dukshëm përmban një urdhër për të depozituar furnizime në rast urgjence. Mbishkrimi është quajtur Mbishkrimi Mahasthan Brahmi.[14] Bengali ishte kufiri lindor i Perandorisë Maurjane. Bengali Perëndimor me portin e tij të Tamraliptit mori rëndësi gjatë sundimit maurjan.[15]

Një pikëpamje e rëndësishme e studiuesve është se perandoritë maurjane dhe gupta kishin pushtet mbi pjesën më të madhe të deltës së Bengalit. Dëshmitë e paplota që ekzistojnë sugjerojnë se rajonet perëndimore dhe jo ato lindore të Bengalit ishin pjesë e perandorive më të mëdha.[16] Zonat e lashta në Bengal ishin baseni Bhagirathi-Hughli, Harikela, Samatata, Vanga dhe Varendra.[17] Vanga besohet se ishte Bengali qendror, Harikela dhe Samitata duket se ishin zonat lindore të Bengalit, ndërsa Varendra ishte Bengali verior. Emrat e siteve tregojnë se shumica e banorëve flisnin gjuhët tibeto-burmane, austro-aziatike dhe dravidiane. Gjuhët indo-europiane bëhen të rëndësishme nga viti 400 p.e.s.[13]

Mbretëria Vanga ishte një një shtet i fuqishëm detar i Bengalit të Lashtë. Ajo kishte mardhënie tregtare përtej-deti me Xhavën, Sumatran dhe Siamin ( Tailanda e tanishme). Sipas Mahavamsas, princi vanga Vixhaja Singha pushtoi Lankan ( Sri Lanka e tanishme) në 544 p.e.s. duke i dhënë emrin "Sinhala" vendit.[18] Banorët e Bengalit u shpërngulën në Azinë detare Juglindore dhe Siam (Tailanda moderne), duke krijuar vendbanimet e tyre aty.[19]

Gangaridai/Perandoria Nanda

Azia në 323 p.e.s., Perandoria Nanda dhe Perandoria Gangaridai në lidhje me Perandorinë e Alexandrit dhe fqinjët

Megjithëse Bengali verior dhe perëndimor ishin pjesë e perandorisë, Bengali jugor lulëzoi dhe u bë i fuqishëm me tregtinë e tij përtej deti. Në 326 p.e.s., me pushtimin e Aleksandrit, rajoni u bë prapë i rëndësishëm. Historianët grekë dhe latinë sugjeronin se Aleksandri i Madh u tërhoq nga India duke i paraprirë kundërsulmit të guximshëm të Perandorisë Gangaridai që ishte e vendosur në rajonin e Bengalit. Aleksandri, pas takimit me gjeneralin e tij Kenos, ishte i bindur se ishte më mirë të kthehej. Diodori i Siçilisë e përmend Gangaridain si perandorinë më të fuqishme në Indi. Forcat aleate të Perandorisë Nanda / Perandorisë Gangaridai dhe Prasioit (rajon mbrenda Perandorisë Nanda) kishin përgatitur një kundërsulm masiv kundër forcave të Aleksandrit në brigjet e Gangut. Gangaridai, sipas rrëfimeve greke, vijoi të lulëzonte të paktën deri në shekullin e I të e.s..

Përshkrimi i Gangaridait nga burimet greko-romake përputhet me Perandorinë Nanda.[20]

Mesjeta e hershme

Bengali u la më vete pasi pushteti maurjan ra. Pak dihet për periudhën pas saj megjithëse pjesë të Bengalit me gjasa ishin nën Dinastinë Sunga me bazë në Pataliputra. Gjatë kësaj kohe Pundra ishte akoma një vendndodhje domethënëse budiste. Sunduesit vendorë e mbajtën pushtetin ndërsa paguanin tribut ndaj Perandorisë Gupta në vitet 300 dhe 400 të e.s.. Delta e Bengalit u bë mbretëria e Samatatas; qendra e saj ndodhej afër Çandpurit të tanishëm. Një mbishkrim gupta tregon se Perandoria Gupta kishte ndikim në Samatata pa e drejtuar drejtpërdrejtë. Bengali mbeti një zonë kufitare megjithëse lidhjes së tij të rrallë me qendrën indiane. Gjatë disa shekujve në vijim u ndryshuan mjaft dinasti. Ndërsa nuk dihet shumë rreth tyre, pllaka dhe forma të tjera të dëshmive të gjetura në distriktin Komilla tregojnë se Gopaçandra e sundoi zonën në fillim të viteve 500 të e.s.. Në shekullin në vijim Dinastia Kharga u bë sunduese. Ajo u ndoq nga Dinastia Deva, mbretëria Harikela, Çandrat dhe Varmanët. Ata e kanë bazën në site të ndryshme të distrikteve Komilla dhe Dhaka të Vikrampurit.[21] Rreth asaj kohe, bengalezët sunduan për herë të parë në Varendra. Gauri sundohej nga Sasanka në fillim të viteve 600. Ai e kishte bazën në Karnasuvarna në distriktin modern të Murshidabadit. Raportimet bashkëkohëse kineze dhe monedhat e përdorura sugjerojnë se ai ishte një shaivit i vendosur, që e kundërshtonte rreptësisht Budizmin. Kundërshtimi i Budizmit dhe një mbështetje te Brahminizmi në dukje vijoi nën Dinastinë Sura, të themeluar nga Adisura rreth vitit 700 i e.s.. Rreth mesit të shekullit të VIII pushtetin në Bengal e mori një budist i vendosur, Gopala, me gjasa i mbështetur nga prijësit budistë, që ishin kundër besnikërisë ndaj Brahmanizmit të Surave dhe Sasankas.[21]

Atisha, një nga priftërinjtë budistë më me ndikim në dinastinë Pala në Bengal

Gjatë kësaj kohe, mbretëritë e Gjirit të Bengalit tregtonin me kombet e afërta të Azisë Jugore dhe Juglindore,[22] duke e eksportuar kështu BudizminSri Lanka në jug ashtu si dhe Hinduizmin dhe Budizmin në Indonezi, Tailandë, Malajzi, Singapor dhe Filipinet në lindje.[23]

Mbretëria Gauda

Perandoria Pala dhe mbretëritë fqinje me të, vitet 800

Nga shekulli VI, Perandoria Gupta, që sundonte mbi veriun e nënkontinentit indian ishte shpërbërë gjerësisht. Bengali Lindor u nda në mbretëritë e Vangas, Samatatas dhe Harikelas, ndërsa mbretërit Gauda u ngritën në perëndim me kryeqytetin e tyre në Karnasuvarna (afër Murshidabadit modern). Shashanka, një vasal i perandorit Gupta shpalli pavarësinë dhe bashkoi principatat më të vogla të Bengalit (Gauri, Vanga, Samatata). Ai u përplas për fuqi rajonale me Harshavardhanan (ose Harsha Vardhana) në Indinë veriore, pasi besohet se vrau tradhëtisht vëllain e madh dhe paraardhësin e Harshas, Raxhjavardhanan.[24][25][26][27] Por trysnia e vazhdueshme e Harshas çoi në dobësimin gradual të mbretërisë Gauda të themeluar nga Shashanka dhe të përfunduar me vdekjen e tij. Me përmbysjen e Manavas (djali i tij), Bengali u zhyt në një periudhë të shënuar nga përçarja dhe ndërhyrjet e huaja.

Somapura Mahavihara në Bangladesh është vihara më e madhe budiste në Nënkontinentin Indian, e ndërtuar nga Dharmapala

Dinastia Pala

Perandoria Pala e sundoi Bengalin deri në mes të shekullit të XII duke e shtrirë fuqinë bengeleze deri në skajin më të largët të saj si dhe mbështeti Budizmin.[28] Ishte dinastia e parë e pavarur budiste e Bengalit. Emri Pala (bengalisht: পাল pal) do të thotë mbrojtës dhe përdoret si prapashtesë për emrat e gjithë monarkëve Pala. Palat ishin ndjekës të shkollave budiste Mahajana dhe Tantrike. Gopala qe drejtuesi i parë i dinastisë. Ai erdhi në pushtet në [750]] në Gaur, pasi u zgjodh nga një grup prijësish feudalë.[29][30] Ai mbretëroi nga viti 750 deri në vitin 770 dhe e konsolidoi pozicionin e tij duke e shtrirë kontrollin e tij mbi të gjithë Bengalin. Ai u pasua nga Dharmapala. Palat promovuan Budizmin dhe kundërshtuan Brahmanizmin. Ata i ofruan mbështetje universiteteve budiste në Vikramashila dhe Nalanda. Gjatë sundimit të Dinastisë Pala budizmi Vaxhrajana u zhvillua në Bengal dhe u fut në Tibet. Palat patronazhuan shumë artet.[28]

Gautama Buddha dhe Bodhisatvat, shek. XI, Perandoria Pala

Perandoria e arriti kulmin e saj nën mbretërimin e Dharmapalas dhe Devapalas. Dharmapala e shtriu perandorinë në pjesët veriore të Nënkontinentit Indian. Kjo nxiti edhe një herë kontrollin e nënkontinentit. Devapala, pasuesi i Dharmapalas, e zgjeroi perandorinë në mënyrë të konsiderueshme. Mbishkrimet Pala i atribuojnë atij pushtime të gjera në një gjuhë hiperbolike. Mbishkrimi i Kolonës Badal i pasuesit të tij Narajana Pala pohon se ai u bë monark suzeren i Çakravartit të të gjithë pjesës Veriore të Indisë të kufizuar nga Vindhjat dhe Himalajet. Është pohuar se perandoria e tij shtrihej deri në dy oqeane (me gjasa Deti Arabik dhe Gjiri i Bengalit). Ai gjithashtu pohon se Devapala mundi Mbretërinë Utkala (Orissa e tanishme), Hunat, dravidianët, Kamarupan (Assami i tanishëm), Kamboxhat dhe Gurxharat. Historiani B. P. Sinha shkruan se këto pohime rreth fitoreve të Devapalas janë të ekzagjeruara, por nuk mund të mohohen plotësisht. Nga ana tjetër, mbretëritë fqinje Rashtrakuta dhe Gurxhara-Pratihara ishin të dobëta në atë kohë, që mund ta ketë ndihmuar atë ta zgjeronte perandorinë e tij.[31] Devapala besohet edhe se ka drejtuar një ushtri deri në lumin Ind në Panxhab.[32] Devapala e zhvendosi kryeqytetin nga Monghiri në Pataliputra. Duke parë dinastia ishte bengaleze, ajo e konsideronte luginën e Gangut si qendrën e pushtetit të saj.[28]

Pushteti i dinastisë u dobësua pas vdekjes së Devapalas. Gjatë sundimit të Mahipalas I, Dinastia Çola e Indisë Jugore i sfidoi Palat.[28]

Gjatë pjesës së fundit të sundimit Pala, Raxhendra Çola I i Perandorisë Çola shpesh e pushtoi Bengalin nga viti 1021 deri në vitin 1023 për të arritur ujërat e Gangut dhe në rrugë e sipër, arriti ti poshtëronte sunduesit dhe mori plaçkë të konsiderueshme. Sunduesit e Bengalit që u mundën nga Raxhendra Çola ishin Dharmapala, Ranasuri dhe Govindaçandra i Dinastisë Çandra që mund të ketë qenë feudator nën Mahipalan e Dinastisë Pala.[33] Pushtimi nga sunduesi i Indisë së Jugut Vikramaditja VI i Perandorisë Çalukja Perëndimore solli banorë nga Karnataka në Bengal që shpjegon origjinën jugore të Dinastisë Sena.[34][35] Rreth viteve 1150 Dinastia Sena ja mori pushtetin Palave.[28]

Dinastia Çandra

Dinastia Çandra ishte një familje që sundonte mbi mbretërinë e Harikelas në Bengalin lindor (duke përfshirë tokat e lashta të Harikelas, Vangas dhe Samatatas) për rreth një shekull e gjysmë nga fillimi i shekullit të X. Perandoria e tyre përfshinte gjithashtu Vangan dhe Samatatan, me Sriçandran që e zgjeroi zotërimin e tij duke përfshirë pjesë të Kamarupas. Perandoria e tyre drejtohej nga kryeqyteti i tyre, Vikrampuri (Munshiganxhi modern) dhe ishte e fuqishme mjaftueshëm të përballonte ushtarakisht Perandorinë Pala në veri-perëndim. Sunduesi i fundit i Dinastisë Çandra, Govindaçandra, u mund nga perandori i Indisë Jugore Raxhendra Çola I i Dinastisë Çola në shekullin e XI.[36]

Dinastia Sena

Dinastia Sena filloi rreth vitit 1095, por vetëm rreth vitit 1150 i mundën përfundimisht Palat. Ata duket se janë me origjinë nga Karnataka. Vixhajasena mori kontrollin e Bengalit verior dhe perëndimor, hoqi Palat nga rajonet e mëparshme dhe e vuri bazën e sundimit të tij në Nadia. Sunduesi më i madh nga kjo dinasti ishte Lakshmanasena. Ai vendosi autoritetin e tij në Orissa dhe Benares. Në 1202, Ikhtijarrudin Muhamad Bakhtijar Khalxhi e pushtoi Nadian nga Senat, tashmë duke pasur marë Bihari. Lakshmanasena iku për në Vikrampur në Bengalin juglindor. Djemtë e tij trashëguan dinastinë, që arriti fundin rreth vitit 1245 për shkak të revoltave feudale dhe trysnisë myslimane.[37]

Dinastia ishte kokëfortësisht brahministe dhe ishte përpjekur të restauronte Brahminizmin në Bengal. Ata krijuan gjithashtu sistemin e kulinizmit në Bengal; nëpërmjet të cilit meshkujt e kastave të larta mund të merrnin nuse të kastave më të ulëta dhe të përmirësonin statusin e fëmijëve të këtyre grave. Disa pretendojnë se shtypja e budizmit nga dinastia u bë një shkak për konvertimet në Islam, veçanërisht në Bengalin Lindor.[37]

Mbretëria Deva

Mbretëria Deva ishte një dinasti hindu e Bengalit mesjetar që sundoi mbi Bengalin lindor pas rënies së Mbretërisë Sena. Kryeqyteti i kësaj dinastie ishte Bikrampuri në distriktin e tanishëm të Munshiganxhit në Bangladesh. Dëshmitë mbishkrimore tregojnë se kjo mbretëri u shtri deri në rajonin e tanishëm Komilla-Noakhali-Çitagong. Një sundues i mëvonshëm i dinastisë, Ariraxha-Danuxha-Madhava Dasharathadeva e shtriu mbretërinë e tij mbi një pjesë të madhe të Bengalit Lindor.[38]

Periudha e Vonë Mesjetare

Sundimi mysliman në rajon u përurua me marrjen e Nadias në 1202. Fillimisht, Bengali u administrua nga guvernatorët e Sulltanatit të Delhit, pastaj nga sulltanate të pavarura dhe pastaj nën sundimin e Perandorisë Mogule. Ndërsa myslimanët kishin përparuar në Sindh në vitet 700, pushtimi mysliman i Azisë Jugore nisi nga Afganistani, duke filluar me sulmet e Mahmudit të Ghaznit në fillim të shekullit të XI. Ghuridët me bazë në Afganistan zëvendësuan Ghaznavidët duke nisur shtrirjen në rajonin e Gangut. Si pjesë e këtij zgjerimi drejt lindjes Ikhtijarudin Muhamad Bakhtiar Khani mundi Palat në Bihar dhe në 1202 qe fitues mbi Senat në Nadia. Në 1206, u krijua Sulltanati i Delhit. Nuk ishte një dinasti e vërtetë, por sunduesit e tij njiheshin si Mamlukë. Sulltanati vijoi deri në vitin 1290. Pushtimi i Nadias nuk shkaktoi konvertimin e shpejt në islam. Autoriteti i Senave vijoi në Vikrampur deri në vitin 1245 dhe një pjesë e madhe e Bangladeshit lindor as ishte pushtuar as ishte konvertuar.[39]

Dinastinë e skllevërve e pasuan katër dinasti me bazë në Delhi. Khalxhitë sunduan nga viti 1290 deri në vitin 1320. Sundimi i Dinastisë Tughluk zgjati deri në vitin 1413. Sundimi Sajid zgjati nga viti 1414 deri në 1451. Dinastia Lodhi sundoi në periudhën 1451-1526. Por autoriteti i Sulltanatit të Delhit kishte qenë i dobët në rajonet e tij të jashtme, ku Bengali si zona të tjera të ngjashme u kthye në një rajon të pavarur. Shamsudin Iljas Shahu u bë sunduesi i Bengalit të pavarur në 1342 dhe dinastia e tij sundoi deri në vitin 1486, me një ndërprerje të shkurtër. Ai ishte ngjitur në pushtet pas një revolte bengaleze kundër guvernatorit të Dinastisë Tughluk. Shamsudini u drejtua lartë Gangut për të kundërshtuar sundimin Tughluk. Tughlukët, nga ana e tyre e nxorën Iljas Shahun jashtë Panduas në Bengalin lindor. Shamsudini e përvetësoi Panduan dhe vijoi ta sundoi Bengalin. Trashëgimtari i Shamsudinit i zboi inkursionet tughluke dhe si paraardhësi i tij e zgjeroi autoritetin e dinastisë në Bihar.[39]

Dinastia ndërtoi godina madhështore në Pandua. Ata ndërtuan xhaminë më të madhe në Indi, Xhaminë Adina. Richard Eaton citon raporte diplomatike rreth madhështisë së ndërtesave të Panduas. Eaton vëzhgon ndikimin si të oborreve islamike ashtu dhe atyre para-islamike perse. Feudalët hindu të tokave zotëronin një sasi të madhe toke madje edhe nën sunduesit myslimanë. Dominimi hindu u kundërshtua nga udhëheqja myslimane, duke u shembullizuar me fushatën e Faraizit dhe udhëheqës si Titu Miri në vitet 1800.[39]

Kur sunduesi i tretë i dinastisë vdiq në vitin 1410 pati një konflikt për fronin. Raxha Ganeshi, që ishte një feudal hindu, shfrytëzoi konfliktin e trashëgimisë për të marrë kontrollin e Bengalit. Ai zmbrapsi një inkursion mbi Bengal nga Sulltanati i Xhaunpurit në Indinë veriore. Djali i tij, që përqafoi islamin dhe pastaj nipi sunduan pas tij. Në 1433, ky i fundit u vra duke bërë që të rikthehej Dinastia Iljas Shahi.[39]

Dinastia filloi të importonte skllevër abisinianë. Kjo popullsi u bë aq e rëndësishme sa në 1486 një abisinian, Barbak Shahzada, mori pushtetin nga Xhalaludin Fateh Shahu. Sundimi i Barbak Shahzadas qe i shkurtër, duke zgjatur për shtatë vjet. Sunduesi i fundit abisinian, Shamsudin Muzafar Shahu, e humbi pushtetin ndaj kryeministrit arab, Alaudin Husain.[39]

Fillimi në 1493 i Dinastisë Husain Shahi solli një periudhë që është konsideruar si Periudha e Artë e Bengalit. Qeverisja qe në mënyrë autentike bengaleze[39] dhe ndërsa pronësia e tokës mbeti e përqëndruar në duar hindu, të dy grupet fetare kishin role të rëndësishme në qeverisje. Sulltanati u zgjerua duke marrë Kuç Beharin dhe Kamrupin. Sulltanati mbizotëroi gjithashtu edhe rajonin e Orissas, Tripuras dhe Arakanit.[40]

Baburi i mundi Lodhit në Panipat në vitin 1526 dhe mogulët krijuan shtetin më të madh të Indisë që nga koha e Perandorisë Maurjane. Por gjatë rrebelimit të Sheh Shah Surit kundër drejtuesit të dytë mogul, Humajunit, ai triumfoi mbi Ghijasudin Mahmud Shahun e Dinastisë Husain Shahi në 1538, duke i sjell kështu fundin sundimit të pavarur të Bengalit.[40] Për një kohë të shkurtër Humajuni sundoi Gaurin.[41]

Bengali bashkë me pjesët e tjera të Indisë lindore u sundua nga Sheh Shah Suri. Ai zbatoi shumë reforma si futja e parganave. Kjo ishte mbikëqyrjen e tokës bazuar në njësi të taksave vendore. Ai është i famshëm për dizanjimin e Rrugës Grand Trunk mes Kalkutës dhe Panxhabit. Humajuni e rimori Delhin në vitin 1556. Por Surit vijuan ta sundonin Bengalin deri në vitin 1564, kur u zëvendësuan nga Dinastia Karrani. Ashtu si Surit, ata nuk ishin vendas në Bengal, por kishin qenë luftëtarë që ushtritë mogule kishin sjell drejt lindjes.[40]

Sundimi turko-afgan

1204, sunduesi i parë mysliman, Ikhtijar Udin Muhamad bin Bakhtijar Khilxhi, një turko-afgan,[42][43] pushtoi Nadian dhe vendosi sundimin mysliman. Ndikimi politik i islamit filloi të përhapej përgjatë Bengalit pas pushtimit të Nadias, kryeqyteti i udhëheqësit Sena, Lakshmana.

