Universiteti Politeknik i Tiranës është një ndër universitetet që ofrojnë arsim të lartë në Shqipëri, dhe ndër të paktit që ofrojnë degë inxhinierike. Selia e tij ose "korpusi" ndodhet në Tiranë.
Historiku
Universiteti Politeknik i Tiranës është trashëguar nga Instituti Politeknik, i themeluar në vitin 1951. Më vonë, në vitin 1957, të gjitha fakultetet e vendosura në Institutin Politeknik u konvertuan në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në vitin 1991 Universiteti Politeknik i Tiranës u nda nga Universiteti i Tiranës, në bazë të legjislacionit përkatës, dhe që atëherë e deri tani ai mban statusin e institucionit të pavarur. Ai ka shtatë fakultete dhe një institut. Fakultetet dhe institutet janë të shpërndara ne godina të ndryshme në qytetin e Tiranes.
Universiteti Politeknik i Tiranës zbaton programin e kartës së Bolonjës (3+2). Pas tre viteve të para të studimit, merret një certifikatë. Pranimi në programet e ciklit të dytë të studimeve është i mundur për kandidatët që kanë përfunduar të paktën një program studimi të ciklit të parë dhe plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga departamentet dhe miratuar nga Dekanati i njësisë kryesore. Cikli 5 vjeçar u siguron studentëve mundësi më të mëdha punësimi në çdo fushë.