Ky artikull merret me Komunën e Deçanit. Për qytetin e Deçanit shiko në faqen përkatëse.
Komuna e Deçanit është një komunë në Kosovë e cila ndodhet në Rajonin e Gjakovës. Selia administrative është qyteti i Deçanit.
Gjeografia
Komuna e Deçanit ndodhet në pjesën perëndimore të Kosovës. Kufizohet me Pejën në veri, Gjakovën në lindje, Junikun në jug dhe Malin e Zi në perëndim. Ka gjithsej 37 fshatra në territorin e komunës. Zona përfshin një hapësirë prej 180 km². Së bashku me komunat Gjakova, Rahovec dhe Junik, komuna formon Rajonin Gjakova.
Popullsia
Regjistrimi i vitit 2011 tregoi që komuna e Deçanit kishte 40.019 banorë, nga të cilët 39.402 ishin shqiptarë, 393 egjiptianë nga Ballkani, 60 boshnjakë, 42 ashkali, 33 romë, 3 serbë dhe një goranë.