Pasi pushtoi Nadian, Bakhtijari përparoi drejt Gaudas (Lakhnuti), një tjetër qytet i rëndësishëm i Mbretërisë Sena, e pushtoi atë dhe në 1205 e bëri kryeqytetin e tij. Në vitin në vijim, Bakhtijari zhvilloi një ekspeditë për të pushtuar Tibetin, por përpjekja e tij dështoi dhe ai u rikthye në Bengal në gjendje të keqe shëndetësore dhe me një ushtri të pakësuar. Pak më vonë, ai u vra nga një nga komandantët e tij, Ali Mardan Khilxhi.[44] Ndërkohë, Lakshmana Sena dhe dy bijtë e tij u tërhoqën në Vikramapur (në distriktin e tanishëm Munshiganxh në Bangladesh), ku zotërimet e tyre të pakësuara zgjatën deri në fund të shekullit të XIII.

Khilxhit ishin turko-afganë.[43][45][46] Periudha pas vdekjes së Bakhtiar Khilxhit në 1207 përfshin luftime të brendshme mes Khilxhive. Kjo ishte tipike e një modeli të luftës për trashëgimin e fronit dhe intrigave të brendshme gjatë regjimeve të fundit turko-afganë.[42] Në këtë rast, Ghijasudin Ivaxh Khilxhi mbizotëroi dhe e zgjeroi pushtetin e sulltanit në jug në Xhesore dhe e bëri Bangun lindor provincë tributare. Kryeqyteti u vendos në Lakhnauti mbi Gang afër kryeqytetit të vjetër të Bengalit, Gaur. Ai arriti ta bëjë Kamarupan dhe Trihutin ti paguanin tribut atij. Por më vonë ai u mund nga Shams-ud-Din Iltutmishi.

Sulltanati i Sonargaonit

Fakhrudin Mubarak Shahu sundoi një mbretëri të pavarur në zonat që qëndrojnë brenda Bangladeshit të tanishëm lindor dhe jug-lindor nga viti 1338 deri në 1349. Ai ishte udhëheqësi i parë mysliman që pushtoi Çitagongun, porti kryesor në rajonin e Bengalit, në 1340.[47] Kryeqyteti i Fakhrudinit ishte Sonargaoni,[48] që u shfaq si qyteti kryesor i rajoit dhe si kryeqyteti i një sulltanati të pavarur gjatë mbretërimit të tij.[49]

Xhamia me Gjashtëdhjetë Kupola në qytetin e Bagerhatit, ndërtuar në shek. e XV, xhamia më e madhe historike në Bangladesh, Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCOs

Sulltanati i Bengalit

Dinastia Iljas Shahi

Xhamia Muazampur Shahi në Sonargaon, ndërtuar në mbretërimin e Shamsudin Ahmad Shahut

Shamsudin Ilijas Shahu themeloi një dinasti të pavarur që zgjati nga viti 1342 deri në 1487. Dinastia i zmbrapsi me sukses përpjekjet nga Delhi për ta pushtuar atë. Ajo vijoi ta shtrinte territorin e saj përgjatë çfarë është Bengali modern, duke arritur në Khulna në jug dhe në Silhet në lindje. Sulltanët zhvilluan institucione civile dhe u bënë përgjegjës dhe "vendas" në pamjen e tyre dhe u bënë gjithmonë e më shumë të pavarur nga ndikimi dhe kontrolli i Delhit. U sendërtuan projekte të konsiderueshme arkitekturore duke përfshirë Xhaminë masive Adina dhe atë Darasbari, që qëndrojnë akoma në Bangladesh afër kufirit me Indinë. Sulltanët e Bengalit ishin patronë të Letërsisë Bengaleze dhe filluan një proces në të cilin kultura dhe identiteti bengalez do të lulëzonin. Gjatë sundimin të kësaj dinastie, Bengali, për herë të parë, arriti një identitet të veçantë. Në të vërtetë, Iljas Shahu e emërtoi këtë provincë 'Bangalah' dhe baskoi pjesë të ndryshme në një territor të vetëm të bashkuar.[50] Dinastia Iljas Shahi u ndërpre nga një kryengritje nga hindutë nën udhëheqjen e Raxha Ganeshas. Megjithatë, Dinastia Iljas Shahi u rikthye në pushtet nga Nasirudin Mahmud Shahu. Udhëtari dhe studiuesi maroken, Ibn Batuta, mbërriti në Bengal gjatë mbretërimit të Nasirudin Mahmud Shahut.[51] Në rrëfimin e tij mbi Bengalin në Rihlan e tij, ai përshkruan një tokë të plotësisë. Bengali ishte një shtet progresiv me lidhje tregtare me Kinën, Xhavan dhe Cejlonin. Anijet tregtare mbërrinin dhe niseshin nga destinacione të ndryshme.

Dinastia Ganesha

Dinastia Ganesha filloi me Raxha Ganeshan në 1414. Pasi Raxha Ganesha mori kontrollin mbi Bengal, ai u përballë me një kërcënim të afërt pushtimi. Ganesha apeloi te një njeri i shenjtë mysliman, i quajtur Kutb al Alam për ta ndaluar kërcënimin. Shenjti pranoi me kushtin që djali i Raxha Ganeshës, Xhadu, të kthehej në islam dhe të sundonte në vendin e tij. Raxha Ganesha pranoi dhe Xhadu nisi sundimin e Bengalit si Xhalaludin Muhamad Shah në 1415. Kur Kutb al Alami vdiq në 1416 Raxha Ganesha guxoi ta rrëzonte djalin e tij nga froni si Danuxhamardana Deva. Xhalaludini u rikthye në hinduizëm nëpërmjet ritualit të Lopës së Artë. Pas vdekjes së babait të tij Xhalaludini u rikthye në islam dhe filloi të sundonte prapë.[52] Për shkak të rrëmujës dhe anarkisë, djali i Xhalaludinit, Shamsudin Ahmad Shahu sundoi vetëm 3 vite. Dinastia njohet si për politikat e saj liberale, ashtu dhe për përqëndrimin te drejtësia dhe bamirësia.

Sona Masxhidi, ndërtuar gjatë drejtimit të Alaudin Husain Shahut

Dinastia Husain Shahi

Sundimi Habshi (abisinas) i hapi rrugë Dinastisë Husain Shahi që drejtoi nga viti 1494 deri në 1538. Alaudin Husain Shahu konsiderohet një nga sulltanët më të mëdhenj të Bengalit, për inkurajimin e rilindjes kulturore. Ai e zgjeroi sulltanatin në portin e Çitagongut, që pa mbërritjen e tregtarëve të parë portugezë. Nasirudin Nasrat Shahu u dha strehë prijësve afganë gjatë pushtimit të Baburit, megjithëse mbeti asnjanës. Më vonë, Nasrat Shahu bëri një traktat me Baburin, që e shpëtoi Bengalin nga një pushtim mogul. Sulltani i fundit i dinastisë, që vijoi të drejtoi nga Gauri, duhej të përballej me veprimtarinë në rritje afgane në kufirin e tij veri-perëndimor. Por afganët depërtuan përmes dhe e plaçkitën kryeqytetin në 1538 ku ata ndenjtën për mjaft dekada deri në mbërritjen e mogulëve.

Periudha Mogule

Hartë e Indisë nën Perandorinë Mogule në 1700

Një fitore e rëndësishme mogule në 1576, në të cilën Akbari mori Bengalin, u ndoq nga katër dekada përpjekjesh për të eleminuar rrebelët në rajonin Bhati. Fitorja fillestare u shoqërua nga shkatërrimi dhe dhuna e ashpër.[41] Mogulët u kundërshtuan nga bengalezët. Akbari caktoi një shërbyes hindu si guvernator të Bengalit, Raxha Man Singhun. Singhu e bazoi pushtetin e tij në Raxhmahal, Bihar, duke menduar se mund ta administronte rajonin përtej.[40]

Bara Bhuijanët, ose dymbëdhjetë feudalët e tokave, i rezistuan përpjekjeve mogule për ta aneksuar Bengalin. Pronarët e tokave ishin kryesisht feudalë afganë dhe hindu.[41] Pratapaditja ishte një nga feudalët hindu mes këtyre prijësve. Ata u udhëhoqën nga feudali Isa Khan, që e kishte bazën në Sonargaon. Isa Khani njhihet për rezistencën e tij ndaj sundimit të jashtëm, veçanërisht nga Delhi dhe ushtarët urdu-folës. Veprimet e tij të ashpra shërbyen si frymëzim për kryengritjen e pavarësisë në 1971.[53]

Feudalët synuan një zgjerim të revoltave. Si mogulët ashtu edhe rrebelët kryen mizori si masakra, përdhunime dhe plaçkitje. Në vitin 1584 ata mundën marinën Mogule. Pas kësaj, betejat vijuan në tokë. Në 1597, ata e mundën përsëri marinën mogule, megjithatë, Isa Khani vdiq në vitin pasues. Lufta kundër sundimit mogul u dobësua. Man Singhu, duke kuptuar vlerën strategjike të zotërimit të Dhakës për të administruar Bengalin Lindor, krijoi një bazë ushtarake aty.[53] Ai kuptoi gjithashtu dobinë e saj në kontrollin e ndikimit aranakez dhe portugez.[41]

Sulm mogul ndaj popullit Rakhin në 1660

Kjo bazë u bë shumë e rëndësishme në fund të viteve 1500, kur Gangu filloi ta ndryshonte rrjedhën e tij. Ndryshimi i rrjedhës së lumit lejoi hapjen dhe kultivimin e më shumë tokeje. Rrugët ujore të Dhakës lejonin lëvizje të lehtë të ushtarëve në pjesë të ndryshme të Bengalit. Në 1610, Dhaka u bë kryeqytet provincial. Që atëherë mjaft avlëmende musline të njohura ndërkombëtarisht u zhvendosën nga Sonargaoni në Dhaka. Dhaka lulëzoi si një qendër si administrative ashtu edhe e endjes në avlëmend.[53]

Rajoni i Bengalit qe historikisht një qendër ndërkombëtare e veprimtarive të ndryshme. Tregtarët, pelgrinët dhe udhëtarë e përshkuan Bengalin për të udhëtuar për në Nepal dhe Tibet. Rrugët ujore të Bengalit ishin një vend, ku ndërvepronin popuj të ndryshëm. Në 1346, udhëtari maroken Ibn Batuta ndoqi rrugën tregtare përmes Sri Lankas, kur udhëtoi për në Bengal nga Maldivet në 1346.[54] Në vitet 1300 Bengali tregtonte orizin e tij të papërpunuar për kauri nga Maldivet. Dëshmi nga vitet 1500 tregojnë se orizi i rritur në Bengal haej deri në Indonezinë lindore dhe Goa. Bengali eksportonte gjithashtu edhe materiale të tjera dhe prodhime ushqimore në të njëjtën kohë. Tregtarët bengalezë mbizotëronin në tregtinë me Azinë Juglindore. Tregtarët kinezë në vitet 1400 dhe 1500 futën arin, satinin, mëndafshin, argjendin dhe porcelanin. Një udhëtar evropian në 1586 raportonte se cilësia e tekstileve të pambukut të prodhuar në Sonargaon ishte më e mirë se në pjesët e tijera të nënkontinentit. Këto coha dërgoheshin në tregjet ndërkombëtare.[55]

Sipas historianit ekonomik Indrajit Ray, Bengali ishte i shquar globalisht në industri si manifaktura tekstile dhe ndërtimi i anijeve.[56]

Dhaka u riemërtua nga guvernatori i Bengalit Xhahangirnagar sipas Xhahangirit, perandorit mogul. Guvernatori arriti ti mundëte dhe ti bënte të pranonin autoritetin mogul prijësit feudalë.[41] Gjatë sundimit mogul, Arkitektura e Dhakës u pasurua. Në 1678, djali i Aurangzebit filloi ndërtimin e Fortesës së Lalbagut, që përfshinte varrin e mbesës së Nur Xhahanit. Ndërtesat e mbijetuar mogule janë Bara Katra, Çhota Katra dhe Husaini Dalani (një xhami shiite).[57]

Grua e veshur në muslinë të rafinuar bengaleze në Dhaka, shek. i XVIII

Gjatë sundimit mogul në Bengal hynë shumë administratorë civilë dhe ushtarakë. Mjaft nga këta zyrtarë morën toka dhe u ngulitë në vend. Megjithë mbizotërimin hindu të klasës së pronarëve të tokave, myslimanët formuan një pjesë të rëndësishme duke mbajtur zotërimin e dhurimeve domethënëse të tokave deri në reformat e tokës pas vitit 1947.[57]

Forma e qeverisjes së Bengalit kishte qenë më pak rixhide sesa në pjesët e tjera të Perandorisë Mogule. Mogulët futën një formë të centralizuar të sundimit në krye të strukturave të ndryshme administrative vendore. Për rrjedhojë, sunduesit vendorë kontrollonin zonat rurale. Këta "zamindarë" ishin një pari shekullare autonome, të diferenciuar nga popullsia e përgjithshme nga autoriteti i tyre.[41] Mbiemrat në Bangladeshin modern si Choëdhury, Khan, Sarkar dhe Talukdar e kanë origjinën nga emrat e rangjeve në parinë mogule. Kjo pari funksionoi përkrahë zyrtarëve mogulë. Detyra e këtyre të fundit ishte të mblidhnin taksat. Divani ishte zyrtari më i rëndësishëm i taksave dhe ishte drejtpërdrejtë i zgjedhur nga perandori mogul. Çdo pushtim mogul në Bengal shoqërohej me krijimin e një thana (garnizoni) për të ruajtur paqen. Pas saj territori do të bashkohej në sistemin administrativ të perandorisë. Në sistemin e perandorisë çdo provincë do të përfshinte mjaft rajone, të quajtur "sarkar", që nga ana tjetër përbëheshin nga nënndarje të quajtura pargana. Niveli më i ulët në sistem ishte mouza (fshat i të ardhurave).[41]

Kufiri bujqësor gjatë sundimit mogul në vitet 1500 filloi të lëvizte drejt pjesës lindore të Bengalit. Prodhimtaria bujqësore e rajonit u rrit. Për të rritur të ardhurat e tyre, administrata mogule promovoi çpyllëzimin dhe kultivimin e lagësht të orizit. Zyrtarët u dhanë toka sipërmarrësve, që dëshironin të jepnin taksa në shkëmbim të të drejtave mbi tokat. Kolonët kërkonin punë dhe kjo isht përfituese për parinë fetare. Shumica e bashkësive në rajon ishin varkëtarë dhe peshkatarë në skajet e shoqërisë, që nominalisht ishin hindu, por në të vërtetë kishin lidhje të dobëta me Hinduizmin. Këta ishin punëtorët që kultivonin oriz dhe do të përbënin shumicën e fshatarësisë në Bengalin Lindor.[58] Dhurimet e tokës do të kërkonin ndërtimin e një faltoreje dhe kolonët do të mblidhnin banorë përreth këtyre faltoreve. Shoqëria organizohej përreth kësaj faltoreje. Bashkësite e reja do të angazhoheshin në çpyllëzim dhe kultivim. Vendasit ose u bashkuan me këto bashkësi ose u larguan ndërsa ruajtën lidhje tregtare me kultivuesit e orizit.[59]

Qevria mogule nuk ishte e prirë të inkurajonte islamin në rajon dhe hindutë përbënin shumë nga këta pionerë që kishin mbështetjen e qeverisë. Por shumica e pionerëve ishin myslimanë. Një numër i madh i tyre ishin pjesë e tarikatit pir. Richard Eaton pohon se islami u kuptua si i lidhur me pranimin e fitimit të tokës nga qeveria Bengalin lindor, që kishte vetëm lidhje të dobëta me hinduizmin. Traditat dhe ritualet e Bengalit lindor, xhamitë dhe faltoret u përzien bashkë. Islami u përhap në Bengal për shkak të lokalizmit të tij. Konceptet Islamike u futën në kozmologjinë bashkëkohëse, më pas u lidhën me hyjnitë vendore dhe pastaj konceptet islamike mbizotëruan kulturën vendore.[59]

Dy subahdarë të mëdhenj mogulë

Islam Khani

Islam Khani I u caktua subahdar (guvernator) i Bengalit në 1608 nga Xhahangiri. Ai e drejtoi Bengalin nga kryeqyteti i tij, Dhaka, që ai e riemërtoi Jahangir Nagar. Detyra e tij kryesore ishte të nënshtronte rrebelimin e raxhave, bara-bhuijanëve, zamindarëve dhe prijësve afganë. Ai luftoi me Musa Khanin, udhëheqësin e bara-bhuijanëve duke e nënshtruar nga fundi i vitit 1611. Islam Khani mund edhe Pratapaditjan e Xhesores, Ram Çandran e Baklas dhe Ananta Manikjan e Bhuluas. Ai aneksoi mbretërinë e Kamarupit dhe nënshtroi Koç Biharin dhe Kaçharin, duke marrë kështu kontrollin tërësor mbi Bengalin përveç Çitagongut.[60]

