Klan Kosova

Klan Kosova
LlojiTransmetues privat
Gjeneralist
ShtetiKosovë
Zona e transmetimitKosova
Shqipëria
Maqedonia e Veriut
Mali i Zi
Gjermania
Zvicra
BashkëpunuesitTV Klan (dikur)
ABC News (dikur)
SelitëRruga "Lidhja e Pejës", Zona Industriale, Prishtinë, Kosovë
Programimi
Gjuha/ëtShqip
Përmasa e figurës1080i (HDTV 16:9)
Shërbimi i ndërrimit të kohësKlan Kosova 2
Pronësia
PronariKushtrim Gojani (KGO Media Investments Holding)
Njerëzit kyçArbër Geci (drejtor i përgjithshëm)
Blerim Xhemajli (kryeredaktor)
Kanalet simotraKlan Kosova FM (radio)
Historia
Themeluar8 dhjetor 2008; 16 vite më parë (2008-12-08)
Nisur17 shkurt 2009; 15 vite më parë (2009-02-17)
ThemeluesiAleksandër Frangaj
Baton Haxhiu
Lidhjet
Faqja zyrtarehttps://klankosova.tv
Detajet financiare
Të ardhura4.3 milionë Euro (2022)
Fitimi operativ-56,000 Euro

Klan Kosova është një kanal televiziv privat kabllor me seli në Prishtinë, Kosovë. U themelua më 2 dhjetor 2008 dhe transmetimin e filloi më 17 shkurt 2009 (në përvjetorin e parë të Pavarësisë së Kosovës).[1] Sot ka më shumë se 230 punonjës.[nevojitet citimi] Ai është ndër transmetuesit më të njohur privatë në këtë shtet.

Klan Kosova lindi si një nevojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve më të fundit që kanë ndodhur në Kosovë dhe afrimit gjithnjë e më të madh me Shqipërinë. Duke parë interesimin e qytetarëve të Kosovës, duke qenë vazhdimisht i pranishëm në Kosovë në mbulimin e ngjarjeve të mëdha, por edhe të jetës së përditshme, TV Klan i Shqipërisë, pas 11 vite sukses, vendosi që të ketë jo më një degë të tij në Prishtinë, por të themelojë një televizion të ri të Kosovës. Kjo degë u themelua nën mbikëqyrjen e Aleksandër Frangajt.

Vec prodhimeve të veta, Klan Kosova transmeton edhe seriale vendore, si dhe seriale të huaja nga SHBA dhe Turqia.

Drejtor i televizionit që nga viti 2023 është Arbër Geci. Tani është nën pronësinë e KGO Media Investments Holding, një kompani e vendosur në Shkup.[2]

Historiku

Klan Kosova filloi transmetimet në vitin 2009 me simbolikën e shënimit të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nën pronësinë e Aleksandër Frangajt të TV Klanit. Ishte bashkëpunim mes TV Klanit dhe gazetarit Baton Haxhiu, që u bë drejtor i përgjithshëm. Rrjeti televiziv shqiptar i dhuroi Klan Kosovës pajisjet e vjetra për përdorim në studiot e veta.[3] Duke vepruar nga rruga "Hyzri Talla" në qendër të Prishtinës, transmetuesi shfrytëzoi maksimalisht hapësirat e ngushta 11×6 metra katrorë me kushtet e kufizuara.[4]

Ai u kyç në frekuencat satelitore në muajin nëntor 2009.[5]

Në 2015, Klan Kosova shpërnguli zyret e veta tek ish-Fabrika e Amortizatorëve afër Fushë Kosovës. Shpërngulja erdhi bashkë me fillimin e transmetimit në cilësi të lartë të figurës.

Në 2022, pasi u siguruan të drejtat e transmetimit nga Banijay Rights për reality shown e mirënjohur Big Brother VIP për Kosovën, Klan Kosova njoftoi që Big Brother VIP Kosova do të debutonte në këtë kanal nga 5 dhjetori 2022.[6][7]

Emisionet

Programacioni i Klan Kosovës përfshin një varg të gjërë të emisioneve të drejtpërdrejta dhe të xhiruara më përpara, edicioneve të lajmeve, programeve socio-ekonomike dhe zbavitëse (filma, sporti, etj.).

Ditaret e lajmeve

Klan Kosova ka katër edicione të lajmeve - në orën 11:00, 13:00, 15:00 dhe lajmet qendrore në orën 20:00. Cikli informativ poashtu mbaron me Edicioni Special në orën 23:00. Këto përfshijnë lajme të përditshme rreth mjedisit politik, ekonomik, kulturor dhe shoqëror në Kosovë. Programet japin informacione edhe për ngjarjet kryesore në të gjitha pjesët e botës.

