Alaska është shteti më i madh në Shtetet e Bashkuara për nga sipërfaqja, i 3-ti më pak i populluar dhe shteti me dendësinë më të vogël të popullsisë ndër 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara. Përafërsisht gjysma e banorëve të Alaskës (e vlerësuar në 738.432 banorë nga Zyra e Regjistrimit të SHBA-së në vitin 2015) jetojnë brenda zonës metropolitane Anchorage. Ekonomia e Alaskës dominohet nga peshkimi, gazi natyror, dhe industritë e naftës, burime të cilat ajo i ka me bollëk. Bazat ushtarake dhe turizmi janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e ekonomisë. Kryeqyteti i këtij shteti federal është Juneau.
Gjeografia
Alaska është një ndër dy shtetet e ShBA-së që nuk kufizohet me asnjë shtet tjetër të SHBA-së. Alaska kufizohet me Kanadanë në lindje, Oqeanin Pacifik në jug, Detin Bering në perëndim, dhe Oqeanin Artik në veri. Alaska me siperfaqe është shteti më i madh i SHBA-së duke përfshirë një teritor prej 1.477.277 km².
Demografia
Alaska ka një popullsi prej, 670 053 banorësh, është shteti i 48 i SHBA-së për nga popullsia. 75% e banorëve të Alaskës janë të bardhë, 15% janë autoktonë, dhe 10% e popullatës janë melezë. Gjuha zyrtare në Alaska është anglishtja, dhe gjuha Yupik e cila flitet nga vendasit.
Ekonomia
Historia
Vendin e njohur si Alaska Shtetet e Bashkuara të Amerikës e blenë nga perandoria Ruse më 30 mars të vitit 1867 për 7.2 milion dollarë amerikanë. Kjo zonë kaloi nëpër shumë duar administrimesh deri sa u bë një territor i organizuar më 11 maj të vitit 1912 dhe shteti i 49-te i SHBA-ve më 3 janar të vitit 1959. Emri "Alaska" përdorej që nga koha Ruse, gjithashtu njihet si Aljeska, "toka e madhe", një fjalë aleute.