Kampionati Botëror i Futbollit 2010 është mbajtur në Afrikë të Jugut, ku marrin pjesë 32 shtete të cilat si gjithmonë njëher u janë nënshtruar një faze kualifikuese. Kampionati zgjat një muaj (11 qershor-11 korrik), ku do të zhvillohen gjithsej 64 ndeshje. Tema kryesore ka qenë nese Afrika e Jugut mundet ta organizoj kete Kampionat (me shume per qeshtje sigurie), pasi dihet qe është shteti i parë Afrikan që organizon një garë të tillë. Afrika e Jugut në fazen e fundit te perzgjedhjes, se kush ku do te mbahet kampionati boteror ajo mori 12 vota duke i lërë prapa 2 shtete tjera Afrikane. Ndeshjet do te zhvillohen ne 10-të stadiume te Afrikes se Jugut, prej tyre kryesori është SOCCER CITY STADIUM i cili gjendet ne kryeqytetin e Afrikes se Jugut Johannesbourg, ne te cilin do te mbahet edhe Finalja e madhe e 11 korrikut.
¹ = me shtesë ² = me penallti
Për herë të parë FIFA nuk nxorri një Ekip All-Star, por publikoi "Ekipin e Ëndërrave" (Dream Team) që u zgjodh me votime online nga publiku. Njerëzit u ftuan që të zgjidhin lojtarët në formacionin 4–4–2 dhe trajnerin më të mirë; votimi ishte i hapur deri në orën 23:59 të datës 11 korrik 2010.[2]
Gjashtë nga njëmbëdhjetë lojtarët e zgjedhur ishin të ekipit spanjoll, ashtu siç ishte edhe trajneri. Pjesa tjetër e ekipit përbëhej nga dy lojtar të Gjermanisë, dhe një nga Brazili, Holanda dhe Uruguaji.[3][4]
{{cite web}}
|language=