Lekë Dukagjini

"Lekë Dukagjini" nga Simon Rrota

Leka III i Dukagjinëve i njohur përgjithësisht si Lekë Dukagjini (~ 1410 – 15 qershor 1481;[1] Lekë trajtë e shkurtër e emrit Aleksandër),[2] ka qenë një anëtar i mistershëm i familjes Dukagjini, bashkëkohës i Skënderbeut, herë si armik e herë si bashkëpunëtor i tij.[1] Është pandehur gabimisht si autori i Kanunit, në të cilin janë mbledhur ligjësitë zakonore të Shqipërisë Veriore.[3]

Biografia

Vendlindja e tij mendohet të jetë në Kosovën e ditëve të sotme, në qytetin e Lipjanit. Principata e Dukagjinëve shtrihej nga territore që sot janë në Shqipërinë Veriore e vazhdonin deri në Kosovë, me kryeqendrën e dytë të tyre pranë Ulpianës.[4][5]

Deri më 1444 qe pronoiarios i Koja Zaharisë.[6] E mori përsipër parinë e vendit prej të atit Pal Dukagjinit më 1446, i cili me sa dihet vdiq nga apopleksia.[7] Pasi më 1444 vritet Lekë Zaharia,[8] sipas Barletit dhe shumë të tjerë pas tij e vrau Leka,[9] por kronisti Stefano Magno shkruan se qe Nikollë Dukagjini, vetë vasali i Zaharisë, që e kish vrarë zotërinë e tij.[10] Magno shkruan se para se të vdiste, Zaharia la porosi që Danjën t'ia dorëzonte Venedikut.[11]

Dorëzimi i Danjës përvijoi konfliktin mes Nikollës dhe të ëmës së Zaharisë, Boljës, e cila i grishi trupat e Venedikut të merrnin kështjellën.[12][13] Në mars të 1451, Leka së bashku me Bozhidar Dushmanin planifikuan të mësynin Drishtin, zotërim venedikas. Plani u zbulua dhe Bozhidari u shtrëngua të shkonte në mërgim.[14] Në korrik të 1452, Papa Nikolla V ngarkon ipeshkvin e Drishtit, Pal Dushmanin, pajtimin e Dukagjinit me Skënderbeun.[15]

Gjatë inkursioneve osmane ndër vitet 1454-1455, Leka si vasal i Venedikut, mbronte Danjën. Për shkak të disa punëve të dyshimta, Leka e zaptoi me trupat e veta kështjellën më 5 nëntor 1456, duke lënë Rektorin venedikas aty, dhe duke marrë peng të shoqen dhe të bijtë. Venediku rekrutoi menjëherë 200 mercenarë drejt Danjës,[16] komanduar nga Andrea Venier, mbështetur nga Skënderbeu.[17] Më 1457, kur një ushtri osmane kish rrethuar Krujën, venedikasit ia dolën të bëjnë Danjën sërish të vetën.[1] Gushtin e 1457 osmanët kishin pushtuar gjerësisht territoret arbërore, dhe në këtë periudhë Leka u bë me osmanët dhe mori Shatin me ndihmën e tyre. Kjo aleancë bëri që Skënderbeu të bëhej me venedikasit kundër Lekës.[18]

Më 14 shkurt 1458, u nënshkrua një traktat paqeje në Shkodër mes përfaqësuesve të Venedikut dhe vëllezërve Lekës III, Nikollës II, Gjergjit IV dhe kushëririt të tyre të parë, Dragës († 1462; i biri i Nikollës I).[19] Venediku i fali Dukagjinët për krimet që kishin bërë në të kaluarën dhe i priti si miq. Vëllezërit i dhanë kapitenit të Shkodrës, Benedetto Soranzo, ultësirën e quajtur Rogamenia (kund pranë fshatit të Rragamit)[20] me të gjitha banesat e veta dhe zonën e Danjës. Leka i dorëzoi Venedikut edhe kështjellën e Shatit me malin e vet, e cila duhej shkatërruar dhe mos të ndërtohej më. Në këmbim u mbeteshin zotërimet e tjera ndër malet e Shatit, nëpër Zadrimë dhe matanë Drinit si feud kundrejt një interesi vjetor prej dy pishtarëve dyll (20 libra), që duhej dërguar në Venedik. Pas çdo kërkese prej Venedikut apo përfaqësuesve të tyre, Dukagjinët duhet të arrestonin çdo rebel nëpër zotërimet e tyre dhe t'ia dorëzonin venedikasve. Po kështu u zotua edhe pala venedikase.[21]

