Shtëpi Banimi në Kokaj (Ilmi Rrustemi) është një monument i trashëgimisë kulturore në Kokaj, Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër .Shtëpia e Ilmi Rrustemit gjendet në fshatin Kokaj të komunës së Gjilanit. Sipas të dhënave të familjarëve të kësaj shtëpie, ky objekt u ndërtua rreth vitit 1947, menjëherë pas LDB-së. Shtëpia edhe pse mjaft e dëmtuar, ende e ruan gjendjen fillestare. Ndërtimi i takon tipit shtëpi. Është realizuar me gurë, kryesisht të palatuar, si dhe me hatulla druri, dhe i takon teknikës rustike (fshatarake). Shtëpia i ka dy etazhe: përdhesen dhe katin. Në përdhese nga korridori arrihet në dy dhoma, kurse në anën e majtë është bodrumi. Edhe kati e ka korridorin, si dhe dy dhoma të cilat kanë edhe oxhaqe. Secila dhomë ka nga një dritare nga ana e përparme, ndërsa korridoret kanë nga një dritare më të vogël nga ana e prapme, të gjitha në formë katrore. Janë të punuara prej druri, dhe janë origjinale. Shtëpia nuk ka më dyer, ngase janë dëmtuar tepër. Në murin perimetral, në katin e parë, shtëpia e ka një ballkon të vogël i cili qëndron mbi tre trarë prej druri, të dalë jashtë murit, ndërsa pullazin e ballkonit e mbajnë dy shtylla druri. Kulmi është katërujës, i mbuluar me qeramidhe, dhe e ka strehën e dalë jashtë mureve rreth 60 cm. Shtëpia sot nuk është e banueshme.[2]
{{cite web}}
|language=