Lumi i Tiranës është lumë që kalon në pjesën veriore të Tiranës, në zonën e quajtur Bregu i Lumit. Formon kufirin administrativ verior të Tiranës dhe e ndan atë nga Komuna Paskuqan. Lumi i Tiranës formohet nga bashkimi i përrenjve malorë në Zall Dajt. Rrjedha e tij është e pastër deri në Shkallën e Tujanit dhe fshatin Brar. Në rrjedhën e tij të sipërme, lumi ka një rrjedhë të pastër, me ujëra të kristaltë e me botë ujore të pasur. Ndër llojet që veçohet të përmenden, është gaforrja e ujërave të ëmbla, Potamon fluviatile. Pas fshatit Brar, ujërat e Lumit të Tiranës ndoten tej mase nga shkarkimet e ujrave të zeza, mbeturinave dhe mbetjeve të ndryshme të ngurta e të lëngshme nga të dy anët e brigjeve të lumit.
Ndotja
Ujërat e Lumit të Tiranës janë tejet të ndotura pasi i afrohet Tiranës, si pasojë e derdhjeve të ujrave të zeza të Babrrusë, Paskuqanit, gjithë pjesës veriore të Tiranës, Bathores dhe Kamzës, mbetjeve të ngurta e të lëngshme, si dhe nga gërryerja e zhavorrit nga shtrati i Lumit të Tiranës. Sipas një studimi të ndërmarrë nga Instituti i Politikave Mjedisore, në ujërat e Lumit të Tiranës, vlerat e nitriteve në të janë nga 4 deri në 32 herë më të larta sesa vlerat e direktivës së BE-së për peshqit 44(2006), ndërsa vlerat e baktereve koliformeve që gjenden në fekale, janë 13 herë më të larta sesa standardet e BE-së.[1][2]. Shkaterrimi i ekosistemit të Lumit të Tiranës është thelluar më tej nga shkarkimet e mbetjeve të ngurta drejt e në lumë, duke ngushtuar dhe shkatërruar brigjet dhe shtratin e lumit, dhe duke e kthyer lumin në një kanal të thjeshtë të ujrave të zeza.[3]
Brigjet e mbushuar me mbetje të ngurta janë shfrytëzuar për ndërtime të ndryshme pa leje, të cilat kanë zënë gjitha rrugët për të shkuar drejt lumit dhe kanë shkatërruar rrjedhën e lumit.[4]
Si pasojë e ndotjes, shumëllojshmëria biologjike e lumit është ulur shumë, duke eliminuar peshqit, jorruazorët, dhe gjallesat e tjera ujore. Të vetmet gjallesa që mbijetojnë tani në rrjedhen e poshtme të lumit të Tiranës janë algat dhe minjtë e kanaleve.
^"Kopje e arkivuar"(PDF). Arkivuar nga origjinali(PDF) më 16 maj 2017. Marrë më 11 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)