Programe të tjera

  • Big Brother VIP Kosova
  • Ora 7
  • Ora e Pasdites
  • Privé
  • Minuta e Fundit
  • Info Magazine
  • Familja ime
  • Ju Flet Prishtina
  • Sports Show
  • Kiks (ose Kiks Kosova)
  • Çka ka shpija? (shpërngulur nga RTK)
  • Rubikon me Adriatik Kelmendin (shpërngulur nga Kohavision)
  • Pasion e Profesion
  • Shija e Anës (shpërngulur nga T7)
  • Sol me Adelina Hasani
  • Kosova Today

Polemikat

Akuza anti-konkurrencë

Televizioni ka qenë subjekt i kritikës ndaj vetvetes dhe kompanisë simotër Artmotion në 2021, kur u shkëput nga operatorët e mëdhenj kabllor, dhe të drejtat e transmetimit iu shitën vetëm me kusht që t'i blejnë edhe kanalet e Artmotion-it bashkë me të. Një gjë e tillë e shqetësoi Komisionin e Pavarur për Media mes ankesave nga shikuesit, duke sygjeruar se Klan Kosova po shkelte rregulloren e KPM-së për të shtypur konkurrencën.[8]

Pezullimi i çertifikatës së biznesit dhe pronësia e paqartë

Pas një hetimi nga portali KosovaNews dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), çertifikata tregtare e Klan Kosovës u pezullua më 14 qershor 2023 nën dyshime të keqpërdorimit të detyrave zyrtare, si dhe keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike. U kuptua nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) që mediumi dhe pronari u regjistruan në dokumente si biznes me seli në "Pejë, Serbi" dhe "Gjakovë, Serbi".[9][10][11] Si pasojë, u pezullua eventualisht edhe çertifikata e biznesit për kompaninë Artmotion. Vendimi shkaktoi debat të fortë mes shoqërisë civile të Kosovës si dhe komunitetit ndërkombëtar gazetaresk, duke ia zënë vëmendjen shteteve Quint [en] që shprehën "shqetësim të thellë" rreth këtyre ngjarjeve.

Protestat nisën me një aksion simbolik përgjatë katër transmetuesve privatë (T7, RTV21, TV Dukagjini, dhe Kanal10), si dhe vet Klan Kosovës, që afishuan më 19 qershor 2023 për pesë minuta në orën 20:00 mesazhin "Demokracia vdes në errësirë" (sloganin e gazetës The Washington Post).[12] Presidenti i Kosovës, Albin Kurti, tha për vendimin e MINT-it në X që vendimi nuk cenonte të drejtën e pluralizmit medial, dhe se "demokracia sulmohet edhe kur tregtarë të fuqishëm e shkelin ligjin për përfitim financiar".[13] Punonjësit e Klan Kosovës dhe pjesëtarët e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dolën në protestë ndaj vendimit më 31 korrik 2023.[14]

Gjykata Komerciale e shqyrtoi vendimin në gusht 2023, dhe e shtyu vendimin e MINT-it për pezullimin e çertifikatës, duke thënë se Klan Kosova i ka bërë përmirësimet e nevojshme të dokumenteve.[15] Vendimi u anulua pas një padie ndaj ARBK-së më 13 mars 2024.[16]

