Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë qytetarë të Shteteve të Bashkuara që kanë origjinë shqiptare ose mërgimtarë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara. Sipas të dhënave nga një studim i vitit 2008 të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, ka 201,118 amerikanë me prejardhje të plotë ose të pjesshme shqiptare.[1]
Historia
Shqiptari i parë i dokumentuar që ka emigruar në Shtetet e Bashkuara ishte Kolë Kristofori (anglisht: Nicholas Christopher), i cili zbarkoj në Boston në fillim të viteve 1880-të dhe mbahet mend si pioner i grupit etnik shqiptar në SHBA.[2] Kjo ishte deri në vitet 1900, megjithatë një numër i madh i shqiptarëve arritën në Bregun Lindor të SHBA-së: pjesa më e madhe e tyre ishin të rinjë të pamartuar nga jugu i Shqipërisë [2]. Shumica e valës së parë të emigrantëve, rreth 10,000, kishin për qëllim të vendosen përgjithmonë në SHBA, dhe u kthyen përsëri në Shqipëri mbas Luftes së parë botërore[2]. Pikërisht në këtë kohë, një grup tjetër i emigrantëve nga Shqipëria shkuan në SHBA. Ky grupi i ri u vendosën dhe u martuan me shtetin e tyre të ri [2]. Numri i shqiptarëve që kanë raportuar se gjuha shqipe është gjuhë amtare e tyre në vitin 1920 ishte rreth 6,000.[2]
Pas Luftës së dytë botërore shqiptarët që emigruan në SHBA ishin kryesisht emigrantë politike dhe në vitin 1970 kjo shifër u rrit në rreth 17,000 [2].
Pas fjalës Dëbimit të çamëve nga Çamëria edhe trojet shqiptare që sot janë Greqi në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, një numër i madh prej tyre emigruan në Shtetet e Bashkuara menjëherë pas dëbimit të tyre, duke pohuar se qeveria komuniste në Shqipëri i ka diskriminuar dhe persekutuar ata [3]. Ata arritën të ruajnë traditat dhe gjuhën e tyre,[3] dhe krijuan në 1973 Shoqatën e të Drejtatve të njeriut Çamëria e cila më vonë u bashkuan dhe u bë Organizata Shqiptaro Amerikane Çamërina e cila ka për qëllim për të mbrojtur të drejtat e tyre [4][5].
Familjet që kishin braktisur gjuhën e tyre amtare, vlerësohet se ishte rreth 70.000 shtetas të SHBA-ve me prejardhje shqiptar jetonin në SHBA në vitin 1980 [6].
Disa italiano-amerikanë të cili shkuan në SHBA gjatë fillim të shekullit të 20-të janë me prejardhjen nga shekulli 15-të i refugjatëve shqiptarë në Italinë jugore dhe që flisnin dialektin arkaik tosk të quajtur Arbëresh. Zona e Greater New Orleans ka një komunitet të madh të arbëreshëve, me preardhje prej emigrantëve sicilian të shekullit të 19 [8].
Më 11 prill 1915, shqiptarët myslimanë për herë të parë në Biddeford themeluan një organizatë për ta, Shoqërinë Muhemedane Kombëtare.[9] Paralelisht me këto zhvillime në Maine, që në vitin 1915 u ndërtua xhamia e parë nga shqiptarët në Shtetet e Bashkuara, një ndër xhamitë e para në atë vend, kurse në 1919 në Connecticut u ndërtua xhamia e dytë.[10]
^ abVickers, Miranda. The Cham Issue - Where to Now?(PDF) (në anglisht). Defence Academy of the United Kingdom. Arkivuar nga origjinali(PDF) më 9 dhjetor 2012. Marrë më 23 qershor 2012.
^Fischer, Bernd J. "Albanian refugees seeking political asylum in the United States: process and problems" in Journal of Ethnic and Migration Studies 31.1 (2005)
^Edwin E. Jacques, The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present, 1995