Zef Shiroka (Shkodër, 1895 - 1969) ka qenë nëpunës dhe ministër i shtetit shqiptar.
Biografia
U lind më 29 mars 1895 në Shkodër, i biri i Loros dhe i Zines. I ati i vdiq herët, duke e lënë të ëmën për t'u përkujdesur me pesë jetimët: Florindën, Regjinën, Zefin, Terezinën dhe Frederikun.[1] Mbaroi 6 klasë të mesme të shkollës tregtare të jezuitëve, më pas vazhdoi studimet e larta tregtare e industriale.
Deri më 1933 ka qenë drejtor i agjencisë së kripës. Më 1937 e deri më 1941 ka qenë llogaritar i fabrikës së çimentos në Shkodër. Më 1942 qe caktuar kryetar i nozullimeve në Prizren, më pas qe kryetar i Bashkisë Shkodër. Më 1943 u caktua ministër i Industrisë dhe Tregtisë në kabinetin Bushati, më pas deri më 1945 qe pronar i një dyqani të vogël kafeje në Shkodër.
U arrestua me 13 janar 1945 dhe u gjykua në Gjyqi Special, por në fund u gjykua i pafajshëm dhe u lirua për mungesë provash. Më 1946-1947 u burgos sërish. Në vitet 1954-1959 u internua në rrethin e Fierit.
Ndërroi jetë në Shkodër më 15 qershor 1969.[2]
Referime