Por Leka shumë shpejt e prishi paqen me Republikën e Shën Markut, sepse nëntorin e 1458 Venediku e quajti atë bashkë me kushëririn Palin III "renegatë". Siç duket, kishin njohur syzerenitetin e Sulltan Mehmet Fatihut.[16]

Meqë në traktatin e 14 shkurtit 1458 Leka i pranoi me kusht që mos të ishte vartës i Skënderbeut, i cili nuk i pranoi, edhe pse u përfshi në traktativa.[7] Si rrjedhim Leka nuk i ndërpreu marrëdhëniet me Osmanët, Papa Piu II ndërhyri dhe thirri Arqipeshkvin e Tivarit që t'u jepte Lekës dhe kushëririt të tij ferandæ sententiæ,[22] dhe shkishërim në rast se nuk i ndërprenin marrëdhëniet me Osmanët brenda 15 ditëve.[1] Vjeshtën e 1463, proveditori i ri i Venedikut në Arbëri, Gabriele Trevisano u ngarkua me detyrën që të ndante Lekën nga marrëdhëniet me osmanët dhe ta pajtonte me Skendërbeun, gjë që u arrit vitin pasardhës me ndërmjetësinë e Arqipeshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit. Pasi Papa Piu II vdiq dhe bashkë me të plani i kryqëzatës, Leka muar pjesë në mbrojtjen e Krujës.[1]

Pas vdekjes së Skënderbeut, osmanët pushtuan pjesën më të madhe të Arbërisë. Paria e vjetër ngatërrohej mesvete; vëllezërit Nikolla II dhe Leka III kishin dëbuar të vëllanë Progonin IV, i cili arriti ta merrte trashëgiminë e vet vetëm me anë të ndërhyrjes venedikase.[23] Më 1470 aleati i Venedikut, Nikolla II e mposhti të vëllanë, Lekën që ishte në krahun osman.[24] Më pas marrëdhëniet u kthyen anapolla, Nikolla u bë me osmanët dhe Leka me venedikasit: Nikolla i dërgoi të birin sulltanit, dhe u bë ndër armiqtë më të ethshëm të venedikasve, ndërsa Leka bashkëpunoi me republikën adriatike. Dikur venedikasit ia arritën të bindnin Nikollën të kthehej t'u shërbente atyre. Të dy vëllezërit morën pjesë në luftërat Osmano-Venedikase në atë që sot është Shqipëria Veriore dhe ikën në Venedik pasi u dorëzua Shkodra më 1479.[1]

Pas vdekjes së Fatihut, pati trazime në perandori, gjë që pengoi dërgimin e trupave në rrethimin e Otrantos.[25] Raguzanët u raportojnë aragonezëve se Leka me Nikollën qenë kthyer në Arbëri.[1] Asokohe Gjoni II Kastrioti u përgatit të kthehej në viset arbërore, ku së bashku me trupat e tij iu bashkua kushëriri Kostandin Muzaka si dhe vëllezërit Nikollë e Lekë Dukagjini me një galerë napolitane. Dukagjinët shkuan drejt zotërimeve që kishin patur dhe shkaktuan një kryengritje që bëri Hadëm Sylejman Pashën të dërgonte trupa tjera në ato vise. Situata e krijuar bëri të mundur që Otrantoja të rimerrej nga trupat napolitane më 10 shtator 1481.[25]

Trashëgimia

Familja

Më 1447[nevojitet citimi] u martua me Teodora Muzakën, motrën e vogël e Gjon Muzakës.[26] Patën dy djem, Stefanin dhe Nikollën.[19]

Kanuni

Lënda juridike që mbarështonte jetesën në viset malore në veri të Drinit, e mbledhur dhe e kodifikuar nga frati Shtjefën Gjeçovi u botua e titulluar Kanuni i Lekë Dukagjinit. Titulli sugjeroi përfytyrimin kolektiv të një kodi ligjor mesjetar hartuar nga fisniku arbëror.[27][28] Qe zgjedhja editoriale e Gjeçovit për ta titulluar ashtu, por duke përdorur në tekst edhe trajtën e njohur në popull Kanuni i Maleve.[27] Vlora mendon se mveshja është bërë krejt arbitrare, pa asnjë bazë historike.[29] Valentini përcjell se termin Kanuni i Lekës nuk e ka hasur në asnjë burim përpara shek. XIX[30] dhe mendohet të jetë (si dhe Zakoni i Kurbinit që u quajt i Skënderbeut) thjesht konstrukt letrar.[31]