Fortesa e Lalbagut, e zhvilluar nga Shaista Khani

Shaista Khani

Shaista Khani u caktua subahdar i Bengalit pas vdekjes së Mir Xhumlas II në 1663. Ai qe guvernatori që shërbeu më gjatë i Bengalit. Ai e sundoi provincën nga qendra e tij administrative në Dhaka për pothuaj 24 vjet, që nga viti 1664 deri në 1688.[61]

Arritja më e madhe e Shaista Khanit në Bengal qëndron kryesisht në ripushtimin e Çitagongut. Megjithëse Çitagongu u vu nën kontrollin e Bengalit gjatë sulltan Fakhrudin Mubarak Shahut në mes të shekullit të XIV, ai në vijim ra në duart e sunduesve arakanezë (shteti Rakhin). Shaista Khani i dha përparësi rimarrjes së Çitagongut dhe qe i aftë ta bënte këtë në janar 1666. Pushtimi solli një lehtësim dhe paqe për popullin e Çitagongut, pasi piratët kishin shkaktuar një trazirë të madhe për popullsinë vendore.[61]

Alivardi Khani (nënmbreti mogul i Bangali) kap 2 të robër

Caktimi i agjetëve mogul në Bengal pushoi nga viti 1713, pasi perandoria ishte dobësuar. Në 1715, kryeqyteti u zhvendos në Murshidabad. Kjo çoi në rënien e Dhakës. Kjo zhvendosje ndodhi kur zyrtari kryesor i taksave të provincës, Murshid Kuli Khani, që e kishte zhvendosur zyrën e tij në Maksudabad (i riemëruar Murshidabad sipas tij) u bë guvernator. Murshidabadi ishte i vendosur në një pozicion më qëndror në Bengal, kufijtë administrativë të të cilit në atë kohë përfshinin edhe Biharin me Orissan.[57] Përveç ndryshimit të kryeqytetit, Murshid Kuli Khani modifikoi edhe sistemin e mbledhjes së taksave.[62]

Murshid Kuli Khani donte të krijonte një linjë navabësh si guvernatorët bashkëkohës të Udhit. Ai u pasua nga anëtarët e familjes, megjithatë, Alivardi Khani krijoi një tjetër familje navabe. Ai bashkëpunoi me Xhagat Sethin për të mundur guvernatorin dhe për të siguruar postin e guvernatorit nga sunduesi mogul nëpërmjet rryshfetit. Ai u bë gjithashtu divan i Orisës. Megjithatë, ai u përballë me probleme nga sulmet Maratha të pranishme në Orissa.[57]

Siraxh ud-Daulah, navabi i fundit i pavarur i Bengalit

Navabi Alivardi Khan i zmbrapsi tre sulmet e para Maratha të Bengalit. Por ata e pushtuan prapë dhe në 1751, Alivardi Khani nënshkroi një traktat paqeje me marathat. Ai ia la provincën e Orisës Perandorisë Maratha dhe pranoi të paguante 1 200 000 rupi në vit si çauth (tribut).[63] Ai shtypi një kryengritje të afganëve në Bihar dhe i bëri britanikët të paguanin 150 000 taka për bllokimin e anijeve tregtare mogule dhe armene.

Kur ai vdiq e pasoi në fron nipi i tij nga e bija, Siraxhudaulahu në 1756.[57] Siraxhudaulah u përpoq ta ndalonte tregtinë e paliçensuar në Bengal. Për shkak të kësaj ai u përplas me tregtarët britanikë dhe më pas u mund rreth vitit 1757 në Polashi. Britanikët e qeverisën Bengalin dhe zona të mëdha në përëndim të tij nga viti 1764.[62]

Periudha Koloniale

Europianët në Bengal

Anije hollandeze duke mbërritur në limanet e Bengalit

1517, portugezët vendosën një ngulim në Çitagong.[57] Një ngulim portugez u krijua edhe në Satgaon. Në 1579, me një dhurim toke nga Akbari, portugezët krijuan një tjetër stacion në Hughli. Portugezët tregtuan dhe konvertuan në krishtërim deri në vitin 1632, kur u zbuan nga Shah Xhahani, që i lejoi ata të rihynin vitin tjetër. Armiqësia kundrejt tyre ishte pasojë e piraterisë së portugezëve dhe maghëve. Nga viti 1651 britanikët morrën kontrollin e Hughlit, duke i dhënë fund pranisë portugeze në rajon.[64]

Portugezët kishin tregtuar nëpërmjet qeverisjes, por fuqitë e tjera evropiane tregtonin nëpërmjet kompanive. Një stacion hollandez u vendos në Çinsura, por hollandezët i drejtuan interesat e tyre nga Cejloni dhe Azia Juglindore. Në 1825, ata e shkëmbyen Çinsurën me britanikët për poste në Azinë Juglindore. Në 1755, në Serampore u vendos një stacion tregtar danez, që në 1845 e blenë britanikët. Kompania Franceze zgjati më shumë. Pozicioni i tyre ishte i dyti pas britanikëve. Këta të fundit i përmbysën francezët. Qendra e parë tregtare britanike u krijua në vitin 1608 në Indinë Perëndimore. Shpejt britanikët hynë edhe në Bengal.[64]

Britanikët themeluan qendra tregtimi në Balasore, Kosimbazar, Dhaka, Hughli dhe Patna. Në 1681, u krijua një "presidencë". Në 1690, Job Charnock themeloi Kalkutën. Gjatë kësaj kohe britanikët u grindën me guvernatorët mogulë të Bengalit. Në 1652, britanikët ishin përjashtuar nga pagimi i doganës në shkëmbim të dhënies së shumave vjetore navabit. Por navabi vendosi këste për tributet e tyre, që britanikët e kundërshtuan. Britanikët takuan navabin Shaista Khan në Dhaka në 1652 duke siguruar prapë përjashtimin.[64]

Veprimtaria tregtare britanike u zgjerua gjatë administrimit të Shaista Khanit. Alivardi Khani nuk i pëlqente britanikët dhe francezët planifikuan të siguronin zotërimet e tyre. Alivardi Khani e vuri në dyshim zbatimin e urdhërit të perandorit Fakukhsijar që u lejonte britanikëve privilegje tregëtare të pakufizuar në Perandorinë Mogule, pasi përjashtimi i tyre nga taksat nënkuptonte të ardhura më të ulëta për Alivardi Khanin.[64]

Pasuesi i Alivardit, Siraxh ud-Daulahu vendosi ta zhdukte praninë e huaj. Në 1756, ai pushtoi Kalkutën dhe e burgosi popullsinë rezidente britanike. Robert Clive dhe trupat e tij e morën Kalkutën prapë në janar 1757. Clive e detyroi Siraxh ud-Daulahun të pranonte një traktat që do të rikthente urdhërin e perandorit Fakukhsijar, duke i lejuar britanikët të tregtonin të pakufizuar. Clive pastaj komplotoi me të afërmin e Siraxh ud-Daulahut, Mir Xhafarin dhe mori mbështetjen e një bankieri të rëndësishëm, Xhagat Sethit. Robert Clive dhe trupat e Siraxhudaulahut u ndeshën me njëra-tjetrën në Plasej në qershor 1757. Mir Xhafari e braktisi navabin gjatë betejës, në të cilën ai u mund dhe u vra.[64] Shumë historianë e shikojnë këtë betejë si fillimin e Kolonizimit Britanik i Nënkontinentit, që do të zgjaste deri në vitin 1947.[65]

Pas triumfit të tyre në Plasej britanikët e shndërruan Bengalin në qendrën e Kolonisë së tyre Indiane në rritje.[66] Britanikët do të merrnin kontrollin e plotë financiar në Bengal nëse divani do ti jepej Kompanisë së Indisë Lindore në vend të navabit. Kur Mir Xhafari vdiq në 1765 perandori Shah Alam zbatoi atë transferim. Kjo u garantoi britanikëve autoritenin në provincë, ndërsa me Perandorinë Mogule u mbajt një shoqëri gjysmë-feudale. Divani u përdor me aprovimin e sunduesit mogul.[67] Ndërsa Kompania Britanike e Indisë Lindore ishte nominalisht divan, ajo praktikisht ishte e pavarur nga mogulët.[62]

Historiorgrafia nacionaliste indiane e përcakton betejën në Plasej si nisjen e një kolonilizmi të huaj shfrytëzues që përfundoi në 1947. Por këndvështrimi bangladeshas është se populli i Bengalit u përdor nga administrata zhvatëse e drejtuar nga të huajt përpara ngritjes së autoritetit britanik. Historianët bangladeshas kundërshtojnë gjithashtu se kolonializmi vijoi gjatë periudhës post-koloniale, kur rajoni u përfshi në Pakistan. Beteja e Plasejit nuk shënoi fundin e sundimit vendas në Bengal, por shënoi fundin e sistemit mogul.[68]

Sundimi Britanik

Fitorja e Robert Clive në Bengal shënoi fillimin e Dominimit Kolonial Britanik në Azinë Jugore

Qëllimi i britanikëve ishte të rriste prodhimtarinë e ekonomisë bengaleze. Ata eksperimentuan mbi administrimin dhe ekonominë e Bengalit. Pasojat e disa eksperimenteve nuk ishin gjithmonë të suksesshme. Taksimi i rritur në klimën e paqëndrueshme të Bengalit ishte një fatkeqësi. Taksimi nuk u lehtësua madje edhe gjatë thatësirës dhe përmbytjeve të viteve 1769–1770. Bashkë me shfrytëzimin e pakufizuar kjo shkaktoi një krizë të ashpër urie, në të cilën besohet se vdiqën dhjetë milionë banorë të Bengalit.[69]

Shteti Mogul u shpërbë duke bërë që guvernatori kryesor i Bengali të bëhej de facto sundues. Pasi një zëvëndësim kërkohej nga Kompania Britanike e Indisë Lindore, në mes të shekullit të XVIII, kufiri i Kuç Beharit shënonte kufirin më verior të Territorit Britanik. Kuç Behari mbijetoi si një principatë deri në fund të sundimit kolonial, kjo për shkak të sundimin indirekt të ekspeditës britanike në 1772, kur ajo e pushtoi territorin: maharaxhai dhe administrata e tij në vijim u vunë nën kontrollin e një agjenti politik britanik.[70][71][72]

Kapitali i grumbulluar i Bengalit nga Kompania e Indisë Lindore u investua në industri të ndryshme si manufaktura tekstile në Britaninë e Madhe gjatë fazave fillestare të Revolucionit Industrial.[5][7] Politikat e Kompanisë në Bengal çuan edhe në çindustrializimin e industrisë tekstile të Bengalit gjatë sundimit të saj.[4][6]

Katastrofa e urisë i bëri zyrtarët britanikë të kërkonin metoda të realizueshme për të zhvatur burimet e kolonisë. në 1790, britanikët futën "vendbanimin permanent" dhe e bënë atë ligj tre vjet më vonë. Ai ishte një sistem rrjet për taksimin mbi tokën. Sistemi ishte bërthama e formës koloniale të qeverisjes. Ai ishte një marrëveshje mes britanikëve dhe zamindarëve, që efektivisht u ishte dhënë zotërimi i tokave në shkëmbim të pagimit në kohë të taksave. Synimi i Vendbanimit Permanent ishte që zamindarët në vijim do të investonin në zhvillimin e bujqësisë dhe përmirësimin e ekonomisë së Bengalit. Synimi nuk u sendërtua pasi zamindarët nuk kishin mbështetje shtetërore për rritjen bujqësore dhe për shkak të mënyrave të reja të zbuluara për të gjeneruar pasuri. U zhvillua një formë shumë-shtresore e zotërimit të tokave, që përfitoi nga të ardhurat e tokës. Kjo strukturë ishte më e theksuar në zonat jugore të Bangladeshit modern. Skema e Vendbanimit Permanent i privoi fshatarët nga ndonjë e drejtë pronësie mbi tokën.[73]

Ndërsa myslimanët përfshinin shumicën e klasës së pronarëve të tokave gjatë sundimit mogul, hindutë u bënë mbizotërues gjatë sundimit kolonial. Ndërsa zotëruesit myslimanë të tokave dhe bujqit hindu ekzistonin, Bengali lindor pa një amalgamë të fesë me klasën, me zotëruesit hindu të tokave që kryesonin mbi fshatarët kryesisht myslimanë. Zotëruesit hindu të tokave ishin gjithashtu mbizotërues në Bengalin Perëndimor, por shumica e fshatarëve aty ishin hindu. Ky faktor do të bëhej politikisht i rëndësishëm nga fundi i sundimit kolonial.[74]

Një tjetër ndryshim gjatë sundimit britanik ishte sistemi i prodhimeve për tu shitur. Gjatë sundimit kolonial të korrat për shitje organizoheshin dhe prodhoheshin për tregjet ndërkombëtare. Ai ishte i rëndësishëm për shkak se krijoi lidhje mes ekonomisë fshatare bengaleze dhe tregjeve në Azi dhe Europë. Për shkak të të korrave për shitje rajoni lindor i Bangladeshit modern u kthye në qendër e kultivimit të jutes. Pjesa perëndimore e Bangladeshit modern prodhonte mëndafsh dhe sheqer. Zonat veriore prodhonin duhan. Të korrat ishin të lidhura me llojet e veçanta të organizimit të tokës. Fshatarësia në zonat lindore ishte e detyruar nga nevojat financiare nga tregu i prodhimit. Paria rurale në zonat perëndimore dhe veriore mbroheshin nga ndikimi i menjëhershëm i faktorëve të tregut, pasi ata mundësonin kredi bujqësore.[74]

Britanikët e braktisën gjuhën e mëparshme zyrtare, persishten, në vitet 1830 dhe institucionet arsimore angleze përgatitën një pjesë të vogël të parisë bengaleze për të punuar në nivelet e ulëta dhe të mesme të qeverisë.[75] Myslimanët i përvetësuan përmirësimet britanike më ngadalë dhe ngelën mbrapa hinduve në arsim dhe tregti. Hindutë përfshinin shumicën e studentëve të kolegjeve.[76] Pati ndryshime edhe në shëndetësi. Rritja e popullsisë gjatë sundimit kolonial ndodhi për shkak se populli kishte më shumë njohuri rreth higjenës dhe u rrit aksesi i mjekësisë dhe spitaleve. Transporti u bë më pak i bazuar te lumenjtë me ndërtimin e urave dhe hekurudhave. Përmirësimet në teknologji e ndihmuan komunikimin. Megjithë formën autoritare të qeverisjes, britanikët u përpoqën të vendosnin një sistem të kufizuar demokratik në pjesën e vonë të sundimit të tyre për shkak të shtrëngimeve politike.

Një zhvillim jetësor nën sundimin britanik ishte rritja e rëndësisë politike dhe kulturore e Kalkutës. Ajo u bë kryeqyteti kolonial i Indisë. Nga viti 1757 deri në 1931 Qeveria e Indisë u vendos në qytet. Bengalezët aspirues mërguan në Kalkuta dhe morën arsim dhe punësim qeveritar. Ata njihen nga historianët si "bhodrolok" dhe kasta e lartë hindu përfshinte shumicën e tyre.[75] Old centers such as Dhaka and Murshidabad declined ëhile the trading class became concentrated in Calcutta.[76]

Regjimi autoritar që funksiononte në aleancë me parinë rurale ishte i ndjeshëm ndaj rezistencës dhe revoltave që ndodhnin shpesh gjatë sundimit britanik. Megjithatë, sundimi britanik në Bengal nuk u përballë me kërcënim nga gjysma e dytë e viteve 1800. Bengali nuk mori pjesë në Revoltën e 1857-ës, që pothuaj e përfoundoi administrimin britanik mbi pjesë të mëdha të Indisë. Ndërsa pati një revoltë të trupave në Çitagong ajo u lëkund për shkak të zotëruesve të tokave dhe fshatarët nuk e mbështetën rrebelimin. As ankesa politike as revolta rreth të drejtave të fshatarësisë megjithë komercializimin e bujqësisë. Përpjekja zakonisht u karakterizua nga fshatarët dhe klasa e mesme në kundërshtim me zotëruesit e tokave, sipërmarrësit perëndimorë dhe administrata britanike. Shumë fushata në vijim e përfunduan industrinë e indigos. Këto u drejtuan nga misionarë islamikë të ndikuar nga vehabitët.[77]

Në fillim të viteve 1800 u shqua lëvizja reformiste hindu, por jo lëvizja e barasvlefshme myslimane. Një largim nga ky rregull ishte Lëvizja Faraizi, që u nis nga Haxhi Shariatullahu në 1828. Ajo ishte një lëvizje konservatore islamike e bazuar në ideologjinë Vehabiste. Ajo kundërshtonte nderimin e shenjtëve dhe shtypjen nga zotëruesit e tokave dhe tregtarët e indigos. Shariatullahu e konsideronte Indinë si një "dar al-harb" dhe kështu besonte se festivalet dhe lutjet e të premtes duhej të pushonin. Trashëgimtari i tij, Dudu Mia, e zgjeroi lëvizjen dhe pohonte se zotëruesit e tokave nuk kishin të drejta pronësie permanente mbi tokën. Lëvizja Faraizi në vijim përfundoi pas humbjes së tij.[78]

Titu Miri drejtoi një tjetër fushatë Vehabite në të njëjtën kohë me Lëvizjen Faraizi. Kjo lëvizje ishte dhunshme dhe kundërshtonte praninë Britanike. Ai vdiq në 1831 gjatë një konfrontimi me britanikët. Dy vjet më vonë ndjekësit e tij mbështetën kultivuesit e indigos në përplasjen kundër tregtarëve evropianë dhe zotëruesve hindu të tokave. Protesta u shua në fund në vitin 1860, kur fshatarëve ju dhurua më tepër siguri.[79]

Por jo të gjitha rrebelimet rurale ishin të frymëzuara nga feja. Nga pjesa e dytë e viteve 1800 pjesë të parisë dhe fshatarëve u lidhën politikisht. Kjo lidhje do të bëhej një prototip thelbësor i fushatave të mëvonshme në Bengal. Kjo lëvizje për vetë-vendosje ju bashkua lëvizjeve komuniste dhe nacionaliste, mjaft nga të cilat ishin të lidhura me organizata të të gjithë Indisë.[77]

Rilindasit e Bengalit
Kazi Nazrul Islam, poeti kombëtar i Bangladeshit
Rabindranath Tagore fituesi i parë aziatik i Çmimit Nobel dhe hartuesi i Himnit Kombëtar të Bangladeshit.

Rilindja e Bengalit

Rilindja e Bengalit i referohet një lëvizje revormuese shoqërore gjatë shekujve të XIX dhe XX në Bengal. Historiani Nitish Sengupta përshkruan se ajo mori udhë nga Raxha Ram Mohan Roj (1775–1833) nëpërmjet Rabindranath Tagores (1861–1941).[80] Ky lulëzim në Bengal i reformatorëve fetarë dhe shoqërorë, studiuesve dhe shkrimtarëve është përshkruar nga historiani David Kopf si "një nga periudhat më kreative në Historinë Indiane".[81] Populli i Bangladeshit është gjithasthu shumë krenar për poetin e tye kombëtar Kazi Nazrul Islam. Ai kujtohet me madhështi për zërin e tij aktiv kundër shtypjes së sunduesve britanikë në shekullin e XX. Ai u burgos për shkrimin e poemës së tij më të famshme, "Bidrohi".

