Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip ose Shoqëri e të shtypurit shkronjavet shqip ishte një organizatë patriotike e intelektualëve shqiptarë, që promovonin botimet në gjuhën shqipe, veçanërisht tekste shkollore, të cilat ishin jashtëzakonisht të rëndësishme për arsimin e brezave të rinj,[1][2][3] e themeluar më 12 tetor 1879 në Stamboll, kryeqytetin e Perandoria Osmane me nismën e Komitetit të Stambollit.
Kur u krijua, mes 28 anëtarëve themelues, nëntë ishin nga Vilajeti i Janinës, ndër ta përfaqësues të familjeve të bejlerëve të vilajetit: Ferid pashë Vlora, Mehmet Ali pashë Vrioni, vëllezërit Vejsel dhe Ibrahim bej Dino, Mustafa bej Janina, Sejfullah bej Zavalani, Ahmed Shefki Gjirokastra si dhe Abdyli me Samiun. Ndër anëtarët 10 ishin myslimanë, përpos dr. Ibrahim Starovës, katërmbëdhjetë ishin ortodoksë nga Korça e Gjirokastra (Jani Vreto Postenanasi), katër ishin katolikë nga Shkodra (Vaso pashë Shkodrani, Ndoc Xhuxha, Nikollë e Gjon Bonati). Mund të përmendet edhe Mullà Daut Boriçi, i cili më 1882 i propozoi autoriteteve osmane që të botoheshin abetare dhe gramatika shqipe me shkronja arabe.[4]
Lista e themeluesve siç figuron tek statuti (Kanonizma) në shtypshkronjën e A. Zelici:[5]