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime

  1. ^ Sopa, Jeton (2023-07-03). "EKSKLUZIVE: Me gjithë përmirësimet tek kompania që e ka në pronësi Klan Kosovën ende figuron "Serbia", Cila është lidhja e "Euro-lab" (homologimit), "Klan Kosova" me një kompani nga British Virgin Islands?". KosovaNews (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-07-31.
  2. ^ "Klan Kosova". Media Ownership Monitor Kosovo. Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese. Marrë më 2024-12-01.
  3. ^ Berisha, Isuf (30 nëntor 2015). "Media integrity report: Media ownership and financing in Kosovo" (PDF). South East European Media Observatory (në anglisht): 6. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 6 qershor 2023.
  4. ^ Klan Kosova - 7 vjet zhvillim dhe identitet, YouTube, 16 shkurt 2016, marrë më 31 korrik 2023
  5. ^ "Change Log - KingOfSat". en.kingofsat.net (në anglisht). Marrë më 16 shkurt 2019.
  6. ^ "Big Brother Reaches 65th Market" [Big Brother Arrin Tregun e 65-të] (në anglisht). Banijay. 30 nëntor 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  7. ^ "Ekskluzive – zbuloni datën zyrtare të nisjes së Big Brother VIP Kosova". Klan Kosova. 15 nëntor 2022.
  8. ^ Halili, Mediana (12 maj 2021). "Nuk votohet Raporti i Komisionit të Pavarur për Media". Kallxo. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2023. Marrë më 4 mars 2023.
  9. ^ Rexha, Xhemajl (14 qershor 2023). "LAJM I FUNDIT: Qeveria e Kosovës ia pezullon certifikatën e biznesit televizionit Klan Kosova". Twitter. Marrë më 14 qershor 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  10. ^ "Kompania që ka në pronësi Klan Kosovën e regjistruar si investim nga Serbia, drejtori jep dorëheqjen". politiko.al. 14 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2023. Marrë më 14 qershor 2023.
  11. ^ "MINT-i ia pezullon Klan Kosovës certifikatën e biznesit". Koha.net. 14 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2023. Marrë më 14 qershor 2023.
  12. ^ Mukulani, Adhuresa (2023-06-19). ""Demokracia vdes në errësirë"". Sinjali. Marrë më 2024-12-01.
  13. ^ Kurti, Albin (29 korrik 2023). "Kosova has 468 registered businesses whose primary activity is media & 114 licensed audio or audiovisual companies. Following registration rules is a legal duty, not a "technicality." And enforcing such rules against a single violator does nothing to threaten media pluralism" (cicërimë). Twitter (në anglisht). Marrë më 1 dhjetor 2024.
  14. ^ Dahsyla, Egzon (31 korrik 2023). "Përfundon protesta e AGK-së, kërkojnë nga gjykata që ta trajtojë rastin në mënyrë të drejtë". Kallxo. Marrë më 31 korrik 2023.
  15. ^ Rrmoku, Arlinda (2023-08-03). "Gjykata vendos në favor të Klan Kosovës, shtyn vendimin e MINT-it për pezullimin e certifikatës". Sinjali. Marrë më 2024-12-01.
  16. ^ Salihi, Njomza (2024-03-18). "Klan Kosova e fiton padinë ndaj ARBK-së". Sinjali. Marrë më 2024-12-01.

Read other articles:

KZ8A Электровоз KZ8A-0002 Производство Страна постройки  Франция, с дальнейшим выпуском  Казахстан Заводы Alstom Transport г. Бельфор Альстом транспорт, «Электровоз құрастыру зауыты» Годы постройки 2012 (опытный образец),с 2013 г. Всего построено 113(план: 200) Нумерация по состоянию на 2...

 

Pencurian berlian Belgia 2013Landasan pacu Bandar Udara BrusselsTanggal18 Februari 2013 (2013-02-18)Waktu7:40 pm estimatedLokasiBrusselsKoordinat50°54′5″N 4°29′4″E / 50.90139°N 4.48444°E / 50.90139; 4.48444Koordinat: 50°54′5″N 4°29′4″E / 50.90139°N 4.48444°E / 50.90139; 4.48444Peserta/Pihak terlibatDelapan pria bertopengHasilPerkiraan nilai berlian yang dicuri 50 juta Dolar Amerika SerikatTewas0Cedera0 Pada tang...

 

Overview of child labour in Pakistan Child labour in Pakistan is the employment of children to work in Pakistan, which causes them mental, physical, moral and social harm. Child labour takes away the education from children.[1] The Human Rights Commission of Pakistan estimated that in the 1990s, 11 million children were working in the country, half of whom were under age ten. In 1996, the median age for a child entering the work force was seven, down from eight in 1994. It was estimat...

Pflasterstein für Maurice Desimpelaere zu Ehren seines Sieges bei Paris-Roubaix Frederic Maurice Desimpelaere (* 28. Mai 1920 in Ledegem; † 30. Januar 2005 in Wevelgem) war ein belgischer Radrennfahrer. Maurice Desimpelaere war Profi-Radrennfahrer von 1942 bis 1950. 1944 gewann er Paris–Roubaix, im Jahr darauf wurde er Fünfter. 1945 wurde er Zweiter bei der ersten Austragung von Omloop Het Volk. 1946 gewann er Quer durch Flandern und 1947 das Rennen Gent–Wevelgem, bei dem er im Jahr z...

