Thoma Orollogaj (Korçë, 1888 - 1947) ka qenë jurist, nëpunës i sistemit të drejtësisë, ministër i shtetit shqiptardhe anëtar i kryesisë së Ballit Kombëtar.
Biografia
I lindur në vitin 1888, në Korçë studimet fillore dhe ato të mesme. Shkollën e lartë e ndoqi për jurisprudencë në Athinë dhe Paris.[1] Pas mbarimit të studimeve u kthye në Korçë më 1913, ku punoi si avokat dhe mbështeti Kostaq Kotën për pavarësi të zonës nga francezët.[2] Më 1917 - 1919 punoi si prokuror i gjyqit policor në Korçë, më pas nga 1919 gjer më 1926 vijoi si noter dhe avokat në vendlindje.[3]
Në vitin 1927, u bë anëtar i ligjit të komisioni të reformës legjislative në Shqipëri dhe profesor i së drejtës në shkollën e ligjit të Tiranë.[1] Më 1929 - 1932 qe kryetar i Gjykatës së Diktimit.[3]
Në vitin 1931 ai u bë presidenti i komisionit për reformat e kodit civil, ndërsa një vit më vonë, u zgjodh deputet i Korçës në parlamentin shqiptar.[2] Gjatë mandatit të dytë të Kostaq Kotës si kryeministrinë Orogollaji u bë ministër i Drejtësisë. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia gjatë Luftës së Dytë Botërore iu bashkua Ballit Kombëtar dhe u zgjodh anëtar i komitetit qendror të tij.[1] Në vitin 1943 ai ishte një përfaqësues nga Balli Kombëtar në Marrëveshjen e Mukjes.
Pas konsolidimit të pushtetit nga ana e Partisë së Punës së Shqipërisë, u arrestua më 1947. Pas torturave të rënda, vdes në hetuesinë e Tiranës më 30 nëntor 1947.[3]
Referime