Sistemi koordinativ polaro-cilindrik është sistem gjeometrik që mundëson lokalizimin e pikave në hapësirë.
Ky sistem gjeometik përbëhet nga një plan i fiksuar që zakonisht quhet plani ekuatorial ( ϵ {\displaystyle \epsilon } lexo:epsilon), një pol O të fiksuar në atë planë dhe boshti polar Ox, një boshtë zenitorë (Oz ⊥ ϵ {\displaystyle \perp \epsilon } lexo:boshti Oz normal me planin epsilon). Nga këto lemente themelore fitohet rrezja polare që zakonisht shenohet me r e që paraqet distancën e projeksionit të pikës, këndin polar që zakonisht shenohet me ϕ {\displaystyle \phi } (lexo:fi) e që paraqet këndin ndërmjetë rrezez polare dhe boshtit Ox, dhe aplikatja që zakonisht shënohet me z e që paraqetë distancen e pikës prej planit ϵ {\displaystyle \epsilon } .[1]