Universiteti Metropolitan Tirana një institucion privat i arsimit të lartë që ndodhet në Tiranë, Shqipëri. Universiteti është fokusuar në shkencat inxhinierike, arkitekturë dhe ekonomi ka për mision zhvillimin e studentëve si profesionistë në fushat bashkëkohore të inovacionit dhe teknologjisë. Me një staf akademiko-shkencor ndërkombëtar, infrastrukturë prej 11 laboratorësh, mundësi studimi jashtë vendit falë bashkëpunimit me shumë universitetete evropiane, është vlerësuar “Shkëlqyer” duke siguruar akreditimin institucional nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Agjencia Britanike e Akreditimit. UMT është gjithashtu i pari universitet në Shqipëri që ofron programin e doktoratës në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente” dhe programin bachelor në “Inteligjencë Artificiale”.
Misioni
Misioni ynë është krijimi, zhvillimi, përcjellja dhe mbrojtja e dijeve, nëpërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor, shërbimeve dhe formimit të specialistëve të lartë në fushat inxhinierisë, arkitekturës, shkencave kompjuterike dhe ekonomisë, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit. Vizioni ynë është të ndërtojmë një universitet modern, të fokusuar drejt së ardhmes, të vlefshëm për shoqërinë shqiptare, duke kontribuar në rritjen e standardeve të demokracisë në vend, si edhe në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor në nivel kombëtar dhe rajonal.
Programi i Doktoraturës në Inteligjencë Artificiale
Programi unik në Shqipëri i Doktoraturës në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente ka për objektiv kontributin e shkencës së Inteligjencës Artificiale në fushën e mjekësisë, energjisë, robotikës, financës, të ekonomisë, arsimit, të mbrojtjes, të transportit dhe shumë të tjera. Në këtë projekt shkencor janë angazhuar pedagogë të brendshëm të UMT dhe një sërë pedagogësh të huaj e kërkues shkencorë në universitetet më të prestigjioze në Francë dhe Amerikë.
SHKOLLA E DOKTORATUËS
Doktoratë në Inteligjenca Artificiale dhe Sistemet Inteligjente
Stafi i Universitetit Metropolitan Tirana përbëhet nga profesionistët më të mirë në fushat e arkitekturës, inxhinierisë dhe ekonomisë. Stafi akademik shqiptar është i ndërthurur me pedagogë nga Turqia, Italia, Norvegjia, Greqia dhe Britania e Madhe duke i dhënë vlerë të shtuar studimeve në UMT.