Ndarja e Bengalit, 1905

Lord Curzon njeriu mbrapa ndarjes së Bengalit në 1905

Vendimi për të kryer Ndarjen e Bengalit u shpall në korrik 1905 nga nënmbreti i Indisë, Lord Curzon (George Nathaniel Curzon, markezi i I i Kedlestonit). Ndarja u krye më 16 tetor 1905 dhe ndante zonat lindore kryesisht myslimane nga ato perëndimore kryesisht hindu. Provinca e mëparshme e Bengalit u nda në dy provinca të reja "Bengali" (që përfshinte Bengalin Perëndimor ashtu dhe provincën e Biharit dhe Orisës) dhe Bengali Lindor me Assamin me Dhakën kryeqytet.[82] Ndarja u promovua për arsye administrative: Bengali ishte gjeografikisht i madh sa Franca dhe kishte një popullsi më të madhe. Curzon-i pohoi se rajoni lindor ishte lënë pas dore dhe nënqeverisur. Duke e ndarë provincën, mund të krijohej një përmirësim i administrimit në lindje, ku në vijim, popullsia do të përfitonte nga shkollat e reja dhe mundësitë e punësimit. Hindutë e Bengalit Perëndimor, që mbizotëronin sipërmarrjen dhe jetën rurale të Bengalit u ankuan se ndarja do ti bënte ata një pakicë në provincën e Biharit dhe Orisës.[83] Indianët u zemëruan mbi atë që ata e konsideronin si një politikë "përça dhe sundo".[84]

Britanikët i konsideronin myslimanët politikisht aktivë si mbështetësit e tyre dhe ndarja krijoi një provincë të mbizotëruar nga myslimanët. Myslimanët reaguan botërisht në mënyrë pranuese ndaj ndarjes. Hindutë e denoncuan atë.[85] Ndarja e theksoi çarjen e unitetit politik të feve të ndryshme në Bengal. Hindutë dhe myslimanët u bënë grupe të ndara politikisht. Bhodrolok-u kryesisht hindu i drejtuar nga fushata kundër ndarjes, e lidhte atë me rilindjen hindu. Ata e identifikuan atdheun e tyre me Kalin dhe zgjodhën Bande Mataramin si hymn, që myslimanët e kundërshtuan.[86]

Britanikët e promovuan fenë si bazë për i identifikimin politik. Kjo ishte e vështirë pasi uniteti mysliman ishte sugjeruar nga dallimet e brendshme në mënyrë domethënëse. Shumica e myslimanëve bengalizë kishin qenë anëtarë të bashkësive të ndryshme myslimane të Bengalit, deri në fund të viteve 1800. Islami që ata praktikonin kishte një themel të ndryshëm kulturor në fshatarësinë bengaleze. Paria myslimane e identifikonte veten si ashrafë (me prejardhje të huaj) dhe kërkonin të kopjonin kulturën Islamike të Indisë Veriore dhe e shihnin veten si mbrojtës të islamit të vërtetë në Bengal. Për ta, islami i praktikuar nga fshatarët vendorë dhe artizanët ishte i molepsur nga asosacione jo islamike. Ndërsa një numër i madh i myslimanëve të mirë-arsimuar qëndroi hezituese për ti pranuar fshatarët që praktikonin kulturën bengaleze, idea e një bashkësie të vetme myslimane erdhi në jetë vetëm pas ndarjes. Çështjet ekonomike e rritën përplasjen hindu-myslimane në Bengal. Myslimanët punëtorë filluan të kërkonin të drejtat e tyre kundër klasës kryesisht hindu të zotëruesve të tokave dhe fajdexhinjve. Klasa e mesme ishte e paaftë të arrinte qëllimet e saj politike për shkak të sjelljes mospërfillëse të parisë hindu. Hindutë dhe myslimanët u përplasën në Komilla dhe Majmensingh në 1906 dhe 1907. Dhuna i theksoi identitetet fetare dhe mbështeti stereotipet. Paria hindu i konsideronte myslimanët fshatarë si agjentë britanikë dhe inferiorë. Për myslimanët hindutë ishin zhvatës mashtrues. Britanikët e anulluan ndarjen në vitin 1911 dhe shpallën se ata do ta zhvendosnin kryeqytetin në Delhi. Nju Delhi u përurua pas dy dekadave të ndërtimit në 1931.[87]

A. K. Fazlul Huk, kryeministri i Bengalit të Bashkuar që propozoi Rezolutën e Lahores dhe në vijim u bë guvernatori i Pakistanit Lindor

Periudha Pakistaneze

Dhaka qe skena e një takimi të udhëheqësve myslimanë në fund të 1906-ës. Ata krijuan një parti për myslimanët dhe shpallën besnikërinë e saj ndaj britanikëve, duke besuar se ata do ti mbronin më mirë interesat e myslimanëve.[88] Fundi i viteve 1800 kishte parë futjen e një sistemi të zgjedhjeve bazuar në të drejtën e kufizuar të votimit. E drejta e votimit u zgjerua më vonë për të rritur numrin e votuesve. Megjithatë, e drejta e përgjithshme e votës nuk u sendërtua kurrë, por udhëheqja myslimane siguroi një sistem të veçuar votimi për myslimanët në 1909.[89] Në paktin e Laknaut të 1916-ës Lidhja Myslimane dhe Kongresi Kombëtar Indian pranuan të dyja zgjedhës të ndarë dhe koefiçentë provincialë për pakicat. Kjo i pakësoi vendet e myslimanëve bengalezë në dyzet përqind në një provincë me shumicë myslimane. Lidhja Myslimane e vajtoi këtë vendim.[90]

Deri në 1920, zgjedhjet nuk u zhvilluan mbi bazën e partive. Kur u fut kandidatura partiake kandidatët e pavarur e ruajtën rëndësinë e tyre. Ata fituan një të tretën e vendeve në Bengal në zgjedhjet e vitit 1937.[89] Kongresi ishte kontestuesi kryesor vendet e përgjithshme ndërsa Lidhja Myslimane rivalizonte me Partinë Krishak Praxha të Fazlul Hukut për vendet myslimane. Zgjedhjet e 1937-ës treguan se asnjë parti nuk mund të krijonte një ministri më vete. Partia Krishak Praxha krijoi një ministri me Lidhjen Myslimane. Lidhja nuk mund të fitonte tre provinca të tjera myslimane. Kryeministrat myslimanë që nuk ishin anëtarë të Kongresit pranua ta mbështesnin Lidhjen në rang kombëtar madje edhe pasi ata do të mbanin kontrollin e çështjeve të tyre provinciale. Fazlul Huku ishte anëtar si i Partisë Krishak Praxha ashtu dhe i Lidhjes Myslimane.[91]

Ministrat e Kongresit dhanë dorëheqjen për të protestuar shpalljen e luftës kundër Gjermanisë nga nënmbreti, Lord Linlithgow, që e kishte bërë pa kërkuar opinionin e qeverive provinciale. Qeverisjet myslimane në Panxhab, Bengal dhe Sindh nuk u dorëhoqën. Por një hendek u shfaq mes Fazlul Hukut dhe Lidhjes kur nënmbreti krijoi një asamble këshillimore, kështu ministria e Hukut ra. Sipas Fazlul Hukut, që dha dorëheqjen nga partia, Lidhja Myslimane përfaqësonte interesat e pakicave myslimane të provincave më shumë se provincat myslimane. Fazlul Huku kishte propozuar Rezolutën e Lahores në 1940, përpara se të dorëhiqej. Rezoluta kishte përdorur fjalët "shtetet" që tregonte se kjo rezolutë nuk synonte një Pakistan të bashkuar.[91]

Fazlul Huku e rikrijoi qeverinë e tij, këtë herë pa Lidhjen Myslimane, në fund të 1941-it. Anëtarët e Lidhjes Myslimane të drejtuar nga Khavaxha Nazimudini dhe Suhravardi bënë fushatë kundër Fazlul Hukut. Huku dha dorëheqjen në 1943 në trysninë e guvernatorit. Më 24 prill 1943 Nazimudini përuroi ministrinë e vetë me nismën e guvernatorit. Ministria e Nazimudinit nuk u pëlqye si nga nënmbreti, Lord Wavell ashtu dhe guvernatori. Në veçanti, nënmbreti u shqetësua nga përgjigjja e Nazimudinit ndaj urisë.[92] Bengali përjetoi një krizë të madhe urie gjatë Luftës së II Botërore. Afërsisht 3 milionë gjysëm banorë vdiqën, kryesisht në zonat rurale të Bengalit Lindor.[93]

Zgjedhjet e viteve 1945-1946 rikthyen një qeverisje të përgjegjshme provinciale.[92] Në zgjedhjet e vitit 1946 politika u mbizotërua nga dy organizata. Ato ishin Kongresi Kombëtar Indian dhe Lidhja Myslimane. Kongresi nuk ishte i aftë ta fitonte Bengalin.[94] Zgjedhjet e 1946-ës u garua kryesisht mbi çështjen e krijimit të një atdheu mysliman: Pakistanit. Për shumë ai përfaqësonte një plebishit. Lidhja Myslimane e Bengalit i injoroi çështjet vendore në fushatën e saj mbi ndarjen. Partia Krishak Praxha e Fazlul Hukut humbi. Lidhja Myslimane fitoi 110 nga 117 vende për myslimanët. Nga të gjitha provincat myslimane, Bengali ishte mbështetësi më i madh i Lidhjes Myslimane.[92] Shumica e fshatarësisë së Bengalit Lindor e pa Pakistanin si një mënyrë të mirë për të eleminuar sistemin feudal. Më shumë se arësyet fetare, kjo ndodhi për shkak të faktorëve ekonomikë që mbështeste Lidhja Myslimane dhe Pakistanit.[95]

Në 1946, Qeveria Britanike dërgoi një mision, që në fund propozoi një skemë për një Indi të bashkuar.[96] Skema kapsulonte një bashkim të lirë. Një pikë kyçe për Bengalin ishte mbajtja e unitetit të tij nën atë skemë. Plani u dakordësua nga Xhinah, por Nehru e refuzoi atë. Lidhja Myslimane deklaroi Ditën e Aksionit të Drejtpërdrejtë më 16 gusht. Kryengritja filloi në Kalkuta, ku vdiqën shumë veta. Bhodrolok-u vendosi që duke ndarë Bengalin do të ishte më mirë sesa të pranonin sundimin e Myslimanëve. Lidhja Myslimane nuk donte që Bengali të ndahej, por donte që ai të përfshihej plotësisht në Pakistan. Megjithatë, Kongresi kërkoi ndarjen e provincës. Pak udhëheqës të Lidhjes Myslimane dhe Kongresit filluan të mbronin një Bengal të Bashkuar të pavarur. Ndërsa disa politikanë si Xhinah dhe Gandhi e mbështetën këtë ide, Kongresi Kombëtar e refuzoi atë në favor të ndarjes. Bengali Lindor u bashkua me Pakistanin, ndërsa Bengali Perëndimor do të bashkohej me Indinë.[95] Shumica e distriktit kryesisht mysliman të Silhetit në Assam zgjodhën Bengalin në një plebishit. Pjesa tjetër u bashkua me Indinë me Asamin.[96]

Marrshim proçesion i mbajtur më 21 shkurt 1952 në Dhaka

Lëvizja e Gjuhës Bengaleze

Në Pakistan u zhvillua një hendek rreth çështjes së gjuhës kombëtare.[97] Lëvizja e Gjuhës Bengaleze ishte një përpjekje politike në Bangladesh (atëherë i njohur si Pakistani Lindor), që mbronte njohjen e Gjuhës Bengale si një gjuhë zyrtare të Pakistanit. Një njohje e tillë do ta lejonte bengalishten të përdorej në çështjet qeveritare. U drejtua nga Mufti Nadimul Kuamar Ahmed.[98]

Kur shteti i Pakistanit u formua në 1947, dy rajonet e tij, Pakistani Lindor (i quajtur edhe Bengali Lindor) dhe Pakistani Perëndimor, ishin të ndarë në vija kulturore, gjeografike dhe gjuhësore. Më 23 shkurt 1948, Qeveria e Pakistanit caktoi gjuhën urdu si gjuhën e vetme kombëtare, duke shkaktuar protesta mes shumicës bengalisht folëse të Pakistanit Lindor. Duke u përballur me tensione sektare dhe pakënaqësinë në masë me ligjin e ri, qeveria i nxori jashtë ligjit takimet publike dhe protestat. Studentët e Universitetit të Dhakës dhe veprimtarë të tjerë politikë e shpërfillën ligjin dhe organizuan një protestë më 21 shkurt 1952.[99] Lëvizja e arriti kulmin e saj kur policia hapi zjarr mbi studentët atë ditë. Vdekjet shkaktuan trazira të gjera qytetare të drejtuara nga Lidhja Myslimane Avami, më vonë e quajtur Lidhja Avami. Pas vitesh konflikti, qeveria qendrore u zbut dhe i lejoi statusin zyrtar bengalishtes në 1956. Më 17 nëntor 1999, UNESCO-ja e shpalli 21 shkurtin Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Nënë.[100]

Politika: 1954–1971

Kabineti i Bengalit Lindor, 1954

Ngjarjet e vitit 1952 bënë që populli i Pakistanit Lindor ta braktiste Lidhjen Myslimane. Në zgjedhjet provinciale të Pakistanit Lindor në 1954, Lidhja mori vetëm 7 nga 390 vende. Zgjedhjet i fitoi Fronti i Bashkuar. Deri në 1956, kur shteti shpalli se si bengalishtja ashtu dhe gjuha urdu do të ishin gjuhë shtetërore, Lëvizja e Gjuhës vijoit.[101]

Midis dy krahëve të Pakistanit filluan të zhvilloheshin diferenca të mëdha. Ndërsa perëndimi kishte një pjesë më të vogël popullsie se popullsia e përgjithshme e Pakistanit, ai kishte alokimin më të madh të investimeve, zhvillimit industrial, reformave bujqësore dhe projekteve të zhvillimit civil. Shërbimet ushtarake dhe civile të Pakistanit mbizotëroheshin nga panxhabët.[102] Bengalezët ishin përcaktuar si një rracë "jo-luftëtare" nga britanikët. Pjesëmarrja e bengalezëve në ushtri ishte shumë e ulët. Britanikët parapëlqenin të rekrutonin myslimanë panxhabas. Panxhabasit mbizotëronin në ushtrinë e Pakistanit të trashëguar nga Ushtria e Indisë Britanike. Për shkak se bengalezët nuk kishin një traditë të shërbimit ushtarak në familjet e tyre, ishte e vështirë të rekrutoheshin oficerë bengalezë.[103]

Sheikh Muxhibur Rahman

Nga mesi i viteve 1960 paria e Pakistanit Lindor arriti në përfundimin se mbrojtja e interesave të tyre qëndronte te autonomia. Abdul Momen Khani, që ishte guvernator në vitet 1962-1968, e përndoqi opozitën dhe e censuroi median. Regjimi u bë më jo popullor gjatë vitit 1965, në vitin e luftës mes Indisë dhe Pakistanit. Patriotizmi ishte i lartë në Pakistanin Lindor gjatë luftës kundër Indisë, por ky ishte një nga rastet e fundit të solidaritetit kombëtar. Pakistanezët lindorë ndjenë se nuk ishin mbrojtur nga ushtria nga një pushtim i mundshëm indian.[104]

1966, Sheikh Muxhibur Rahmani, udhëheqësi i Lidhjes Avami, shpalli një plan 6-pikësh të titulluar Karta e Mbijetesës Sonë në një konferencë kombëtare të partive politike opozitare në Lahore, në të cilin kërkonte vetë-qeverisje dhe autonomi të konsiderueshme politike, ekonomike dhe të mbrojtjes për Pakistanin Lindor në një Federatë Pakistaneze me një qeveri të dobët qendrore. Kjo çoi në Lëvizjen historike Gjashtë Pikëshe. Gjashtë pikat për një konfederatë ishin më shumë të skajshme sesa thirrjet e mëparshme për autonomi.[104]

Në fillim të vitit 1968, u hartua Çështja e Komplotit Agartala kundër Muxhibit me dëshmi se i akuzuari po komplotonte për ndarjen e Pakistanit Lindor me ndihmën indiane. Qeveria priste që kjo ta dëmtonte popullaritetin e Muxhibit, por demonstratat popullore bënë që qeveria ta braktiste çështjen.[105]

Një Lëvizje pakistanezo-perëndimore synonte ta hiqte përhapjen e Ajub Khanit në Pakistanin Lindor ku ai adoptonte konotacione nacionaliste bengaleze. Ajub Khani dha dorëheqjen në mars 1969 dhe pozicioni i tij u morr nga gjenerali Jahja Khan. Jahja u përpoq ti pajtonte politikanët. Ai shpalli se zgjedhjet do të mbaheshin në 1970 dhe organizimet politike do të lejoheshin.[106] Ai deklaroi se pozicioni i tij ishte i përkohshëm dhe se puna ishte të zhvillonte zgjedhjet për një asamble që do të ngarkohej me krijimin e një kushtetute të re. Ai mbështeti Skemën Një Njësi dhe lejoi përfaqësimin popullor, duke i lejuar kështu Pakistanit Lindor 162 nga 300 vendet. Jahja krijoi një Rend të Kornizës Ligjore si një udhërrëfues për asamblenë. Ai nënshkroi parime si federalizmi i shtetit, mbizotërimin e islamit, autonominë provinciale me furnizime të mjaftueshme për qeverinë federale të zhvillonte detyrat e saj dhe të mbronte integritetin e vendit. Pika e fundit përplasej me pikat e Muxhibit. Jahja theksoi se kushtetuta nuk do të pranohej nëse ajo nuk do të përputhej me Rendin e Kornizës Ligjore. Partia e Muxhibit kishte bërë një draft të vetin kushtetues bazuar te gjashtë pikat.[107]

Lëvizja e Pavarësisë

Lidhja Avami fitoi 160 nga 162 vendet e Pakistanit Lindor në zgjedhjet e përgjithshme pakistaneze të 1970-ës. Nurul Amini fitoi një nga vendet e mbetura. Partia e Popullit të Pakistanit, e drejtuar nga Zulfikar Ali Bhuto, fitoi një shumicë vendesh në Pakistanin Perëndimor. Jahja organizoi bisedime mes Bhutos dhe Muxhibit për të arritur në një konsensus mbi formën e ardhshme të kushtetutës. Muxhibi pohoi shumicën e tij dhe synonte ta bazonte kushtetutën mbi gjashtë pikat e tij. Argumenti i Bhutos ishte se ishin dy shumica. Bisedimet dështuan.[107] Muxhibo e refuzoi kërkesën e Bhutos për një pjesë të pushtetit. Bhuto e bojkotoi sesionin e Asamblesë Kombëtare të 3 marsit dhe i intimidoi pjesëmarrjen e politikanëve të tjerë të Pakistanit Perëndimor. Bhuto kërkoi që Jahja ta vononte sesionin e Asamblesë Kombëtare. Më 1 mars kur Jahja e bëri këtë shpërthyen protestat dhe përplasjet.[108]

