Shkëlzen Haradinaj

Shkëlzen Haradinaj (25 Mars 197016 Prill 1999) ishte një luftëtar i shquar dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Lindi më 25 Mars 1970 në fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit dhe ra dëshmorë më 16 Prill 1999 gjatë betejës kundër forcave serbe në Malet e Maznikut afër Deçanit. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Shkëlzen Haradinaj
Lindur më25 Mars 1970
Gllogjan, Komuna e Deçanit, Kosovë
Vdekur më16 Prill 1999
Malet e Maznikut, afër Deçanit, Kosovë
Në aleancë me
Vite shërbimi1993 – 1999
GradaKomandant
Në komandëZona Operative e Dukagjinit, Kosovë
Betejat/luftratLufta e Kosovës
ÇmimetUrdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes)

Jeta e hershme

Shkëlzen Haradinaj ka lindur më 25 mars të vitit 1970, në fshatin Gllogjan, afër qytetit të Deçanit në Kosovë. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në fshatin Rrezarë. Meqenëse nevojat ekonomike të familjes kërkonin angazhimin e tij, Shkëlzeni nuk kishte mundësi të vazhdonte studimet. Pas përfundimit të shkollimit të mesëm, në vitet 90-ta, ai ndihmoi babain e tij, i cili punonte në një dyqan, në Rrezarë. Vorbulla e lëvizjes së rezistencës kombëtare, të cilën, si kudo në Kosovë edhe në këtë pjesë të saj, e kishte çelikosur gjaku i bijve të kësaj treve, dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Shkëlzenin e tërheq që në moshën e hershme të rinisë. Përveç vëllezërve, Ramushit e Dautit, të cilët, po ashtu ishin bërë pjesë e kësaj lëvizjeje, në rrethin e shokëve të tij të idealit bënte pjesë një numër i madh të rinjsh, ndër të cilët, përveç vëllezërve Luanit e Ramushit, edhe Fatmir Nimanaj, Luan Nimanaj, Gazmend Mehmetaj, Bujar Haradinaj, Ali Haxhosaj, Myrtë Zeneli, Agron Mehmetaj, Naser Brahimaj, Lahi Brahimaj e atdhetarë të tjerë. Në vitet 1989 e 1990, kur populli i Kosovës po ballafaqohej me formën e egër të shtypjes serbe, pas heqjes së autonomisë formale të Kosovës, ai mori pjesë në protestat e organizuara në Deçan e në vende të tjera, duke dhënë provat e para të luftimit të pushtuesit serb. Duke pasur një ndërgjegje të lartë kombëtare, Shkëlzeni kishte arritur ta kuptonte me kohë se çlirimi i Kosovës do të mund të bëhej vetëm me zjarrin e luftës së armatosur dhe kurrsesi me fraza të filozofisë së kristianizmit pacifist e nënshtrues. Prandaj, që në vitin 1993, anëtarësohet në njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat ishin formuar në trevën e Dukagjinit. Në organizimin e këtyre njësiteve, krahas Shkëlzenit, një rol të pazëvendësueshëm kishte edhe vëllai i tij, Luani, përmes të cilit ai ishte njohur me figura të shquara të UÇK-së, nga vise të ndryshme të Kosovës, siç ishin dëshmorët Zahir Pajaziti, Adrian Krasniqi, Mujë Krasniqi, Naser Brahimaj, por edhe udhëheqësit e tjerë, si Hashim Thaçi, Sylejman Selimi, Rexhep Selimi e të tjerë. Në periudhën e veprimit ilegal të UÇK-së, shtëpia e Hilmi Haradinajt ishte bërë bazë e fuqishme e saj, prej ku luftëtarët e lirisë niseshin në aksione sulmi kundër njësiteve të policisë e të ushtrisë serbe. Në shumë prej këtyre aksioneve mori pjesë edhe Shkëlzeni, siç janë rastet e sulmeve mbi stacionet policore në fshatrat Irzniq, Baballoq e të tjera, që nga viti 1995 e deri në fillim të luftës. Më 29 gusht të vitit 1995, në stacionin e policisë serbe në Isniq u vranë 2 policë serbë dhe u plagosën 4 të tjerë. Ndërsa, brenda vitit 1997, (në muajt gusht, shtator e nëntor), Shkëlzeni mori pjesë në një sërë aksionesh guerile kundër këtyre forcave pushtuese. Një aksion i tillë, kundër forcave serbe u ndërmor edhe më 27 nëntor të vitit 1997, një ditë pasi në afërsi të Llaushës në Drenicë, te vendi i quajtur Klisyrë, trimat e komandantit legjendar, Adem Jashari, u dhanë një grusht të rëndë forcave militare serbe, që po shkonin për të arrestuar