Gjâma

Historiani Giammaria Biemmi përshkroi në biografinë e tij "Istoria di Giorgio Castrioto",[32] se Leka u kishte përcjellur arbërorëve të tjerë vdekjen e Skënderbeut duke i shqyer rrobat dhe duke i shqyer flokët ("... quarciandosi le vesti, e svellandosi i capelli..."). Në të vërtetë, Leka nuk mund të ishte ndër besnikët e Skënderbeut, pasi ai ishte për një kohë të gjatë armiku i tij.[22]

Toponimia

Sipas një artikulli të Tonin Çobanit, përcillet një gojëdhënë që vendlindja e Dukagjinit të ketë qenë Velekinca, e njohur edhe si "Vendi i Lekës".[33]

Referime

  1. ^ a b c d e f g Kaleshi, Hasan (1974). "Dukagjini". Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas (në gjermanisht). München. fq. 444–446.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  2. ^ Malcolm, Noel (1998), Kosovo: a short history (në anglisht), New York: New York University Press, fq. 17, ISBN 978-0-8147-5598-3, OCLC 37310785, Lek or Lekë being abbreviated form of Alexander
  3. ^ Reinkowski, Maurus (2005). "Gewohnheitsrecht im multinationalen Staat: Die Osmanen und der albanische Kanun". Rechtspluralismus in der Islamischen Welt: Gewohnheitsrecht zwischen Staat und Gesellschaft (në gjermanisht). Vëll. 16. Walter de Gruyter. fq. 129. ISBN 9783110184556.
  4. ^ Sellers, Mortimer; Tomaszewski, Tadeusz (2010). The Rule of Law in Comparative Perspective (në anglisht). Springer Science & Business Media. fq. 207. ISBN 9789048137497.
  5. ^ Warrander, Gail; Knaus, Verena (2007). Kosovo (në anglisht). Bradt Travel Guides. fq. 141. ISBN 9781841621999.
  6. ^ Božić, Ivan (1979), Nemirno pomorje XV veka (në serbisht), Beograd: Srpska književna zadruga, fq. 291, OCLC 5845972, велики пронијари Павле и Лека Дукађини
  7. ^ a b Malaj, Edmond (2017). "Dukagjinët gjatë Mesjetës" (PDF). Studime historike (1–2): 17.
  8. ^ Schmitt, Oliver Jens (2001), Das venezianische Albanien (1392-1479) (në gjermanisht), München: R. Oldenbourg Verlag GmbH München, fq. 300, ISBN 3-486-56569--9, In ein Aktenstück von Januar 1445 inseriert ist eine Urkunde des Skutariner Grafen Francesco Querini vom 18. Septembar 1443, in der Lekas witwe Bozha, seiner Tochter Bolja und derren sohnchen Koja einge Dorfer aus Lekas baština und eine pension...
  9. ^ Andoni, Ben (27 mars 2007). "Në trojet e Lekë Zaharisë". zemrashqiptare.net. Marrë më 7 janar 2021.
  10. ^ Božić, Ivan (1979), Nemirno pomorje XV veka (në serbisht), Beograd: Srpska književna zadruga, fq. 364, OCLC 5845972, Никола Дукађин убио је Леку Закарију. Према млетачком хроничару Стефану Мању убио га је "у битки" као његов вазал. Мада Барлеције погрешно наводи да је убиство извршио Лека Дукађин
  11. ^ Božić 1979, p. 364.
  12. ^ Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar. Tiranë: Toena. fq. 407. ISBN 9789992716229.
