Adrian Aliaj (lindur më 24 Shtator 1976) është një ish futbollist profesionist shqiptar i cili luante si mbrojtës.
Karriera me klube
Aliaj e filloi karrierën e tij te Partizani në Shqipëri ku ai bëri debutimin e tij si futbollist profesionist në moshën 16 vjeçare,[1] dhe në sezonin tjetër shkoi në Kroaci. Ai gjithashtu ka luajtur me Standard Liege në Belgjikë për dy vite përpara se të shkonte në Izrael për të luajtur me Maccabi Petah Tikva. Ai më pas u rikthye në Belgjikë duke luajtur me klubet R.A.A. La Louviere dhe R. Charleroi S.C.. Pas kësaj, ai kaloi në Francë ku luajti për një sezon te Stade Brest 29. Ai u largua nga klubi në verën e vitit 2006 për t'u transferuar te klubi kroat i divizionit të dytë NK Solin. Në vitin 2007, ai u transferua në Arabinë Saudite për të luajtur me klubin Al Nassr FC ku mbylli karrierën e tij si futbollist.
Karriera ndërkombëtare
Aliaj ka shijuar një karrierë të mirë ndërkombëtare me kombëtaren shqiptare. Ai ka luajtur 29 ndeshje nga viti 2002 e deri në vitin 2006 dhe ka shënuar tetë gola për vendin e tij, një numër jo normal për një mbrojtës.[2]
Më 13 shkurt 2002, në moshën 25 vjeç, Aliaj bëri debutimin e tij me kombëtaren në një ndeshje miqësore kundër Luksemburgut që u mbyll në barazim pa gola. Ai gjithashtu luajti 90 minuta në suksesin historik 3–1 kundër Rusisë në kualifikueset e Euro 2004.[3] Pas kësaj, për të do të vinin një seri golash në ndeshje miqësore që filloi me dygolëshin në humbjen 5–3 kundër Portugalisë më 11 tetor 2003.[4] Aliaj do të shënonte dhe tre miqësoret e ardhshme në Tiranë; në fitoren 2–0 kundër Estonisë dhe në fitoret 2–1 kundër Suedisë dhe Islandës. Ai shënoi sërisht kundër Estonisë, por këtë herë në barazimin 1–1 në miqësoren e luajtur më 28 prill 2004 në Tallinn. Pas kësaj, ai numëronte gjashtë gola në pesë ndeshjet e fundit miqësore.
Aliaj do të mbahet mend gjatë për supergolin e shënuar me goditje dënimi nga 30 metra kundër Greqisë (në atë kohë kampione europe) në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2006 ku Shqipëria fitoi me rezultatin 2–1 në Qemal Stafa.[5] Ky është i vetmi gol që ka shënuar në kompeticionet zyrtare. Aliaj shënoi golin e tetë dhe të fundit me kombëtaren më 1 mars 2006 në humbjen 2–1 kundër Lituanisë. Ai luajti ndeshjen e fundit me kombëtaren më 11 tetor 2006 në humbjen 2–1 jashtë fushe kundër Hollandës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro 2008. Në janar 2007, ai deklaroi tërheqjen nga futbollit ndërkombëtarë në moshën 29 vjeçare.
Golat me kombëtaren
Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren shqiptare[6]
# |
Data |
Vendi |
Kundërshtari |
Goli |
Rezultati |
Kompedicioni
|
1. |
11 Tetor 2003 |
Estádio do Restelo, Lisbonë, Portugali |
Portugalia |
1–1 |
5–3 |
Ndeshje Miqësore
|
2. |
11 Tetor 2003 |
Estádio do Restelo, Lisbonë, Portugali |
Portugalia |
4–3 |
5–3 |
Ndeshje Miqësore
|
3. |
15 Nëntor 2003 |
Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri |
Estonia |
1–0 |
2–0 |
Ndeshje Miqësore
|
4. |
18 Shkurt 2004 |
Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri |
Suedia |
2–1 |
2–1 |
Ndeshje Miqësore
|
5. |
31 Mars 2004 |
Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri |
Islanda |
1–0 |
2–1 |
Ndeshje Miqësore
|
6. |
28 Prill 2004 |
A. Le Coq Arena, Tallinn, Estoni |
Estonia |
0–1 |
1–1 |
Ndeshje Miqësore
|
7. |
4 Shtator 2004 |
Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri |
Greqia |
2–0 |
2–1 |
Kualifikueset e Kupës së Botës 2006
|
8. |
1 Mars 2006 |
Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri |
Lituania |
1–0 |
1–2 |
Ndeshje Miqësore
|
Statistikat
Referime
Lidhje të jashtme