 

Nemateleotris Nemateleotris decora Klasifikasi ilmiah Domain: Eukaryota Kerajaan: Animalia Filum: Chordata Kelas: Actinopterygii Ordo: Gobiiformes Famili: Gobiidae Genus: NemateleotrisFowler, 1938 Spesies tipe Nemateleotris magnificaFowler, 1938 Spesies[3][1] Nemateleotris decora J. E. Randall & G. R. Allen, 1973 Nemateleotris exquisita J. E. Randall & Connell, 2013[1][2] Nemateleotris helfrichi J. E. Randall & G. R. Allen, 1973 Nemateleotris magnif...

 

Kreis Minden-Lübbecke Die Liste der Baudenkmäler im Kreis Minden-Lübbecke umfasst: Liste der Baudenkmäler in Bad Oeynhausen Liste der Baudenkmäler in Espelkamp Liste der Baudenkmäler in Hille Liste der Baudenkmäler in Hüllhorst Liste der Baudenkmäler in Lübbecke Liste der Baudenkmäler in Minden, geteilt in: Liste der Baudenkmäler in Minden (links der Weser) Liste der Baudenkmäler in Minden (rechts der Weser) Liste der Baudenkmäler in Petershagen Liste der Baudenkmäler in Porta ...

Simone Tebet Simone TebetTebet em 2023 30.ª Ministra do Planejamento e Orçamento do Brasil Período 1º de janeiro de 2023 a atualidade Presidente Luiz Inácio Lula da Silva Antecessor(a) Paulo Guedes (como Ministro da Economia) Senadora pelo Mato Grosso do Sul Período 1º de fevereiro de 2015a 1º de fevereiro de 2023 8.ª Vice-governadora de Mato Grosso do Sul Período 1º de janeiro de 2011a 1º de janeiro de 2015 Governador André Puccinelli Antecessor(a) Murilo Zauith Sucessor(a) Rose...

 

Canadian politician The Right HonourableSir Richard John CartwrightGCMG PC(Image from the Library of Parliament)Personal detailsBorn(1835-12-04)December 4, 1835Kingston, Ontario, CanadaDiedSeptember 12, 1912(1912-09-12) (aged 76)OccupationpoliticianKnown for'the Rupert of debate'[why?] 'Blue Ruin Knight' Sir Richard John Cartwright GCMG PC (December 4, 1835 – September 24, 1912) was a Canadian businessman and politician. Cartwright was one of Canada's most distingui...

 

Wakil Bupati PasamanPetahanaJabatan lowongsejak 3 November 2023Masa jabatan5 tahunDibentuk2000Pejabat pertamaH. Benny Utama, S.H., M.M.Situs webwww.pasamankab.go.id Berikut ini adalah daftar Wakil Bupati Pasaman dari masa ke masa. No Wakil Bupati Mulai Jabatan Akhir Jabatan Prd. Ket. Bupati 1 H.Benny UtamaS.H., M.M. 2000 2005 1   AKBP (Purn.) Drs. H.Baharuddin R.M.M. 2 Drs. H.Hamdi Burhan Dt. BagindoM.Si. 28 Agustus 2005 28 Agustus 2010 2   AKBP (Purn.) H.Yusuf LubisS.H., M.Si....

Media franchise directed by Katsuhito Akiyama Peacock KingCover of the first tankōbon volume, featuring Kujaku孔雀王(Kujaku Ō)GenreAction, fantasy[1] MangaWritten byMakoto OginoPublished byShueisha (parts 1–3)Leed (part 4)English publisherNA: Manga Planet (digital)[2]MagazineWeekly Young Jump (1985–2009)Monthly Young Jump (2009–2010)Comic Ran Twins (2012–2016)Comic Ran (2016–2019)DemographicSeinenOriginal run1985 – 2019Volumes45 Series titles Kujaku ...

 

Emad BahavarBahavar in December 2008Born (1978-06-29) June 29, 1978 (age 45)Tehran, IranNationalityIranianAlma materUniversity of MazandaranYazd UniversityPolitical partyFreedom Movement of IranSpouseMaryam Shafiee[1] Emad Bahavar (Persian: عماد بهاور) is an Iranian political activist[2] affiliated with the Freedom Movement of Iran and currently holding office as head of the party's youth wing.[1] Politic activities Bahavar was arrested following the...

