Lumi i Gjadrit është degë e majtë e Drinit, që shtrihet në perëndim të rrethit të Pukës e në verilindje të rrethit të Lezhës.
Ka gjatësi 40.5 km, sipërfaqe 199 km2 dhe lartësi mesatare 422 m. Fillon nga shpatet veriperëndimore të Bjeshkëve të Tërbunit.
Në pjesën e sipërme të rrjedhjes ka formuar një luginë tipike me shpate shumë të pjerrëta e fund të ngushtë. Që nga Kalivaçi e deri në Hajmel, lugina merr pamjen e një pellgu. Gjadri, pasi mbledh ujërat e pjesës veriperëndimore të përroit të Dibrës dhe atij të Kakrit, kthen në veriperëndim dhe derdhet në Drin.
Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!