Marrëdhënie seksuale, ose coitus ose copulim, i referohet kryesisht penetrimit të penisit të mashkullit në vaginën e femrës me qëllim kënaqësinë seksuale, riprodhimin, ose të dyja.[1] Kjo lloj marrëdhënje njihet ndryshe edhe si seks vaginal.[2][3] Forma të tjera të marrëdhënieve penetrative seksuale përfshijnë seksin anal (penetrimin e anusit nga penisi), seksin oral (penetrimin e gojës nga penisi ose penetrimin gojor të organeve seksuale femërore), penetrimin seksual nga gishtat), dhe penetrimin e organeve seksuale nga një dildo.[4][5][6] Këto aktivitete përfshijnë intimitetin fizik midis dy apo më shumë individëve dhe përdoren nga qënjet njerëzore për kënaqësi fizike ose emocionale, ose për qëllim riprodhimi.[4][7]
Seksi i sigurt dhe kontrolli i lindjeve
Kjo media mund të mos jetë e pranueshme për disa lexues.
Pikturë e një çifti Indian (një princ dhe një zonjë) duke zgjatur marrëdhënien seksuale
Ka një shumëllojshmëri metodash të seksit të sigurt, të cilat praktikohen nga çiftet heteroseksuale dhe çiftet e së njëjtës gjini, duke përfshirë aktet seksuale jo-penetrative,[8][9] dhe përdorimi i seksit oral ose anal (ose të dyjave) si një mjet për kontrollin e lindjeve të padëshiruara.[10][11] Megjithatë, ka rrezik për shtatzani të padëshiruar kur praktikohet seksi anal ose forma të tjera të aktivitetit seksual, nëse penisi është afër vaginës dhe sperma është depozituar afër hyrjes së vaginës, sepse sperma mund të udhëtojë përgjatë vaginës nëpërmjet lëngjeve lubrifikuese të saj.[12][13]
Përveç formave të seksit të sigurt të diskutuara më sipër, një nga metodat më të sukseshme të profilaksisë,[14][15] është përdorimi i prezervativëve. Prezervativët janë gjithashtu gjerësisht të rekomanduara për parandalimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme.[14][15] Sipas raporteve nga Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), përdorimi i saktë dhe konsistent i prezertavivëve prej latexi e zvogëlon rrezikun e transmisionit të HIV/AIDS me rreth 85-99% në raport me rrezikun nga seksi i pambrojtur.[16][17]
Mënyra më efektive për të shmangur infeksionet seksualisht të transmetueshme është abstinenca (heqja dorë) nga marrëdhëniet seksuale, sidomos seksi vaginal, anal dhe oral, por diçka e tillë është shumë e vështirë për shumicën e njerëzve, ndaj nëse e keni të pamundur të abstenoni, këshillohet përdorimi i përhershëm i prezervativëve gjatë marrëdhënieve seksuale.[15]
Pëlqimi dhe krimet seksuale
Marrëdhënia seksuale me një person, kundër vullnetit të tyre, ose kur ato janë të paaftë të japin pëlqimin (përshembull të miturit ose personat me zhvillim të reduktuar mendor) është përdhunim, i cili është një krim i rëndë në gati të gjitha shtetet e botës.[18][19] Më shumë se 90% e viktimave të dhunës seksuale janë të gjinisë femërore, dhe vetëm rreth 5% e dhunuesve janë të panjohur për viktimat.[19]
Mosha e pëlqimit në Shqipëri
Në Republikën e Shqipërisë, mosha e pëlqimit për kryerjen e marrëdhenjeve seksuale është 14 vjeç[20]. Një i mitur mbi moshën 14 vjeçare mund të kyejë marrëdhënje vetëm me një person, i cili është mbi 14 vjeç, por nën 18 vjeç[21]. Në rast se njëri nga pjesëmarrësit në marrëdhënien seksuale është mbi 18-vjeç, ndërsa pjesëmarrësi tjetër është nën 18-vjeç (i mitur), ligji shqiptar e cilëson të miturin si të paaftë për të dhënë pëlqim dhe personi mbi 18 mund të dënohet me burgim deri në 15 vjet.
^Sexual intercourse most commonly means penile-vaginal penetration for sexual pleasure and/or sexual reproduction; dictionary sources state that it especially means this, and scholarly sources over the years agree.
^Wayne Weiten, Margaret A. Lloyd, Dana S. Dunn, Elizabeth Yost Hammer (2008). Psychology Applied to Modern Life: Adjustment in the 21st Century. Cengage Learning. fq. 422–423. ISBN0495553395. Marrë më 5 janar 2012. Vaginal intercourse, known more technically as coitus, involves inserting the penis into the vagina and (typically) pelvic thrusting. ... The man-above, or "missionary," position is the most common [sex position].{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
^Sandra Alters; Wendy Schiff (2012). Essential Concepts for Healthy Living. Jones & Bartlett Publishers. fq. 180–181. ISBN1449630626. Marrë më 31 gusht 2013. Most heterosexuals are familiar with the notion of 'having sex' or sexual intercourse as vaginal sex, the insertion of a penis into a vagina. Vaginal sex, or coitus, is the most common and popular form of intimate sexual activity between partners.{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
^Robert Crooks, Karla Baur (2010). Our Sexuality. Cengage Learning. fq. 286–289. ISBN0495812943. Marrë më 30 gusht 2012. Noncoital forms of sexual intimacy, which have been called outercourse, can be a viable form of birth control. Outercourse includes all avenues of sexual intimacy other than penile–vaginal intercourse, including kissing, touching, mutual masturbation, and oral and anal sex.{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
^"Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, neni 100"(PDF). Arkivuar nga origjinali(PDF) më 26 prill 2016. Marrë më 24 prill 2016. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
^"Kodi Penali Republikës së Shqipërisë, neni 101"(PDF). Arkivuar nga origjinali(PDF) më 26 prill 2016. Marrë më 24 prill 2016. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)