 

Neighbourhood in Peel, Ontario, CanadaClarksonNeighbourhoodAerial view of Clarkson, Mississauga, 2022Clarkson Village welcome sign, at Lakeshore Road West and Inverhouse Drive.Coordinates: 43°31′9″N 79°38′2″W / 43.51917°N 79.63389°W / 43.51917; -79.63389CountryCanadaProvinceOntarioRegional municipalityPeelCityMississaugaEstablished1808Time zoneUTC-5 (Eastern) • Summer (DST)UTC-4 (Eastern)Forward sortation areaL5JArea code(s)905 and 289NTS Map30M...

International border South Africa (green) and Eswatini (orange) Eswatini is almost entirely surrounded by South Africa Border post The border between Eswatini and South Africa is 430 kilometres (267 mi) long;[1][2][3] South Africa surrounds Eswatini to the north, west, south and southeast, with Mozambique bordering it on the northeast. Crossings The border crossings are listed from north to south in the table below.[4] South Africa Swaziland Opening hours ...

 

Philippine television series This article needs additional citations for verification. Please help improve this article by adding citations to reliable sources. Unsourced material may be challenged and removed.Find sources: Walang Kapalit – news · newspapers · books · scholar · JSTOR (March 2020) (Learn how and when to remove this template message) Walang KapalitTitle cardGenreDramaRomanceCreated byABS-CBN CorporationBased onHindi Nahahati ang Langitby...

 

2018 drama directed by Wojciech Smarzowski ClergyFilm PosterPolishKler Directed byWojciech SmarzowskiWritten byWojciech SmarzowskiWojciech RzehakProduced byJacek RzehakStarring Arkadiusz Jakubik Robert Więckiewicz Jacek Braciak CinematographyTomasz MadejskiEdited byPawel LaskowskiMusic byMikolaj TrzaskaProductioncompaniesProfil FilmShowmaxKino ŚwiatDistributed byKino ŚwiatRelease dates September 18, 2018 (2018-09-18) (Gdynia Polish Film Festival) September 28, ...

American politician Wellington WellsHon.President of the Massachusetts SenateIn office1925–1928Preceded byFrank G. AllenSucceeded byGaspar G. BaconMember of theMassachusetts Senate 5th Suffolk Senatorial District[1]In office1920[1]–1928Member of theMassachusetts House of Representatives[1]In office1919[1]–1919[1] Personal detailsBornApril 18, 1868[1]Arlington, Massachusetts[1]DiedApril 23, 1954 (aged 86)Boston, MassachusettsPolitic...

 

Western Australian online newspaper WAtodayWAtoday front page 10 June 2008Type of siteOnline-only newspaperFounded10 June 2008HeadquartersEast Perth, Western AustraliaOwnerNine Entertainment Co.EditorDaile CrossURLwatoday.com.au WAtoday is an online newspaper, focusing its coverage on Perth and Western Australia. It was established on 10 June 2008, and is owned by Fairfax Digital (now Nine Publishing, under Nine Entertainment Co).[1] The company employs ten journalists in Perth. It is...

 

Casona y Jardines de San Fernando Bien de interés culturalPatrimonio histórico de España Casa San Fernando antes del incendio de 2008LocalizaciónPaís España EspañaComunidad Canarias CanariasIsla TenerifeLocalidad Santa Cruz de TenerifeDatos generalesCategoría MonumentoDeclaración 09-02-1996[editar datos en Wikidata] El conjunto formado por La Casona y Jardines de San Fernando, antes El Robado situado en el término municipal de Puerto de la Cruz, en el Valle de La...

莫克雌醇臨床資料商品名(英语:Drug nomenclature)Surestryl其他名稱R-2858, RU-2858, NSC-118191; 11β-Methoxy-17α-ethynylestradiol; 11β-MeO-EE 11β-Methoxy-17α-ethynylestra-1,3,5(10)-triene-3,17β-diol懷孕分級 X (Contraindicated) 给药途径口服藥物類別(英语:Drug class)Estrogen; Estrogen etherATC碼G03CB04 (WHO) 法律規範狀態法律規範 处方药(℞-only) 藥物動力學數據生物利用度33%[1]血漿蛋白結合率Minimal...

 

United States historic placeUnion Passenger TerminalU.S. National Register of Historic PlacesU.S. National Historic LandmarkU.S. Historic districtContributing property Interior of Union StationLocation801 South 10th StreetOmaha, NebraskaCoordinates41°15′5.5″N 95°55′41.8″W / 41.251528°N 95.928278°W / 41.251528; -95.928278Built1931ArchitectGilbert Stanley UnderwoodArchitectural styleArt DecoPart ofOmaha Rail and Commerce Historic District (ID96000769)NRH...

 

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!