luftëtarin Abedin Rexha. Me rastin e sulmit serb mbi Prekazin, kundër komandantit Adem Jashari, më 5 mars të vitit 1998, njësitet e UÇK-së, ku bënte pjesë edhe dëshmori Shkëlzen Haradinaj, vetëm brenda një nate, në zonën e Dukagjinit ndërmorën 22 sulme të armatosura kundër forcave serbe. Në këtë mënyrë, armikut iu bënë të qarta përmasat e organizimit të UÇK-së, si dhe vendosmëria e saj për t’iu përgjigjur atij në çdo cep të Kosovës. Edhe pas fillimit të luftës frontale në zonën e Dukagjinit, më 24 mars të vitit 1998, e deri në rënie, Shkëlzeni u dëshmua luftëtar i pakompromis kundër pushtuesit serb, duke marrë pjesë në betejat e njëpasnjëshme, në Luginë të Baranit, në Rekë të Keqe e në Luginë të Drinit. Arma e Skifterit, apo e Xenit, siç quhej ai me emrat e luftës, shkrepi në Gllogjan, Lumbardh, Shqiponjë, Smolicë, Junik, Gërgoc, Kralan, Pozhar, Maznik, Baballoq, Gramaqel, Ratishë, Dashinofc, Kotradiq, Osdrim e ku jo në fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit. Në betejën e Gllogjanit, më 24 mars të vitit 1998, e cila shënoi fillimin e luftës kundër militarëve serbë në zonën e Dukagjinit, dëshmori Shkëlzen Haradinaj u shqua me aftësi të rralla organizative e ushtarake. Përkrah vetes kishte shumë bashkëluftëtarë, si Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj, Himë Haradinaj, Bujar Haradinaj, por edhe vëllezërit, Ramushin, Dautin, Enverin e Frashërin, motrën, Mejremen, si dhe babanë, Hilmiun. Në këtë betejë, armiku pësoi humbje të theksuara. Pas kësaj beteje, ai shtoi aktivitetin në drejtim të zgjerimit të vijave të frontit, si dhe të organizimit ushtarak në këtë zonë, në përgatitje për luftime të reja. Kur forcat serbe sulmuan pozicionet e UÇK-së në fshatrat Gramaçel e Baballoq, në mesin e shumë luftëtarëve të pathyeshëm të lirisë, Ramiz Batusha, Zenun Mataj (që të dy dëshmorë), Naser Morina, Lulëzim Morina, Maliq Ndrecaj, Ilir Foniqi e të tjerë, ishte edhe Shkëlzeni. Në luftë e sipër ai mori plagë mjaft të rënda. Ndonëse me plagë të pashëruara, ofensiva e egër serbe, e ndërmarrë në muajt korrik e gusht të vitit 1998, atë e gjeti në vijën e frontit. Në këtë kohë, Shtabi Operativ i UÇK-së i Zonës së Dukagjinit, po ballafaqohej edhe me veprimtarinë subversive të grupit dezertues të Tahir Zemajt, i cili ishte shef i këtij shtabi. Shkëlzeni ishte ndër luftëtarët më këmbëngulës për ta vazhduar rezistencën, me gjithë dëmin e madh që sabotuesit e luftës i sollën UÇK-së në këtë zonë. Pas ikjes nga Kosova dhe dezertimit nga lufta të Tahir Zemajt me përkrahësit e tij, në shtator të vitit 1998, Shkëlzeni, së bashku me vëllezërit, Ramushin, i cili deri atëherë kishte qenë zëvendësshef i Shtabit Operativ të Rrafshit të Dukagjinit, Dautin, Bujar Haradinajn, Luan Nimanajn, Fatmir Nimanajn, Hasim Halilajn e me dhjetëra luftëtarë të tjerë, bëri riorganizimin dhe konsolidimin e UÇK-së në këtë zonë. Në këtë kohë ai u emërua nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, ndihmëskomandant i Mbrojtjes Territoriale të Zonës Operative të Dukagjinit. Për merita të dëshmuara, në zhvillimet e mëtejme, në nëntor të vitit 1998, ky shtab e ngarkoi atë me detyrën e ndihmëskomandantit për operacione luftarake në ZOD. Tashmë në këtë zonë ishte formuar dhe vepronin brigada 131 “Jusuf Gërvalla”, brigada 132 “Myrtë Zeneli” e Brigada 134, kurse ishte në formim e sipër edhe brigada 133 “Adrian Krasniqi, e cila do të operonte në pjesën veriore e verilindore të Rrafshit të Dukagjinit. Pjesëtarët e këtyre brigadave ndërmorën sulme në shumë vendpozicionime të armikut. Në një sulm të tillë, në fshatin Dujakë të Gjakovës, Shkëlzeni vrau disa policë serbë, duke u plagosur edhe vetë për të dytën herë. Plagë të reja do të marrë edhe në luftimet e zhvilluara në frontin e Ratishës, të cilat zgjatën disa ditë rresht, në janar të vitit 1999.

