Apollodori ose Apollodorus, ( rreth 180 p.e.s. - rreth 109 p.e.s. ), ishte shkrimtarë helenë i lindur në Athinë rreth vitit 180 jetoi diku rreth 70 vite. Ishte nxënës i Aristarhut dhe një nga dijetarët më të shumë anëshëm të Greqisë antike. Shkroi shumë vepra e traktate në prozë e poezi por fatkeqësisht nga veprat e tij ka mbetur e ruajtur një pjesë e vogël e tyre. Si vepra më e rëndësishme e tij merret vepra e titulluar "Kronika" e shkruar në vargje që paraqesin një grumbull ngjarjesh që kanë ndodhur nga shkatërrimi i Trojës e deri te pushtimi romak i Greqisë. Po ahtu si vepër e njohur e tij është edhe traktat i quajtur "Peri theon" (Mbi perënditë) që përbëhet nga 24 libra por fatkeqësisht nga kjo vepër janë ruajtur vetëm disa fragmente.
Një kohë është pretenduar se gjoja Apollodori ka qenë edhe përpiluesi i veprës "Biblioteka" e cila është krijuar shumë më vonë (rreth shekullit I-II) por që është vërtetuar të jetë vepër e një autori tjetër prandaj ajo quhet edhe vepër e Pseudo-Apollodorit. Në veprën "Biblioteka" gjejmë të dhëna interesante edhe për mitet dhe legjendat tek Ilirët.
Tituj të veprave
Burim i të dhënave