Radio Televizioni i Prishtinës, shkurtuar si RTP ose TVP, ishte radio televizioni i parë shqiptar i Kosovës. Ndërprerja e programeve nga ky televizion u realizua me masa të dhunshme të ndërmarra nga qeveria serbe në vitin 1990. Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas luftës së dytë botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali dhe ndërtesat e Radio Televizionit të Prishtinës janë nën administrimin e Radio Televizionit të Kosovës.
Historiku
Seksioni ka nevojë për zgjerim. Ju mund të ndihmoni duke shtuar përmbajtjen. (8 dhjetor 2022)
Deri atëherë, i vetmi medium informativ ishte Radio Prishtina (në funksion prej vitit 1945). Do kalonin 29 vite deri kur Televizioni i Prishtinës filloi transmetimin në vitin 1974. Ndërsa u mbyll ne vitin 1990 për shkak të qeverisë serbe. Pas mbarimit të luftës së Kosovës në vitin 1999, u hap rruga për themelimin e televizioneve kosovare në mënyrë të lirë. Njëri prej tyre ishte Radio Televizioni i Kosovës i cili mori vend në të njëjtën ndërtesë si ish-RTP, në rrugën "Xhemajl Prishtina" në Prishtinë.
RTP dhe masat e dhunshme
Acarimi i konfliktit RTP dhe qeverisë serbe
Masat e dhunshme
Përjashtimi dhe burgosja e personelit
Roli i RTP në shoqërinë shqiptare
Teknologjia
Në fillim të vitit 1974 RTP nuk ka pasur teknologji elektronike, por i gjithë materiali për program xhirohej me teknikë filmike e mandej dërgohej në TV Beograd ku filmi zhvillohej e më vonë montohej për transmetim. Transmetimi deri më 29 nëntor 1975 bëhej nga TV Beogradi. Në verën e vitit 1974 nga Anglia pati ardhur autoreportazhi (OB Van) i parë me 4 kamera bardhë-e-zi.[nevojitet citimi]