Të majtët në Pakistanin Lindor e trysnuan Muxhibin të shpallte menjëherë pavarësinë. Qeveria e Pakistanit Perëndimor nxori ushtarët për ta përkeqësuar këtë mundësi. Muxhibi zgjodhi një opsion të mesëm duke nisur një një lëvizje mos-bashkëpunimi. Lëvizja qe e suksesshme, duke e bllokuar makinerinë e qeverisë dhe duke i dhënë efektivisht Muxhibit kontrollin mbi Pakistanin Lindor. Muxhibi shpalli se pakistanezët lindorë do të luftonin për pavarësinë, por njëkohësisht ai u përpoq të arrinte një zgjidhje brenda Pakistanit të bashkuar.[108]

Jahja Khani dhe Bhutoja shkuan në Dhaka në mars si një përpjekje e fundit për të arritur një zgjidhje. Megjithatë, tre palët nuk mundën të arrinin në një marrëveshje mbi transferimin e pushtetit. Më 23 mars Lidhja Avami i tha Jahjas se ajo duhet të shpallte autonominë rajonale brenda 2 ditëve ose Pakistani Lindor do të dilte jashtë ligjit. Ndërsa bisedimet ishin në vazhdim, Jahja zgjodhi një zgjidhje ushtarake për problemin. Në natën e 25 marsit, Jahja, në mënyrë sekrete u kthye në Pakistanin Perëndimor dhe komandoi ushtrinë të sulmonte anëtarët kryesorë të fushatës së autonomisë.[109]

Më 3 mars, udhëheqësi student Shahxhahan Siraxh lexoi 'Sadhinotar Ishtehar' (Deklaratën e Pavarësisë) në "Paltan Maidan" përballë Muxhibit në grumbullimin publik nën drejtimin e Svadhin Bangla Biplobi Parishad.[110]

Më 7 mars, pati një grumbullim publik në Suhravardi Udjan për të dëgjuar të rejat mbi lëvizjen nga Sheikh Muxhibi, udhëheqësi i lëvizjes. Megjithëse e shmangu përmendjen e drejtpërdrejtë të pavarësisë, pasi bisedimet ishin akoma në vijim, ai i paralajmëroi dëgjuesit e tij të përgatiteshin për ndonjë luftë të afërt.[110] Fjalimi konsiderohet një çast kyç në Luftën për Liri dhe kujtohet për frazën: "Ebarer Shongram Amader Muktir Shongram, Ebarer Shongram Shadhinotar Shongram...." ("Përpjekja jonë këtë herë është një përpjekje për lirinë tonë, përpjekja jonë këtë herë është një përpjekje për pavarësinë tonë....")

Ilustrim që tregon njësitë ushtarake dhe lëvizjet e trupave gjatë luftës

Deklarata formale e Pavarësisë

Në orët e para të 26 marsit 1971, filloi represioni nga Ushtria e Pakistanit. Bangabandhu Sheikh Muxhibur Rahmani u arrestua dhe udhëheqësit politikë u shpërndanë, kryesisht duke u arratisur në Indinë fqinje ku organizuan një qeveri të përkohëshme. Përpara se të arrestohej nga Ushtria e Pakistanit, Sheikh Muxhibur Rahmani kaloi një shënim të shkruar me dorë, që përmbante Deklaratën e Pavarësisë së Bangladeshit. Ky shënim qarkulloi gjerësisht dhe u transmetua nga transmetuesi radio i "Pushkëve të Pakistanit Lindor" të atëhershëm. Shtypi botëror raportoi nga fundi i marsit 1971 duke siguruar se deklarata e Pavarësisë së Bangladeshit nga Bangabandhu të raportohej gjerësisht nëpër botë. Oficeri i Ushtrisë Bengaleze, major Ziaur Rahmani pushtoi Stacioni e radios Kalurghat[111][112] në Çitagong dhe lexoi Deklaratën e Pavarësisë së Bangladeshit gjatë orëve të mbrëmjes së 27 marsit.[113]

Kjo është Svadhin Bangla Betar Kendra. Unë, major Ziaur Rahmani, në drejtimin e Bangobondhu Muxhibur Rahmanit, këtu shpallë se është krijuar Republika e pavarur e Popullit të Bangladeshit. Nën drejtimin e tij, kam marrë komandën si Kreu i përkohshëm i Republikës. Në emër të Sheikh Muxhibur Rahmanit, u bëj thirrje të gjithë bengalezëve të ngrihen kundër sulmit nga Ushtria e Pakistanit Perëndimor. Ne do të luftojmë deri në fund për lirinë e mëmëdheut tonë. Fitorja është, me hirin e Allahut, jona. Gëzuar Bangla.[114]

Qeveria e Përkohshme e Republikës së Popullit të Bangladeshit u formua më 10 prill në Meherpur (më vonë i riemërtuar Muxhibnagar, një qytet afër kufirit indian). Sheikh Muxhibur Rahmani u shpall Kreu i Shtetit. Taxhudin Ahmedi u bë kryeministër, Sajed Nazrul Islami u bë presidenti në detyrë, ndërsa Khondaker Mostak Ahmedi ministri i jashtëm. Plani i luftës u skicua me Forcat e Armatosura të Bangladeshit të krijuara dhe emërtuara "Muktifouxho". Më vonë këto forca u emërtuan "Muktibahini" (luftëtarët e lirisë). M. A. G. Osmani u caktua drejtues i Forcave të Armatosura. Trajnimi dhe shumica e armëve dhe municioneve u siguruan nga Qeveria e Meherpurit, që mbështetej nga India. Pasi luftimet ndërmjet Ushtrisë së Pakistanit dhe Bengali Mukti Bahinit u rritën, vlerësohet se rreth dhjetë milionë bengalezë, kryesisht hindu, u strehuan në shtetet indiane të Assamit, Tripuras dhe Bengalit Perëndimor.

Luftëtarët e Lirisë nuk ishin të aftë të fitonin ushtarakisht.[109] Ushtria e Pakistanit krijoi grupe civile dhe paraushtarake për të neutralizuar Luftëtarët e Lirisë.[115] Ata rekruituan biharezë dhe bengalezë, që nuk e mbështetnin ndarjen e Pakistanit Lindor.[116]

Kur u bë e qartë se as Ushtria Pakistaneze as Luftëtarët e Lirisë nuk mund të fitonin, India filloi gradualisht pushtimin e saj. Ajo i shtoi përpjekjet e saj në nivel ndërkombëtar dhe e rriti veprimtarinë ushtarake në Pakistanin Lindor, por nuk shpalli luftë nga frika e pasojave gjeopolitike. India pati mundësinë të shpallte luftë, kur Pakistani sulmoi aeroportet indiane më 3 dhjetor. Ushtria Indiane dhe Mukti Bahini patën përparësinë me armatime më të mira, supremaci të plotë ajrore dhe detare dhe mbështetjen e shumicës së vendasve. Ushtria e Pakistanit vrau dhe dhunoi shumë bengalezë. Milicitë pro-pakistaneze vranë iltelektualë bengalezë afër fundit të luftës. Administrata e Pakistanit u rrëzua dhe ushtria u dorëzua më 16 dhjetor.[117]

Kapitullimi i Pakistanit dhe pasojat

Dorëzimi i Pakistanit më 16 dhjetor 1971 në Pistën e Garave Ramna në Dhaka

Më 16 dhjetor 1971, gjeneral lejtnant A. A. K. Niazi, oficeri komandues i forcave të Ushtrisë së Pakistanit të vendosura në Pakistanin Lindor, nënshkruan marrëveshjen e dorëzimit dhe në ditën në vijim u krijua më në fund shteti i Bangla Deshit ("Vendi i Bengalit"). Në kohën e dorëzimit vetëm pak vende kishin mundësuar njohje diplomatike të shtetit të ri. Mbi 90 000 trupa pakistaneze u dorëzuan te Forcat Indiane, duke e bërë atë dorëzimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore.[118][119]

Shteti i ri e ndryshoi emrin e tij në Bangladesh më 11 janar 1972 dhe u bë një demokraci parlamentare nën një kushtetutë. Menjëherë më pas më 19 mars Bangladeshi nënshkroi traktatin e miqësisë me Indinë. Bangladeshi kërkoi pranimin në OKB me shumicën e votave në favor të tij, por Kina vuri veton pasi Pakistani ishte aleati i saj kyç.[120] Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu një aleat kyç i Pakistanit, ishte një nga shtetet e fundit që e njohu Bangladeshin. Për të siguruar një kolim të lehtë, në 1972 u firmos "Marrëveshja Simla" mes Indisë dhe Pakistanit. Traktati siguronte se Pakistani e njihte pavarësinë e Bangladeshit në shkëmbim të rikthimit të robërve pakistanezë. India i trajtoi të gjithë robërit në përputhje me Konventën e Gjenevës, rregulli 1925.[121] Ajo liroi më shumë se 93 000 robër pakistanezë në pesë muaj.[118]

Për më tepër, si një gjest i vullnetit të mirë, afërsisht 200 ushtarë të tjerë u kërkuan për krime lufte nga bengalezët u falën nga India.[122] Marrëveshja i dha gjithashtu më shumë se 13,000 km2 (5,019 sq mi) territor trupave Indiane që kishin zaptuar Pakistanin Perëndimor gjatë luftës, megjithëse India mbajti pak zona strategjike;[123] shumica në Kargil, që do të bëhej prapë pika qëndrore e një lufte mes dy shteteve në vitin 1999.

Numri real i viktimave gjatë luftës është akoma i pasigurt.[116] ku të vrarët variojnë nga vlerësimet bangladeshase në 3 milionë te ato pakistaneze në 26 000. Sipas një burimi vdiqën 1.7 milionë veta. Një numër i madh grash u përdhuanuan nga pakistanezët, bengalezët dhe biharezët. Qeveria u dha atyre titullin birangina ("trime heroina"), por ato vuajtën diskriminimin e pastajmë.[124]

Përveç robërve pakistanezë të luftës kishte akoma bashkëpunëtorë në Bangladesh. Në 1973, Qeveria e Bangladeshit shpalli amnistinë për ta në shkëmbim të njohjes së Pakistanit. Kërkesat që ata të trajtoheshin si bashkëpunëtorë u shfaq prapë në vitet 1990. Pati edhe një popullsi të madhe myslimanësh jo bengalezë, që më së shumti mbështetën Pakistanin. Turmat bengaleze, që i identifikuan ata si "biharezë", i vranë ata para luftës dhe biharezët kishin ndihmuar Ushtrinë e Pakistanit gjatë saj. Mijëra vuajtën një kundër gjenocid ku u shpërngulën të paktën një milion veta.[124]

Republika e Popullit të Bangladeshit

Kushtetuta, demokracia e hershme dhe socializmi

Qeveria e Përkohshme

Qeveria e Përkohshme e Bangladeshit ishte qeveria e parë e vendit. Ajo u formua në Muxhibnagar më 17 prill 1971. Ajo shpalli pavarësinë dhe nxori një projekt kushtetutë të përkohëshme, duke shpallur "Barazinë, Dinjitetin Njerëzor dhe Drejtësinë Shoqërore" si parimet e saj themelore. Kryeministri i saj ishte Taxhudin Ahmad, ndërsa Shefi i Shtabit të Ushtrisë ishte M. A. G. Osmani. Anëtarë të tjerë të rëndësishëm të kabinetit përfshinin Sajed Nazrul Islamin dhe Muhamad Mansur Aliun. Ajo përfshiu Shërbimin e sapoformuar Civil të Bangladeshit me anëtarët që dezertuan nga Shërbimi Civil i Pakistanit. Ajo kishte edhe një trupë të shquar diplomatike, të drejtuar nga Abu Sajid Çoudhuri, Humajun Rashid Çoudhuri dhe Rehman Sobhani mes të tjerëve. Forcat e Bangladeshit përfshinin njëmbëdhjetë komandantë sektorësh, mes të cilëve figurat e shquara përfshinin Ziaur Rahmanin, Khaled Mosharrafin dhe K. M. Shafiullahun.[125][126]

India fqinje ofroi mbështetje diplomatike, ekonomike dhe ushtarake për Qeverinë e Përkohëshme. Kryeqyteti i qeverisë në ekzil qe Kalkuta. Ushtria Indiane ndërhyri në dy javët e fundit të luftës në dhjetor 1971, duke siguruar dorëzimin e Pakistanit.

Administrata e Sheikh Muxhibit

Lidhja e krahut të majtë Avami, që kishte fituar zgjedhjet e vitit 1970 në Pakistan, formoi qeverinë e parë pas pavarësisë në Bangladesh. Udhëheqësi i Lidhjes Avami Sheikh Muxhibur Rahmani u bë kryeministri i 2-të i Bangladeshit më 12 janar 1972. Ai konsiderohet gjerësisht si heroi i pavarësisë dhe ati themelues i kombit. Shtet-ndërtimi nën qeverinë e tij u bazua mbi parimet shekullare nacionaliste bengaleze. Kushtetuta fillestare e Bangladeshit, e hartuar nga Kamal Hosaini, vendoste strukturën e një republike parlamentare demokratike liberale me ndikime socialiste në 1972.

Në skenën ndërkombëtare, Rahmani dhe kolegia e tij indiane Indira Gandhi nënshkruan Traktatin 25-vjeçar Indo-Bangladeshas të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Paqes. Bangladeshi ju bashkua Organizatës së Konferencës Islamike, "Komunuelthit të Kombeve" dhe Lëvizjes së Parreshtuar. Rahmani u ftua në Uashington dhe Moskë për bisedime me udhëheqësit amerikanë dhe sovjetikë. Në Marrëveshjen e Delhit të 1974-ës, Bangladeshi, India dhe Pakistani kërkuan të punonin për stabilitetin rajonal dhe paqen. Marrëveshja i hapi rrugën rikthimit të zyrtarëve të internuar bengalezë dhe familjet e tyre të braktisura në Pakistan, ashtu dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Dhakës dhe Islamabadit. Japonia u bë ndihmë-dhënësi kryesor për vendin e ri. Megjithëse Izraeli ishte një nga vendet e para që e njohu Bangladeshin,[127] qeveria në Dhaka mbështeti fuqimisht Egjiptin gjatë "Luftës Arabo-Izraelite të 1973-it". Në këmbim, Egjipti i dha Ushtrisë së Bangladeshit 44 tanke.[128] Bashkimi Sovietik mbështeti mjaft skuadrone aeroplanësh MiG-21.[129]

Në vend, regjimi i Rahmanit u bë gjithmonë e më autoritar. Pati një kryengritje nga socialistët radikalë Xhashod, ashtu dhe trazira nga forcat pro-sipërmarrëse dhe konservatore, që ndjenin se Lidhja Avami ishte e pandershme duke marrë besim ekskluziv për përpjekjen e lirisë. Rahmani imponoi një gjendje tre mujore të jashtëzakonshme në 1974 për të pastruar keqmenaxhimin dhe korrupsionin. Ai formoi grupin para-militar Xhatija Rakkhi Bahini, që u akuzua për abuzim të të drejtave të njeriut. Xhatija Rakkhi Bahini ishte i pabesueshëm nga shumë në Ushtrinë e Bangladeshit.[130]

Ekonomikisht, Rahmani u bazua te një program i stërmadh shtetëzimi që dështoi të arrinte përfitimet e synuara. Ndihma sovietike dhe Indiane gjithashtu dështoi të materializohej në sasinë e dëshiruar. Kriza e Urisë së Bangladeshit në 1974 dhe kriza humanitare ishte një goditje e rëndë ekonomike.[131]

Në janar 1975, Sheikh Muxhibi mori presidencën me fuqi të jashtëzakonshme, shpërbëri sistemin parlamentar dhe krijioi shtetin një partiak. Partitë e ndryshme politike u bashkuan në një parti të vetme kombëtare legale, Lidhja Bangladesh Krishak Sramik Avami, e njohur si akronimi anglisht BAKSAL. Shumica e gazetave të Bangladeshit u ndaluan. Dështimi i politikave ekonomike të Sheikh Muxhibit e tëhuajësoi popullin. Nga viti 1975 gazetari Anthony Mascarenhas e përshkroi atë si "njeriun më të urryer në Bangladesh".[131] Më 15 gusht 1975, një grup rrebel ushtarakësh të rinj e vrau Sheikh Muxhibin.[132]

Presidenti Ziaur Rahman me mbretëreshën Juliana dhe princesshën Beatrix të Hollandës në 1979

Grushtet ushtarake të shtetit dhe regjimet presidenciale

Ligji i parë ushtarak dhe administrata Zia

Udhëheqësit e grushtit të shtetit vendosën zëvendës-presidentin Khondaker Mostak Ahmad si pasuesin e menjëhershëm të Sheikh Muxhibit. Një konservator i palëkundur, Ahmadi shpalli ligjin ushtarak dhe burgosi shumë të besuar të Sheikh Muxhibit, duke përfshirë edhe kryeministrin e parë të Bangladeshit Taxhudin Ahmadin. Udhëheqësit e burgosur u ekzekutuan më 3 nëntor 1975. Ahmadi e ndërroi udhëheqjen e Forcave të Armatosura të Bangladeshit, duke i hapur rrugën diktaturës së ardhshme ushtarake të vendit.[132]

Një grusht shteti tjetër i drejtuar nga gjeneral brigade Khaled Mosharrafi, e përmbysi Ahmadin nga presidenca më 6 nëntor 1975. Kryetari i gjykatës, Abu Sadat Mohamad Sajemi, u vendos si president. Mosharrafi u vra nga trupat renegate socialiste të drejtuara nga Abu Taheri më 7 nëntor 1975. Në 1976 shefi i ushtrisë, gjeneral lejtnant Ziaur Rahman, u shfaq si figura më e pushtetshme e vendit.[132]

Nën situatën e ndryshuar dramatikisht, Bangladeshi i frikësohej një pushtimi nga India të mbështetur nga Bashkimi Sovjetik, pasi qeveria e re në Dhaka u njoh nga Pakistani, Arabia Saudite dhe Kina. Sipas regjistrimeve të deklasifikuara të Shteteve të Bashkuara, Bangladeshi mori siguri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen perëndimore për sovranitetin dhe integritetin e tij territorial.[133][132] Diskutimi mbi ndarjen e ujërave të Gangut, për shkak të ndërtimit nga India të Digës Faraka, e çoi Bangladeshin të kërkonte ndërhyrjen e Kombeve të Bashkuara në 1976. Diskutimi u adresua nëpërmjet një marrëveshjeje dypalëshe në 1977.[134]

Gjeneral lejtnanti Ziaur Rahman (i njohur gjerësisht si Zia) mori presidencën nga Abu Sadat Mohamad Sajem më 21 prill 1977. Ziai formoi Partinë Nacionaliste të Bangladeshit. Zgjedhjet parlamentare u zhvilluan në 1979, në të cilat partia Nacionaliste e Bangladeshit fitoi një shumicë të brishtë, ndërsa Lidhja Avami u bë partia kryesore opozitare.

