Seksi Anal ose marrëdhënia anale në përgjithësi cilësohet penetrimi dhe fërkimi i penisit të ngritur në anusin dhe rektumit e partnerit, me qëllim kënaqësinë seksuale.[1][2][3] Forma të tjera të seksit anal përfshijnë përdorimin e gishtave ose lodrave të seksit për penetrim anal, ose seksin oral, kur ledhatohet anusi me gjuhë (anilingus).[2][4][5] Ndonëse termi seks anal përdoret më së shumti kur i referohemi penetrimit penilo-anal,[1][2][4][6] seksologët preferojnë të përdorin termin marrëdhënia anale kur i referohen penetrimit penilo-anal, dhe seks anal, për t'iu referuar çdo forme të aktivitetit seksual anal, në veçanti aktivitetin midis çifteve, për ta dalluar nga masturbimi anal.[6][7]
Njerëzit mund të përjetojnë kënaqësi nga seksi anal duke stimuluar mbaresat nervore të anusit, dhe orgazma mund të arrihet përmes penetrimit anal – nga stimulimi indirekt i prostatës te meshkujt, te stimulimi indirekt i klitorisi apo i G-spotit te femrat.[2][3][8][9] Megjithatë, për disa njerëz seksi anal mund të jet i dhimbshëm, nganjëherë tejet i dhimbshëm,[10][11] ndaj partnerët duhet të jenë komunikues e të respektojnë nevojat e njëri-tjetrit para dhe gjatë seksit anal.[12]
Seksi i sigurt
Si me shumicën e formave të aktivitetit seksual, pjesëmarrësit në seks anal rrezikojnë të kontraktojnë infeksione seksualisht të transmetueshme (si HIV-AIDS). SeksI Anal konsiderohet si një praktikë seksuale me rrezik të lartë për shkak të vulnerabilitetit të anusit dhe rektumit. Indet anale dhe rektale janë shumë delikate dhe nuk ofrojnë lubrifikim natyror, kështu që ata mund të çahen lehtësisht dhe mund të lejojnë transmetimin e sëmundjeve, veçanërisht në qoftë se partnerët nuk kanë përdorur lubrifikant.[1][3][13] Seks anal pa mbrojtjen e një prezervativi konsiderohet si një nga format më të rrezikshme të aktivitetit seksual,[13][14][15] dhe për këtë arsye Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon praktikimin e seksit të sigurt, ku përdorimi i prezervativit është primar, gjatë seksit anal.[16]
^ abcSee pages 270–271 for anal sex information, and page 118 for information about the clitoris.
^ abDr. John Dean and Dr. David Delvin. "Anal sex". Netdoctor.co.uk. Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2010. Marrë më 29 prill 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
^Damon, W; B.R. Rosser (mar–pri 2005). "Anodyspareunia in Men Who Have Sex With Men: Prevalence, Predictors, Consequences, and the Development of DSM Diagnostic Criteria". Journal of Sex and Marital Therapy. 31 (2): 129–141. doi:10.1080/00926230590477989. PMID15859372. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)