  13. ^ Fine, John Van Antwerp (1994), The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht), University of Michigan Press, fq. 557, ISBN 978-0-472-08260-5
  14. ^ Schmitt 2001, p. 308. "Die eigene Herrschaft im Norden war nicht ungefährdet, wie die Aufdeckung eines Anschlags Božidar Dushmans und Leka Dukagjins gegen Drivasto erwies (Marz 1451),.."
  15. ^ Spomenik (në serbisht). Vëll. 95–97. SANU. 1942. fq. xv. Рим, јули 1452: Папа Никола V шаље Павла Душмана, бискупа у Дривасту, да изравна спор између Скендербега и Дукађина
  16. ^ a b Johann Gottfried Gruber, Johann Samuel Ersch (1868). Allgemeine Encyklopädie der Wissenschaften und Künste (në gjermanisht). Leipzig: Hermann Brockhaus. fq. 135.
  17. ^ Elsie, Robert (2012). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). I.B.Tauris. fq. 461. ISBN 978-1-78076-431-3. Ten years later, with the support of Scanderbeg, he led Venetian forces against the Dukagjini family for control of the fortress of Dagno
  18. ^ Gruber & Ersch 1868, p. 174.
  19. ^ a b Petta, Paolo (2000). Despoti d'Epiro e principi di Macedonia. Esuli albanesi nell'Italia del Rinascimento (në italisht). Lecce: Argo. fq. 205. ISBN 88-8234-028-7.
  20. ^ Schmitt, Oliver Jens (2009). Skanderbeg, Der neue Alexander auf dem Balkan (në gjermanisht). Regensburg: Friedrich Pustet. fq. 141. ISBN 978-3-7917-2229-0.
  21. ^ Predelli, Ricardo (2012). I libri commemoriali della Republica di Venezia: Regestri (në italisht). Vëll. V. Cambridge University Press. fq. 132. ISBN 978-1-108-04323-6.
  22. ^ a b Petta 2000, p. 204.
  23. ^ Gruber & Ersch 1868, p. 157.
  24. ^ Petta 2000, p. 218.
  25. ^ a b Akademia e Shkencave e Shqipërisë 2002, pp. 473-474.
  26. ^ Jurlaro, Rosario (1971). I Musachi, despoti d'Epiro (PDF) (në italisht). Bari: Edizioni del Centro Librario. fq. 54.
  27. ^ a b Bardhoshi, Nebi (2016). Antropologjia e Kanunit. Tiranë: Pika pa sipërfaqe. fq. 119–120. ISBN 978-9928-185-38-9.
  28. ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913 (në anglisht). London: IB Tauris. fq. 30. ISBN 9781845112875.
  29. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri. Vëll. 1. Tiranë: 55. fq. 62. ISBN 978-99943-56-83-6.
  30. ^ Studime Historike. Vëll. 9. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSH., Instituti i Historisë. 1972. fq. 107–110.
  31. ^ Martucci, Donato (2017). "Le consuetudini giuridiche albanesi tra oralità e scrittura". Palaver (në italisht). Vëll. 2. fq. 73–106. ISSN 2280-4250.
  32. ^ Biemme, Giammaria (1756). Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-Begh (në italisht). Brescia: Giammaria Rizzardi. fq. 479.
  33. ^ "Lekë Dukagjini, pinjolli i fundit i Dukagjinasve: Njeriu i Kanunit". velekinca.20m.com. 2 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 8 janar 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)

