Marrëdhëniet irlandeze-kosovare janë marrëdhënie të jashtme midis Irlandës dhe Kosovës. Kosova e shpalli pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt 2008 dhe Irlanda e njohu atë më 29 shkurt 2008.[1]
Më 20 maj 2011 Ambasadori i Irlandës në Budapest, Hungari John Deady dorëzoi letrat kredenciale në Prishtinë, Kosovë.[2]
Në vitin 1999, Irlanda mori 1,000 refugjatë. Ky numër u kritikua nga Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe ish Presidenti i Irlandës, Mary Robinson që e quajti atë, vetëkënaqësi dhe egoizëm i irlandezëve për pranimin e vetëm 1,000 refugjatëve nga Kosova.[3]
Irlanda ka dërguar paqeruajtës në Kosovë. Ishte hera e parë që Irlanda ka komanduar një forcë të tillë në një operacion të NATO-s me mandat të Kombeve të Bashkuara për mbështetjen e paqes. Në vitin 2007, Gjeneral Brigade irlandez Gerry Hegarty, mori përsipër komandën e një nga pesë forcave të detyrave shumënacionale.[4] Një ceremoni u mbajt në Kosovë në mesditë më 15 prill 2010 për të shënuar fundin e përfshirjes madhore të Irlandës në misionin e paqes të KFOR-it.[5]