Lumi i Llapit (ose Llap/i) është lumi i cili buron në malet e Albanikut, ndërsa si burim i tij merret bashkimi i lumit Murgulla me atë të Sllatinës në fshatin Pollatë të Besianës.
Gjeografia
Pjesa burimore e lumit rrjedh nëpër lugina relativisht të ngushta dhe të rrëpira. Në fushëgropën e Llapit lumi hyn në fshatin Pollatë ku shpejtësia e lëvizjes zvogëlohet dhe merë karakteristika të lumit fushorë. Sistemi lumor i lumit karakterizohet me rrjet relativisht të dendur të rrjetit lumor.
Gjerësia e lumit ndryshon për shkak të dinamikës që kanë lumenjtë, ajo sillet në nivele normale rreth 9-12 metra në pikën hidrometrike në Lluzhan, thellësi deri në 1.2 m. Thellësia gjithashtu nuk është e njejtë ngase shtrati ndërtohet nga thellimet ku uji është më i qetë dhe pjesët e cekëta ku thellësia është më e vogël.
Gjatësia e këtij lumi në komune është 61 km, ndërsa deri në grykëderdhje në lumin Sitnica 76.8 km dhe sipërfaqe të pellgut 948.9 km2. [1] Pellgu i lumit Llap në komunën e Besianës kryesisht përputhet me vijën e kufirit komunal, përveç me komunën e Prishtinës. Kështu, ujërat e lumit të Ballabanit, nga venbanimet si: Koliq, Sharban, Rimanishtë i shkarkojnë ujërat në këtë komunë.
Regjioni i quajtur Llap që kalon kufijtë e Komunës së Besianës dhe shtrihet në verilindje të Prishtinës, i falënderon po këtij lumi emrin e vet. [2]
Galeria
Shih edhe
Referime
Lidhje të jashtme