*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 20 dhjetor 2014 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 3 korrik 2014
Howard filloi karrierën e tij profesioniste me North Jersey Imperials përpara se të kalonte te MetroStars. Paraqitjet e tij më pas tërhoqën vëmëndjen e Manchester United, e cila firmosi me të në vitin 2003. Ai shijoi sukses atje duke fituar me skuadrën 2003 FA Community Shield, 2003–04 FA Cup dhe 2005–06 League Cup. Megjitathë, pasi United firmosi me portierin hollandez Edwin van der Sar, Howard shkoi në huazim te Everton për të luajtur më shumë minuta si titullar dhe në fund firmosi një kontratë me klubin në shtator 2007. Më 4 janar 2012, Howard shënoi një gol, të parin si profesionist, kundër Bolton Wanderers. Kjo gjë e bëri atë vetëm portierin e katërt që ka shënuar gol në një ndeshje në Premier Ligë.[2]
Howard ka përfaqsuar për herë të parë kombëtaren e Sheteve e Bashkuara në vitin 2002 dhe ishte një zëvëndësim i papërdorur në Kupën e Botës 2006. Ai më pas e fitoi vendin e titullarit duke luajtur si titullar në të gjitha ndeshjet e kombëtares në Kupën e Botës 2010, duke arritur deri në raundin e 16-tave.
Ai ka reputacionin për të luajtur me dhimbje. Në shtator 2007, ai pranoi një thirrje nga Shtetet e Bashkuara pë të luajur një ndeshje miqësore kundër Brazilit, dhe një orë pasi ndeshja kishte filluar, ishte zbuluar se ai kishte ndrydhur gishtin e tij gjatë një përplasje. Në Mars 2013, gjatë një ndeshje të FA Cup kundër Oldham Athletic ai theu dy kocka në kurriz. Në të dyja rastet, ai vazhdoi të luajë deri në vërshëllimën finale.
Referime
^ abcHugman, Barry J., red. (2010). "The PFA Footballers' Who's Who 2010–11" (në anglisht). Mainstream Publishing. fq. 203. ISBN978-1-84596-601-0. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!)