Lufta e Kosovës

Me të mësuar për sulmin nga forcat serbe ndaj Adem Jasharit dhe familjes së tij në Prekaz duke vrarë mbi 20 anëtarë të familjes ndërsa ata ishin ulur në shtëpinë e tyre, në Mars 1998, Shkelzen Haradinaj, me miqtë që vepronin në nën-zonën e Dukagjinit , kryen mbi 22 sulme guerile kundër bazave të policisë serbe brenda natës në rajonin e Dukagjinit. Shkelzen Haradinaj ishte një luftëtar i devotshëm që punoi në mënyrë aktive në të gjitha fazat e zhvillimit të UÇK -së, duke qëndruar në ballë të luftës në çdo kohë. Ai kaloi në luftë, duke arritur majat më të larta të organizatës luftarake, e cila shkëlqeu në të gjitha takimet me forcat pushtuese serbe.

Shkelzen Haradinaj luftoi në Betejën Heroike të 24 Marsit 1998, të mbajtur në Gllogjan afër Deçanit dhe do të shquhet si një organizator dhe luftëtar i shkëlqyeshëm përkrah vëllezërve Ramush Haradinaj dhe Daut Haradinaj, kushëririt të parë Bujar dhe luftëtarëve të tjerë, të tillë si Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Hima Haradinaj, të cilët patën fatin e madh të ishin të parët të rënë në luftën frontale në Zonën e Dukagjinit . Ai vuri në dukje se në këtë Betejë të lavdishme në të cilën morën pjesë anëtarë të tjerë të familjes së ngushtë të Shkëlzenit, Baba Hilmiu, vëllezërit Enveri dhe Frashëri, Motra Mejremja dhe shokë të tjerë, u shkaktoi dëme të mëdha forcave serbe në njerëz dhe artileri.

Vdekja

Më 16 Prill 1999, në Malet e Maznikut afër Deçanit, forcat serbe planifikuan të hynin në qytete të mbrojtura me civilë shqiptarë dhe t'i masakronin më vonë. Pasi dëgjoi planet e Forcave Serbe, Shkelzen Haradinaj dhe Njësia e tij Speciale e UÇK-së marshuan në Malet e Maznikut me qëllim që të shpëtonin civilët shqiptarë nga forcat serbe. Gjatë një beteje të ashpër, kundër forcave serbe dhe në mbrojtje të popullatës civile të strehuar në Malet e Maznikut, Shkelzen Haradinaj bie dëshmorë së bashku me shokët e tij Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj. Luftimet ishin jashtëzakonisht të ashpra dhe në afërsi, ku gjithashtu u vranë 15 ushtarë serbë. Shkaktuar nga fortësia e shkëmbit, madhështia e kodrave dhe lartësia e madhe, plumbi që ai mori në gjoks nuk e lëshoi. Ai plagosi një ushtar serb me një plumb në fytyrë si veprimin e tij të fundit në betejë.

Trashëgimi

Për shkak të ndërhyrjes së Njësisë Speciale të UÇK-së me komandantin Shkëlzen Haradinaj, civilët shqiptarë në Malet e Maznikut mbijetuan dhe mund të iknin nga rajoni.

Familja e tij ruan për kujtim shenjat e madhështisë e të trimërisë së dëshmorit, jelekun antiplumb, uniformën e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës, një rrip xherdani, orën e dorës, me të cilën, sa e sa herë e kishte matur çastin e arritjes së lirisë e gjëra të tjera. Dëshmori Shkëlzen Haradinaj është shembull i luftëtarit trim e i heroizmit atdhetar. Figura e tij shëndrit si yll i përjetshëm në qiellin kombëtar shqiptar. Emrin e këtij dëshmori të graduar pas rënies, nga SHtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, me gradën gjeneral-kolonel, e mori Batalioni Gardist i Zonës Operative të Dukagjinit. Emri i dëshmorit Shkëlzen Haradinaj, sikurse edhe i bashkëluftëtarëve të tij dëshmorë, sot rrezaton madhështi në Kompleksin Memorial në Gllogjan.

Jeta Personale

Shkëlzen Haradinaj ishte i martuar dhe kishte dy djem Shqipdonin dhe Luanin (të quajtur pas vëllait të tij dëshmor Luan Haradinaj). Shqipdoni vdiq në vitin 2007 pas një aksidenti automobilistik, vetëm 11 vjeç. Djali tjetër i tij, Luan Haradinaj, është sot një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Referencat

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!