Presidenti Zia riktheu tregun e lirë, ri-përcaktoi socializmin si "drejtësi ekonomike dhe shoqërore" në kushtetutë dhe krijoi një politikë të jashtme që theksonte solidaritetin me vendet me shumicë myslimane dhe bashkëpunimin rajonal në Azinë e Jugur. Bangladeshi arriti një rritje të shpejtë ekonomike dhe industriale nën presidencën e Ziait. Qeveria ndërtoi zonat e para të procesimit të eksporteve. Ai vuri në jetë një program popullor ushqim për punën, ripërmbysi kolektivizimin e bujqësisë dhe promovoi zhvillimin e sektorit privat.

Ziai u përballë me njëzet e një përpjekje për grushte shteti kundër qeverisë së tij, duke përfshirë një nga forcat ajrore. Përpjekja e fundit për grusht shteti rezultoi në vrasjen e tij në 1981: Ziai u vra nga trupat besnike të gjeneral majorit Abul Manzur më 30 maj 1981. Kryngritja më vonë u shtyp nga shefi i ushtrisë, gjeneral lejtnant Husain Muhamad Ershad.[132]

Administrata Satar

Ziai u pasua nga zëvendës-presidenti Abdus Satar. Presidenti Satar mori në mandat popullor gjatë zgjedhjeve presidenciale të 1981-it. Grushti i shtetit i 1982-it në Bangladesh e rrëzoi presidentin Satar dhe qeverinë e tij civile.[135]

Presidenti Husain Muhamad Ershad

Ligji i dytë ushtarak dhe administrata Ershad

Satari u zëvendësua nga kryetari i gjykatës A. F. M. Ahsanudin Çoudhuri. Gjeneral lejtenanti Husain Muhamad Ershad shpalli ligjin ushtarak dhe u bë administratori kryesor i Ligjit Ushtarak. Ai e caktoi veten president të Këshillit të Ministrave dhe shefi i forcave detare dhe ajrore si përfaqësues të administratorëve të ligjit ushtarak. Ershadi e shtyu politikën e jashtme të Bangladeshit më shumë drejt bllokut anti-sovjetik.

Noor Hosaini, një demonstrues pro-democracisë, në protestën e 10 nëntorit 1987 në Dhaka, fotografuar nga Dinu Alam pak para vrasjes nga forcat e sigurisë

1983, Ershadi mori presidencën. Shtypja politike nën regjimin e ligjit ushtarak të Ershadit ishte shumë e përhapur. Megjithatë, qeveria zbatoi një seri reformash administrative, veçanërisht në terma zhvillimorë. Tetëmbëdhjetë distriktet e vendit u ndanë në gjashtëdhjetë e katër distrikte, duke krijuar sistemin e upazilave.

Mes veprave krysore ishin privatizimi i ekonomisë së zotëruar gjerësisht nga shteti (deri në 70% e industrisë ishte me pronësi shtetërore) dhe inkurajoi investimet private në industrinë e rëndë bashkë me manifakturën e lehtë, materialet e para dhe gazetat. Kompanitë e huaja u ftuan të investonin në industrinë e Bangladeshit po ashtu dhe u vunë në fuqi masa të ngurta proteksioniste për të siguruar manufakturën. Të gjitha partitë politike dhe bashkimet tregtare u ndaluan, me dënimin me vdekje që jepej për korrupsion dhe trazirë politike. Kontrolli i Ershadit u pa gjerësisht si një zhvillim pozitiv, pasi Bangladeshi ishte një vend në vështirësi serioze ekonomike. Vendi përballej me mungesa domethënëse të ushqimeve. Qeveria u përballë edhe me një defiçit të rëndë buxhetor për tu rregulluar prej 4 miliardë takash dhe FMN-ja deklaroi se ajo nuk do ti jepte më hua deri sa Bangladeshi të paguante disa nga borxhet e tij ekzistuese. Gjatë shumicës së vitit 1984, Ershadi kërkoi pjesëmarrjen e partive opozitare në zgjedhjet vendore nën ligjin ushtarak. Opozita kundërshtoi pjesëmarrjen, megjithatë, e detyroi Ershadin ti braktiste këto plane. Ershadi kërkoi mbështetje publike për regjimin e tij në një referendum kombëtar mb udhëheqjen e tij në mars 1985. Ai fitoi në mënyrë mbizotëruese, megjithëse pjesëmarrja ishte e vogël. Dy muaj më vonë, Ershadi zhvilloi zgjedhjet pë drejtuesit e këshillave vendore. Kandidatët pro-qeveritarë fituan shumicën e vendeve, duke vënë në lëvizje ambicien presidenciale të programit të çqendërzimit. Jeta politike u liberalizua më tepër në fillim të vitit 1986 dhe u rikthyen të drejta politike shtesë, duke përfshirë të drejtën për tu grumbulluar në tubime të mëdha politike. Në të njëjtën kohë, u krijua Partia Xhatija (Kombëtare), si mjeti politik i Ershadit për kalimin nga ligji ushtarak.[136] Megjithë bojkotin nga Partia Nacionaliste e Bangladeshit, e drejtuar nga e veja e presidentit Zia, Begum Khaleda Zia, zgjedhjet parlamentare u zhvilluan në maj 1986. Partia Xhatija fitoi një shumicë të lehtë prej 300 vendesh në Asamblenë Kombëtare. Pjesëmarrja e Lidhjes Avami—e drejtuar nga bija e ish-presidentit Muxhib, Sheikh Hasina Vaxhed—u dha zgjedhjeve njëfarë besueshmërie, megjithë akuzat e gjera për parregullsi në votime.[136][137]

Ershadi dha dorëheqjen si shef i Shtabit të Ushtrisë dhe u tërhoq nga shërbimi ushtarak në përgatitje për zgjedhjet presidenciale të 1986-ës, të caktuara për në tetor. Duke protestuar se ligji ushtarak ishte akoma në fuqi, si Partia Nacionaliste e Bangladeshit ashtu edhe Lidhja Avami refuzuan të vinin kandidatura. Ershadi i tejkaloi lehtësisht kandidatët e mbetur, duke marrë 84% të votave. Megjithëse Qeveria e Ershadit shpalli një pjesëmarrje prej më shumë se 50%, udhëheqësit e opozitës dhe shumë nga shtypi i huaj, vlerësuan një pjesëmarrje shumë më të ulët dhe denoncuan parregullsitë e votimit.[138]

Në nëntor 1986, qeveria e tij arriti dy të tretat e nevojshme në Asamblenë Kombëtare për të kaluar amendamentin e shtatë kushtetues, duke e mbrojtur Ershadin dhe regjimin e tij nga përndjekja për veprimet e ndërmarra në vitet e sundimit ushtarak.[137] Ligji ushtarak në vijim u shfuqizua më 11 nëntor[136][139], ndërsa partitë e opozitës morën vendet e tyre në Asamblenë Kombëtare.

Në korrik 1987, megjithatë, pasi qeveria kishte miratuar me nxitim një projekt ligjor kontravers për të përfshirë përfaqësimin ushtarak në këshillat e administrativë vendorë, opozita doli nga parlamenti. Kalimi i projektit ndihmoi në nxitjen e një lëvizjeje opozitare që shpejt arriti kulmin, duke bashkuar për herë të parë partitë opozitare të Bangladeshit. Qeveria filloi të arrestonte veprimtarë të opozitës nën Aktin e Fuqive Speciale të 1974-ës. Megjithë këto arreste, partitë opozitare vijuan të organizonin marshime proteste dhe greva në rang kombëtar.[140] Në mënyrë që të parandalonte një grevë të paralajmëruar 72-orëshe për 29 nëntorin, Ershadi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 27 nëntor.[141] Parlamenti u shpërbë më 6 dhjetor,[142] dhe planifikoi zgjedhje të reja në mars 1988.[136]

Të tëra partitë kryesore opositare i refuzuan parashikimet e qeverisë për pjesëmarrjen në zgjedhje, duke thënë se qeveria ishte e paaftë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Megjithë bojkotin e opozitës, zgjedhjet parlamentare vijuan. Partia sunduese Xhatija fitoi 251 nga 300 vende. Parlamenti, ndërsa konsiderohej akoma nga opozita si një trupë ilegjitime, i zhvilloi sesionet e planifikuara dhe kaloi ligje të shumta, duke përfshirë amendamentin e tetë kontraversial të Kushtetutës në qershor 1988, që e bënte islamin fe shtetërore,[143] në kundërshtim me natyrën fillestare shekullare të Kushtetutës.

Nga viti 1989, zgjedhjet e këshillave vendore u konsideruan përgjithësisht nga vëzhguesit ndërkombëtarë se ishin më pak të dhunshme dhe të më të lira dhe të ndershme sesa ato të mëparshme. Megjithatë, opozita e sundimit të Ershadit filloi rifitonte përparësi, duke u përshkallëzuar në greva të shpeshta të përgjithshme, protesta të shtuara në kampuse, protesta publike dhe një mosbindje të përgjithshme ndaj ligjit dhe rendit nga fundi i vitit 1990.[136]

Rikthimi i republikës parlamentare dhe Beteja e Zonjave

Qeveria e parë kujdestare (1990–1991)

Ershadi u dorëhoq nën trysninë e ushtrisë dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi lëvizja pro-demokracisë e drejtuar nga Khaleda Zia dhe Sheikh Hasina e përfshinë të gjithë vendin, duke tërhequr pjesëmarrjen e klasave të mesme dhe të larta.

Kryetari i Gjykatës, Shahabudin Ahmedi, u betua si president në detyrë dhe formoi qeverinë e parë kujdestare të Bangladeshit. Ahmedi e vendosi Ershadin nën arrest dhe organizoi zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 1991-it.

Administrata Khaleda (1991–1996)

Partia e qendrës së djathtë Nacionaliste e Bangladeshit i fitoi zgjedhjet e përgjithshme të 1991-it në Bangladesh me 140 vende, por i mungonte një shumicë e përgjithshme parlamentare. Megjithatë, ajo formoi një qeveri me mbështetjen e Partisë islamike Xhamaat-e-Islami, me Khaleda Zian, të venë e Ziaur Rahmanit, që mori postin e kryeministres. Vetëm katër parti kishin më shumë se 10 anëtarë në parlamentin e vitit 1991: Partia Nacionaliste, e drejtuar nga kryeministrja Begum Khaleda Zia; dhe Lidhja Avami, e drejtuar nga Sheikh Hasina; Xhamaat-I-Islami, e drejtuar nga Ghulam Azami dhe Partia Xhatija, e drejtuar nga kryetari në detyrë Mizanur Rahman Çoudhuri, ndërsa themeluesi i saj, ish-presidenti Ershad, kryente një dënim me burg për korrupsion. Khaleda Zia u bë kryeminstrja e parë femër në historinë e Bangladeshit.

Në shtator 1991 u mbajt një referendum kushtetues, që kërkonte transferimin e pushtetit ekzekutiv nga presidenti, që ishte zgjedhur në zyrë që nga viti 1975, te kryeministri – duke i dhënë presidentit një rol kryesisht ceremonial. Votimi ishte në mënyrë mbizotëruese në favor të amendamentit kushtetues dhe Bangladeshi u rikthye në një demokraci parlamentare, sipas kushtetutës themeluese. Në tetor 1991, anëtarët e parlamentit zgjodhën një kryetar të ri shteti, presidentin Abdur Rahman Biswas. Ministri i Financave Saifur Rahman nisi një seri reformash ekonomike liberale, që vendosën një preçedent në Azinë e Jugur dhe u panë si një model në Indi, Pakistan dhe Sri Lanka.[144]

Në mars 1994, kontroversiteti mbi një zgjedhje të ndërmjetme parlamentare, që opozita pretendonte se qeveria e kishte paracaktuar, çoi në një bojkot pa afat të parlamentit nga e gjithë opozita. Opozita filloi gjithashtu një program të përsëritjes së grevave të avanconte kërkesat e saj për dorëheqjen e Qeverisë së Khaleda Zias dhe krijimin e një qeverie kujdestare që të mbikëqyrte zgjedhjet e përgjithshme. Përpjekjet për të ndërmjetësuar mosmarrëveshjen, nën drejtimin e Sekretariatit të Komunuealthit, dështuan. Pas një përpjekjeje tjetër në një vend të negociuar dështuan ngushtësishtë në fundin e dhjetorit 1994, opozita u dorëhoq në masë nga parlamenti. Ajo në pastaj vijoi një fushatë marshimesh, demonstratash dhe grevash në një përpjekje për ta detyruar qeverinë të dorëhiqej.[145] Të tëra partitë opozitare, duke përfshirë edhe Lidhjen Avami të Sheikh Hasinas, bënë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve kombëtare të planifikuara në 15 shkurt 1996.[136]

Në shkurt, Khaleda Zia u rizgjodh nga një votim me shumicë të lehtë të bojkotuar dhe denoncuar si të pandershme nga tre partitë kryesore opozitare. Administrata qe jetë-shkurtër, duke zgjatur vetëm 12 days[146] që në mars 1996, në vijim të trazirave të përshkallëzuara politike, parlamenti në detyrë miratoi një amendament kushtetues për të lejuar një qeveri kujdestare asnjanëse për të marrë pushtetin dhe të zhvilluar zgjedhje të reja parlamentare në qershor 1996.

Qeveria e dytë kujdestare (1996)

Kryetari i gjykatës Muhammad Habibur Rahmani u bë Kryekëshilltari i I-rë i Bangladeshit nën sistemin kushtetues të qeverisë kujdestare. Gjatë kësaj periudhe, presidenti Abdur Rahman Bisvas shkarkoi shefin e ushtrisë gjeneral lejtnantin Abu Saleh Mohammad Nasim mbi akuzat për veprimtari politike, duke shkaktuar që në përgjigje gjeneralit të organizonte një grusht shteti në përgjigje. Trupat e shefit të shkarkuar të ushtrisë në Bogra, Majmensingh dhe Xhesore marshuan drejt Dhakës. Megjithatë, komandanti ushtarak i Savarit mori anën e presidentit dhe nxori tanket në kryeqytet dhe autostradat përreth, si dhe pushoi shërbimet e trageteve, si pjesë e operacioneve për të dobësuar forcat e grushtit të shtetit. Gjeneral lejtnant Nasimi më vonë u arrestuan në Kantonin e Dhakës.[147]

Kryekëshilltari e mbajti me sukses zgjedhje të lira dhe të ndershme më 12 qershor 1996. Lidhja Avami doli partia më e madhe me 146 vende në parlament, e ndjekur nga Partia Nacionaliste me 116 vende dhe Partia Xhatija me 32 vende.

Administrata Hasina (1996–2001)

Lidhja Avami e Sheikh Hasinas fitoi 146 nga 300 vende në zgjedhjet e qershorit 1996, për pak vota arrinte shumicën absolute. Megjithatë, me mbështetjen e Partisë Xhatija ajo formoi çfarë ajo e quajti një "Qeveri të Konsensusit Kombëtar" në qershor 1996.[136] Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe vendas raportuan se zgjedhjet e qershorit 1996 ishin të lira dhe të ndershme. Partia Nacionaliste akuzoi menjëherë se policia dhe veprimtarët e Lidhjes Avami ishin angazhuar në veprimtari në shkallë të gjerë intimidimi dhe burgosjeje të veprimtarëve të opozitës. Në fund të vitit 1996, Partia Nacionaliste inskenoi një largim nga parlamenti për këtë dhe ankesa të tjera, por u rikthye në janar 1997, me një marrëveshje prej katër pikash me partinë drejtuese. Partia Nacionaliste pretendoi se kjo marrëveshje nu u zbatua kurrë dhe më vonë inskenoi një tjetër braktisje në gusht 1997. Ajo u rikthye në Parlament nën një tjetër marrëveshje në mars 1998.[136]

Administratës së parë Hasina i atribuohen nisma simbol në mjedis dhe paqësimin ndëretnik. Ajo ishte përgjegjëse për nënshkrimin e Traktatit të Ndarjes së Ujërave të Gangut me Indinë dhe Marrëveshjen e Paqes së Vargut Kodrinor të Çitagongut me kryengritësit etnikë, për të cilën Hasina fitoi Çmimin e Paqes së UNESCO-s. Hasina qe gjithashtu një nga udhëheqëset themeluese të 8 Vendeve në Zhvillim (D 8). Në 1998, Hasina bujti një samit ekonomik të papreçedent tre-palësh në Dhaka me krlyeminstrat Navaz Sharif të Pakistanit dhe I. K. Guxhral të Indisë. Takimet e saj me presidentin e ShBA-së Bill Clinton në Dhaka dhe Uashington u përqëndruan në investimet energjetike amerikane për rezervat e gazit natyror të Bangladeshit dhe ekstradimin e vrasësve të babait të saj. Megjithatë, Hasina nuk ishte entuziaste për të lejuar eksportin e gazit natyror të Bangladeshit, megjithë kërkesat nga firmat shumëkombëshe.[148][149][150][151][152]

Në qershor 1999, Partia Nacionaliste dhe parti të tjera të opozitës filluan prapë të mos e ndjekin parlamentin. Ato organizuan një numër në rritje të grevave kombëtare, duke i rritur nga gjashtë ditë grevë e përgjithsme në 1997 në 27 ditë në 1999. Një aleancë prej katër partish opozitare e formuar në fillim të vitit 1999 shpalli se ajo do ti bojkotonte zgjedhjet parlamentare dhe ato të pushtetit vendor, nëse qeveria nuk ndërmerr masat e kërkuara nga opozita për të siguruar ndershmërinë zgjedhore. Qeveria nuk i ndërmorri këto mas dhe opozita për rrjedhojë i bojkotoi të gjitha zgjedhjet.[136]

Në korrik 2001, Qeveria e Lidhjes Avami u tërhoq për të lejuar një qeveri kujdestare për të zhvilluar zgjedhjet parlamentare. Dhuna politike që ishte rritur gjatë mandatit të Qeverisë së Lidhjes Avami vijoi të rritej përgjatë verës që u zhvillua fushata. Në gusht, Khaleda Zia dhe Sheikh Hasina ranë dakord gjatë një vizite të ish-presidentit amerikan Jimmy Carter për të respektuar rezultatet e zgjedhjeve, si nëse fitonin ashtu edhe kur humbnin, të braktisnin përdorimin e hartalëve (greva të dhunshme) si mjete politike dhe nëse ishin të suksesshme në formimin e një qeverie të lejonin një rol më domethënës të opozitës në parlament.

