Klosi është një qytet në Shqipëri, qendër i Bashkisë Klos. Pranë qytetit të Klosit kalon lumi i Matit. Klosi ndodhet afer Burrelit.Qyteti Klosit numëron një popullsi prej 20,281 banorësh.
Zona Gjeografike: Klosi kufizohet në veri me bashkinë e Matit, në perëndim me bashkinë e Krujës, në jug-perëndim me bashkinë Tiranë, në jug-lindje me bashkinë Bulqizë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Klosit.
Një pjesë e mirë e sipërfaqes së kësaj bashkie është zonë fushore që përbëhet nga lugina e Matit me kullota që variojnë nga 240 metra në 600 metra mbi nivelin e detit. Klosi është dhe mbetet një nyje që lidh Dibrën me Tiranën. Lëvizjet demografike të popullsisë drejt zonave urbane, karakteristike për rajonin e Dibrës, vihen re dhe në Klos.
Demografia
Popullsia e Klosit është pothuajse homoogjene (99%). Mund të dallojmë një minoritet romesh.
Ekonomia
Degët kryesore të ekonomisë janë bujqësia, ku klima e favorshme lejon kultivimin e të gjitha bimëve e drufrutorëve, blegtoria dhe shërbimet. Klosi është i pasur me burime të shumta natyrore, tokësore dhe nëntokësore. Pyjet dhe kullotat komunale zënë një sipërfaqe të konsiderueshme, ku përveç lëndës drusore, ka edhe mjaft bimë mjekësore.
Një tjetër burim kryesor të ardhurash për banorët e këtij rajoni përbën edhe turizmi malor dhe historik, si dhe industria e mineralit të kromit në minierat private të Cërujës. Ndër investimet e dhëna në realizimin e projekte të mëdha në këtë zonë përmendim: Sistemim-asfaltim i bulevardit të qytetit, rrugës rurale që lidh fshatin Fullqet me qendrën e bashkisë, si dhe sistemimasfaltimi i rrugëve që lidhin fshatrat Fullqet, Cërujë, Benjë, Lis, Gurrë dhe Kurdari me rrugën nacionale.