Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Brazilit

Marrëdhëniet Shqipëri-Brazil
Map indicating locations of Shqipëria and Brazili

Shqipëria

Brazil

Marrëdhëniet Shqipëri-Brazil u referohen marrëdhënieve dypalëshe të Shqipërisë dhe Brazilit. Shqipëria ka një ambasadë në Brazília, dhe Brazili ka një ambasadë në Tiranë.

Historia

Lidhjet diplomatike u vendosën midis Shqipërisë dhe Brazilit në vitin 1961, pas së cilës u nënshkrua Marrëveshja e Tregtisë dhe Pagesave. Jo shumë ndodhi pas vitit 2000, kur Ministri i Jashtëm i atëhershëm i Shqipërisë Paskal Milo, vizitoi Brazilinë.

Në vitin 2013, Brazili hapi misionin e tij diplomatik rezident në Tiranë, ndërsa Shqipëria kishte një ambasadë në Brazilia që nga viti 2009.[1]

Bashkëpunimi

Ekziston një Shoqatë Kulturore dhe një Dhomë e Tregtisë dhe e Industrisë 'Brazil-Shqipëri’.

Më 20 qershor 2012 Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha vizitoi Brazilin gjatë një udhëtimi zyrtar për të marrë pjesë në Samitin Rio 20, ndërsa para kësaj Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto e vizitoi Brazilin. Ministri i Jashtëm u prit nga Michel Temer, atëherë Nënkryetar i Brazilit dhe senatori Fernando Collor de Mello. Një marrëveshje dypalëshe u nënshkrua nga të dy vendet në bashkëpunimin e ardhshëm ekonomik dhe gjithashtu një marrëveshje për heqjen e vizave. Që nga viti 2011 qytetarët e të dyja vendeve mund të udhëtojnë pa viza.[2]

Në mars 2012, Ministri brazilian i Bujqësisë, Blegtorisë dhe Furnizimit, Mendes Ribeiro vizitoi Tiranën dhe u nënshkrua një marrëveshje bilaterale për bashkëpunimin bujqësor.

Vizita të nivelit të lartë

Mysafir Mikpritës Vendi i vizitës Data e vizitës
Shqipëria Kryeministri Sali Berisha Konferenca e Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e qëndrueshëm Rio de Zhaneiro 20 qershor 2012[3]
Shqipëria Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto Brazil Nënkryetari Michel Temer Rio de Zhaneiro 20 qershor 2012
Shqipëria Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati Brazil Ministri i Jashtëm Mauro Vieira Rio de Zhaneiro 4 nëntor 2013[4]

Shiko edhe

Referime

  1. ^ "Archived copy" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2017-08-09. Marrë më 2017-02-02.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ [1] Arkivuar 20 nëntor 2018 tek Wayback Machine Albania, visa abolition agreement with Brazil
  3. ^ "Archived copy" (në portugalisht). Arkivuar nga origjinali më 2016-11-24. Marrë më 2016-11-24.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2019. Marrë më 25 qershor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!