FIFA Kupa e Botës 1974 ishte edicioni i 10-të i FIFA Kupës së Botës, e cila u zhvillua në Gjermaninë Perëndimore me 13 qershor 1974 e deri më 7 korrik. Në këtë turne, u dhurua për herë të parë trofeu aktual i Kupës së Botës i modeluar nga skulptori italian Silvio Gazzaniga. Trofeu i mëparëshëm Jules Rimet, ishte fituar për herë të tretë nga Brazili në vitin 1970 dhe iu dha përgjithmonë brazilianëve. Kjo ishte gjithashtu një nga tre edicionet e Kupës së Botës ku ka pasur dy faza grupesh.
Vendi organizator fitoi trofeun, duke mposhtur në finale Holandën në stadiumin Olympiastadion të Mynihut.[2] Kjo ishte fitorja e dytë e tyre në këtë kompeticion, dhe e para që nga viti 1954. Australia, Gjermania Lindore, Haiti dhe Zaire morën pjesë për herë të parë në Kupën e Botës. Për Gjermaninë Lindore, kjo ishte paraqitja e tyre e fundit në një Kupë Bote para bashkimit me Gjermaninë Perëndimore.
Grzegorz Lato ishte golashënuesi më i mirë i turnamentit me shtatë gola. Në turne u shënuan gjithsej 97 gola nga 53 lojtarë, tre prej të cilave u konsideruan autogol.
{{cite web}}
|language=