Read other articles:

Pulau MisoolPulau MisoolLokasi di Kepulauan Raja AmpatTampilkan peta Kepulauan Raja AmpatPulau MisoolLokasi di Pulau PapuaTampilkan peta Papua wilayah IndonesiaGeografiKoordinat1°53′41″S 130°5′1″E / 1.89472°S 130.08361°E / -1.89472; 130.08361Koordinat: 1°53′41″S 130°5′1″E / 1.89472°S 130.08361°E / -1.89472; 130.08361KepulauanRaja AmpatLuas2.034 km2[1]Titik tertinggi561 mPemerintahanNegaraIndonesiaPr...

 

Communauté de communesOuche et Montagne Region(en) Bourgogne-Franche-Comté Département(s) Côte-d’Or Gründungsdatum 1. Januar 2014 Rechtsform Communauté de communes Verwaltungssitz Sainte-Marie-sur-Ouche Gemeinden 32 Präsident Laurent Streibig SIREN-Nummer 200 039 055 Fläche 319,64 km² Einwohner 10.995 (2020)[1] Bevölkerungsdichte 34 Einw./km² Website https://ouche-montagne.fr/ Lage des Gemeindeverbandesin der Region Bourgogne-Franche-Comté Di...

 

يجب أن تُنقل صفحات هذا التصنيف إلى تصنيف:الانتخابات في مصر (إن كان هذا التصنيف مضمناً في قالب بحيث يضاف في الصفحات بصورة آلية فلن ينقلها البوت)

Kyorugi até 57 kg feminino nosJogos Pan-Americanos de 2023 Santiago, Chile Dados Sede Centro de Esportes de Contato Data 22 de outubro de 2023 Participantes 13 de 13 CONs ←  2019 2027  → Taekwondo nosJogos Pan-Americanos de 2023 Kyorugi Masculino Feminino –58 kg –49 kg –68 kg –57 kg –80 kg –67 kg +80 kg +67 kg Equipe Equipe Poomsae Masculino Feminino Duplas mistas A categoria até 57 kg feminino do taekwondo nos Jogos Pan-Americanos de 2023 foi disputado em ...

 

Indian television series Bharathi KannammaBarathi Kannama TV series posterGenreDramaCreated byPradeep PanickerWritten byMaruthu Shankar Pradeep PanickerScreenplay byArun BharathiPriya ThambiDirected byPraveen BennettStarring Roshini Haripriyan Arun Prasad Farina Azad Vinusha Devi Sibbu Suryan Theme music composerIlayavan (background score)Opening themeBharathi Kadhaliyae KannammaCountry of originIndiaOriginal languageTamilNo. of seasons2No. of episodes1169ProductionProducerRam KumaradhasCinem...

 

1987 single by New Order True FaithSingle by New Orderfrom the album Substance 1987 B-side1963Released20 July 1987[1]GenreSynth-pop[2]alternative dance[3]Length4:12 (7) (video edit)5:53 (12)LabelFactory – FAC 183Songwriter(s)Gillian GilbertStephen HaguePeter HookStephen MorrisBernard SumnerProducer(s)New OrderStephen HagueNew Order singles chronology Bizarre Love Triangle (1986) True Faith (1987) Touched by the Hand of God (1987) True Faith-94Single by New Orderfrom ...

Village in Świętokrzyskie Voivodeship, PolandSieradziceVillageSieradziceCoordinates: 50°13′N 20°24′E / 50.217°N 20.400°E / 50.217; 20.400Country PolandVoivodeshipŚwiętokrzyskieCountyKazimierzaGminaKazimierza Wielka Sieradzice [ɕɛraˈd͡ʑit͡sɛ] is a village in the administrative district of Gmina Kazimierza Wielka, within Kazimierza County, Świętokrzyskie Voivodeship, in south-central Poland. It lies approximately 9 kilometres (6 mi) south-w...

 

American television series This article has multiple issues. Please help improve it or discuss these issues on the talk page. (Learn how and when to remove these template messages) This article's tone or style may not reflect the encyclopedic tone used on Wikipedia. See Wikipedia's guide to writing better articles for suggestions. (January 2023) (Learn how and when to remove this template message) This article needs additional citations for verification. Please help improve this article by ad...

 

Questa voce sull'argomento calciatori albanesi è solo un abbozzo. Contribuisci a migliorarla secondo le convenzioni di Wikipedia. Segui i suggerimenti del progetto di riferimento. Emiliano Çela Nazionalità  Albania Altezza 182 cm Peso 73 kg Calcio Ruolo Allenatore (ex Difensore) Termine carriera 2021 - giocatore Carriera Squadre di club1 2003-2006 Partizani Tirana? (?)2006-2007 Shkumbini? (?)2007-2008 Laçi? (?)2008-2009 Lushnja14 (0)2009-2010 Laçi30 (0)...

This article relies largely or entirely on a single source. Relevant discussion may be found on the talk page. Please help improve this article by introducing citations to additional sources.Find sources: Vicente Sotto Memorial Medical Center – news · newspapers · books · scholar · JSTOR (April 2020) Hospital in Cebu, PhilippinesVicente Sotto Memorial Medical CenterShow map of VisayasShow map of PhilippinesGeographyLocationCebu City, Cebu, PhilippinesC...

 

English mixed martial arts fighter Brad PickettBorn (1978-09-24) 24 September 1978 (age 45)London, EnglandOther namesOne PunchNationalityEnglishHeight5 ft 6 in (1.68 m)Weight125 lb (57 kg; 8.9 st)DivisionFlyweight (2014)Bantamweight (2009–2013, 2015–2017)Featherweight (2004–2009)Lightweight (145–155 Ib) (2007)Reach68 in (173 cm)[1]StanceOrthodoxFighting out ofLondon, EnglandTeamAmerican Top TeamYears active2004–2017, 2018Mixed mar...