Qeveria e tretë kujdestare (2001)

Qeveria kujdestare, e drejtuar nga kryekëshilltari Latifur Rahman, ishte e suksesshme në përmbajtjen e dhunës, që lejoi që zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të mbaheshin në mënyrë të suksesshme më 1 tetor 2001. Zgjedhjet panë një fitore të ngushtë të koalicionit të drejtuar nga Partia Nacionaliste, që përfshiu të djathtën e skajshme Xhamaat-e-Islami dhe Islami Oikja Xhote. Partia Nacionaliste fitoi 193 vende, ndërsa Xhamaati fitoi 17 vende.[136]

Khaleda Zia, gruaja e parë kryeminstre e Bangladeshit, me presidentin e Brazilit Lula, gjatë mandatit të saj të dytë

Administrata Khaleda (2001–2006)

Duke pasuar sulmet e 11 shtatorit, qeveria e kryeminstres Khaleda Zia i lejoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përdornin aeroportet dhe hapsirën ajrore të Bangladeshit për të zhvilluar operacionet në Afganistan. Bangladeshi qe gjithashtu i shpejt të përgjigjej në përpjekjet për të lehtësuar Afganistanin pas përmbysjes së talibanëve, duke u bërë agjensia më e madhe zhvilluese me BRAC-un në vendin e shkatërruar nga lufta. Shtetet e Bashkuara e lavdëruan Bangladeshin si një "zë elegant, detyrues dhe shumë të nevojshëm të moderacionit" në Botën Myslimane.[153] Khaleda Zia zhvilloi gjithashtu një partneritet strategjik me Kinën dhe nënshkroi në Marrëveshje Bashkëpunimi në Fushën e Mbrojtjes me Pekinin.[154]

Megjithë premtimin e saj në gusht 2001 dhe gjithë grupet monitoruese të zgjedhjeve që i deklaruan zgjedhjet të lira dhe të ndershme, Sheikh Hasina i dënoi zgjedhjet e fundit, duke refuzuar rezultatet dhe bojkotuar parlamentin. Gjithësesi në 2002, ajo i drejtoi deputetët e saj prapë në parlament, por Lidhja Avami u largua prapë në qershor 2003 si protestë ndaj vërejtjeve ofenduese rreth Hasinas nga ministri i shtetit dhe roli i konsideruar i njëanshëm i kryetarit të parlamentit. Në qershor 2004, Lidhja Avami u rikthye në parlament pa u plotësuar ndonjë nga kërkesat e saj. Ajo pastaj e ndoqi parlamentin në mënyrë të parregullt para se të shpallte një bojkot për të gjithë sesionin buxhetor të qershorit 2005.

Administrata e Khaleda Zias u shënua nga rritja ekonomike e përmirësuar, akuzat për korrupsion dhe hendeku në rritje mes forcave shekullare dhe konservatore të vendit. Një seri vrasjesh të profilit të lartë shënjestruan opozitën e drejtuar nga Lidhja Avami. Ish kryeministrja Sheikh Hasina i shpëtoi për pak një atentati në 2004. Xhamaatul Muxhahadin Bangladesh nisi mjaft sulme terroriste në 2005. Lidhja akuzoi Partinë Nacionaliste dhe Xhamaatin për bashkëpunim në rritjen e militantëve. Marrëdhëniet me Indinë fqinje u përkeqësuan për shkak të akuzave se territori i Bangladeshit ishte përdorur nga kryengritësit e Indisë Verilindore.

Regjimi i katërt kujdestar (2006–2008)

Kryekëshilltari Fakhrudin Ahmed me presidentët Hamid Karzai i Afganistanit dhe Pervez Musharraf i Pakistanit, Forumi Ekonomik Botëror

Një krizë e rëndë politike shpërtheu pas fundit të mandatit të Partisë Nacionaliste, pas koalicioni i drejtuar nga Lidhja Avami kërkoi një kandidat asnjanës për kryekëshilltar. Javë të tëra grevash, protestash dhe bllokadash e paralizuan vendin. Presidenti Iaxhudin Ahmed mori përgjegjësitë e kryekëshilltarit por dështoi të drejtonte frikërat e opozitës për një zgjedhje të paracaktuar penguese. Shtypi i Bangladeshit e akuzoi presidentin se veproi nën ndikimin e Partisë Nacionaliste. Protestat e dhunshme vijuan bile edhe pasi ushtria u vendos në ndihmë të administratës civile.

Më 11 janar 2007, u shpall gjendja e jashtëzakonshme nga presidenti Ahmed, që dha dorëheqjen nga zyra e kryekëshilltarit nën trysnin e raportuar gjerësisht nga ushtria, veçanërisht shefi i ushtrisë gjeneral Moin U. Ahmed.[155] Guvernatori i mëparshëm i bankës qëndrore, Fakhrudin Ahmed, u caktua si kryekëshilltar dhe kabineti u riformua me shumë teknokratë. Qeveria kujdestare e mbështetur nga ushtria filloi një fushatë anti-korrupsion, që pa arrestimin e mbi 160 politikanëve, buznesmenëve dhe zyrtarëve, duke përfshirë edhe ish-kryeministret Khaleda Zia dhe Sheikh Hasina, ashtu dhe dy djemtë e Khaledas. Protestat e studentëve në Universitetin e Dhakës kërkonin rikthimin e demokracisë në gusht 2007, por u shtypën pas ndalimit të qarkullit. Khaleda dhe Hasina u liruan në 2008.

Gjendja e jashtëzakonshme zgjati për dy vjet. Zgjedhjet e përgjithshme të dhjetorit 2008 panë fitoren e ngushtë të koalicionit të Lidhjes Avami, që përfshinte edhe Partinë Xhatija.

Protestat e Shahbagut 2013 duke kerkuar dënimin me vdekje për kriminelët e luftës të Luftës për Liri të Bangladeshit, 1971

Hasina administration (2009–present)

Brenda dy muajve nga marrja e detyrës, qeveria e dytë e Sheikh Hasinas u përballë me kryengritjen e BDR-së, që provokoi tensione me seksionet e ushtrisë. Hasina e shmangu me sukses kërcënimin nga kryengritësit dhe elementet e zemëruar të ushtrisë.[156] Ajo formoi Tribunalin Ndërkombëtar të Krimeve për të përndjekur bashkëpunëtorët e mbijetuar bengalezë islamistë të gjenocidit të vitit 1971. Tribunali është kritikuar rreth ndershmërisë dhe paanshmërisë së tij.

Një ndërmarrje e dramatike anti-terror i përmirësoi marrëdhëniet me Indinë fqinje. Bangladeshi dhe India janë përqëndruar gjithmonë e më shumë te lidhshmëria rajonale dhe tregtia.

Sheikh Hasina dhe Vladimir Putini, 2013

2010, Gjykata Supreme e Bangladeshit riafirmoi shekullarizmin si një parim themelor të kushtetutës. Tribunali i Krimeve të Luftës e mobilizoi opinionin publik në favor të shekullarizmit, që u manifestua në protestat e marsit 2013 në Shahbag. Në përgjigje, u zhvillua gjithashtu një mobilizim i madh islamist, i drejtuar nga grupi Hefazat-e-Islam në maj 2013.[157]

Grindjet intensive mes Lidhjes dhe Partisë Nacionaliste, që e shoqëruan shpesh Betejën e Begumeve (zonjave), kanë vijuar. Qeveria Hasina shfuqizoi krijimin e qeverisë kujdestare në kushtetutë nëpërmjet Amendamentit kontrovers Pesëmbëdhjetë.[158] Lëvizja u pa nga Partia Nacionaliste si një përpjekje për të korruptuar procesin e zgjedhjeve në favor të Lidhjes.

2013, vija e ashpër, krahu i djathtë, Partia Islamie, Xhamaat-e-Islami u ndaluan nga regjistrimi dhe kështu duke i kontestuar zgjedhjet në Gjykatën e Lartë, duke cituar të drejtat e tyre të dhunuara kushtetuese.[159][160] Dhuna e rrugës mes Lidhjes, Partisë Nacionaliste dhe Xhamaatit u intensifikua gjatë fushatës së zgjedhjeve. Në 2014, zgjedhjet e përgjithshme u bojkotuan nga Partia Nacionaliste. Ato u kritikuan nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.[161] Sheikh Hasina u betua për një mandat të tretë si kryeminstre.

2015 dhe [[2016], Bangladeshi përjetoi shtimin e vrasjeve të shënjestruara të pakicave dhe shekullaristëve. Në sulmin më të keq terrorist në vend gjetën vdekjen 20 veta pas një restorant në treg u rrethua nga njerëz të armatosur në korrik 2016.[162] Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit mori përgjegjësinë për shumë nga sulmet, megjithëse Qeveria Hasina insiston se me gjasa përgjegjës janë grupe terroriste vendase.[158] Që nga ky sulm, Qeveria ndërmorri masa të ashpra kundër ekstremistëve pasi forcat e sigurisë zhvilluan shumë ndërhyrje ndaj militantëve të fshehur. Masat çuan në pakësimin e sulmeve ekstremiste dhe vdekjeve.[163]

Refugjatë rohingja në Bangladesh në tetor 2017

2017, vendi u përballë me sfida të reja nga mbërritja e refugjatëve rohingja. Duke nisur në gusht 2017, forcat e sigurisë së Mjanmarit filluan "operacione spastrimi" kundër shtetit Rakhine verior rohingja – duke vrarë mijëra rohingja, dhe duke dhunuar mijëra të tjerë dhe duke shpërngulur qindra mijëra nga vendi në Bangladeshin fqinj. Në katë javët e para të konfliktit, mbi 400 000 refugjatë rohingja (afërsisht 40% e rohingjave të mbetur në Mianmar) u larguan nga vendi (kryesisht për në Bangladesh) duke krijuar një krizë të madhe humanitare. Qeveritë e Mianmarit dhe Bangladeshit nënshkruan një memorandum mirëkuptimi më 23 nëntor 2017 në lidhje me riatdhesimin e refugjatëve rohingja në shtetin Rakhine.[164] Megjithatë, deri në fund të dekadës mbi 740 000 refugjatë mbeten në Bangladesh duke krijuar trysni mbi ekonominë dhe infrastructurën e vendit.[165]

Zgjedhjet e përgjithshme të 2018-ës sollën një tjetër fitore të brishtë për Lidhjen Avami të drejtuar nga Sheikh Hasina. Ndërsa opozita ishte tashmë e dobët për shkak se udhëheqësit kyç ose ishin në burg ose në ekzil, zgjedhjet u karakterizuan nga dhuna dhe pretendimet për votë të paracaktuar.[166] Megjithatë, kjo i dha Qeverisë së Lidhjes Avami stabilitet dhe mundësinë për të realizuar projekte kyç të infrastrukturës për vendin duke përfshirë Urën Padma[167] Dhe Metronë e Dhakës.[168]

Në janar 2024, kryeminstrja Sheikh Hasina siguroi mandatin e katërt në zgjedhjet e përgjithshme kontroverse të 2024-ës nëBangladesh, që u bojkotuan nga opozita kryesore e Partisë Nacionaliste.[169]

Konflikti i Vargut Kodrinor të Çitagongut

Vargu Kodrinor i Çitagongut ndodhet në kufirin malor jug-lindor të Bangladeshit me Mjanmarin dhe Indinë Verilindore. Zona gëzonte autonomi nën Bengalin Britanik. Statusi i saj autonom u revokua nga Pakistani, që ndërtoi Digën kontraverse Kaptai që zhvendosi banorët vendas të zonës. Kur Bangladeshi u bë i pavarur, Qeveria e Sheikh Muxhibur Rahmanit adoptoi një kushtetutë bengaleze nacionaliste, që e mohonte njohjen e pakicave etnike të vendit. Manabendra Narajan Larma, një anëtar i parlamentit nga vargu kodrinor, kërkoi njohjen kushtetuese të banorëve vendas të zonës. Ai mbajti një fjalim të shquar në Asamblenë Kushtetuese të Bangladeshit duke kërkuar përdorimin e përcaktimin e kombësisë "bangladeshi" të vendit, në vend të bengali. Gjatë viteve 1970 dhe '80, pati përpjekje nga qeveria për tu kuptuar me popullin bengali. Këto përpjekje u rezistuan nga tributë kodrinore, që, me mbështetjen e fshehtë të Indisë fqinje, formuan një forcë guerrile të quajtur Shanti Bahini. Si pasojë e lëvizjes së rezistencës tribale, qeveritë pasuese e kthyen vargun kodrinor në një zonë të militarizuar.[170]

Vitet e paqëndrueshme pasuese, Marrëveshja e Paqes së Vargut Kodrinor të Çitagongut u formua mes qeverisë së Bangladeshit dhe udhëheqësve tribalë, që siguruan një nivel të kufizuar autonomie për këshillin e zgjedhur të tre distrikteve kodrinore.[171]

