Emri i gjuhës maqedonase, siç përdoret nga populli dhe definohet nga kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, është vetëdeklaruar "Maqedonishtja" (македонски, makedonski). Gjuha maqedonase është e njohur nga shteti grek, djathtistët dhe nacionalistët grekë si "sllavomaqedonisht", term ky i cili konsiderohet si racist nga maqedonët.
Sidoqoftë, për arsye historike dhe për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë, përdoren disa terme të tjera për t'iu referuar gjuhës në fjalë. Shpeshherë përdoret familja gjuhësore për ta dalluar nga gjuha padyshim jo-sllave e maqedonishtes së lashtë, një gjuhë krejtësisht tjetër, e karakterizuar në degën greke të familjes Indoevropiane (IEGB, ISO CODE XMK) ; ndonjëherë përdoret edhe termi "Makedonski" (sidomos në anglisht) për gjuhën sllave, ku "maqedonisht" rezervohet për gjuhën e lashtë. Ekziston gjithashtu një dialekt i greqishtes moderne i quajtur "maqedonisht" dhe flitet nga grekët maqedonas dhe grekët të ardhur (1923) me preardhje aziatik (që disa ishin turqishtfolës) me nga Deti i Zi dhe Anadoll që sot kanë identitetin grekomaqedonas.
Alfabeti
Alfabeti i gjuhës maqedone (азбука / azbuka) ka 31 shkronja[6]: