Mytesim efendi Këlliçi ose Këllëçi (1866 - 1924) ka qenë myfti, kadi dhe senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920.[1]
Biografia
U lind në mesin e një familjeje tiranase, vëlla me Myslym dhe Masar Këlliçin, motra e tyre Nailja, qe e ëma e Qazim Mulletit.[2]
Shkollimin e lartë teologjik e kreu në Stamboll dhe në gusht të 1912 ishte i emëruar myfti i Kavajës. Me një përfaqësi të parisë vendase shkoi pas grishjes së Hasan Prishtinës në Shkup për miratimin e memorandumit 14 pikësh për autonominë shqiptare. Më pas qe po Myfti Këlliçi që mori pjesë në ngritjen e flamurit kombëtar në Kavajë.[3] Ka shërbyer po ashtu si kadi dhe njëherit myfti, në Kavajë, Durrës dhe Tiranë.[4]
Në punimet e mbajtura për Kongresin e Lushnjës, qe përfaqësues i Durrësit,[5] Kavajës, ose Tiranës.[6]
Referime