 

1953 Indian filmPanakkaariTheatrical release posterDirected byK. S. Gopalakrishnan[a]Based onAnna Kareninaby Leo TolstoyStarringT. R. RajakumariM. G. RamachandranV. NagayyaMusic byS. V. VenkatramanProductioncompanyUma PicturesRelease date 1 May 1953 (1953-05-01) CountryIndiaLanguageTamil Panakkaari (transl. Rich woman) is a 1953 Indian Tamil-language drama film directed by K. S. Gopalakrishnan.[a] Starring T. R. Rajakumari, M. G. Ramachandran and V. Nagayy...

العلاقات الصينية البالاوية الصين بالاو   الصين   بالاو تعديل مصدري - تعديل   العلاقات الصينية البالاوية هي العلاقات الثنائية التي تجمع بين الصين وبالاو.[1][2][3][4][5] مقارنة بين البلدين هذه مقارنة عامة ومرجعية للدولتين: وجه المقارنة الصين بالا...

 

دانيال هارفي هيل معلومات شخصية الميلاد 12 يوليو 1821(1821-07-12)مقاطعة يورك الوفاة 24 سبتمبر 1889 (68 سنة)شارلوت، كارولاينا الشمالية مواطنة الولايات المتحدة الولايات الكونفدرالية الأمريكية  الحياة العملية المدرسة الأم الأكاديمية العسكرية الأمريكية  المهنة أستاذ جامعي  اللغ...

 

Russian figure skater and coach In this name that follows Eastern Slavic naming customs, the patronymic is Viktorovich and the family name is Abt. Alexander AbtAbt in 2003.Born (1976-10-22) October 22, 1976 (age 47)MoscowHeight1.79 m (5 ft 10+1⁄2 in)Figure skating careerCountryRussiaSkating clubTrade Union MoscowBegan skating1982Retired2004 Medal record Representing  Russia Men's Figure Skating European Championships 2002 Lausanne Men's singles 1998 Milan Me...

Cacing panah Klasifikasi ilmiah Kerajaan: Animalia Superfilum: Spiralia Filum: ChaetognathaLeuckart, 1854 Kelas Archisagittoidea Sagittoidea Chaetognatha (berarti mulut sikat) atau lebih dikenal sebagai cacing panah adalah salah satu filum cacing laut pemangsa yang termasuk ke dalam kategori plankton.[1] 20% spesies cacing panah hidup di zona bentik dengan menempelkan tubuhnya ke bebatuan atau alga. Cacing panah dapat hidup di perairan tropis dan dangkal yang hangat maupun perairan k...

 

History of a Thai Buddhist temple The Dhammakaya Cetiya Wat Phra Dhammakaya (Thai: วัดพระธรรมกาย) is a Buddhist temple in Thailand. It was founded in 1970 by the maechi (nun) Chandra Khonnokyoong and Luang Por Dhammajayo. The temple's founding has roots in the Dhammakaya tradition founded by Luang Pu Sodh Candasaro at Wat Paknam Bhasicharoen in the early 20th century.[1][2][3] Wat Phra Dhammakaya is known for its modern dissemination methods a...

 

Жеводан Герб Дата створення / заснування 1096 Країна  Франція Столиця Жаволь Адміністративна одиниця Лозер Час/дата припинення існування 1790 Координати: 44°42′ пн. ш. 3°18′ сх. д. / 44.700° пн. ш. 3.300° сх. д. / 44.700; 3.300 Графство Жеводан (фр. Comté de Gé...

此條目可参照英語維基百科相應條目来扩充。 (2022年3月22日)若您熟悉来源语言和主题,请协助参考外语维基百科扩充条目。请勿直接提交机械翻译,也不要翻译不可靠、低品质内容。依版权协议,译文需在编辑摘要注明来源,或于讨论页顶部标记{{Translated page}}标签。 此條目翻譯品質不佳。 (2021年10月28日)翻譯者可能不熟悉中文或原文語言,也可能使用了機器翻譯。請協助翻...

 

1985 judicial trial in Argentina This article includes a list of general references, but it lacks sufficient corresponding inline citations. Please help to improve this article by introducing more precise citations. (January 2023) (Learn how and when to remove this message) Operation Condor Background histories Argentina (1976 coup d'état) Bolivia Brazil (1960s) Chile (1973 coup d'état) Paraguay Peru Uruguay Events Dirty War National Reorganization Process Operation Colombo O...

 

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!