Shiko edhe

Referime

  1. ^ Muhammed Jamal Hossain (2022). Bangladesh Affair (në anglisht). Confidence Research Work. fq. 30. Fakhruddin Mubarak Shahu... rruga e tij e ndërtuar nga Çandpuri në Çitagong.
  2. ^ Jatinder Nath Nanda (2005). Bengal: The Unique State (në anglisht). Concept Publishing Company. fq. 10. isbn-10 81-8069-149-7, isbn-13 978-81-8069-149-2. Bengali [...] ishte i pasur në prodhimin dhe eksportin e grurit, kripës, frutave, lëngjeve dhe verërave, metaleve të çmuara dhe stolive përkrahë prodhimit të endjes me dorë të mëndafshit dhe pambukut. Europa e përmendëte Bengalin si vendin më të pasur për tu tregtuar.
  3. ^ Christopher A. Bayly (1988). Indian Society and the Making of the British Empire. The New Cambridge History of India (në anglisht). Vëll. II.1. Cambridge University Press. fq. 51. ISBN 978-0-521-38650-0. Marrë më 8 shkurt 2023.
  4. ^ a b Junie T. Tong (2016). Finance and Society in 21st Century China: Chinese Culture Versus Western Markets (në anglisht). CRC Press. fq. 151. ISBN 978-1-317-13522-7.
  5. ^ a b John L. Esposito, red. (2004). "Great Britain". The Islamic World: Past and Present (në anglisht). Vëll. 1. Oxford University Press. fq. 174. ISBN 978-0-19-516520-3.
  6. ^ a b Indrajit Ray (2011). Bengal Industries and the British Industrial Revolution (1757-1857) (në anglisht). Routledge. fq. 7–10. ISBN 978-1-136-82552-1. Marrë më 20 janar 2019.
  7. ^ a b Shombit Sengupta (8 shkurt 2010). "Bengals plunder gifted the British Industrial Revolution". The Financial Express (në anglisht). Noida, India. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2017. Marrë më 2 gusht 2017.
  8. ^ Frank Jacobs (6 janar 2013). "Peacocks at Sunset". The New York Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2012. Marrë më 15 korrik 2012.
  9. ^ Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 12. ISBN 978-0-813-33632-9.
  10. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 11. ISBN 978-0-51199741-9.
  11. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 13. ISBN 978-0-51199741-9.
  12. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 15. ISBN 978-0-51199741-9.
  13. ^ a b Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 17-9. ISBN 978-0-51199741-9.
  14. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 16-17. ISBN 9780511997419.
  15. ^ Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 13. ISBN 978-0-813-33632-9.
  16. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 21. ISBN 978-0-51199741-9.
  17. ^ Richard M. Eaton (31 korrik 1996). The Rise of Islam and the Bengal Frontier, 1204-1760 (në anglisht). University of California Press. fq. 3. ISBN 978-0-520-20507-9. Marrë më 9 janar 2019.
  18. ^ "Mahavamasa - the Sinhalese epic" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2015. Marrë më 30 gusht 2018.
  19. ^ "Bangladesh Pax Gaea World Post Human Rights Report". Paxgaea.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2013. Marrë më 12 korrik 2013.
  20. ^ "Alexander and Chandragupta Maurya: A Short History of War, Empire, and Greatness". The Indian Express (në anglisht). 17 nëntor 2021. Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2023. Marrë më 15 shkurt 2023.
  21. ^ a b Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 13–4. ISBN 978-0-813-33632-9.
  22. ^ Suchandra Ghosh (2019). "Crossings and contacts across the Bay of Bengal: a connected history of ports in early South and Southeast Asia". Journal of the Indian Ocean Region (në anglisht). 15 (3): 281–96. doi:10.1080/19480881.2019.1640577. S2CID 202332142. Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2022. Marrë më 30 maj 2022.
  23. ^ Himanshu Prabha (1980). "Seafaring in the Bay of Bengal in the Early Centuries AD". Studies in History (në anglisht). 6 (1): 1–14. doi:10.1177/025764309000600101. S2CID 220673640. Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2022. Marrë më 30 maj 2022.
  24. ^ Banabhatta (1897). The Harsa-carita of Bana (në anglisht). Përkthyer nga Edward Byles Cowell; F. W. Thomas. Royal Asiatic Society. fq. 7.
  25. ^ J. Allan; T. Wolseley Haig; H. H. Dodwell, red. (1934). The Cambridge Shorter History of India (në anglisht). Cambridge University Press.
  26. ^ Ramesh Chandra Majumdar (1977) [1952]. Ancient India (në anglisht) (bot. rishtypje). Motilal Banarsidass. ISBN 978-8-12080-436-4.
  27. ^ Kaushik Roy (2013). "Bana". përmbledhur nga Daniel Coetzee; Lee W. Eysturlid (red.). Philosophers of War: The Evolution of History's Greatest Military Thinkers (në anglisht). ABC-CLIO. fq. 21. ISBN 978-0-313-07033-4.
  28. ^ a b c d e Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 14-5. ISBN 978-0-813-33632-9.
  29. ^ Nitish K. Sengupta (2011). Land of Two Rivers: A History of Bengal from the Mahabharata to Mujib (në anglisht). Penguin Books India. fq. 40. ISBN 978-0-14-341678-4.
  30. ^ Biplab Dasgupta (2005). European Trade and Colonial Conquest (në anglisht). Anthem Press. fq. 341-. ISBN 978-1-84331-029-7.
  31. ^ Bindeshwari Prasad Sinha (1977). Dynastic History of Magadha (në anglisht). Nju Delhi: Abhinav Publications. fq. 185. ISBN 978-81-7017-059-4.
  32. ^ Sailendra Nath Sen (1999). Ancient Indian History and Civilization (në anglisht). New Age International. fq. 277–87. ISBN 978-81-224-1198-0.
  33. ^ Nitish K. Sengupta (2011). Land of Two Rivers: A History of Bengal from the Mahabharata to Mujib (në anglisht). Nju Delhi: Penguin Books India. fq. 45. ISBN 978-0-14-341678-4.
  34. ^ John Allan; Henry Herbert Dodwell; Thomas Wolseley Haig (1934). The Cambridge Shorter History of India (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 10.
  35. ^ Sailendra Nath Sen (1988). Ancient Indian History and Civilization (në anglisht). Nju Delhi: Wiley Eastern. fq. 281.
  36. ^ T. Raatan (2004). Encyclopaedia of North-East India (në anglisht). Nju Delhi: Kalpaz Publications. fq. 143. ISBN 978-81-7835068-4.
  37. ^ a b Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 15-6. ISBN 978-0-813-33632-9.
  38. ^ Niharranjan Ray (1993). Bangalir Itihas: Adiparba (në bengalisht). Kalkuta: Dey's Publishing. fq. 408–9. ISBN 978-81-7079-270-3.
  39. ^ a b c d e f Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 17-9. ISBN 978-0-813-33632-9.
  40. ^ a b c d Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 20. ISBN 978-0-813-33632-9.
  41. ^ a b c d e f g Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 50-2. ISBN 978-0-51199741-9.
  42. ^ a b Biplab Dasgupta (2005). European Trade and Colonial Conquest (në anglisht). Anthem Press. fq. 327. ISBN 978-1-84331-029-7. Marrë më 4 shtator 2018.
  43. ^ a b James Prinsep (1840). Useful Tables, Forming an Appendix to the Journal of the Asiatic Society: Part the First, Coins, Weights, and Measures of British India (në anglisht). Bishop's College Press. fq. 147. Marrë më 4 shtator 2018.
  44. ^ "Bangladesh Studies O Level (7094)" (në anglisht). University of Cambridge Local Examinations Syndicate. Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2013. Marrë më 25 janar 2014.
  45. ^ Ghulam Sarwar Khan Niazi (1992). The Life and Works of Sultan Alauddin Khalji (në anglisht). Atlantic Publishers & Dist. fq. 19-. ISBN 978-81-7156-362-3. Marrë më 4 shtator 2018.
  46. ^ Salma Ahmed Farooqui (2011). A Comprehensive History of Medieval India: Twelfth to the Mid-Eighteenth Century (në anglisht). Pearson Education India. fq. 91-. ISBN 978-81-317-3202-1. Marrë më 4 shtator 2018.
  47. ^ "About Chittagong: History" (në anglisht). Departamenti i Inxhinierisë së Qeverisjes Vendore, Bangladesh. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2014. Marrë më 9 mars 2014.
  48. ^ Muazzam Hussain Khan (2012). Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). "Fakhruddin Mubarak Shah". Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2015. Marrë më 26 tetor 2015.
  49. ^ "Historic archaeological sites need to be preserved". The Daily Star (në anglisht). UNB. 5 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2017. Marrë më 9 mars 2014.
  50. ^ A. B. M. Shamsuddin Ahmed (2012). Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). "Ilyas Shah". Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2016. Marrë më 26 tetor 2015.
  51. ^ Muazzam Hussain Khan (2012). Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). "Ibn Battuta". Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2015. Marrë më 26 tetor 2015.
  52. ^ N. Hanif (2000). Biographical Encyclopedia of Sufis (në anglisht). Nju Delhi: Sarup & Sons. fq. 320. OCLC 786166571.
  53. ^ a b c Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 21. ISBN 978-0-813-33632-9.
  54. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 39. ISBN 978-0-51199741-9.
  55. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 41-2. ISBN 978-0-51199741-9.
  56. ^ Indrajit Ray (2011). Bengal Industries and the British Industrial Revolution (1757-1857) (në anglisht). Routledge. fq. 57, 90, 174. ISBN 978-1-136-82552-1. Marrë më 20 janar 2019.
  57. ^ a b c d e f Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 22-3. ISBN 978-0-813-33632-9.
  58. ^ "How did Bengalis become Muslims?". Times of India Blog (në anglisht). 8 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2019. Marrë më 17 nëntor 2019.
  59. ^ a b Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 30. ISBN 9780511997419.
  60. ^ Abdul Karim (2012). Sirajul Islam Chowdhury; Ahmed A. Jamal (red.). "Islam Khan Chisti". Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2015. Marrë më 26 tetor 2015.
  61. ^ a b Abdul Karim (2012). Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). "Shaista Khan". Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2014. Marrë më 26 tetor 2015.
  62. ^ a b c Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 56. ISBN 978-0-51199741-9.
  63. ^ Brijen Kishore Gupta (1962). Sirajuddaullah and the East India Company, 1756-1757 (në anglisht). E. J. Brill. fq. 23. OCLC 310573738. Marrë më 10 shkurt 2019.
  64. ^ a b c d e Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 24-5. ISBN 978-0-813-33632-9.
  65. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 49. ISBN 978-0-51199741-9.
  66. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 66. ISBN 978-0-51199741-9.
  67. ^ Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 25-6. ISBN 978-0-813-33632-9.
  68. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 49-50. ISBN 978-0-51199741-9.
  69. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 57. ISBN 978-0-51199741-9.
  70. ^ Willem van Schendel (shkurt 2002). "Stateless in South Asia: The Making of the India-Bangladesh Enclaves" (PDF). The Journal of Asian Studies (në anglisht). 61 (1): 115–30. doi:10.2307/2700191. JSTOR 2700191. S2CID 56506815. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 9 tetor 2022.
  71. ^ William Wilson Hunter (1876). A Statistical Account of Bengal (në anglisht) (bot. i 10-të). fq. 414-. Marrë më 13 shkurt 2019.
  72. ^ Ramesh Chandra Majumdar (1977). Ancient India (në anglisht). Delhi: Motilal Banarsidass. fq. 518. ISBN 978-81-2080436-4. Marrë më 13 shkurt 2019.
  73. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 58-9. ISBN 978-0-51199741-9.
  74. ^ a b Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 60-3. ISBN 978-0-51199741-9.
  75. ^ a b Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 64-5. ISBN 978-0-51199741-9.
  76. ^ a b Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 29. ISBN 978-0-813-33632-9.
  77. ^ a b Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 77-8. ISBN 978-0-51199741-9.
  78. ^ Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 30. ISBN 978-0-813-33632-9.
  79. ^ Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 31. ISBN 978-0-813-33632-9.
  80. ^ Nitish Sengupta (2001). History of the Bengali-speaking People (në anglisht). UBS Publishers' Distributors. fq. 211. ISBN 978-81-7476-355-6. Rilindja e Bengalit mund të thuhet se ka filluar me Raxha Ram Mohan Rojin (1775-1833) dhe përfundoi me Rabindranath Tagoren (1861-1941).
  81. ^ David Kopf (dhjetor 1994). "Amiya P. Sen. Hindu Revivalism in Bengal 1872". American Historical Review (Book review) (në anglisht). 99 (5): 1741–42. doi:10.2307/2168519. JSTOR 2168519.
  82. ^ David Gilmour (1994). Curzon: Imperial Statesman (në anglisht). John Murray. fq. 271–3. ISBN 978-0-7195-4834-5.
  83. ^ "Partition of Bengal". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2013. Marrë më 16 shkurt 2014.
  84. ^ Bipan Chandra (2009). History of Modern India (në anglisht). Nju Delhi: Orient Blackswan. fq. 248–49. ISBN 978-81-250-3684-5.
  85. ^ Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 39. ISBN 978-0-813-33632-9.
  86. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 80–2. ISBN 978-0-51199741-9.
  87. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 82-5. ISBN 978-0-51199741-9.
  88. ^ Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 41. ISBN 978-0-813-33632-9.
  89. ^ a b Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 86. ISBN 978-0-51199741-9.
  90. ^ Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 42. ISBN 978-0-813-33632-9.
  91. ^ a b Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 49-51. ISBN 978-0-813-33632-9.
  92. ^ a b c Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 52-3. ISBN 978-0-813-33632-9.
  93. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 74. ISBN 978-0-51199741-9.
  94. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 86–7. ISBN 978-0-51199741-9.
  95. ^ a b Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 93. ISBN 978-0-51199741-9.
  96. ^ a b Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 55-57. ISBN 978-0-813-33632-9.
  97. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 109. ISBN 978-0-51199741-9.
  98. ^ Willem Van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 288. ISBN 978-0-521-86174-8. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2017. Marrë më 24 nëntor 2017.
  99. ^ Willem Van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 289. ISBN 978-0-521-86174-8.
  100. ^ Henry Glassie; Feroz Mahmud (2008). Living Traditions. Cultural Survey of Bangladesh Series (në anglisht). Vëll. 11. Dhaka: Asiatic Society of Bangladesh. fq. 578. OCLC 299379800.
  101. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 115–16. ISBN 978-0-51199741-9.
  102. ^ Willem Van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 292. ISBN 978-0-521-86174-8.
  103. ^ Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 65. ISBN 978-0-813-33632-9.
  104. ^ a b Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 121. ISBN 978-0-51199741-9.
  105. ^ Willem Van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 293. ISBN 978-0-521-86174-8.
  106. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 123. ISBN 978-0-51199741-9.
  107. ^ a b Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 78-9. ISBN 978-0-813-33632-9.
  108. ^ a b Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 125-26. ISBN 978-0-51199741-9.
  109. ^ a b Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 129-30. ISBN 978-0-51199741-9.
  110. ^ a b Willem Van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 302. ISBN 978-0-521-86174-8.
  111. ^ "Major Ziaur Rahman's revolt with 8 East Bengal Regiment at Chittagong". Newsbd71.blogspot.com (në anglisht). 20 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2013. Marrë më 18 shkurt 2013.
  112. ^ "Zia clarifies his timing of declaration of independence". YouTube (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2015. Marrë më 6 janar 2017.
  113. ^ "bengalisht:সংযোজনস্বাধীনতার ঘোষণা: বেলাল মোহাম্মদের সাক্ষাৎকার". bdnews24.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2010. Marrë më 6 janar 2017.
  114. ^ Jyota Sen Gupta (1974). History of Freedom Movement in Bangladesh, 1943–1973: Some Involvement (në anglisht). Naya Prokash. fq. 325–26. Marrë më 15 nëntor 2015.
  115. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 167. ISBN 978-0-51199741-9.
  116. ^ a b Craig Baxter (1997). Bangladesh: From A Nation to a State (në anglisht). Westview Press. fq. 88. ISBN 978-0-813-33632-9.
  117. ^ Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 169-70. ISBN 978-0-51199741-9.
  118. ^ a b "54 Indian PoWs of 1971 war still in Pakistan". DailyTimes (në anglisht). 19 janar 2005. Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2012. Marrë më 11 tetor 2011.
  119. ^ "The 1971 War". BBC News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2011. Marrë më 11 tetor 2011.
  120. ^ "Section 9. Situation in the Indian Subcontinent, 2. Bangladesh's international position" (në anglisht). Ministria e Punëve të Jashtme të Japanisë. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2012.
  121. ^ "Bangladesh: Unfinished Justice for the crimes of 1971 – South Asia Citizens Web" (në anglisht). Sacw.net. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2011. Marrë më 23 qershor 2011.
  122. ^ "Bangladesh's genocide debate; A conscientious research" (në anglisht). EFSAS. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2020. Marrë më 3 gusht 2020.
  123. ^ "The Simla Agreement". Story of Pakistan (në anglisht). 1 qershor 2003. Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2012. Marrë më 23 qershor 2011.
  124. ^ a b Willem van Schendel (12 shkurt 2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 172-73. ISBN 978-0-51199741-9.
  125. ^ "Genesis of Bangladesh's Constitution". The Daily Star (Op-ed) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2016. Marrë më 6 janar 2017.
  126. ^ "Mujibnagar Government". Banglapedia, National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2016. Marrë më 6 janar 2017.
  127. ^ Syed Anwar Hussain (1990). "Bangladesh and Islamic Countries, 1972-1983". përmbledhur nga Elliot L. Tepper; Glen A. Hayes (red.). Bengal and Bangladesh: Politics and Culture on the Golden Delta (në anglisht). Asian Studies Center, Michigan State University. fq. 103. "Në prill 1972, Izraeli bëri gjithashtu njohjen e Bangladeshit".
  128. ^ John Pike. "Bangladesh Army – Modernization" (në anglisht). globalsecurity.org. Arkivuar nga origjinali më 28 dhjetor 2016. Marrë më 6 janar 2017.
  129. ^ John Pike. "Bangladesh – Air Force Modernization" (në anglisht). globalsecurity.org. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2016. Marrë më 6 janar 2017.
  130. ^ Anthony Mascarenhas (1986). Bangladesh: A Legacy of Blood (në anglisht). Hodder and Stoughton. fq. 37, 44–6, 52. ISBN 0-340-39420-X.
  131. ^ a b David Lewis (2011). Bangladesh: Politics, Economy and Civil Society (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 78–81. ISBN 978-1-139-50257-3.
  132. ^ a b c d e Anthony Mascarenhas (1986). Bangladesh: A Legacy of Blood (në anglisht). Hodder and Stoughton. ISBN 0-340-39420-X.
  133. ^ "Why Bangladesh feared Indian invasion after 1975 coup". Indian Defence Review (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2016. Marrë më 6 janar 2017.
  134. ^ Ian Preston, red. (2005) [2001]. A Political Chronology of Central, South and East Asia (në anglisht). Europa Publications. fq. 18. ISBN 978-1-135-35680-4.[lidhje e vdekur]
  135. ^ Ian Preston, red. (2005) [2001]. A Political Chronology of Central, South and East Asia (në anglisht). Europa Publications. fq. 19–20. ISBN 978-1-135-35680-4.
  136. ^ a b c d e f g h i j Bureau of South and Central Asian Affairs (mars 2008). "Background Note: Bangladesh". U.S. Department of State (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2019. Marrë më 11 qershor 2008.
  137. ^ a b Shakhawat Liton (28 gusht 2010). "Ershad's desperate bids go in vain". The Daily Star (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2018. Marrë më 3 janar 2019.
  138. ^ "Bangladesh Chief Claims Vote Victory". The New York Times (në anglisht). 17 tetor 1986. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2018.
  139. ^ "Martial Law Ends in Bangladesh". Washington Post (në anglishte amerikane). 11 nëntor 1986. ISSN 0190-8286. Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2018. Marrë më 29 dhjetor 2018.
  140. ^ "Bangladeshis bring down Ershad regime, 1987-1990". Global Nonviolent Action Database (në anglisht). 17 nëntor 2012. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2019. Marrë më 30 dhjetor 2018.
  141. ^ "Protest Banned, Curfew Imposed in Bangladesh". L. A. Times (në anglisht). 28 nëntor 1987. Arkivuar nga origjinali më 18 gusht 2018.
  142. ^ "Tenure of All Parliaments". Parliament of Bangladesh (në anglisht). 30 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2018. Marrë më 30 dhjetor 2018.
  143. ^ "After 28 years, Bangladesh revives case to drop Islam as state..." Reuters (në anglisht). 7 mars 2016. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2018. Marrë më 29 dhjetor 2018.
  144. ^ Kazi Liakat Hossain (6 shtator 2016). "Remembering the Budget Wizard". Dhaka Tribune (Op-ed) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2017. Marrë më 6 janar 2017.
  145. ^ Syed Serajul Islam (2001). "Elections and Politics in Post-Ershad Era in Bangladesh" (PDF). Asian and African Studies (në anglisht). 10 (1): 160–73. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 30 dhjetor 2018. Marrë më 30 dhjetor 2018.
  146. ^ "Tenure of All Parliaments" (në anglisht). 12 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2018. Marrë më 27 dhjetor 2018.
  147. ^ United Nations High Commissioner for Refugees. "Refworld | Political Developments December 1996 - April 1998". Refworld (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2023. Marrë më 17 shkurt 2023.
  148. ^ Ken Conca; Geoffrey D. Dabelko (2002). Environmental Peacemaking (në anglisht). Woodrow Wilson Center Press. fq. 69. ISBN 978-0-8018-7193-1.
  149. ^ Rajkumari Chandra Kalindi Roy (2000). Land Rights of the Indigenous Peoples of the Chittagong Hill Tracts, Bangladesh (në anglisht). IWGIA. fq. 164. ISBN 978-87-90730-29-1.
  150. ^ Political culture in Bangladesh: perspectives and analysis: selections from the journal of Bangladesh studies (në anglisht). Bangladesh Development Initiative. 2007. fq. 323. ISBN 978-984-05-1782-4.
  151. ^ Kant Kishore Bhargava; Sridhar K. Khatri (1 dhjetor 1999). Working paper for Conference on South Asia 2010: Opportunities and Challenges (në anglisht). Kathmandu, Nepal: Coalition for Actions for South Asian Cooperation. fq. 16.
  152. ^ Edwin Chen (21 mars 2000). "Clinton Touts Ties With Bangladesh". Los Angeles Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2016. Marrë më 6 janar 2017.
  153. ^ "Powell praises Bangladesh". BBC News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2017. Marrë më 6 janar 2017.
  154. ^ "Bangladesh-China Defence Co-Operation Agreement's Strategic Implications: An Analysis". South Asia Analysis Group (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2012. Marrë më 6 janar 2017.
  155. ^ "The coup that dare not speak its name". The Economist (në anglisht). 18 janar 2007. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2017. Marrë më 6 janar 2017.
  156. ^ Willem Van Schendel (2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 356. ISBN 978-0-521-86174-8.
  157. ^ "Bangladesh: restoring secular Constitution". The Hindu (në Indian English). 24 qershor 2011. ISSN 0971-751X. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2023. Marrë më 17 shkurt 2023.
  158. ^ a b Willem Van Schendel (2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 358. ISBN 978-0-521-86174-8.
  159. ^ "Bangladesh court declares Jamaat illegal |". aljazeera.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2019. Marrë më 28 dhjetor 2018.
  160. ^ "EC scraps Jamaat's registration". The Daily Star (në anglisht). 30 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 28 dhjetor 2018. Marrë më 28 dhjetor 2018.
  161. ^ Syed Tashfin Chowdhury. "Violent Bangladesh poll 'not credible'". www.aljazeera.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2020. Marrë më 10 korrik 2020.
  162. ^ "20 hostages killed in 'Isil' attack on Dhaka restaurant popular with foreigners". The Daily Telegraph (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2016. Marrë më 2 korrik 2016.
  163. ^ S.B. Sing (21 janar 2020). "Bangladesh: Exemplary Record – Analysis" (në anglisht). EurasiaReview News&Analysis. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2020. Marrë më 21 janar 2020.
  164. ^ "Myanmar, Bangladesh 'sign Rohingya deal'". News.com.au (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 nëntor 2017. Marrë më 24 nëntor 2017.
  165. ^ "Rohingya crisis: Bangladesh will no longer take in Myanmar refugees". BBC News (në anglisht). mars 2019. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2019. Marrë më 19 janar 2020.
  166. ^ "Bangladesh election: Opposition demands new vote". BBC News (në anglisht). 30 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2018.
  167. ^ "Bangladesh Unveils Padma River Bridge". VOA (në anglisht). 25 qershor 2022. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2022. Marrë më 2 shtator 2022.
  168. ^ Patrick M. (6 nëntor 2021). "Bangladesh: Dhaka Metro Rail Project Updates". Construction Review Online (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2022. Marrë më 2 shtator 2022.
  169. ^ "Bangladesh election: PM Sheikh Hasina wins fourth term in controversial vote". BBC News (në anglisht). 7 janar 2024.
  170. ^ Willem Van Schendel (2009). A History of Bangladesh (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 344-45. ISBN 978-0-521-86174-8.
  171. ^ M. Rashiduzaman (1998). "Bangladesh's Chittagong Hill Tracts Peace Accord: Institutional Features and Strategic Concerns". Asian Survey (në anglisht). 38 (7): 653–70. doi:10.2307/2645754. ISSN 0004-4687. JSTOR 2645754. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2022. Marrë më 17 shkurt 2023.

Bibliografia

Lidhje të jashtme

 Commons: Historia e Bangladeshit – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!