Kjo faqe është vetëm për shkronjën e alfabetit. Për përdorime të tjera shiko A (kthjellim).
A është një nga shtatë zanoret e gjuhës shqipe dhe shkronja e parë e alfabetit të saj, e cila shënon këtë zanore. Me të shënohet shkronjaA e madhe e shtypit. Kjo shkronjë ka katër forma kryesore të cilat janë: a e madhe e shtypit, a e vogël e shtypit, a e madhe e shkrimit dhe a e vogël e shkrimit.