Silnica (Sitnica) është një lum në Kosovë dhe degë kryesore e Ibrit.
Gjeografia
Lumi Silnica dallohet jo vetëm përkrah madhësia e pellgut (2.861 km²), por edhe me prurje vjetore (16,6 m³/s). Silnica formohet nga rrjedha Matica me Sazlinë dhe lumin e Shtimes. Këto rrjedha afër fshatit Robovc bashkohen, duke formuar lumen Silnicë. Nga këtu e deri në vendderdhje në lumin Ibër, afër Mitrovicës kalon gjatësinë prej 90 km. Veçori e këtij lumi është pjerrtësia e vogël. Pra, karakterizohet si lum fushor.
Silnica dallohet, jo vetëm me prurje të vogël por edhe për ndryshime të theksuara gjatë vitit. Prurje më të theksuar ka në dimër dhe pranverë, ku përveç shirave ndikon edhe shkrirja e borës. Shtrati i Silnicës nuk është stabil. Gjatë vërshimeve mbulon një pjesë të fushës në mes Lipjanit dhe Mitrovicës, duke shkaktuar dëme të mëdha. Përkundrazi, në verë prurja është shum e vogël, e cila në vendderdhje në Ibër është 2,35 m në sek.[1]
Silnica i mbledh ujërat e lumit të Gadimës, të Janjevës, të Graçankës, të Prishtinës, të Llapit dhe të Samadrexhës, në anën e djathtë, dhe të Drenicës,e të Lushtës, në anën e majtë.[2]
Galeria
-
Silnica
-
Sitnica nga Ura - Vushtrri
-
Lumi Sitnica
-
Lumi Sitnica në dimër
-
Lumi Sitnica te pusi i Haxhisë në Pestovë
-
Moçalet në lumin Sitnica
-
Lumi Sitnica te Mitrovica
-
-
Shih edhe
Lidhje interwiki
Referime
- ^ Mala Prosvetina Enciklopedija, Third edition (1985); Prosveta; ISBN 86-07-00001-2
- ^ Jovan Đ. Marković (1990): Enciklopedijski geografski leksikon Jugoslavije; Svjetlost-Sarajevo; ISBN 86-01-02651-6