Universiteti "Shën Klementi i Ohrit" – Manastir (maqedonisht:Универзитет "Св. Климент Охридски" - Битола, Univerzitet "Sv. Kliment Ohridski" është universiteti i dytë në Maqedoninë e Veriut, e i cili ndodhet në qytetin e Manastirit, me fakultete në Prilep, Ohër, Veles, Kërcovë dhe Shkup. Ai u themelua më 25 prill të vitit 1979, por emri "Shën Klementi i Ohrit" nuk është dhënë deri në fund të vitit 1994. Numri i studentëve të regjistruar kalon 15,000.
Fakultetet
Fakulteti Ekonomik i Prilepit
Fakulteti Juridik – Manastir
Fakulteti i Shkencave Teknike – Manastir
Fakulteti për Turizëm dhe Hotelieri – Ohër
Shkolla e Lartë e Bujqësisë - Manastir
Akademia e Pedagogjisë - Manastir
Instituti i Duhanit – Prilep
Instituti i Hidrobiologjisë - Ohër
Institucionit në fjalë i janë bashkuar edhe:
Instituti i Kulturës së Vjetër Sllave – Prilep (1985)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare "Shën Klimenti i Ohrit" – (1980)
^"Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2016. Marrë më 28 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)