Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
Nartë
Άρτα
Qytet
Nartë, ( shqip Arta greqisht: Άρτα) është një qytet i Greqisë qe gjendet në Epir, Cameri
Demografia
Narta ka 23.863 banorë.
Kultura
Narta është i famshëm për monumentet arkitekturale dhe kulturore, ndër të cilat Ura e Nartës është e famshme, kështjellën e vjetër dhe kishën "Shën Theodorës". Në Nartë ka universitet teknik i quajtur: Instituti Teknologjisë i Epirit. Në fushën e Nartës (pjesën jugore të Epirit) mban shumë pemët agrume. Në rajoni jugore të Nartës dhe Epirit, ka shumë pemë agrume.
Historia
Emri Nartë është përmendur për herë të parë në vitin 1082, ku në kohë të lashtë ka qënë koloni greke е Korintit quajtur Ambrakia. Narta është qendër administrative e Qarkut të Nartës.
Në kohët e lashta, vendi ku është qyteti Narta sot ishte kryeqyteti Ambrakia i Pirros (i cili ishte i njohur për luftërat e tij kundër romakëve). Në vitin 146 p.e.s., Ambrakia u pushtua nga Perandoria Romake dhe u bë qendra e provincës romake të Epirit së Vjetër. Kjo emër duhet të dallohet nga tokat e pushtuara në veri dhe lindje të Ambrakisë, të cilat u ndanë si provincë e Epirit të Ri.
Gjatë kohës mesjetare, Narta ishte qytet bizantin me disa ndërprerje gjeopolitike deri më vitin 1204, dhe shkurtimisht në kohën e mbretit bullgar Simeon I dhe djali i tij Peter I u bë pjesë brenda Perandorisë Bullgare e parë, së bashku me rajonet jugore të Akarnanisë dhe Aetolisë.
Pas pushtimit të Kostandinopojës (1204) nga pjesëmarrësit në Kryqëzatës së Katërt territori i Epirit, Nartës, Akarnanisë dhe Aetolisë formuan shtetin Despotati i Epirit. Në shekullin e 14-të, këto vende u përfshinë nën sundimin të Perandorisë Serbe e mbretit Stefan Dushan. Pas vdekja e Dushanit, Narta dhe territori i saj përreth u bë një shtet shqiptar i pavarur quajtur Despotati i Nartës. Në vitin 1449, Despotati i Nartës u pushtua nga Perandoria Osmane. Gjatë kësaj epoke, qyteti ishte i njohur në gjuhën osmanishte si Narda.
Në periudhën e vitëve 1717 - 1797, Narta ishte pjesë e shtetit venecian. Në vitin 1799, Narta ishte nën udhrimin e Perandorisë Osmane deri në vitin 1881, kur sipas Traktatit të Berlinit u aneksua nga Mbretërisë së Greqisë.
Sot Narta është e famshme për muzetë e shumtë, për monumentet e arkitekturës dhe trashëgiminë kulturore.