Kama Sutra (Sanskrit:कामसूत्र Kāmasūtra) është një tekst i lashtë Indian Hindu,[1][2] i shkruar nga filozofi vedik Vātsyāyana. Kjo vepër konsiderohet gjerësisht si vepra më e rëndësishme mbi sjelljen seksuale të njeriut në letërsinë Sanskrite.
Historianët besojnë se Kama Sutra duhet të jetë shkruar midis shekujve 400 PES dhe 200 CE.[3] Sipas historianit John Keay, Kama Sutra është përmbledhur në formën që njohim sot diku në shekullin e dytë të erës sonë.[4]
Një pjesë e veprës përfshin këshilla praktike mbi marrëdhënien seksuale.[5] Vepra është shkruar kryesisht në prozë, ndonëse përmban disa vargje poetike. Kjo vepër ka edhe një dimension teologjik, pasi "Kāma" është një nga katër synimet e jetës në Hinduizëm. Koncepti i "Kāma" nënkupton dëshirën, ku përfshihet edhe dëshira seksuale, e cila është dhe subjekti i veprës, ndërsa "sūtra" nënkupton përmbledhjen e aforizmave (ose dokeve, rregullave apo formulave), në formën e një manuali.
Në kundërshtim me perceptimin perëndimor, Kama Sutra nuk është eksluzivisht një manual seksual; por një tekst filozofik që përpiqet të drejtojë lexuesin drejt një jetese të hirshme dhe të virtytshme dhe që diskuton natyrën e dashurisë, të jetës familjare dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me lartësimin e kënaqësisë së pastër në jetën e njeriut.[6][7] Një keqkuptim i shpeshtë mbi Kama Sutra është si një manual pozicionesh kreative seksuale, ndonëse vetëm 20% e Kama Sutra ka lidhje me pozicionet seksuale. Sipas studiuesit Jacob Levy,[8] shumica e veprës është e përqëndruar mbi filozofinë dhe teorinë e dashurisë, çka e shkakton atë, si lind dhe mbahet dëshira, dhe si dhe kur ajo është e mirë apo e keqe.[9]
Referime
^Doniger, Wendy (2003). Kamasutra – Oxford World's Classics. Oxford University Press. fq. i. ISBN978-0-19-283982-4. The Kamasutra is the oldest extant Hindu textbook of erotic love. It was composed in Sanskrit, the literary language of ancient India, probably in North India and probably sometime in the third century{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)