Ky artikull merret me Komunën e Dardanës. Për qytetin e Dardanës shiko në faqën përkatëse.
Komuna e Dardanës e njohur edhe si Komuna e Kamenicës është një komunë në Kosovë, ndodhet në rrethin e Gjilanit ndërsa selia administrative e komunës është qyteti i Dardanës (Kamenices).
Gjeografia
Komuna e Kamenicës është e vendosur në lindje të Kosovës. Në jug komuna kufizohet me komunën e Ranilugut, në perëndim me komunën Gjilanit dhe komunën e Artanës, në veriperëndim me komunën e Prishtinës dhe në veri dhe në lindje me Serbinë. Ka gjithsej 58 fshatra në komunë. Zona është 423 km². Së bashku me komunat e Gjilanit, Klokotit, Parteshit, Ranilugut dhe Vitisë, formon rrethin e Gjilanit.
Territori i komunës ndodhet në pikën më lindore të vendit dhe ka një sipërfaqe prej 423 km², që e bën atë një nga më të mëdhatë në Kosovë. Selia zyrtare është në qytetin e Dardanës, e cila është e vendosur në pjesën jug-perëndimore të zonës komunale. Përveç qytetit komuna ka edhe 56 vendbanime të tjera. Këto përfshijnë edhe fshatrat Desivojca dhe Koretin. [1]
Popullsia
Regjistrimi i vitit 2011 tregoi se komuna e Kamenicës kishte një popullsi prej 36,719. Nga këta, 34.168 ishin shqiptarë, 1.554 serbë, 240 romë, 29 goranë, nëntë boshnjakë dhe pesë turq .